Çfarë ka ndodhur me tifozët korçarë që kanë harruar...?
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Tifozët korçarë për shumë vite me radhë kanë qenë ndër më të shumtët në stadiumin "Skënderbeu", ku e kanë bërë historinë në ato vite të arta, kur merrnin pjesë në kupat europiane. Por jo vetëm kaq, pasi në çdo takim kishte një numër rekord tifozësh, të cilët ishte e vështirë të harroheshin dhe të thyheshin.
Por sot, do të ndalemi tek ajo që kemi harruar dhe e kemi lënë pas. Kur ekipi i Skënderbeut luante në transfertë, gjithmonë kishte një organizim të tifozërisë, si nga klubi, por edhe vetë tifozët me mjetet e tyre private. Nuk kishte stadium ku të mos ndodheshin tifozët korçarë, pavarësisht numrit të tyre.
Por sot është shumë e vështirë të shikosh në ndonjë stadium tifozë që të mbështesin ekipin. A është çështje kostoje, apo nuk kemi më atë Skënderbe që fitonte pothuajse në të gjitha transfertat? Të gjitha janë mundësi, por gjithsesi, nëse do të kishte ndonjë organizim, besohet se mund të kishte tifozë që do të udhëtonin për të mbështetur ekipin.
E rëndësishme, pavarësisht këtij fakti, është që në stadiumin e Korçës nuk mungojnë tifozët. Kemi kaluar një periudhë dimri, ku realisht në këto kushte ishte shumë e vështirë, madje një sakrificë për të ndjekur ndeshjet në mes të ftohtit.
“KORÇA BOOM”