Connect with us

Sporti

Skënderbeu U-17 barazon 2-2 në miqësoren me Partizanin!

Skënderbeu U-17 ka zhvilluar një ndeshje miqësore në kryeqytet ndaj Partizanit. Ky takim është luajtur në Arenën e Demave dhe u ka shërbyer shumë skuadrave në këtë fazë përgatitore.

Advertisement

2-2 ka qenë rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje testi, ndërkohë që mësohet se Skënderbeu U-17 ka bërë një paraqitje të mirë.

Ka qenë klubi i kuq që në fazen e vet zyrtare ka postuar rezultatin dhe një fotogaleri nga ky test që është zhvilluar mes dy skuadrave.

Advertisement

Skënderbeu U-17 sezonin e kaluar ka qenë një skuadër pretendente për kreun, ndërkohë që edhe këtë sezon duket se do të jetë po kaq pretendente, pse jo edhe për titullin kampion.

Suksese “ujqër” të vegjël.       

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…

Trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç është pyetur për anët e dobëta dhe të forta të kundërshtarit, ai është përgjigjur në një gjuhë diplomatike se: “E kam studiuar Tiranën në tre ndeshjet e fundit, luan me disa sisteme loje që i ka pasur të ndryshme, në jemi përgatitur në këtë drejtim dhe do ti kundërpërgjigjemi.

Advertisement

Mos më kërkoni ti bëj publike si anët pozitive ashtu edhe ato negative se i mëson kundërshtari dhe merr masa (qesh). Tirana është një ekip i mirë që ka rritje nga java në javë.”

Pra duket se korçarët e kanë studiuar shumë mirë kundërshtarin dhe natyrisht dinë se ku do ta godasin gjatë lojës në pikat e veta si pozitive ashtu edhe negative.

Advertisement

Pra luhet edhe tek pankinat ashtu si Bledi Shkëmbi nga ana tjetër njeh forcën dhe mentalitetin e korçarëve, të asaj fanele që e ka veshur vetë për vite me radhë në majat e futbollit shqiptar.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi

Kombëtarja e vajzave U-15 ka nisur që prej së premtes grumbullimin në Tiranë, në kuadër të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, 20 vajzat kuqezi po kryejnë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Advertisement

Në një prononcim për fshf.org, trajnerja Kodra u shpreh e lumtur që i është besuar stoli i Kombëtares U-15 dhe shpreson që skuadra të marrë rezultate pozitive në këtë turne.

“Shumë e lumtur dhe është përgjegjësi shumë e madhe njëkohësisht. Dua të falënderoj Federatën e Futbollit për besimin që më ka dhënë dhe kam besim që do ia dalim, të arrijmë diçka të mirë dhe t’i japim këtyre vajzave atë që ato kanë nevojë, një shtysë për të ecur përpara dhe për të gjetur rrugën e duhur drejt futbollit”.

Advertisement

Sa i përket skuadrës, trajnerja shqiptare u shpreh se ka besim te vajzat e ftuara për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë turne dhe e gëzuar që kanë zgjedhur të luajnë për ngjyrat kuqezi.

“Në përbërje të ekipit kemi vajza që luajnë në kampionatin shqiptar dhe vajza që vijnë nga kampionatet jashtë Shqipërisë. Jemi të lumtur kur shikojmë sa të lumtura janë për ftesën që kanë marrë nga ekipi kombëtar. Kjo na motivon edhe ne si staf që të punojmë më shumë për to dhe të japim më të mirën tonë. Kam besim te ky grup. Janë vajza që dinë të luajnë mirë futboll, e dashurojnë futbollin. Mendoj se do marrim 100% nga secila prej tyre.

Advertisement

Objektivi ynë është që të paraqitemi sa më mirë, të bëjmë ndeshje sa më të mira dhe vajzat ta shijojnë. Për mua e rëndësishme është që vajzat pasi të kthehen në shtëpitë e tyre pas këtij turneu të ndihen të motivuara dhe të kenë një shtysë për të punuar më shumë e ta kenë si kujtim të bukur në karrierën e tyre”- tha Daniela Kodra për fshf.org.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të hënën ndaj Kosovës, në ora 15:00 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Më 2 tetor, vajzat kuqezi do të luajnë ndaj Estonisë ndërsa më 5 tetor Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!

