Connect with us

Politike

Prefekti nertil jole integrimi si aspiratë e lirisë në përmbajtje dhe në formë

Viti 2023 është viti më i mirë i Shqipërisë sa i takon turizmit, me fluksin e jashtëzakonshëm të turistëve të huaj që e kanë vizituar vendin tonë, që në fund të këtij viti ndoshta arrin shifrën rekord të 10 milionë turistëve të huaj.Disa vite më parë, një statistikë e tillë do të kishte qenë gati futuristike. Faktorët pse ky hov pozitiv kaq i konsiderueshëm ka ndodhur janë kryesisht të lidhura me stadin e ri ku ka hyrë zhvillimi i vendit, por edhe me reputacionin që tashmë Shqipëria ka fituar në arenën ndërkombëtare, falë ushtrimit të angazhimeve shumë të rëndësishme diplomatike në fushën e politikës së jashtme.Padyshim që Shqipëria po e përshkon trajektoren e zhvillimit të saj jo aq me lehtësi, por me vendosmëri dhe drejtim të përcaktuar. Shtrati i përpjekjeve për jetësimin e proceseve të vështira reformuese në këtë 10 vjeçar ka patur edhe mangësi, por rezultati i këtij rrugëtimi mes suksesesh e pengesash, po jep frutet e veta të dallueshme.Së pari, mjedisi tërësor ofron më shumë siguri publike falë profesionalizimit dhe vendosmërisë gjithmonë e në rritje të Policisë së Shtetit, siç gjithmonë e më shumë edhe reformimi i sistemit të drejtësisë po dëshmon shembuj ndëshkueshmërie, që ushqejnë shpresë për një drejtësi të barabartë për të gjithë.Ka gjithashtu progres të pamohueshëm në drejtim të infrastrukturës së përmirësuar në rrjetet ndërlidhëse të të gjitha formave të transportit, ndërhyrje të vazhdueshme rehabilituese urbane në qytete e zona rurale, investime të tjera në sektorë strategjikë siç është energjia, shëndetësia dhe bujqësia, apo vëmendje rigoroze për zbatimin e Planit Kombëtar të Pastrimit.Sot mund ta pranojmë me krenari se Shqipëria nuk është më e perceptuar si vendi i anashkaluar i Europës mbas daljes prej regjimit të errët komunist, as si vendi i traumave të një tranzicioni të vështirë që e ngadalësoi shumë rrugën e progresit.Gjithmonë e më shumë vendi po fiton respekt ndërkombëtarisht, duke mbrojtur me shumë dinjitet në përfaqësimin e politikës së jashtme atë peshë specifike që ka Shqipëria në gjeopolitikën e rajonit e të botës. Prandaj gjithmonë e më shumë po nxitet kureshtja e më shumë qytetarëve europianë e më gjerë, për të na vizituar dhe për t’u njohur me vlerat e pasuritë autoktone të historisë, kulturës e traditës sonë. Jo aq i rastësishëm është edhe suksesi i arritur i skuadrës sonë kombëtare të futbollit, që na ka karikuar si komb me doza aq pozitive patriotike.Të gjithë jemi ndjerë krenarë që për herë të parë një Samit si ai i Procesit të Berlinit me liderë nga e gjithë Europa, u zhvillua jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë, në kryeqytetin e kombit shqiptar. Jo vetëm kaq, por në harkun kohor të më pak se një viti për herë të dytë liderë të Europës zgjodhën të takohen në Shqipëri, sepse fatmirësisht po konsiderohemi sot qendër e Europës në Ballkan.Për ne shqiptarët ky moment nuk mbart thjesht e vetëm simbolikë politike në kontekstin e organizimit të një samiti politik të radhës që ka si synim të forcojë ndërveprimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me ato të Bashkimit Europian, por edhe një rëndësi për momentin historik. Vendosur në kontekstin e ngjarjeve, si lufta prej 18 muajsh nga agresioni rus në Ukrainë, patjetër konflikti i armatosur dhe shumë i rrezikshëm në Veriun e Kosovës, apo plaga e madhe që u rihap në Izrael dhe Ripin e Gazës. Ndaj, këto takime marrin një peshë e domethënie edhe më të madhe.Mendoj se kjo është koha më e favorshme që ne shqiptarët të udhëhiqemi vetëm nga vizioni i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me pjekuri diplomatike dhe me mbështetjen e partnerëve aleatë euroatlantikë. Por më së shumti është koha të frymëzohemi për të punuar me një vizion afatgjatë dhe pasion atdhetar, që krijon sinergji në funksion të ecjes vetëm përpara, me përpjekje të mëtejshme e të pandalura në këtë rrugë pakthim të europianizimit tonë si shoqëri dhe të konsolidimit të institucioneve të shtetit, duke u përafruar më shpejt me standardet e bashkësisë europiane. Kjo fuqi vetëreformuese do të na vendosë me siguri në një pozitë strategjikisht akoma të sigurtë në sferën e gjeopolitikës rajonale dhe europiane.Historike do të mbetet për Shqipërinë edhe vizita zyrtare e Presidentit te Francës, Emmanuel Macron. Shumëdimensionale në përmbajtjen e saj ajo përcolli plot elegancë e forcë mesazhe të qarta politike për të ardhmen e rajonit, në raport me Europën, për bashkëpunimin dypalësh dhe rritjen e vëmendjes së Francës për Shqiperinë, ku natyrshëm Korça ka e do të ketë vendin e vet më të posaçëm.Angazhimi i Presidentit Macron, deri edhe autokritik per vizitat e munguara te presidentëve francezë në Shqipëri, vlerësimi i historisë dhe kulturës sonë kombëtare ishin mesazhe të drejtpërdrejta se integrimi, falë lirisë, i ka kapërcyer ritmet burokratike të proceseve të vështira integruese. Shembulli më kuptimplotë i kësaj, ishte edhe dorëzimi i Dekoratës së “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit” për shkrimtarin tonë të shquar, Ismail Kadare.Ishte një vizitë për të cilën do të vazhdojë të flitet, në këndveshtrimet e reja politike që u shfaqën për interesin tonë kombëtar, siç edhe për sfidat gjeopolitike të rajonit, optimizmin që duhet të na mbajë të motivuar, për zhvillim e bashkëpunim ekonomik, si edhe kulturën veçanërisht të spikatur që e shoqëroi atë.Macron foli për nevojën e ribashkimit të Evropës dhe uroj që në këtë ribashkim të përfshihet sa më shpejt edhe Shqipëria e Kosova!Integrim në përmbajtje, integrim edhe në formë.Tetor 2023

