Connect with us

Sporti

Skënderbeu në volej meshkuj humbet ndeshjen e parë në shtëpi

Skënderbeu – Vllaznia 1-3(18-25, 20-25, 25-19, 23-25)Ndryshe nga vajzat e volejbolli ekipi i meshkujve ka humbur sot ndeshjen premierë të sezonit të ri.Mes disa largimeve të rëndësishme në skuadër, djemtë e Skënderbeut duket se e kanë të vështirë në këtë sezon, teksa qysh në start në shtëpi kanë humbur me rezultatin 1-3.Dy setet e para vendait janë përpjekur të rivalizojnë, por jo në pikët e fundit, teksa 18-25, 20-25 kanë qenë përfunduar dy setet e para.Në setin e tretë Skënderbeu kujtohet dhe luan mirë, ndërkohë që do ta fitonte këtë set 2-1. U duk se do të vinte kthesa e djemve vendas, por pavarësisht se pati rivalitet deri në pikën e 23, ky set do të mbyllej 23-25 dhe krejt ndeshja 1-3 për shkodranët.Kjo humbje tregon qartë se Skënderbeu do të ketë probleme në këtë sezon të ri që startoi sot dhe nisi me humbje për korçarët e rrjetës.

Skënderbeu – Vllaznia 1-3(18-25, 20-25, 25-19, 23-25)Ndryshe nga vajzat e volejbolli ekipi i meshkujve ka humbur sot ndeshjen premierë të sezonit të ri.Mes disa largimeve të rëndësishme në skuadër, djemtë e Skënderbeut duket se e kanë të vështirë në këtë sezon, teksa qysh në start në shtëpi kanë humbur me rezultatin 1-3.Dy setet e para vendait janë përpjekur të rivalizojnë, por jo në pikët e fundit, teksa 18-25, 20-25 kanë qenë përfunduar dy setet e para.Në setin e tretë Skënderbeu kujtohet dhe luan mirë, ndërkohë që do ta fitonte këtë set 2-1. U duk se do të vinte kthesa e djemve vendas, por pavarësisht se pati rivalitet deri në pikën e 23, ky set do të mbyllej 23-25 dhe krejt ndeshja 1-3 për shkodranët.Kjo humbje tregon qartë se Skënderbeu do të ketë probleme në këtë sezon të ri që startoi sot dhe nisi me humbje për korçarët e rrjetës.

Continue Reading

Sporti

TENIS/ Njihuni me fituesit “Korça Junior 2024”

Denis Gaba e Marina Qeramixhi në U16 dhe Jonis Gaba e Aleksia Beta në U12 shpallen fitues të “KORÇA JUNIOR 2024”.

Është përbyllur turneu “KORÇA JUNIOR 2024” për kategorinë U12 dhe U16 në qendrën sportive në qytetin e Korçës, më 28-29 shtator, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club.

Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U16 Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 6-4, Ret ndaj finalistit Kledi Gaba. 16 Vajza: Fituese Marina Qeramixhi me rezultatin 6-1, 6-4 ndaj finalistes Liset Prifti.

U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 4-2, 2-4, 10-8 ndaj finalistit Kleis Rota.

U12 Vajza: Fituese Aleksia Beta me rezultatin 4-2, 4-2 ndaj finalistes Hajdi Hysa. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

 REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Presidenti Duka: Organizimi i Kampionatit Europian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje live mbrëmjen e djeshme në emision sportiv “AS” në Radio Televizionin Kombëtar të Kosovës me dy  gazetarët, Alba Merovci dhe Arlind Grantolli.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar komentoi kandidimin për organizimin e UEFA EURO U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit, duke nënvizuar se është vetëm një event sportiv dhe nga ky organizim Shqipëria përfiton shumë.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA në Tiranë në shtatorin e vitit 2025 ishte një çështje tjetër që Presidenti Duka foli në emisionin sportiv “AS”, duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndësishme që do ta vendosë Shqipërinë në hartën e Europës.

Gjithashtu, kreu i Federatës u ndal edhe te performanca e Kombëtares në Nations League dhe shtoi se dy ndeshjet e radhës në muajin tetor në transfertë janë kyçe për renditjen përfundimtare.

