Connect with us

Politike

Sfidat e një gruaje intelektuale në politikën shqiptare

Intervistë me Suela Dinellari – Doktore e Shkencave Sociale, Pedagoge në Universitetin “Fan S. Noli”, Këshilltare e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak KorçëIntervistoi: XHENSILA MIRASHINjë grua dhe profesioniste e suksesshme, si pedagogia e Universitetit ‘Fan S. Noli’ Suela Dinellari, vendos të përmbushë dëshirën e hershme për t’u përfshirë aktivisht në politikë në nivel vendor. Ishin zgjedhjet vendore të majit 2023 kur Suela vendosi të pranojë kandidimin për këshilltare në Këshillin e Bashkisë së Korçës. Por, nuk e kishte menduar se kjo do të shoqërohej edhe me sulme të paprecedenta dhe të pajustifikuara ndaj saj në rrjetet sociale. Si u përballë Doktorja e Shkencave Sociale me këtë situatë? A ndikoi kjo ngjarje që këshilltarja e bashkisë të rishikonte vendimin e saj për t’u përfshirë në politikë? Në intervistën më poshtë Suela u jep përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave.-Si ka nisur angazhimi juaj në politikë dhe cilat kanë qenë pritshmëritë tuaja të para? Si do ta konsideronit rrugëtimin tuaj politik deri më tani?-Dëshira ime ka qenë gjithmonë që të studioja për shkenca politike, pasi që gjatë periudhës së gjimnazit e gjeja veten të përfshirë në shumë organizime që zhvilloheshin në kuadër të shkollës. Gjatë periudhës studentore kam qenë e përfshirë në tryeza të gjera ku kanë marrë pjesë edhe lidera politikë dhe drejtues të shtetit. Ndoshta dëshira për t’u përfshirë në politikën aktive ka që nëpërherë brenda meje, por u bë më e fortë ndërsa ecja e sigurt në shkallët e karrierës profesionale. Rrugëtimi im në politikë filloi me angazhimin tim në strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, e cila ka pasur përherë në fokusin e saj, afrimin, mbështetjen dhe promovimin e grave dhe të rinjve në radhët e saj. Tashmë kam pothuajse 8 vite që kontriboj në radhët e kësaj partie.-Si e shikon ju gruan shqiptare në politikë? Sa e përfaqësuar është ajo?-Ende në shoqërinë shqiptare mbizotëron partiarkalizmi apo maskilizmi, që shfaqet edhe në politikë. Politika tek ne është pak e ashpër dhe refuzuesepër t’i dhënë gruas rolin e duhur në vendimmarrje. Pra, do të thojase terreni i politikës shqiptare për gratë është pak i vështirë. Megjithatë përditë e më shumë gra dhe vajza po bëhen pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes ku ndajnë ide e mendimetë vlefshme në fusha dhe sektorë të ndryshëm. Gratë janë manaxhere shumë të mira në familje dhe qeverisja është njëfamilje e madhe.Ndyshimi i legjislacionit dhe futja e kuotave gjinore në të gjitha nivelet e politikbërjes dhe ekzekutivit ka ndikuar në rritjen e përqindjes së pjesëmarrjes së grave në politikë, në institucionet politikbërëse, në listat e kandidatëve për deputetë dhe këshilla bashkiakë. Por ende sot gratë dhe vajzat në të gjitha nivelet e përfaqësimit përballen me sfida që nuk kanë lidhje me aftësitë e tyre në drejtim, por me përkatësinë e tyre gjinore. Ne vazhdojmë të përballemi përgjatë gjithë kohës me një situatë frustruese, që e ka bazën tek kultura, tradita patriakale dhe është çështje mentaliteti. Partitë politike e interpretojnë ligjin si përkatësi gjinore sesa si një rol të rëndësishëm për vendimmarrjen. Mendoj se kjo duhet të vazhdojë dhe sa ka ardhur koha qërritja e numrit të grave dhe vajzave në vendimmarrje duhet të sjellë edhe rritjen e cilësisë së përfaqësimit dhe të kontributit të tyre në vendimmarrje, veçanërisht në sektorë të tillë si arsimi, shëndetësia, çështjet e sigurisë. Pra, gratë nuk duhet të konsiderohen më vetëm si numra, por si vlera dhe kontribuuese reale.-Përsa i përket konkurrencës brenda dhe jashtë forcës politike ku ju aderoni, sa sfiduese e konsideroniaktivizimin dhe përfshirjen e gruas?