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Politike

Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!

“I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik.

Advertisement

I kam mundur e treguan sa frikë më kishin!

Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies!

Advertisement

Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë.

Sepse prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin.

Advertisement

Ky është Edi Rama.

Edhe më heret si në seancen e fundit në Kuvend, ai kërcenoi kolegë me vendimin qē kishtë marrë ndaj meje. Fare hapur.

Advertisement

Nëse nuk është ai autori i ketij ndeshkimi, ku e dinte dy javë më parē se çfarë do të shpallej sot.

Dënohem se denoncova vëllain i Ministrit të Brendshëm.

Advertisement

Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish përfaqesues i PS në KQZ që e shiti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykaten e Lartë!

Nëse ky nuk eshte akt politik, cfare mund te jete tjeter!

Advertisement

Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në menyrë tinzare e korruptive. Një burracak që kerkon të ruajë nderin e tij të shyqer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundershtarëve.

1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin që kam bërë. Se kjo êshtë korsia që kam ndjekur e do të ndjek deri në fund të aktivizimit tim publik e politik, kundër krimit e korrupsionit.

Advertisement

Kurse ti që ke gjithe institucionet e zyrat nê dorë, sa më shumë e shton këtë sundim, aq më larg je të qenit burrë shteti. Dhe ke për të ikur shpejt nga këto ndere e privilegje pa pikën e lavdisê, dhe askush nuk do të gjendet për të treguar një grimcë respekt për ty.

Kurse unë do të jem aty për të treguar të vertat e lidhjeve të tua me krimin, me trafikantêt e drogës, me bandat, që janë shemtitë e dëmet më të medha që dikush i ka bërë ndonjêherê ketij vendi. Ora është kthyer përmbys e për ty ka nisur numërimi mbrapsht. Për mua, thjesht një pengesê nê rrugen e gjatë që kam perpara, që kam për ta kapercyer dhe këtē si shumë kurthe e leqe të tjera që ti je mësuar tê ngresh për ata që nuk mendojnë si ti.

Advertisement

Në luftë ka dhe sakrifica!

Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin.

Advertisement

Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik.

Pis nuk më bëjnë dot të pistët!

Advertisement

Nuk kam pasur kurrë asnjë post, asnjë tender, nuk kam mbi shpinë as shitjen e miqve as shitjen e shokve, e vëllezërve. Madje as jashteqitja s’më bie erë korrupsioni e droge.

Jam brezi i ri politikes që nuk më kërconon dot me dosjet e SHISH-it, Sigurimit të Shtetit, dhe as jam hetues apo prokuror i komunizmit, e as i kapur nga krimi e llumi!

Advertisement

Opozitës i dhanë burg për shpifje!

Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot!

Advertisement

Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet!

E vetmja ndjesë keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar atyre e mijëra demokratëve, i detyrohem!

Advertisement

Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim!

Ne do ja dalim”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Politike

Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano, ka arritur të sigurojë një vend në parlamentin 140 vendësh të Republikës së Shqipërisë pas zhvillimeve të fundit në radhët e partisë. Kjo ndodhi pas lajmeve se Ervin Salianji, aktualisht deputet, pritet të përballet me burgimin për akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas procedurave të partisë dhe sistemit zgjedhor, pas dorëheqjes së Salianjit, Mano, i cili kishte vendin e dytë në listën zgjedhore, merr mandatin e deputetit.

Advertisement

Andrea Mano është konsideruar një nga vlerat politike të Korçës, me një angazhim të spikatur për zhvillimin e komunitetit dhe mbështetje për politikat e djathta. Ai ka pasur një rol aktiv në politikën lokale dhe është njohur për përkushtimin e tij ndaj problemeve të qytetarëve. Zgjedhja e tij në parlament sjell një shpresë të re për mbështetje më të madhe të projekteve zhvillimore në Korçë dhe për forcimin e opozitës.

Javën e ardhshme, Kuvendi pritet t’i heqë mandatin Ervin Salianjit, duke i hapur rrugë ndjekjes së tij penale. Ky zhvillim shënon një periudhë të re për Partinë Demokratike dhe për qytetin e Korçës, ku Andrea Mano pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të banorëve dhe në promovimin e vlerave demokratike.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Politike

Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi dënimin me një vit burg për Ervin Salianjin, Partia Demokratike njoftoi një mbledhje urgjente në selinë e saj. Salianji shprehu shqetësim serioz mbi transparencën dhe drejtësinë e procesit gjyqësor, duke e quajtur vendimin e gjykatës të parapërgatitur dhe të falsifikuar. Ai theksoi se seanca kishte një rezultat të paracaktuar dhe se gjyqtarët kishin vepruar si përfaqësues të Partisë Socialiste.

Advertisement

Në deklaratën e tij, Salianji bëri një akuzë të fortë, duke thënë se një nga gjyqtarët ishte “superordiner” dhe se ai kishte një rol të dyshimtë në këtë rast. Ai shtoi se vendimi ishte një përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të minuar imazhin e PD-së, sidomos përpara zgjedhjeve. Salianji e konsideroi këtë proces si një sulm të organizuar ndaj tij dhe partisë që ai përfaqëson.

I vendosur për të vazhduar luftën juridike, ai konfirmoi se do ta apelojë vendimin dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e tjera të mundshme. Salianji akuzoi Fatmir Xhafajn si një instrument të përdorur nga Kryeministri Rama për të manipuluar sistemin gjyqësor. Ai theksoi se do të ishte në dispozicion për të bashkëpunuar me autoritetet dhe se do ta vazhdonte betejën për drejtësi me kënaqësi.

Advertisement

Sipas tij, ky proces është një shenjë e qartë e përpjekjeve të qeverisë për të kontrolluar sistemin dhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Salianji premtoi se do të angazhohet për të siguruar që këto çështje të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të hapur në të ardhmen. Ai shpreson se do të ketë mundësi për të rregulluar padrejtësitë që ai beson se po ndodhin.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë

Niko Peleshi pak momente më parë ka bërë këtë postim:

Advertisement

“Zona sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë një projekt që pasqyron më së miri ëndrrën dhe vizionin tonë për Korçën e fëmijëve tanë.

Një hapësirë unike që bashkon sportin, edukimin dhe argëtimin për fëmijët, duke krijuar një mjedis ideal për rritjen e tyre.”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Politike

Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!

Prefekti Nertil Jole:

Advertisement

“Në Sovjan pasi ndoqa nga afër punën për pastrimin e kolektorit nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit, takova disa fermerë e djem të rinj të këtij fshati.

Rami Dautllari dhe Shefki Dautllari janë dy fermerë me përvojë të gjatë, të angazhuar familjarisht me bujqësi, fermat familjare të të cilëve prodhojnë qepë, patate dhe misër.

Advertisement

Qarku i Korçës ka shumë njerëz të punës, të cilët pavarësisht vështirësive të caktuara që hasin përgjatë një viti prodhimi, nuk e kanë ndërprerë përpjekjen e tyre, për të garantuar që produktet me një emër të shkëlqyer të fushës së Maliqit, të jenë sa më cilësore.”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!