Organizimi i Kampionatit Europian U-21 2027 – Ashtu siç dihet, ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 2027 në Shqipëri. Kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj duke parë dhe aplikuesit kemi bashkuar kandidaturën bashkë me Federatën Serbe të futbollit për të organizuar Kampionatin Europian. Arsyet unë i kam sqaruar edhe më parë se pse kemi bashkëpunuar me një Federatë tjetër, për shkak të mungesës së infrastrukturës për të mbuluar të gjithë Europianin. Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte këto kritere, pasi në garë ishin vetëm katër federata, ajo Shqiptare, Serbe, Turke dhe e Belgjikës.

Për ne është vërtetë një ngjarje e madhe sportive, organizimi i Kampionatit Europain U-21 që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Benefitet për Shqipërinë janë të shumta, përveç imazhit të vendit është promovimi i futbollit në Shqipëri. Gjithashtu nëpërmjet këtij organizimi Kombëtarja shqiptare U-21 merr pjesë në finalet e Europianit si vend organizator dhe futbollistët tanë kanë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një kompeticion të rëndësishëm që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë. Infrastruktura e vendit merr një zhvillim të madh, padyshim edhe nga Kampionati Europian U-17 që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2025. Unë e shoh vetëm si një event sportiv.

A keni biseduar me Federata të tjera për të bërë të mundur organizimin e Europianit apo vetëm me Federatën Serbe të futbollit? –  Gara për aplikimin hapet për 55 Federatat dhe të gjithë ato që mendojnë se kanë kushte për të organizuar një kompeticion të tillë aplikojnë. Ne padyshim që kemi biseduar qoftë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë për ta filluar këtë aplikim.

Mendimi që mund të bëheshin në vitin 2027 nuk të bën fitues, pasi duhet të kesh diçka në momentin që t’i aplikon në një kompeticion të tillë. Të vetmit që kishin aplikuar ishin Belgjika, Turqia e Serbia dhe ne ose mund të vazhdonin garën të vetëm ose mund të bashkoheshim për të qenë më kompetitiv për ta mundësuar organizimin e Europianit.

Si i keni pritur reagimet për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027? –  Është normale që të ketë mendime të ndryshme duke pasur parasysh edhe historinë. Unë nuk mendoj dhe nuk jam nisur asnjëherë, jo vetëm unë, por as Federata dhe shteti shqiptar që organizimi i Kampionatit Europian do të amnistojë atë çfarë ka ndodhur. Projekti është sportiv dhe ne kemi benefitet sportive dhe po bashkëpunojmë me Federatën Serbe të futbollit, jo me politikën dhe as me policinë apo shtetin serb.

Padyshim që i ka ngarkesat emocionale në mes, padyshim që historia nuk mund të harrohet dhe as nuk mund të amnistohet nga ne, por gjithsesi mesazhi i solidaritetit dhe bashkëpunimit nëpërmjet futbollit mendoj që është i rëndësishëm. Ne duhet të shohim përpara që të jetojmë në paqe për vete dhe për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Nuk dua të nënvlerësoj në asnjë moment komentet emocionale, që për dikë janë më objektive dhe për dikë janë për të fituar benefite mediatike. Mendoj që është në të mirë të futbollit shqiptar dhe pikërisht për këtë ne jemi këtu.

Si është pritur nga politika në Shqipëri ky bashkëpunim? – Deri tani ne jemi dy Federatat e vetme që kemi plotësuar kriteret dhe dokumentacionin për të vazhduar garën për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027. Nga momenti që ne kemi aplikuar dhe deri më sot është bërë një punë voluminoze, shumë e madhe dhe jo vetëm nga Federata, por edhe nga qeveria shqiptare, bashkitë e qyteteve ku ne kemi aplikuar për të organizuar kampionatin.

Gjithashtu, nga aeroporti i Tiranës, nga struktura e hotelerisë, sepse janë të gjithë këto bashkë që plotësojnë dosjen dhe do të shqyrtohet për të qenë e pranueshme për të organizuar apo jo. Unë do të doja t’i falënderoj shumë ato që kanë bashkëpunuar me ne, sepse puna me të vërtetë ka qenë shumë voluminoze nga të gjithë institucionet shqiptare, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga Ministria e Brendshme, nga Ministra e Transportit, nga bashkitë, aeroporti dhe të gjithë të tjerët. Kanë bërë të gjithë këtë volum pune sepse dëshirojnë që të kemi një kompeticion kaq shumë të rëndësishëm në Shqipëri.

