Politike
Prefekti nertil jole takimin me drejtues të institucioneve për zbatimin e planit të masave të paketë
Zhvillova sot në Prefekturë takimin e radhës me drejtues të institucioneve për zbatimin e planit të masave të Paketës së Sigurisë në Shkolla, pas inicimit të saj nga Ministri i Brendshëm z.Taulant Balla në fillimit të muajit Shtator 2023.Institucioni i Prefektit të Qarkut drejton Task-Forcën rajonale për monitorimin e zbatimit të masave lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve brenda perimetrit të shkollave e jo vetëm. Në takim ishin prezentë drejtues rajonalë të Drejtorisë Vendore të Policisë, Drejtorisë Arsimore, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit si dhe nënkryetarët e 6 bashkive të qarkut.Diskutuam rreth detyrave të realizuada të çdo institucioni dhe atyre që duhen përmbyllur në vazhdim, sa i takon vendosjes së sinjalistikes rrugore pranë objekteve arsimore dhe ushtrimit të kontrolleve rigoroze për lëvizjen e mjeteve në atë perimetër, si dhe pajisjen me kamera a mjete të tjera siç mund të jenë ato të shuarjes së zjarrit, etj.Kërkova nga drejtuesit e institucioneve të koordinojnë punën për monitorim sistematik dhe të bashkëpunojnë me Policitë Bashkiake respektive për mbikqyrjen e operatorëve ushqimorë brenda perimetrit të përcaktuar, kushteve të higjienës, përdorimit të duhanit në shkolla, mosofrimin e pijeve alkoolike për të rinjtë nën moshën 18 vjeç, ndërveprim efikas mes Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe atë Kombëtar për ndërtimet pa leje apo në proces ndërtimi rreth këtij perimetri, si dhe një rol akoma më aktiv nga të gjithë në bashkëpunim me Oficerët e Sigurisë të Policisë, për parandalimin e kriminalitetit dhe fenomeneve me risk për fëmijët e të rinjtë, fenomene që nuk lidhen vetëm me përdorimin e substancave narkotike, por edhe me bullizmin apo krimin kibernetik në dëm të të miturve, duke adresuar në këtë mënyrë shqetësimet legjitime të prindërve dhe gjyshërve.Siguria e fëmijëve dhe të rinjve është detyrë jo vetëm e institucioneve dhe familjarëve të tyre, por edhe e të gjithë komunitetit, për të ndikuar të gjithë pozitivisht në krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm për rritjen dhe formimin e sigurt të fëmijëve tanë.
Politike
Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!
Politike
Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!
Politike
Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar
Politike
Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë
Politike
Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!
Politike
Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!
Politike
“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin
Politike
Përgjegjësat e Sektorëve Pyjore të gjashtë bashkive të qarkut takim në Prefekturë
Politike
Vdekja e Gert Bogdanit bën bashkë socialistë dhe demokratë
Politike
Debat në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve! Bardhi: Ju doni ta shpëtoni!
-
Sporti4 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport4 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History1 day ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti3 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport3 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti2 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti8 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti5 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….