-Konkurrenca e brendshme është shumë herë më e fortë se konkurrenca e jashtme. Megjithatë konkurrenca e jashtme është më e dukshme, ndërsa konkurrenca e brendshme shpeshherë është e fshehur dhe e padukshme. Në konkurrimin mes subjekteve politike hasesh edhe me sulme personale e profesionale, nga të njohur e të panjohur dhe ky është haraçi që duhet të paguash kur bëhesh njeri publik. Megjithatë, unë u jam përpjekur t’i përballoj sfidat, madje edhe sulmet personale dhe të bëj përpara duke u përpjekur të jap kontributin tim maksimal kudo që mëështë besuar, sepse mendoj që politikës shqiptare i duhet një grua që ka ide, jo një grua që është sa për numër aty apo përfaqëson vetëm gjininë për shkak të 30%. Në politikë duhet të promovohen gra që kanë përvojë, kanë kontribut dhe kanë ide se si t’i çojnë gjërat përpara. Personalisht, mund të isha përfshirë më herët në politikë, por kam menduar që tani ishte momenti i duhur. Pra, s’kam kërkuar të përfaqësohem në instancat më të larta të politikbërjes, sepse mendoj qëhapat në politikë, ashtu si në profesion duhet të hidhen njëri pas tjetrit, gradualisht dhe të përfitoj shoh sa është mundësia për të marrë përvojën e duhur për të pasur një rritje brenda çështjeve të politikës.-Përgjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të këtij viti, ju jeni përballur me një sulm të ashpër me gjuhë urrejtje në mediat sociale të cilat kanë synuar cënimin e figurës dhe imazhit tuaj publik. Si e jeni përballuar këtë situatë?-Emri im ishte i pari në listën për këshilltarë të subjektit tim politik. Pas publikimit të listës u përballa me sulme të paprecedenta nga njerëz që as i njihja në jetën e përditshme. Çfarë bëra? Mendova të ndjek rrugën ligjore, ashtu siç besoj që duhet të veprohet në një shtet demokratik dhe të së drejtës. Ndaj një sulmi të tillë u përgjigja me një denoncim në organet kompetente në të cilat dorëzova të gjitha materialet, përfshi komunikimet e ruajtura me screnshot, pasi komentet dhe sulmet negative ishin fshirë nga personi që mësulmoi virtualisht. Kjo përballje më bëri të kuptoj se politika është një arenë ku sulme të tilla kanë ‘fituar legjimitet’ dhe konsiderohen normale, pasi ka njerëz që konkurencën politike e konsiderojnë jo si konkurencë, por si luftë ‘për jetë a për vdekje’. Ky ishte vetëm një sulm politik, sepse nuk ka vazhduar përtej periudhës së fushatës. Gjithsesi, unë mendoj se dhashë një model të mirë reagimi, duke iu drejtuar institucioneve përkatëse, të cilat e njohin edhe të drejtën e individit për lirin e fjalës, por njohin edhe të drejtën e njeriut për t’u mbrojtur nga raste të tilla ku dhunohet personaliteti, dinjiteti i dikujt që ka investuar në një fushë të caktuar, në këtë rast në politikë.-Edhe pyetja ime e fundit. Cili është mesazhi juaj për të gjitha vajzat e gratë që kanë dëshirë të bëhen pjesë e politikës aktive, por që ende nuk e kanë gjetur kurajon?-Mendoj që të gjitha vajzat e gratë kanë mundësi dhe guximin e duhur. Mëdyshja e tyre vjen më shumë për shkak të mjedisit dhe mentalitetit maskilist që mbizotëron në mjediset politike. Mendoj se për të bërë përpara, duhet të jesh i përgatitur për t’u përballur me sfidat që të presin, përfshi edhe sulmet e pajustifikuara. Një grua apo vajzë që vendosë të merret me politikë në Shqipëri duhet të përgatitet emocionalisht dhe psikologjikisht, dhe të jetë e armatosur nga ana profesionale për të bërë më të mirën jo thjesht për veten, por edhe komunitetin që përfaqëson dhe të përballem me guxim me çdo pengesë që i del përpara. Mendoj se gratë kanë forcën e duhur, kanë mendimin dhe idetë e nevojshme, kanë natyrën humane, kanë ndjeshmërinë e lartë të nevojshme për të qenë përfaqësuese të denja të nevojave të komunitetit dhe për t’u bërë pjesë e vendimmarrjeve më të mira. Ne duhet t’i shërbejmë shoqërisë dhe këtë gjë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë, burra dhe gra, të të gjitha forcave politike. Nëse bëhet fjalë për interesa të përgjithshme të publikut, duhet që të gjithë këshilltarët të jenëbashkë dhe të ofrojmë më të mirën e mundshme. Gratë duhet ta kenë forcën për t’u bërë pjesë aktive e vendimmarrjes, për të dhënë kontributin e tyre në të mirën e përbashkët.-Ju falenderoj që pranuat të bëheshit pjesë e kësaj interviste!-Ju falenderoj ju për ftesën!SCRENSHOT TË SIGURUAR NGA KËSHILLTARJA DINELLARI MBI SULMIN VIRTUAL QË I ËSHTË BËRË PËRGJATË PERIUDHËS PRILL – MAJ 2023