Keni diskutuar me Presidentin e FFK, Agim Ademi, për këtë bashkëpunim? – Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Agim Ademin, por marrëdhëniet e mia kryesore janë me futbollin e Kosovës dhe çdo gjë të mirë që mund të bëhet në futbollin e Kosovës. Përveç marrëdhënieve miqësore, Agim Ademin e mbështes në të gjitha lëvizjet për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Diskutimi i parë jo vetëm në këtë rast, që padyshim është një çështje sensitive ka qenë me Federatën e Kosovës me Agim Ademin, gjithashtu edhe me Federatën e Maqedonisë së Veriut, pastaj kemi vazhduar më tej.

Më janë përgjigjur që nuk mund të jemi pjesë e projektit për arsye të kushteve, padyshim që ato pastaj nuk mund të vendosin për vendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne kemi mesazhe shumë të mira nëpërmjet futbollit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Ne kemi futbollistë nga Serbia që luajnë në Shqipëri dhe trajnerë që bëjnë futboll, jo politikë. Në marrëdhëniet e futbollit ne jemi korrektë më të gjithë ato që luajnë futboll dhe që duan të mirën dhe progresin e futbollit. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit, është mirë që të marrim mesazhet pozitive që janë edhe objektivat kryesore të futbollit. Futbolli është një lojë, argëtim dhe emocion, por mesazhi kryesor është fryma e skuadrës, solidariteti dhe bashkëpunimi.

Mbledhja e KE së UEFA-s në Tiranë – Është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne. Ne e dimë që shtete shumë më të zhvilluara se ne si Gjermania, Franca, Italia, Spanja gjithmonë tentojnë dhe kanë organizuar evente të rëndësishme sepse promovojnë futbollin e vendit dhe vendin në përgjithësi. Të gjithë aktivitetet që bëhen në Shqipëri janë shumë të rëndësishme dhe unë e shoh vetëm si një ngjarje pozitive. Dua t’i falënderoj ato që kanë vendosur të vijnë në Shqipëri dhe të gjithë ato që kanë punuar për Shqipërinë që të jetë në hartën e Europës.

Performanca e Kombëtares shqiptare në Nations League? – Nations League është një kompeticion specifik, pasi fillon dhe mbaron shpejt, zgjat vetëm 3 muaj. Janë 6 ndeshje në një grup të balancuar. Mendoj që e kemi filluar mirë, fituam me Ukrainën dhe jo me të njëjtin rezultat në Shqipëri me Gjeorgjinë. Gjithsesi mbetet grup i balancuar.

Kompeticioni i Nations League është vërtetë shumë i rëndësishëm për ato që të ofron. Nëpërmjet Nations League mund të sigurosh një vend në play-off për Kupën e Botës, nëse renditemi në vendin e parë ngjitemi në Ligën A. Pra, është kompeticion i rëndësishëm, vendi i dytë luan play-off për t’u ngjitur më lart, ndërsa vendi i tretë luan play-out për grupin C dhe vendi i fundit mbetet jashtë. Ne duhet ta luftojmë deri në fund, i kemi të gjitha mundësitë për të fituar që të jemi të parët në grup. Jemi të përgjegjshëm për kundërshtarët që janë vërtetë për t’u respektuar. Kemi dy transferta tani në Çeki dhe Gjeorgji, mendoj që janë kryqëzim, pika kyçe për të ardhmen apo për përfundimin e Nations League.

Kualifikimi në Botëror është objektivi madhor, është i realizueshëm por shumë i vështirë. Duhet të presim dhe shortin e 13 dhjetorit. Uroj që të kemi një short të mirë, të kemi skuadrën në formën e duhur dhe të vazhdojmë objektivin dhe ëndrrën tonë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës

Janë zhvilluar këtë të hënë ndeshjet e para të turneut “UEFA development” U-15 për vajza, që organizohet nga FSHF në datat 30 shtator – 5 tetor me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria U-15 luajti takimin e parë ndaj Kosovës dhe u mposht me shifrat 5-3.