Sot është dita e madhe e Skënderbeut, pasi jo vetëm që bardhekuqtë kërkojnë vazhdimësinë, por duan mbi të gjitha të mposhtin Tiranën në shtëpinë e tyre, pasi në orën 19:00 starton Tirana-Skënderbeu.

Advertisement

Pas pak orësh ekipi do të lerë Durrësin për tu nisur drejt kryeqytetit, pasi mendohet që rreth orës 17:30 skuadra të jetë atje në “Air Albania”, gati për të zbarkuar në fushë.

Fitorja e fundit ndaj kurbinasve, ka rritur optimizmin në radhët e bardhekuqve dhe si stafi teknik, apo drejtuesit dhe deri te lojtarët janë optimistë që sot do ja dalin.

Advertisement

Në fakt, Skënderbeu sot duhet të bëjë Skënderbeun e vërtetë dhe nuk duhet të dalë kursesi pa pikë nga Tirana edhe pse përballë ka bardheblutë e një korçari si Bledi Shkëmbi.

Pritet edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh bardhekuq në shkallët e stadiumit që do të jenë mbështetje për ekipin.

Advertisement

Forca “Ujqër”! Sot e mposhtim Tiranën!

Dita e ndeshjes!

Advertisement

Tirana – Skënderbeu

Ora 19:00

Advertisement

Stadiumi “Air Albania”

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Devolli-Butrinti, fitorja detyrim për devollinjtë

Devollinjtë do të presin në fushën e tyre për javën e dytë ekipin e Butrintit, një ekip që vjen pas një fitoreje dhe Devolli pas një barazimi.

Advertisement

Trajnerin Trifon Meraku është shprehur: “Është një ndeshje prezantuese para sportdashësve tanë që do të jenë të shumtë në këtë takim. Ne duhet të konfirmojmë gjendjen e mirë të ekipit dhe fitorja është detyrim. Unë besoj shumë se me investimet që janë bërë do të kemi forcën të dalim me tre pikë edhe pse është kundërshtar i fortë.”

Devollinjtë kanë disa futbollistë më shumë në këtë ndeshje, pasi në ndeshjen e parë kishin dy mungesa, kjo për shkak të vonesës në federim për shkak të dokumentacionit.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ja si do eleminohen gabimet/ Flet Ivan Gvozdenoviç

I pyetur se si do të zgjidhen gabimet individuale të vëna re gjatë këtyre javëve, me ndryshime në formacion, trajneri Ivan Gvozdenoviç është përgjithur:

Advertisement

“Ju kini të drejtë me kostatimin e gabimeve individuale, por nuk mund të ndryshojmë gjithë futbollistët, nuk e shikojmë të arsyeshme të bëjmë ndryshime të shumta. Por gabimet do të ndreqen nëpërmjet punës që po bëjmë dhe po bëjnë futbollistët. Besoj se dhe nga gabimet mësohet dhe ne do të mundohemi ti eleminojmë”

Pra duket se edhe në këtë ndeshje ta radhës trajneri dhe stafi i tij nuk do të bëjnë shumë ndryshime, të paktën në fillimin e lojës më pas është tjetër rrjedhë edhe në këtë drejtim.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”                                                    

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Vëmendja në Tirana-Skënderbeu, luhet edhe Bylis-Elbasani

Superiorja do të luajë ditën e sotme dy takime mjaft të rëndësishme. Do të luhet në aksin Tiranë – Ballsh në dy orare të ndryshme.

Advertisement

Kështu gjithçka nis me duelin mes Bylisit dhe Elbasanit në “Adush Muça”. Do të përballen për herë të parë këtë sezon dy ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë. Si ballshiotët ashtu edhe elbasanasit do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët për t’u ngjitur në klasifikim.

