Vret me kallash burrin e tezes në dasmë/ Arrestohet një zyrtar i policisë
- Korca Boom
- Aug 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/1200-630-policia-e-kosoves-naten_sd.webp
Ferizaj është tronditur pasditen e sotme nga një incident me armë zjarri në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj. Një person ka mbetur i vrarë.
Sinjali raporton se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është B. R., zyrtar policor. Ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.
Nga pamjet e publikuar shihet edhe trupi i pajetë i viktimës si dhe ambulanca dhe policia që tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes. Viktima është identifikuar si Sadri Sadriu. Personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.