Connect with us

Lajme

Prag suedia trajneri silvinjo ramadani e dimë forcën tonë jemi të bashkuar

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe mesfushori, Ylber Ramadani dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi që do të zhvillohet ndeshja “Friends Arena”. Tekniku brazilian dhe mesfushori folën për rëndësinë e kësaj sfide, komentuan edhe njëherë disfatën ndaj Kilit, si edhe u shprehën që janë të bashkuar për të dhënë maksimumin në çdo sfidë.Trajneri Silvinjo tha se pavarësisht disfatës me Kilin lojtarët janë të motivuar për të dhënë më të mirën në sfidën e nesërme ndaj Suedisë. Tekniku brazilian theksoi se sfidat miqësore janë prova të rëndësishme para finaleve të Europianit dhe shtoi se të gjithë lojtarët do të ketë mundësinë të shpalosin vlerat e tyre.Sa është gati skuadra për të reaguar nesër?– E dinim që dy miqësoret janë ndeshje të vështira dhe pas kthimit në Tiranë ne do të fillojmë të mendojmë dhe të shohim opsionet që kemi për listën dhe Europianin. Ne kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, por tani kishim dy miqësore ku duhet të provojmë sa më shumë lojtarë që ne të përgatitemi sa më mirë për Europianin. Sigurisht është e vërtetë dhe është e pashmangshme që lojtarët të mos mendojnë për listën, por ata njëkohësisht mendojnë për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Ne punojmë dhe mendojmë si një ekip dhe jo në aspektin individual. Punojmë të gjithë bashkë, ndërsa trajneri dhe stafi teknik duhe të bëjë vlerësimin e rastit për të gjithë lojtarët, t’i vëzhgojë dhe të përgatitet sa më mirë për Europianin. Sa i përket Suedisë është një kundërshtarë që ne e donim dhe e dinim që është një kundërshtarë i fortë. Suedia ka një histori të madhe dhe është një skuadër që është mësuar të luajë në Botëror, në Europian. Kështu që në pret një ndeshje e fortë.Çfarë biseduat me lojtarët pas sfidës me Kilin?– Ne duhet të punojmë si skuadër, të punojmë fortë që nesër të jemi gati kur të zbresim në fushë. Po duhet të jemi të vetëdijshëm që përpara kemi një kundërshtar shumë të fortë, siç ishte Kili. Ne e dinim forcën e tyre, Kili ka lojtarë si Alexis Sanchez, por ne donim të luanim me kundërshtarë të fortë. Sigurisht që të gjithë lojtarët i kam parë të motivuar. Përballë kemi një kundërshtarë të vështirë, siç ishte edhe Kili. Ne ishim shumë të ndërgjegjshëm dhe e kishim kërkuar vetë një përballje të tillë. E dinim forcën e tyre por të jeni të bindur që lojtarët janë të karikuar dhe të motivuar. Mos të harrojmë që kemi bërë një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe sigurisht duhe të përgatitemi sa më mirë për Europianin. Patjetër që ka rëndësi edhe rezultati por në rastin konkret ne na intereson shumë që të provojmë sa më shumë lojtarë.Më shumë minuta për lojtarët që debutuan ndaj Kilit?– Po patjetër që nesër mund të ketë ndryshime në formacion, për t’i dhënë më shumë mundësi lojtarëve. Ne kemi një ekip të ri në sensin te eksperienca që kanë këta lojtarë te Kombëtarja, si Mitaj, Mihaj, Seferi, Ramadani, Asllani. Patjetër ne jemi një skuadër që rritemi dita ditës dhe marrim shumë eksperiencë por nuk është fokusi vetëm te një apo dy lojtarë. Ekipi nuk ka një skuadër që ka lojtarë prej 5 apo 6 vitesh por ka lojtarë të rinj në Kombëtare. Ne kemi Mitajn që është vetëm 20 vjeç dhe bën paraqitje të mira, po ashtu Asllanin që luan te Interi. Gjithsesi nuk mund të bësh katër apo pesë ndryshime dhe ta hedhësh ekipin në fushë sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Duhet të vëzhgojmë çdo lojtarët në stërvitje dhe ndeshje. Kombëtarja ndryshon nga një klub, pasi në Kombëtare kemi shumë pak kohë në dispozicion.Ndryshime në mbrojtje?