Arsimi
Skandal në korçë mbi 100 mësues pa marrë rrogën qeveria s ka lek
Sot është data 11 korrik dhe mbi 100 mësues të rrethit të Korçës ende nuk kanë marrë rrogën e këtij muaji. Është data 3 apo 4 e çdo muaji që mësuesit në të katër anët e vendit marrin rrogat e muajit pararrdhës, ndërkohë që sot edhe pse kanë kaluar shumë ditë janë mbi 100 mësues që akoma nuk kanë marrë rrogën.Burime të “Korça Boom” bëjnë me dije se ata mbi 100 mësues që nuk kanë marrë rrogën akoma, janë mësues të shkollave 9-vjeçare të rrethit të Korçës dhe mësues që e marrin rrogën në bankën Raiffeisen Bank.Në fakt, të njëjta burime bëjnë me dije se nuk është faji i bankës në fjalë, por thesari nuk ka lek që të kalojë shumën financiare në këtë bankë.Me pak fjalë, Qeveria shqiptare që bën planifikimin për rrogat e arsimtarëve nuk e ka planifikuar ashtu siç duhet këtë që po ndodh dhe për pasojë “kurban” janë bërë mbi 100 mësues në rrethin e Korçës.Dhe, ajo që është edhe më shumë se skandal ka të bëjë me atë se, të paktën edhe ditën e nesërme këta mësues nuk kanë për ta marrë rrogën akoma, ndërkohë që duhen pritur në vazhdim për të mësuar fatin e tyre.Se duhet të çojnë rrogën në shtëpi këta mësues për të ushqyer fëmijet e tyre, se duhet të paguajnë kredinë ata që kanë kredi, për këtë shteti shqiptar as që nuk pyet fare. Në fund të fundit është djersa e tyre dhe u takon që ta marrin, por jo Qebveria të tallet në këtë mënyrë.Moment pas momenti “Korça Boom” do të jetë në kontakt në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, por që mosmarrja e pagave edhe kur ka kaluar më shumë se një javë, është më shumë se një skandal për këtë Qeveri, që nuk e çan fare “kokën” për arsimtarët.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Shkolla “Bardhyl Pojani” në fshatin Pojan gati të presë nxënësit me standarte bashkëkohore mësimi.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
Arsimi
DITA EVROPIANE E GJUHËVE-VEPRIMTARI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Arsimi
POGRADEC/ “Siguria e të rinjve”. Orë edukative në shkollën 9-vjeçare Dunicë
Arsimi
SOT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”/ Provimi i formimit për studentë të programeve të studimit Bachelor
Aktualitet
POGRADEC/ Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti18 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti21 hours ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…