Ndërkohë në orën 19:00 do të luhet një tjetër përballje e rëndësishme. E gjithë vëmendja do të jetë në “Air Albania”, ku Tirana do të sfidojë Skënderbeun. Një sfidë mjaft e luftuar mes dy ekipeve që kanë mjaft rivalitet në futbollin shqiptar.

Advertisement

Bardheblutë prej 6 javësh kanë barazime dhe ndaj korçarëve do të tentojnë fitoren e parë sezonale, ndërsa “Ujqërit e Dëborës” synojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

Gazetari Ervin Baku: Si sot, 7 vite më parë, Skënderbeu-Jang Bojs 1-1

Si sot, 7 vite më parë

Advertisement

Skënderbeu vs Jang Bojs 1-1

SKËNDERBE I BUKUR, I PATHYESHËM NË SHTËPI

Advertisement

Skënderbeu, ekipi më i mirë shqiptar për gjithë periudhën e post viteve ’90, barazoi dje 1-1 në ndeshjen e tij të dytë për grupin B të Europa League. Barazoi me kryesuesin e kampionatit zviceran. Barazoi me kryesuesin e kampionatit të vendit që kryeson grupin e tij në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 dhe që është i 7-ti në renditjen botërore të FIFA-s.

E megjithatë, ky barazim na la të gjithëve shije të hidhur. Pse? Sepse ndeshja mund dhe duhej të ishte fituar. Me një gjykim të drejtë, ndeshja do të ishte fituar. Skënderbeu e kishte dje kundër gjyqtarin kryesor të ndeshjes, holandezin Kevin Blom.

Advertisement

Këtë ia thashë edhe gjyqtari të katërt, holandezit tjetër Hessel Steegstra. Kemi të paktën dy penallti të pastra të paakorduara në favor të Skënderbeut. Ky barazim na la të gjithëve shije të hidhur, sepse Skënderbeu, edhe pse me mungesa të rëndësishme, ia doli të luante një ndeshje të shkëlqyer. Dominoi bindshëm për 70 minuta.

Por në nivele të tillë të lartë, duhet një përqëndrim maksimal për 90 minuta. Nuk të fal njeri. Ashtu siç ndodhi në Kiev, Skënderbeu u ndëshkua që në gabimin e tij të parë, duke i dhënë mundësi ekipit kundërshtar që të barazonte shifrat…

Advertisement

Por edhe pse ky barazim na la të gjithëve shije të hidhur, ai ka një vlerë të madhe. Pse? Skënderbeu na konfirmoi se sot nuk është më inferior ndaj askujt. Po po, ndaj askujt. Që ai është i pathyeshëm në shtëpi (3 fitore, dy barazime) këtë sezon europian. Edhe kur e ka gjyqtarin kundër.

Që ai shënon rregullisht (në 9 nga 10 ndeshjet e kësaj fushate europiane)… Të 3250 spektatorët (shiu, që nuk u lodh për asnjë çast dje gjatë gjithë ditës, frenoi mbushjen e stadiumit) e pranishëm në “Elbasan Arena” panë një Skënderbe të bukur. Sepse Skënderbeu luan futboll. Skënderbeu luan futboll shumë të bukur. Me lojë të hapur dhe sulmuese.

Advertisement

Falë Ilir Dajës. Arkitektit të këtij ekipi. Falë këtij Skënderbeu, ne shohim pak edhe “Barcelonën” çdo javë në Shqipëri.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 2

Maliqi zyrtarisht në fushë, Luftëtari kundërshtari për t’u…

Sot do të luhet java e dytë e katëgorisë së dytë, por Maliqi javën e parë e kishte pushim dhe sot fillon zyrtarisht zbritjen në fushë. Përballë do të ketë ekipin e Luftëtarit që ka shpallur ambiciet për një kategori më lart.

