Arsimi
Rektori i universitetit fan s noli korçë prof dr dhimitri bello takim me drejtuesit e univers
Në datën 31 janar 2024, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, prof. dr. Dhimitri Bello, zhvilloi disa takime me drejtuesit e Universitetit “Shën Kirili e Metodi” të Shkupit.Në fillim ai u prit nga dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Vladimir Martinovski, ku merrnin pjesë zëvendësdekania e këtij fakulteti, prof. dr. Valbona Toska dhe shefi i departamentit të gjuhës shqipe, prof. dr. Ismet Osmani. Më pas takimet vazhduan në selinë e Rektoratit me rektoren e këtij universiteti, prof. dr. Biljana Angjelova.Në këtë bisedë të ngrohtë dhe miqësore mikpritësit e informuan prof. Bellon për veprimarinë mësimore dhe shkencore që zhvillohet në fakultetet dhe institutet e këtij universiteti, duke u përqendruar sidomos në fushat me interes të ndërsjelltë, ku mund të bashkëpunohet midis dy institucioneve.Prof. Bello dhe bashkëbiseduesit e tjerë vunë në dukje disa nga drejtimet ku mund të ketë një bashkëpunim të frytshëm, si në shkëmbimin e pedagogëve dhe të studentëve, në hapjen e programeve të përbashkëta të studimit, në hartimin e projekteve për zgjidhjen e problemeve të qenësishme në të dy vendet etj.Në fund të takimit, prof. Dhimitri Bello e ftoi rektoren e Universitetit të Shkupit për një vizitë në Universitetin e Korçës, ku do të bëhet dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Shkolla “Bardhyl Pojani” në fshatin Pojan gati të presë nxënësit me standarte bashkëkohore mësimi.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
Arsimi
DITA EVROPIANE E GJUHËVE-VEPRIMTARI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Arsimi
POGRADEC/ “Siguria e të rinjve”. Orë edukative në shkollën 9-vjeçare Dunicë
Arsimi
SOT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”/ Provimi i formimit për studentë të programeve të studimit Bachelor
Aktualitet
POGRADEC/ Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport4 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History1 day ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti3 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport3 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti2 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti11 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti5 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….