Continue Reading

Politike

Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!

“I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik.

I kam mundur e treguan sa frikë më kishin!

Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies!

Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë.

Sepse prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin.

Ky është Edi Rama.

Edhe më heret si në seancen e fundit në Kuvend, ai kërcenoi kolegë me vendimin qē kishtë marrë ndaj meje. Fare hapur.

Nëse nuk është ai autori i ketij ndeshkimi, ku e dinte dy javë më parē se çfarë do të shpallej sot.

Dënohem se denoncova vëllain i Ministrit të Brendshëm.

Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish përfaqesues i PS në KQZ që e shiti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykaten e Lartë!

Nëse ky nuk eshte akt politik, cfare mund te jete tjeter!

Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në menyrë tinzare e korruptive. Një burracak që kerkon të ruajë nderin e tij të shyqer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundershtarëve.

1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin që kam bërë. Se kjo êshtë korsia që kam ndjekur e do të ndjek deri në fund të aktivizimit tim publik e politik, kundër krimit e korrupsionit.

Kurse ti që ke gjithe institucionet e zyrat nê dorë, sa më shumë e shton këtë sundim, aq më larg je të qenit burrë shteti. Dhe ke për të ikur shpejt nga këto ndere e privilegje pa pikën e lavdisê, dhe askush nuk do të gjendet për të treguar një grimcë respekt për ty.

Kurse unë do të jem aty për të treguar të vertat e lidhjeve të tua me krimin, me trafikantêt e drogës, me bandat, që janë shemtitë e dëmet më të medha që dikush i ka bërë ndonjêherê ketij vendi. Ora është kthyer përmbys e për ty ka nisur numërimi mbrapsht. Për mua, thjesht një pengesê nê rrugen e gjatë që kam perpara, që kam për ta kapercyer dhe këtē si shumë kurthe e leqe të tjera që ti je mësuar tê ngresh për ata që nuk mendojnë si ti.

Në luftë ka dhe sakrifica!

Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin.

Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik.

Pis nuk më bëjnë dot të pistët!

Nuk kam pasur kurrë asnjë post, asnjë tender, nuk kam mbi shpinë as shitjen e miqve as shitjen e shokve, e vëllezërve. Madje as jashteqitja s’më bie erë korrupsioni e droge.

Jam brezi i ri politikes që nuk më kërconon dot me dosjet e SHISH-it, Sigurimit të Shtetit, dhe as jam hetues apo prokuror i komunizmit, e as i kapur nga krimi e llumi!

Opozitës i dhanë burg për shpifje!

Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot!

Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet!

E vetmja ndjesë keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar atyre e mijëra demokratëve, i detyrohem!

Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim!

Ne do ja dalim”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano, ka arritur të sigurojë një vend në parlamentin 140 vendësh të Republikës së Shqipërisë pas zhvillimeve të fundit në radhët e partisë. Kjo ndodhi pas lajmeve se Ervin Salianji, aktualisht deputet, pritet të përballet me burgimin për akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas procedurave të partisë dhe sistemit zgjedhor, pas dorëheqjes së Salianjit, Mano, i cili kishte vendin e dytë në listën zgjedhore, merr mandatin e deputetit.

