Kulture
Regjisori korçar albert xholi sot feston 76 vjetorin e lindjes
Një urim shkon sot edhe për aktorin dhe regjisorin Albert Xholi i cili mbush plot 76 vjeç dhe ne i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!Albert Xholi (1948). Regjisor filmi. Lindi në Korçë, më 1 mars. Kreu studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve, më 1972, dhe fill më pas nisi punë si asistent regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.Filmi i tij i parë artistik, me metrazh të shkurtër, si regjisor i pavarur ishte “Vjeshtë e nxehtë e 41”, bashkëregjisor me Eduard Makrin. Ndryshe nga ky film, që e merrte subjektin nga Lufta ANÇ, 4 filmat e tjereë që xhiroi më vonë i drejtohen dukurive dhe problemeve të jetës së përditshme, me heronj të thjeshtë, ngjarje jo e fort të tensionuara, kryesisht në mjediset familjare, ato të punës, të fshatit, që rreken të pohojnë vlera dhe virtyte njerëzore.Kjo u vu re në filmin “Fillim i vështirë”, ku të tërheq subjekti pa konflikte a ndodhi të bujshme, përkundrazi falë një rrefimi të thjeshtë e të sinqertë për ndërtimin e raporteve njerëzore në familje e midis njerëzve, për pranimin reciprok, mirëbesimin, etikën dhe mirësinë.Po kjo linjë konceptuale shpërfaqet edhe në filmin “Familja ime”, ndërsa te “Shkëlqim i përkohshëm ndërtohet një kritikë sociale që, sidoqoftë, e pranon katarsën e personazhit lidhur me kokëshkrepjen për të braktisur punën dhe për të jetuar nën joshjet dhe vezullimet e jashtme të qytetit.Me shumë dramacitet dhe karaktere të realizuara vihen re në filmin e fundit të tij, “Jeta në duart e tjetrit”. A. Xholi ka xhiruar edhe filma dokumentarë, prej të cilëve “Homazh për Besnik Sykën” (1995), kushtuar shkencëtarit të njohur shqiptar që vdiq i ri nga një sëmundje e pashërueshme, shquhet për vetëpërmbajtjen, sensibilitetin e rrëfimit, kamerën që zhbirilon dhe jep me mjete të kursyera trazimin shpirtëror të heroit në përballimin e vdekjes.
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
Kulture
Mbyllet edicioni i 11-të i KO:SH Film Fest 2024 me ceremoninë e ndarjes së çmimeve
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History1 day ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti15 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti5 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….