Advertisement

Por poshtë nuk bien as maliqarët në këtë drejtim që edhe ata janë maksimalisht me ambicie të mëdha. Si rezultat i një riorganizimi dhe rikthimin në pankinë të trajnerit Egli Malësija gjithçka do të jetë shumë më ndryshe nga sezoni i kaluar.

Një ekip që është konsoliduar me futbollistë cilësorë, por edhe të ardhur nga merkato, pritet që sot në ndeshjen e parë maliqarët të marrin tre pikë duke nisur gjithçka me këmbë të mbarë.

Advertisement

Mësohet se edhe mbështetja nga tifozëria maliqare do të jetë e madhe në këtë takim.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU 3 ndeshje 3 fitore/ Pesce MVP, Mehmeti super, Souza shënuesja më e mirë!

Ditën e sotme Skënderbeu në volejboll për femra ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur bindshëm Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0. Një ndeshje që në fakt foli për vajzat bardhekuqe që bindën në të tre setet dhe tashmë pas kësaj fitoreje e shohin veten në krye së bashku me Partizanin me nga 9 pikë të plota.

Advertisement

Pas përfundimit të ndeshjes menjëherë klubi bardhekuq dhe veçanërisht stafi teknik me në krye trajnerin Orlando Koja, kanë shpallur edhe lojtaret më të mira të këtij takimi.

Sërish Fabiana Pesce është padyshim lojtarja më e mirë, ndërkohë që Mehmeti ka bërë një paraqitje super dhe pikëshënuesja më e mirë Souza me 15 pikë, ishin tre protagonistet e kësaj fitoreje të pastër ndaj Vllaznisë.

Advertisement

Pas javës së 3-të Skënderbeu vazhdon të tregojë se është pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion, ndërkohë që ndeshja e radhës do të jetë në kryeqytet ndaj Barleti Volley dhe do të luhet në datën 5 tetor.

Një tjetër fitore do të kërkojnë vajzat e rrjetës së Skënderbeut ndaj Barletit dhe skuadra vazhdon të tregojë nga ndeshja në ndeshje rritje në lojë.

Advertisement

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

Advertisement

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Advertisement

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Advertisement

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024            Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Advertisement

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

Advertisement

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Advertisement

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Advertisement

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

“Ujqërit” gati të “kafshojnë” nesër Tiranën!

Dita e ndeshjes mes Tiranës dhe Skënderbeut, erdhi. Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe ndodhet në Durrës në pritje të ditës së nesërme, teksa disa orë përpara ndeshjes do të udhëtojë drejt kryeqytetit për të qenë gati në orën 19:00 në përballjen ndaj Tiranës.

Advertisement

Edhe pse shkalla e vështirësisë është më e madhe, pasi luhet në transfertë, Skënderbeu nuk e ka “frikë” aspak Tiranën e Bledi Shkëmbit. Madje pa frikë bardhekuqtë do të luajnë për tre pikë në këtë 90 minutësh dhe këtë e thonë hapur në kampin korçar.

Pas seancës së fundit stërvitore, duket se grupi është gati dhe e rëndësishme është që nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar, apo lojtar që nuk do të luajë për shkak kartonësh, pasi asnjë nuk e ka plotësuar numrin 4-ër të të verdhave.

Advertisement

Porositë e fundit skuadra do ti marrë përpara nisjes së të dielës pasdite drejt Tiranës, ndërkohë që disa orë përpara ndeshjes ekipi do të ketë edhe një takim me presidentin Ardjan Takaj ku do të jepen porositë e fundit edhe nga njëshi i klubit.

Optimizmi duket se është prezent në të gjithë skuadrën korçare dhe grupi i lojtarëve është i bindur që pas kësaj ndeshjeje do të kthehet me pikë nga kryeqyteti.

Advertisement

Tashmë radhën e ka fusha, ndërkohë që në Korçë besojnë shumë që ky Skënderbeu do ja dalë në këtë ndeshje kaq të fortë ndaj Tiranës.

Forca “ujqër”! Forca Skënderbe!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Advertisement
Continue Reading

Flash News