Trajnerja Daniela Kodra hodhi në fushë këtë formacion startues: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj (C), Reiana Jahelezi, Medina Haka, Elda Ahmeti, Laureta Dautaj, Aldisa Kronaj, Caroline Ëintz, Agnesa Mehmeti, Ava Hyseni, Adela Thaqi.

Pjesa e parë nisi shumë mirë për kombëtaren shqiptare, teksa Ava Hyseni kaloi në avantazh Shqipërinë në minutën e 7-të përmes një super goli nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin drejt e në rrjetë. Epërsia zgjat tre minuta, pasi Kosova barazon shpejt rezultatin e ndeshjes, duke i çuar shifrat në 1-1.

Në minutën e 21-të Aldisa Kronaj dyfishon rezultatin për vajzat kuqezi, me një goditje nga jashtë zone, me topin që prek traversën dhe kalon vijën fatale. Festë në pankinën shqiptare. 7 minuta më vonë vjen edhe goli i tretë për Shqipërinë. Reiana Jahelezi realizoi nga distanca një tjetër super gol, me portieren kosovare që nuk e priti dot. Kosova shkurtoi rezultatin në minutën e 42-të, duke i çuar shifrat në 3-2. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Në fraksionin e dytë, Kosova përmbys rezultatin duke shënuar tre gola. Fillimisht Verona Kadaj barazoi rezultatin në minuten e 61-të, ndërsa Kuci e Mehmeti realizuan golat e fitores për Kosovën. Ndeshja mbyllet me rezultatin 5-3 për Kosovën.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Estonia mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-1

Ndeshjet e dyta të këtij turneu do të luhen me 2 tetor po në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të përballet me Estoninë në ora 15:00, ndërsa Maqedonia e Veriut do të luajë ndaj Kosovës në ora 11:00.

Më poshtë edhe kalendari i turneut dhe rezultatet: 

Ndeshjet e para (30 shtator)

Maqedoni e Veriut – Estoni 1-3

Shqipëri – Kosovë 3-5

Ndeshjet e dyta  (2 tetor)

Maqedoni e Veriut – Kosovë, ora 11:00 “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Estoni, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Ndeshjet e treta (5 tetor )

Estoni – Kosovë, ora 11:00 “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Super Liga

Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…

Pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Tiranës në “Air Albania”, trajneri Ivan Gvozdenoviç i ka bërë një analizë këtij takimi, por fjalia që të bën përshtypje lidhet me atë që ai ka deklaruar në lidhje me veten e tij: “Është përgjegjësia ime.”

E paqartë në lidhje me se dhe përse, por nga sa kuptohet kjo lidhet me atë se ekipi ka pësuar dy gola që trajneri i quan edhe gola naivë. Gjithsesi duket se përsëritet ajo që është vëne re me pësime të golave të tillë sipas trajnerit.

Të evidentosh është njëra anë, ana tjetër lidhet me faktin se masat janë ato që eleminojnë. Do të jetë Gvozdenoviç në ndeshjet e radhës që do të ndryshojë këtë moment që është evidentiar nga vetë ai.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti

Një ndeshje e dobët ishte ajo e djeshmja përsa i përket gjykimit nga kryesori Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij. Një paraqitje për mbetje në klasë, pasi kryesori, më i mirë i Shqipërisë nuk kupton një penallti pesë metra larg, për të mos folur për raste të tjera që kompromentojnë edhe asistentët e tij.

Dje në sistemin VAR ishin Kreshnik Bajramaj dhe Kreshnik Cjapi.

MINUTA E 18-të: Haxhiu niset me shpejtësi drejt zonës kundërshtare, ndërhyrje vendimtare e Vangjelit, i cili shpëton skuadrën e tij. Lojë e rregullt, pasi Vangjeli heq pastër topin dhe nuk ka penallti. 

