Connect with us

Histori

Rrëfimi i Kalorësit të Kryqëzatave

Në vitin 1191, gjatë Kryqëzatës së Tretë, një kalorës anglez me emrin Sir Geoffrey u dallua për guximin dhe trimërinë e tij në betejë. Pas fitores së madhe në betejën e Arsufit kundër Saladinit, Sir Geoffrey mori një letër të fshehtë nga një prift që kërkonte ndihmën e tij për të gjetur një artefakt të shenjtë të humbur, i njohur si Gjëja e Shenjtë e Jeruzalemit. Ky artefakt kishte fuqinë për të ndryshuar fatin e kryqtarëve dhe për të sjellë paqe në Tokën e Shenjtë.

I udhëhequr nga besimi dhe detyrimi i tij ndaj kryqëzatës, Sir Geoffrey nisi një udhëtim të rrezikshëm përmes tokave të armikut. Ai përshkroi shkretëtira të pafundme, kaloi male të larta dhe u përball me banditë dhe luftëtarë të armikut. Gjatë udhëtimit të tij, ai bëri aleanca me udhëheqës lokalë dhe u ndihmua nga njerëz të thjeshtë që ndanin të njëjtin besim dhe dëshirë për paqe.

Sir Geoffrey përballoi sfida të panumërta, nga kusarët dhe hajdutët që i kërkonin jetën, deri te elementet e egër të natyrës që e bënin udhëtimin pothuajse të pamundur. Gjatë një përleshjeje në një kalim të ngushtë malor, ai humbi disa nga njerëzit e tij më besnikë, por kurrë nuk humbi shpresën. Në një fshat të vogël, ai u ndihmua nga një murg i moshuar që i dha një hartë të lashtë dhe disa fjalë të urta që do t’i drejtonin hapin e fundit të udhëtimit të tij.

Advertisement

Pas muajsh kërkimesh dhe sfidash të pafundme, Sir Geoffrey arriti të gjejë artefaktin e shenjtë në një manastir të fshehur në male. Artefakti ishte ruajtur me kujdes nga murgjit për breza të tërë, duke pritur që dikush i denjë të vinte dhe ta merrte atë. Me lot në sy, Sir Geoffrey mori artefaktin dhe u kthye në kampin e kryqtarëve. Fuqia e Gjësë së Shenjtë nuk ishte thjesht një legjendë; ajo inspiroi dhe bashkoi kryqtarët në përpjekjet e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në Tokën e Shenjtë. Sir Geoffrey u bë një hero legjendar, dhe historia e tij u tregua brez pas brezi, duke u bërë një simbol i guximit, besnikërisë dhe shpresës në kohë të vështira.

Continue Reading
Advertisement

Histori

Si sot, në vitin 1914 është mbajtur mesha e parë në gjuhën shqipe

Në Kishën e “Shën Gjergjit” në vitin 1914 dhe më konkretisht më datën 28 shtator është mbajtur mesha e parë në gjuhën shqipe. Ishte një vit i vështirë, por besimtarët ortodoksë me besimin tek Zoti, për të përballuar gjithçka po e përjetonin.

Sa i dëshiruar është pikërisht fakti që të mbahej një meshë në këtë kishë e cila sot nuk është më.

Gjithsesi, besimi në Zot mund të mbahet edhe në atë vend.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Ikonat e basketbollit korçar në një foto

Ikin vitet dhe njerëzit lënë gjurmët e veta në drejtime të ndryshme. Gjurmët e historisë së sportit janë më të dukshme dhe të ndjeshme.

Kjo ndodh edhe me ekipin e Skënderbeut në basketboll për meshkuj në një foto që daton në vitin 1964. Shumë prej tyre janë edhe sot dhe natyrisht janë mbuluar me kujtimin për atë që kanë dhënë.

Basketbolli korçar për meshkuj ka patur në periudha të ndryshme edhe antarë të ekipit tonë kombëtar. Një foto që ruhet si relikë e kohës nga këta basketbollistë, që ne na sjellin edhe sot pjesë nga historia.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Ekipi korçar në volejboll meshkuj, viti 1988

Një ekip me më shumë figura se ai i viteve ’88-të nuk mund të gjesh tek korçarët. Janë të gjithë bashkë, lojtarë me përvojë, por edhe të rinj si edhe dy trajnerët si Piro Prifti dhe Petrika Suxho të cilët ishin më parë lojarët më të mirë të rrjetës korçare.

Kanë qenë vitet kur Skënderbeu, Dinamo, Vllaznia, Tirana ishin në një rivalitet për titullin kampion.