– Nesër do të marrim vendimin përfundimtar së bashku me stafin se kush do të luajë. Ne jemi mposhtur nga Kili, por futbolli kështu është. Ashtu siç ne fituan ndaj Çekisë në Tirane. Kështu është futbolli, një ditë gëzohesh e kënaqesh, pastaj mërzitesh sepse humb. Ndeshjen me Kilin duhet ta lëmë pas krahëve. Dua të theksoj që Shqipëria ka një nga mbrojtjet më të mira të kualifikueseve të Europianit, një nga tre ekipet me mbrojtjen më të mirë. Nuk duhet harruar kjo. Kemi një ekip solid. Nëse ne pësojmë tre gola, nuk është vetëm faji i mbrojtjes. Nëse mbrojmë, mbrojmë si ekip dhe nëse sulmojmë, sulmojmë të gjithë. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, duhet ta shohim me kujdes, për të marrë vendimet e duhura për formacionin që do kemi nesër.Broja në krahun e djathtë?– E shohim nesër.A keni menduar një tjetër modul loje?– Sigurisht që është normale të provosh, por duhet të jemi të sigurt për ndryshimet që bëjmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Sa herë që humbet një ndeshje flitet për gabime taktike. Sigurisht kur bëhen ndryshime, kur është momenti duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Por nuk mund të bëhet ndryshimi menjëherë vetëm sepse ke pësuar një humbje. Duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar, varet shumë edhe nga karakteristikat e lojtarëve. Ne i kemi dhënë mundësi edhe futbollistëve si Muçolli, Broja, Muçi apo Laçi që të tregojnë vlerat e tyre.E keni bërë analizën e ndeshjes me Kilin? Çfarë mund të përmirësohet?– Duhet të shohim situatën e çdo lojtari para se të vendosim për formacionin për nesër. Janë pak ditë për t’u rikuperuar, apo qoftë dhe për të analizuar dhe për të bërë përmirësimet e rastit. Duhet të shohim gjendjen e ekipit dhe lojtarëve sepse koha në dispozicion është e pakët. Kur të kthehemi në Tiranë do të kemi më shumë kohë për analiza dhe për t’u përgatitur për Europianin ndërkohë që nesër luajme perballe një skuadre shumë të fortë dhe që do të jetë një ndeshje shumë e bukur.Mesfushori, Ylber Ramadani tha se disfata ndaj Kilit ishte një mësim për të gjithë. Ai shtoi se atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Suedisë.Një humbje që la një shije të hidhur, a ishte një mësim ndeshja me Kilin? – Jemi duke u përballur me dy kundërshtarë të nivelit të lartë dhe ndeshja me Kilin na shërbeu të ulemi me këmb në tokë dhe të mendojmë shumë seriozish, sepse këto dy ndeshje janë si sfidat e Europianit që do t’i kemi në të ardhmen.Si është atmosfera brenda grupit?– Atmosfera është fantastike, si gjithmonë jemi të bashkuar. E dimë që nuk kemi bërë mirë me Kilin, por do të futemi nesër në fushë për të bërë maksimumin.Çfarë duhet të ndryshojë ekipi ndaj Suedisë?– Duhet të ndryshojë qasje, të futemi nga minuata e parë seriozisht, mos ta marrim të lehtë ndeshjen. Suedia është një ekip shumë i fortë por ne do të futemi në fushë që të bëjmë maksimumin.Lista finale për Europianin?– Zgjidhjet i bën trajnerit, ne duhet t’i tregojmë atij që e meritojmë të jemi aty. Nuk mendojë që është një problem, por duhet të bëjmë maksimumin. Unë them gjithmonë i pari është grupi edhe nëse jam në Europian edhe nëse s’jam gjithmonë do i mbështes.Cili është mesazhi për tifozët e Kombëtares?–  E thash edhe më parë, ndoshta ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, por nesër duhet të futemi nga minuta e parë dhe të japim maksimumin.Sa e vështirë është të përballeni me Suedinë pas disfatës me Kilin?– Këto ndeshje janë zgjidhur që ne të përgatitemi për Europian. Suedia është një ekip i fortë fizikisht, por ne do të futemi nesër që të bëjmë lojën tonë.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Skënderbeu in men’s volleyball defeated Vllaznia

