Sporti
Referees meet the teams uefa tur takimesh me ekipet pjesëmarrëse në euro 2024 për rregulloren e a
UEFA sot ka filluar zyrtarisht një tur takimesh me të gjitha ekipet pjesëmarrëse në fazën finale të EURO 2024 me temën “Referees meet the teams”. Ky takim përmban një prezantim të rregullores së arbitrimit se si lojtarët ndëshkohen në rastet e ndërhyrjeve të gabuara ndaj kundërshtarit, prekjet e tipit me dorë kur janë të ndëshkueshme dhe kur jo, simulimet në zonën e penalltisë, por edhe në fushe, tërheqjet dhe mbajtjet se si do ndëshkohen, etj.Për të realizuar këtë tur takimesh UEFA ka angazhuar të gjithë instruktorët dhe dizenjatorët e arbitrave nga të gjithë federatat anëtare.I dërguari i UEFA-s në takimin e zhvilluar sot me futbollistët dhe stafin teknik të Kombëtares shqiptare në kampin bazë të kuqezinjve në Kaiserau ishte shefi i arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, i cili i shpjegoi edhe një herë skuadrës rregulloret dhe mënyrën se si duhet të sillen me arbitrat.Ne muajin prill të gjithë trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në finalet EURO 2024 u takuan ne Gjermani dhe ndër shumë tema të diskutuara ajo që i solli të gjithë unanim ishte “Të ruajmë imazhin e lojës së futbollit”.Arbitri në kohet moderne merr gati 200 vendime brenda një ndeshje duke përfshirë edhe sistemin VAR, por këto vendime nuk mund t’i marrë nën presionin e 22 lojtarëve, të cilët shpeshherë e rrethojnë atë duke e vendosur nën trysni edhe kur një situate po kontrollohet nga sistemi VAR.Për të rritur besueshmërinë te procesi i vendimmarrjes, është në të mirën e të gjithë aktorëve në fushë që në momentet kyçe lojtarët duhet ta dine atë çfarë komunikon arbitri me sistemin VAR dhe kjo te realizohet nëpërmjet komunikimit me kapitenin e skuadrës.Kjo lartëson më shumë figurën e kapitenit, i cili është personi që do të marrë informacionin zyrtar për një vendim kyç, por gjithashtu është përgjegjës për sjelljen dhe reagimet e lojtarëve të tjerë të ekipit të cilët do të ndëshkohen disiplinarisht në qoftë se injorojnë këshillat e kapitenit.
Sporti
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
Sporti
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
Kategoria 1
Liqenorët një tjetër humbje minimale në trasfertën e Vorës
Sporti
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë
Sporti
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
Sporti
“Elite Youth Development Academy”/ Futbollistët e vegjël: Shpresojmë që ky projekt të na bëjë ëndrrën realitet
Sporti
EURO 2025/ Shqipëria U-21 luan në “Air Albania” me Armeninë, dalin në shitje biletat
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu dhe Korça Volley nisin nesër kampionatin kombëtar U-20
Kategoria 1
Javë interesante në kategorinë e parë/ Pogradeci sot…
Sporti
Mësoni programin e Skënderbeut për sot!
-
Sport5 days ago
New additions to Skënderbeu are increasing in the lineup…
-
Sporti4 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sporti5 days ago
Skënderbeu/ Ja çka deklaruar Gvozdenoviç për Ermir Rashicën
-
Sport4 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History23 hours ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti3 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport3 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti2 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti4 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….