Ja përbërja e ekipit: P. Prifti(Tr), R. Qirici, T. Balli, P. Kapedani, J. Melka, A. Shaho, R. Bimbli, (Tr) P. Suxho

Advertisement

Poshtë: A. Prifti, R. Damo, F. Shkëmbi, O. Xhamballo.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Gjimnazi “Themistokli Gërmenji “ në Ditën Europiane

Muzeu Arkeologjik Korçë aktivitet me gjimnazin ‘Themistokli Gërmenji” për Ditët Europiane të Trashëgimisë Kulturore.

Në kuader të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Arkeologjik Korçë, në bashkëpunim me gjimnazin ‘Themistokli Germenji”, Korçë, zhvilluan një vizitë njohëse në muze.

Pas vizitës, një grup nxënësish nga ky gjimnaz punuan një hartë të Trashëgimisë Kulturore të Qarkut Korçë me monumentet kryesore.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre

Shoqëria sportive nuk njeh kufi, moshë, apo ekip. Kështu ka ndodhur me këta tre mjeshtër të atletikës sonë. Bëhet fjalë për Lorenc Ndocin, kampion dhe rekordmen në garat e gjysmë thellësive, kampion në ski, një sportist model që la emrin e tij në historinë e atletikës sonë.

Në mes është Kostika Fani, ai që u nda nga jeta para disa muajsh, një ish-kampion në 800m dhe në krah të tij rekordmeni dhe kampioni në 400m dhe 800m Mehmet Bozgo, i cili ishte sportist me Tiranën (ish-17 Nentorin) e asaj kohe.

Pas shumë vjetësh ata kanë qenë bashkë, duke treguar se ishin konkurrentë në garë dhe miq në jetë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Korça e 54 viteve më parë…

Korça është një qytet që shumë pak ose asapk nuk ka ndryshime thelbësore, në të paktën këto 50 vitet e fundit.

Kështu në foton e mëposhtme të fiksuar në vitin 1970 me atë që mund të shikosh sot në pedonalen e qytetit, është pothujase e njëjta strukturë ndërtimore, po ato godina me ndonjë ndërhyrje të vogël në fasada.

Korça ruan kështu traditën e vet ndërtimore dhe kjo foto tregon dhe vërteton gjithçka.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Tifozë korçarë 44 vjet më parë në stadium…

Historia shkruhet edhe nëpërmjet fotove. Dëgjojmë shpesh që tifozët korçarë kanë qenë të shumtë në stadiumin “Skënderbeu”.

Kjo është e dukshme në këtë foto. Dikur të rinj, këta tifozë mbushnin shkallët e stadiumit. Ka nga ata që edhe sot janë përsëri në këtë stadium, duke shprehur dashurinë për futbollin dhe për këtë ekip. Eshtë një foto e vitit 1980.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

A ju kujtohet Skënderbeu i vitit 1977?! Njihuni me futbollistët në një ndeshje

Hërë pas herë ju sjellim historinë sportive të Skënderbeut, si çdo ekip ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por brezi më i artë i para viteve 90-të ka qënë ky ekip që shikoni në foto.

Një foto e fiksur në një ndeshje për kupën Ballkanike të luajtur me ekipin e Arisit të Selanikut. Janë ata futbollistë që edhe sot ne i cilësojmë si krenaria e futbollit korçar , natyrisht pa mohuar edhe brezat e kaluar të para këtij ekipi.

Nga ky ekip shumë prej atyre futbollistëve i kemi sot mes nesh si një histori e gjallë e asaj periudhe të lavdishme.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

 “KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Nostalgji/ Dikur kur treni i drejtohej fshatit për të argëtuar kooperativën…

“Hë more, të thashë që nuk është vendi yt këtu?

Përgjigju vetë tani…

Apo sta ka ënda kritikën?!”

Advertisement

Meqë jemi te Cirku dhe te prishja e tij, kthehemi në kohë me nostalgji, te treni që i drejtohej fshatit ku edhe do të ngrihej skena dhe çadra e madhe për të argëtuar kooperativën dikur…

“Cirku në fshat”, një film gazmor ku Arben Shaka ka luajtur rolin kryesor fantastik, pa i hequr meritat gjelit Kopi, natyrisht!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Histori

Sot në Festën e Rëmbecit!/ Përvjetori i “Batalionit 6 Deshmorët”

Sot në përvjetorin e “Batalionit 6 Deshmorët”.

Sot në Festën e Rëmbecit!

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut dhe Gëzuar!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News