Skënderbeu – Vllaznia 3-0

(25-20, 25-18, 25-22)

Another great match for coach Arben Prifti’s team this week as they won in Korçë against Vllaznia. In the first set, there were several moments of balance in points, but in the end, the Korçars won 25-20. In the second set, the score was tied at 17-17, and then the Korçars scored eight consecutive points, leaving the opponents with no chance. In the third set, Vllaznia gave everything they had, but the Korçars showed the calmness and strength needed to win 25-22.”

Advertisement

EDITED by:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 34-vjeçarin nga Vlora për trafikim të paligjshëm

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin K. K., 34 vjeç, banues në Vlorë. Kjo masë u caktua nga Gjykata e Korçës, pasi K. K. akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Sipas hetimeve, K. K. dyshohet të ketë qenë i përfshirë në organizimin dhe asistimin e kalimeve të paligjshme të kufirit, një aktivitet që përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Policia dhe organet gjyqësore po punojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të hetuar lidhjet e mundshme me rrjete të tjera të trafikut të paligjshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Lajme

Liqenoret e rrjetës kërkojnë rikthim tek fitorja..

Ekipi i Pogradecit në volejboll për femra në dy javët e para ka marrë një fitore dhe ka pësuar një humbje. Ka bërë një start me fitore kundër Vllaznisë dhe më pas ka pësuar humbje nga Tirana.

Në këtë javë të tretë do të luajnë në transfertë ku do të ndeshen me ekipin e “Barleti Volley” që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 15:00.

Sipas trajneres Mimoza Shaho: ” Janë të gjitha mundësitë për një fitore. Në qoftë se ekipi do të japë maksimumin e aftësive, kemi një siguri për një fitore.

Advertisement

Kemi ndjekur kundërshtarin këtë javë dhe kemi njohuri ndaj lojës së tyre. Vajzat janë të përgatitura mjaft mirë që këtë ndeshje ta zgjidhin sa më shpejt në favor të tyre.”

Në fakt ekipi i universitareve është mundur nga Vllaznia, por kujtojmë që liqenoret mundën Vllazninë.

Gjithsesi pogradecaret e kanë në dorë vetë rikthimin sa më shpejt tek fitorja

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë

Ekoturizmi në Prespë, zonë kyçe e Balkania Route, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe trashëgimisë kulturore të rajonit, duke promovuar një zhvillim miqësor me mjedisin për komunitetet lokale.

Kjo nismë e organizatës PPNEA, jo vetëm që u ofron vizitorëve mundësinë e njohjes me peizazhet dhe speciet unike të Prespës, por gjithashtu mbështet nismat e vazhdueshme për ruajtjen e faunës së rrezikuar.

25 nxënës nga shkollat e mesme “Dy dëshmorët” në Pustec dhe “Abdulla Progri” në Progër prezantuan idetë e tyre për të formësuar të ardhmen e ekoturizmit. Ata diskutuan mbi sfidat e së shkuarës, pengesat aktuale dhe dhanë zgjidhje kreative për të çuar përpara këtë sektor kaq të rëndësishëm Më pas vizituam fshatin Goricë e Vogël për një ekspeditë në terren, ku nxënësit morën pjesë në monitorimin e shpendëve të ujit si çafkat dhe karabullakët, duke mësuar nga afër për rolin e tyre jetik në ekosistemin lokal.

Advertisement

Liqenet e Prespës janë thelbësore për këto lloje, duke shërbyer si habitate kritike për folezimin, ushqimin dhe migrimin. Me një larmi të pasur shpendësh të ujit, Parku Kombëtar i Prespës është një zonë kyçe për ruajtjen e tyre.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Në Korçë dëmtohet impianti elektrik, ekipet pa stërvitje..

Në Korçë të shumta janë ekipet e futbollit edhe pse janë disa terrene sportive, stërvitjet vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Por nga sa është mësuar tek fusha stërvitore pranë pallatit të sportit, ka disa ditë që impianti elekrik i projektorëve ka pësuar një defekt dhe për pasojë nuk ka ndriçim. Kjo ka sjellë që disa ekpe që kishin orën stërvitore pasdite të mos zhvillojnë stërvitje.

Pritet që punonjësit e bashkisë të sektorit të ndriçimit të ndërhyjnë për rikthimin e energjisë elektrike, që ekipet e moshave të vogla të zhvillojnë normalisht procesin stërvitor.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

FSHF Sunday League 2024-25/ Nis sot sezoni i gjashtë i futbollit amator, luhen pesë takimet e para

Edicioni i gjashtë i kampionatit amator FSHF Sunday League Albania 9×9 do të startojë mbrëmjen e sotme, ku do të luhen pesë takimet e para në grupet A dhe B. Një sezon që pritet të dhurojë emocion dhe spektakël, teksa këtë edicion janë regjistruar plot 37 skuadra.