Andrea Mano është konsideruar një nga vlerat politike të Korçës, me një angazhim të spikatur për zhvillimin e komunitetit dhe mbështetje për politikat e djathta. Ai ka pasur një rol aktiv në politikën lokale dhe është njohur për përkushtimin e tij ndaj problemeve të qytetarëve. Zgjedhja e tij në parlament sjell një shpresë të re për mbështetje më të madhe të projekteve zhvillimore në Korçë dhe për forcimin e opozitës.

Javën e ardhshme, Kuvendi pritet t’i heqë mandatin Ervin Salianjit, duke i hapur rrugë ndjekjes së tij penale. Ky zhvillim shënon një periudhë të re për Partinë Demokratike dhe për qytetin e Korçës, ku Andrea Mano pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të banorëve dhe në promovimin e vlerave demokratike.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi dënimin me një vit burg për Ervin Salianjin, Partia Demokratike njoftoi një mbledhje urgjente në selinë e saj. Salianji shprehu shqetësim serioz mbi transparencën dhe drejtësinë e procesit gjyqësor, duke e quajtur vendimin e gjykatës të parapërgatitur dhe të falsifikuar. Ai theksoi se seanca kishte një rezultat të paracaktuar dhe se gjyqtarët kishin vepruar si përfaqësues të Partisë Socialiste.

Në deklaratën e tij, Salianji bëri një akuzë të fortë, duke thënë se një nga gjyqtarët ishte “superordiner” dhe se ai kishte një rol të dyshimtë në këtë rast. Ai shtoi se vendimi ishte një përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të minuar imazhin e PD-së, sidomos përpara zgjedhjeve. Salianji e konsideroi këtë proces si një sulm të organizuar ndaj tij dhe partisë që ai përfaqëson.

I vendosur për të vazhduar luftën juridike, ai konfirmoi se do ta apelojë vendimin dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e tjera të mundshme. Salianji akuzoi Fatmir Xhafajn si një instrument të përdorur nga Kryeministri Rama për të manipuluar sistemin gjyqësor. Ai theksoi se do të ishte në dispozicion për të bashkëpunuar me autoritetet dhe se do ta vazhdonte betejën për drejtësi me kënaqësi.

Sipas tij, ky proces është një shenjë e qartë e përpjekjeve të qeverisë për të kontrolluar sistemin dhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Salianji premtoi se do të angazhohet për të siguruar që këto çështje të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të hapur në të ardhmen. Ai shpreson se do të ketë mundësi për të rregulluar padrejtësitë që ai beson se po ndodhin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë

Niko Peleshi pak momente më parë ka bërë këtë postim:

“Zona sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë një projekt që pasqyron më së miri ëndrrën dhe vizionin tonë për Korçën e fëmijëve tanë.

Një hapësirë unike që bashkon sportin, edukimin dhe argëtimin për fëmijët, duke krijuar një mjedis ideal për rritjen e tyre.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!

Prefekti Nertil Jole:

“Në Sovjan pasi ndoqa nga afër punën për pastrimin e kolektorit nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit, takova disa fermerë e djem të rinj të këtij fshati.

Rami Dautllari dhe Shefki Dautllari janë dy fermerë me përvojë të gjatë, të angazhuar familjarisht me bujqësi, fermat familjare të të cilëve prodhojnë qepë, patate dhe misër.

Qarku i Korçës ka shumë njerëz të punës, të cilët pavarësisht vështirësive të caktuara që hasin përgjatë një viti prodhimi, nuk e kanë ndërprerë përpjekjen e tyre, për të garantuar që produktet me një emër të shkëlqyer të fushës së Maliqit, të jenë sa më cilësore.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!

Ka qenë Prefekti i Korçës, Nertil Jole, që përpara pak momentesh ka publikuar foto nga punimet për pastrimin e kolektorit të Sovjanit, duke shkruar këto rreshta:

“Një punë e madhe e Drejtorisë së Ujitje Kullimit Korçë për pastrimin e kolektorit Sovjan, vepra kryesore e kullimit për fushën e Maliqit, me një gjatësi prej 9.3 km dhe volum prej 53000 m3 aluvione.