Ka qenë Prefekti i Korçës, Nertil Jole, që përpara pak momentesh ka publikuar foto nga punimet për pastrimin e kolektorit të Sovjanit, duke shkruar këto rreshta:

Advertisement

“Një punë e madhe e Drejtorisë së Ujitje Kullimit Korçë për pastrimin e kolektorit Sovjan, vepra kryesore e kullimit për fushën e Maliqit, me një gjatësi prej 9.3 km dhe volum prej 53000 m3 aluvione.

Kjo ndërhyrje përfundon pas 25 ditësh dhe zgjidh një problematikë me ndjeshmëri shumë të lartë për banorët dhe fermerët e zonës.

Advertisement

Respekt për punën jo të thjeshtë të Petrikës dhe Eriskelit, të cilët punojnë si ekskavatoristë, së bashku me kolegë të tjerë të tyre.”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të diel në “Samitin për të Ardhmen” në New York.

Advertisement

Pasi mbajti fjalën e tij në mbledhjen e OKB-së, kreu i qeverisë ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayipp Erdogan.

Ka qenë vetë kryeministri që ka ndarë foto me liderin turk në një postim në rrjetin social Facebook.

Advertisement

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ishte edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

Përgjegjësat e Sektorëve Pyjore të gjashtë bashkive të qarkut takim në Prefekturë

U organizua në ambientet e Prefekturës një takim me përgjegjësat e Sektorëve Pyjore të gjashtë bashkive të qarkut, ku u diskutua nevoja e popullatës dhe institucioneve publike të qarkut për dru zjarri si dhe kapacitetet dhe mundësitë e shfrytëzimit, të miratuara me urdhër të veçantë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që ka secila bashki.

Advertisement

Bashkia Kolonjë i plotëson të gjitha nevojat për dru zjarri për vitin 2024-2025, ndërsa bashkitë e tjera plotësojnë nevojat për dru zjarri të të gjitha enteve publike dhe janë duke marrë masa për bashkëpunim me bashkitë fqinje, për të plotësuar edhe nevojat e popullatës së qarkut.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për situatën e inventarizimit dhe proceseve të hartimit të ekonomive pyjore si dhe hartimit të projekteve për planet e mbarështimit të këtyre ekonomive.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Politike

Vdekja e Gert Bogdanit bën bashkë socialistë dhe demokratë

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak.

Advertisement

Mes lotëve dhe dhimbjes, deputetët demokratë kanë marrë pjesë këtë të enjte në homazhet në nderim të kolegut të tyre.

Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Luçiano Boçi e shumë deputetë demokratë të tjerë, me kurorat me lule, kanë shkuar në hollin e Kuvendit ku dhe po zhvillohen homazhet dhe kanë shkruajtur në librin e kujtimeve fjalët e fundit për kolegun e tyre.

Advertisement

Të shumtë janë të pranishmit edhe nga radhët e socialistëve në homazhet në nder të politikanit të ndjerë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu është parë të ngushëllojë deputetët e opozitës për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre. Më herët ka mbërritur edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla si dhe deputeti Damian Gjiknuri i cili nuk ka mbajtur dot lotët ndërsa i jepte lamtumirën e fundit.

Advertisement

Gjithashtu Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është i pranishëm në homazhet e lamtumirës si dhe ka vendosur një kurorë lulesh mbi arkmortin me trupin e pajetë të ish-deputetit demokrat.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

Debat në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve! Bardhi: Ju doni ta shpëtoni!

Megjithëse socialistët e shikojnë zgjidhjen e sagës të mandatit të Olta Xhaçkës, në Komisionin e Venecias, opozita edhe njëherë tjetër përmes Konferencës së Kryetarëve e risolli si temë debati.

Advertisement

Përfaqësuesit e opozitës në këtë konferencë lëshuan akuza në drejtim të kryetares së kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se ajo hodhi ne erë Gjykatën Kushtetuese.

“Ne citohet të jetë shprehur Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD,  i jemi referuar kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Advertisement

Venecia sipas Gazment Bardhit, është organ këshillimor dhe se nuk ka efekt detyrimor.

Homologu i tij socialist Niko Peleshi i tha Konferencës së kryetarëve  se “Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë”.

Advertisement

Më tej Niko Peleshi citohet të ketë thënë se: “Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në këto debate është përfshirë edhe Ina Zhupa kryetare e komisionit parlamentar të medias.

Advertisement

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese,” – citohet të ketë deklaruar ajo.

Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.

Advertisement

Bardhi: “Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykatën Kushtetuese, duke minuar ne këtë mënyre edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetues dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që kuvendi të mos zbatoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedure. Këtu nuk ka të bëjë me Individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëjë me parimet kushtetuese”

Tabaku: Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.
Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Advertisement

Ina Zhupa: Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund te këtë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese.

Advertisement
Continue Reading

Flash News