Kampionët në fuqi të Vila L do të përballen në ndeshjen e parë me ekipin e MD. Takimi do të luhet në kompleksin sportiv “Football Republic”, në orën 20:00. Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe ndeshja Ju Ar Plast – Legjendat, ndërsa në 21:00 do të përballen Friend’s Team – North Gate dhe ATS – Luminesen.

Po sot, në orën 22:00 do të luhet edhe sfida Urban – Musa. Java e parë e kampionatit FSHF Sunday League Albania do të ulë siparin të enjten më 26 shtator.

Advertisement

Më poshtë edhe kalendari i plotë i javës së parë për kampionatin FSHF Sunday League:

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Reagon gazetari pas kërcënimeve: Nuk më trembet syri fare!

Ka qenë gazetari sportiv Redi Dondollaku që ka bërë një reagim pas kërcënimeve për shkak të profesionit. Ja reagimi i tij.

“Presionet dhe kërcënimet që vijnë herë pas here për gazetarët sportivë nga njerëz të pakulturuar të botës së futbollit, janë bërë si buka që hamë! Unë do të përballem dhe as më trembet syri fare.

Gazetari i vërtetë duke iu referuar futbollit ku edhe unë bëj pjesë është ai që:

Advertisement

Ai që bën skedën e saktë të një ndeshjeje

Shkruan me objektivitet çdo gjë që shikon

Nuk ka urrejtje ndaj trajnerëve dhe futbollistëve

Nuk vendos gjoba siç ndodh rëndom sot

Advertisement

Shkruan drejt edhe pse të tjerët mund ta mërzisin

Ka të drejtën të kritikojë, në qoftë se pretendon se është njohës i fushës

Si gazetar mendoj se i kam bërë më të mirën qytetit tim, futbollistëve dhe skuadrës, për këtë jam paguar me kacidhe nga pronarët. Nuk mendoj se i kam rënë dikujt në qafë. Kam thënë të vërtetën , këtë të bëjnë edhe të tjerët dhe mos frikësohen nga askush.

Ata të paftë nuk shikojnë veten, por kërkojnë të gjëjnë aludime të kota dhe mendojnë se presionet apo kërcënimet janë mënyra e duhur unë ju them:

Advertisement

“Pushka top ju bëftë”

Kam frikë vetëm të madhin Zot, pres çdo gjë me krahë hapur!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!  

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!   
Jemi sot në këtë të enjte, kur data shënon 19 shtator 2024. 

Sot kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me këtë pamje të bukur nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit, shpallur si monument i trashëgimisë kulturore, duke uruar më të mirën për ju miq të “Korça Boom”.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë Ju dhe të dashurit tuaj!   

Advertisement

Të enjte të mbarë dhe të bukur miq të faqes sonë! 

Continue Reading

Lajme

Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …

Skënderbeu- Teuta 3-1

(25-18, 25- 21, 21-25, 25- 14)

Korçaret e volejbollit i kanë bërë një hapje sezonit me një fitore, fitore që vjen pas fitimit të kupës, por tani janë në garën e madhe të sezonit. Përballë në Korçë kanë pasur ekipin e Teutës që para disa ditësh e kanë eleminuar edhe nga kupa.

Advertisement

Një ndeshje me mjaft emocion, kjo pasi edhe Teuta ishte një ekip për t’u respektuar, por korçaret nuk e kanë vënë në diskutim fitoren. Kështu seti i parë dhe i dytë janë fituar nga vendaset. Në setin e tretë është Teuta që luan të gjitha shanset për të lënë gjurmë dhe ka lënë duke fituar një set.

Më pas në setin e katërt është një diferencë e dukshme ku miket kanë shënuar vetëm 14 pikë. Gjithsesi një takim me ritëm dhe vërtet foli për një rritje të volejbollit shqiptar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Lajme

Veteranët e futbollit të Kolonjës i rikthehen edhe një herë fushës së blertë

Sot në stadiumin “GRAMOZI” është luajtur takimi i dytë për veteranët, Gramozi-Melesini i cili është mbyllur me rezultatin 3-1 për vendasit, ndryshe nga takimi i parë në transfertë, ku rezultati ishte i barabartë 3-3.

Në foto janë tre futbollistë të viteve 80-90. Në të majtë sulmuesi Edmont Aliko, dy mbrojtësit e qendrës Spiro Prifi dhe Thoma Kana të cilët kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në ato vite me skuadren e Gramozit.

Edhe sot kujtohet ai brez nga tifozëria për rezultatet pozitive që ka arritur me trajner Profesor Fatmir Sheko dhe Asqeri Feka.

Advertisement

Continue Reading

Flash News