Kjo ndërhyrje përfundon pas 25 ditësh dhe zgjidh një problematikë me ndjeshmëri shumë të lartë për banorët dhe fermerët e zonës.

Respekt për punën jo të thjeshtë të Petrikës dhe Eriskelit, të cilët punojnë si ekskavatoristë, së bashku me kolegë të tjerë të tyre.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të diel në “Samitin për të Ardhmen” në New York.

Pasi mbajti fjalën e tij në mbledhjen e OKB-së, kreu i qeverisë ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayipp Erdogan.

Ka qenë vetë kryeministri që ka ndarë foto me liderin turk në një postim në rrjetin social Facebook.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ishte edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Përgjegjësat e Sektorëve Pyjore të gjashtë bashkive të qarkut takim në Prefekturë

U organizua në ambientet e Prefekturës një takim me përgjegjësat e Sektorëve Pyjore të gjashtë bashkive të qarkut, ku u diskutua nevoja e popullatës dhe institucioneve publike të qarkut për dru zjarri si dhe kapacitetet dhe mundësitë e shfrytëzimit, të miratuara me urdhër të veçantë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që ka secila bashki.

Bashkia Kolonjë i plotëson të gjitha nevojat për dru zjarri për vitin 2024-2025, ndërsa bashkitë e tjera plotësojnë nevojat për dru zjarri të të gjitha enteve publike dhe janë duke marrë masa për bashkëpunim me bashkitë fqinje, për të plotësuar edhe nevojat e popullatës së qarkut.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për situatën e inventarizimit dhe proceseve të hartimit të ekonomive pyjore si dhe hartimit të projekteve për planet e mbarështimit të këtyre ekonomive.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Vdekja e Gert Bogdanit bën bashkë socialistë dhe demokratë

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak.

Mes lotëve dhe dhimbjes, deputetët demokratë kanë marrë pjesë këtë të enjte në homazhet në nderim të kolegut të tyre.

Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Luçiano Boçi e shumë deputetë demokratë të tjerë, me kurorat me lule, kanë shkuar në hollin e Kuvendit ku dhe po zhvillohen homazhet dhe kanë shkruajtur në librin e kujtimeve fjalët e fundit për kolegun e tyre.

Të shumtë janë të pranishmit edhe nga radhët e socialistëve në homazhet në nder të politikanit të ndjerë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu është parë të ngushëllojë deputetët e opozitës për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre. Më herët ka mbërritur edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla si dhe deputeti Damian Gjiknuri i cili nuk ka mbajtur dot lotët ndërsa i jepte lamtumirën e fundit.

Gjithashtu Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është i pranishëm në homazhet e lamtumirës si dhe ka vendosur një kurorë lulesh mbi arkmortin me trupin e pajetë të ish-deputetit demokrat.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Debat në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve! Bardhi: Ju doni ta shpëtoni!

Megjithëse socialistët e shikojnë zgjidhjen e sagës të mandatit të Olta Xhaçkës, në Komisionin e Venecias, opozita edhe njëherë tjetër përmes Konferencës së Kryetarëve e risolli si temë debati.

Përfaqësuesit e opozitës në këtë konferencë lëshuan akuza në drejtim të kryetares së kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se ajo hodhi ne erë Gjykatën Kushtetuese.

“Ne citohet të jetë shprehur Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD,  i jemi referuar kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Venecia sipas Gazment Bardhit, është organ këshillimor dhe se nuk ka efekt detyrimor.

Homologu i tij socialist Niko Peleshi i tha Konferencës së kryetarëve  se “Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë”.

Më tej Niko Peleshi citohet të ketë thënë se: “Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në këto debate është përfshirë edhe Ina Zhupa kryetare e komisionit parlamentar të medias.

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese,” – citohet të ketë deklaruar ajo.

Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.

Bardhi: “Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykatën Kushtetuese, duke minuar ne këtë mënyre edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetues dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që kuvendi të mos zbatoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedure. Këtu nuk ka të bëjë me Individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëjë me parimet kushtetuese”

Tabaku: Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.
Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Ina Zhupa: Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund te këtë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese.

Continue Reading

Flash News