MINUTAT 34′-38′: Rashica rrëzohet në zonë pas një depërtimi nga e majta. Enea Jorgji i tregon kartonin e verdhë për simulim sulmuesit, por më pas ai ftohet të shohë pamjet me VAR për një kontakt me Haxhiun. Kryesori sheh pamjet në ekran dhe në fund ndryshon mendimin, duke dhënë penallti e hequr kartonin e verdhë. Gabim i Jorgjit që në fillim edhe pse është aty afër nuk shquan penalltinë, më pas jep të verdhë për simulim dhe në fund kthen vendimet e tij e jep 11-metërsh. E pafalshme.

MINUTA E 45-të +3’: Harkim në zonën e Skënderbeut, bardheblutë pretendojnë në fillim për një penallti pas mbajtjes së Rashicës ndaj Metës dhe më për një prekje topi me dorë në zone nga Vaskez, por Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë. Te Meta-Rashica vendim i drejtë, pasi të dy lojtarët mbajnë njëri-tjetrin. Te rasti i Vaskezit, ka prekje të topit me dorë, por mbrojtësi ka prekur më parë sferën me kokë ose të paktën kjo është pamja që u shfaq. Me pamjet që janë vendim i drejtë, ndonëse dyshimi ekziston. 

MINUTA E 69-të: Kola pason mbrapa për Selmanin, i cili hutohet dhe thuajse lejon topin të shkonte në rrjetë. Portieri ndal në kohë topin para se të kalonte plotësisht vijën fatale të portës. Pamjet sërish jo shumë të qarta. Kuadri i parë të jep përshtypjen se është gol, ndërsa në pamjet e tjera nuk ka qartësi. Si gjyqtarë dhe VAR thonë jo gol. Rast shumë i dyshimtë. 

MINUTA E 84-rt: Pas një harkimi në zonë, Rashica nuk ia del të gjuajë teksa pretendon se është tërhequr nga fanella nga Ismajli. Loja vazhdon dhe VAR konfirmon vendimin e fushës. VAR-i ka vlerësuar Rashicën në pozicion jashtë loje në atë moment. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

MINUTA E 90-të: Krasniqi depërton në zonë dhe pas dy kontaktesh, në fillim me Metën dhe më pas me Gjumsin rrëzohet. Jorgji lë lojën të vazhdojë. Më pas VAR shqyrton pamjet dhe kryesori bën shenjë që loja të vazhdojë. Edhe pse VAR ka certifikuar gjyqtari, opinioni është që rasti është penallti. Vendim i gabuar e arbitrave. Mund të ishte penalltia e barazimit. 

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ernest Merdanaj fiton medaljen e artë në “Albania open G1”

Ernest Merdanaj fiton medaljen e artë në “Albania open G1” Taekwondo.

Merdanaj realizoi me sukses 4 ndeshje, me kundërshtare mjaft të fortë, të cilët janë aktualisht Kampion Europe.

Në këtë aktivitet Ernest Merdanaj mori plot 10 pikë olimpike, të cilat do ti vlejnë për t’u renditur më lart në kategorinë e tij.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Abissnet Superiore”/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës

Pas përfundimit të javës së 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është përzgjedhur formacioni dhe trajneri më i mirë i javës. Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave pas analizimit të performancës së ekipeve kanë vendosur për 11 lojtarët dhe trajnerin më të mirë.

Në portë është përzgjedhur portieri i AF Elbasanit, Razak Abalora. Mbrojtja është e përbërë nga Andi Hadroj i Partizanit, Bruno Telushi i AF Elbasanit, Marko Juric i Vllaznisë dhe Qëndrim Ismajli i Tiranës.

Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Klinti Qato i Vllaznisë, Ledio Beqja i Teutës dhe Arinaldo Rrapaj i Partizanit. Ndërsa në repartin e avancuar janë Esat Mala i Vllaznisë, Archange Bintsouka i Partizanit dhe Fatmir Prengaj i Tiranës, që realizoi dy gola në takimin ndaj Skënderbeut.

Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, që mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Java e 8-të rikthehet shpejt. Ja 5 ndeshjet e kësaj jave dhe kur luan Skënderbeu!

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.  

Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00.  

Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e dielë me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.  

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

FSHV-ja njofton: Volejbolli dhe sporti shqiptar në zi. Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit” , Vangjel KOJA

Volejbolli dhe sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare “Mjeshtri i Meritur i Sportit” dhe “Nderi i Kombit” , Vangjel KOJA.

Vangjel Koja lindi në Tiranë në vitin 1933 më 19 prill. Xhela, ashtu siç e njihnin të gjithë ishte një legjendë e gjallë e historisë sportive të volejbollit.

Karriera e tij nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane.

Vangjel Koja e kishte nisur sportin në vitin 1947, kur në moshën 14 vjeçare ishte shpallur kampion me të rinjtë e ekipit të Tiranës në katër gara: hedhje shtize, kërcim së gjati dhe në vrapimet në distancat 800 e 400 metra.

“E kam filluar me atletikën, 400m, 800m, kërcim së gjati, trehapësh. Kam marrë pjesë pesëgarësh. Për trajnerin isha si ajo lotaria, kur i duhej fitorja në kampionatin e atletikës, apo kërcim së gjati, më fuste mua. Gara ime personale ka qenë kërcim së gjati”, – tregonte Xhela.

Në vitin 1956, një direktivë e ardhur nga lart, i detyroi sportistët që të specializoheshin në një lloj sporti. Vangjeli zgjodhi volejbollin. Dhe bëri zgjedhjen e duhur. Fitoi tituj pa fund, u shndërrua në një idhull për volejbollistët e djeshëm dhe të sotëm. Koja u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”, titull i dhënë nga Presidenti i vendit në dhjetor 2003 dhe laureuar gjithashtu me tre urdhra “Naim Frashëri” të kategorive 1,2 dhe 3, ai mbante edhe titullin “Mësues i Popullit”.

Në kohën që ai ishte drejtues i Dinamos, ekipi ka fituar 17 kupa republike dhe 23 tituj kampionësh, nga viti 1965 deri në vitin 1990, u nderua nga televizioni “TeleSport” dhe gazeta “Sport Plus” me çmimin prestigjioz “Medalja e meritës, për rezultate të shkëlqyera në sport”.

Në vitin 2024, Vangjel Koja u nderua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi me titullin ” Nderi i Volejbollit Shqiptar”.

Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

Lamtumirë legjendë!

Lamtumirë Mjeshtër!

VANGJEL KOJA (1933 – 2024)

● “Nderi i Kombit”

● “Mjeshtër i Merituar i Sportit”

● “Nderi i Volejbollit Shqiptar”

● “Nderi i Sportit Shqiptar”

● Dekoruar me “Naim Frashëri” I, II, III

● Diplomuar në A.E.F.S “Vojo Kushi”

(Sot, Universiteti i Sporteve)

● 1955-1990, trajner i Dinamos, volejboll meshkuj

● 1965-1990, trajner i ekipi Kombëtar të volejbollit për meshkuj

● 23 herë kampion më Dinamon,

● 17 herë fitues i Kupës së Republikës

● 50 herë fitues i kupave të ndryshme jubilare

● 2 herë fitues i Spartakiadave Kombëtare

● 100 ndeshje ndërkombëtare me Dinamon dhe ekipin Kombëtar

● Vendi i katërt midis skuadrave kampione të Europës në volejboll për meshkuj në vitin 1972

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli sa shumë keqardhje nga kjo ndeshje me Butrintin…

Vërtet për të ardhur keq për ekipin e Devollit që nuk po arrin të dalë me pikë të plota. Kjo pasi në dy ndeshje ka dy barazime. Kjo e kësaj jave kundër Butrintit ishte një ndeshje që devollinjtë vetëm fat nuk kishin.

Kanë prodhuar lojë pa fund, kanë pasur raste të shumta për shënim dhe asnjëherë kundërshtari nuk ka goditur në drejtim të portës. Por duket se ai njeriu gol i mungon këtij ekipi që vërtet po tregon një lojë shumë të mirë dhe vetëm pikët e plota e mundojnë.

Devollinjtë kanë dy barazime dhe mund të thuhet janë rezultate pozitive, por jo atje ku prisnin drejtuesit e klubit.

Pas ndeshjes ka qenë presidenti Spartak Meraku që ka deklaruar: “Vërtet të vjen keq kur prodhon kaq lojë dhe krijon kaq raste dhe nuk shënon. Ndoshta është pak çështje fati, por edhe sulmuesit duhet të tregohen më me forcë para portës kundërshtare.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News