Kulture
Sot mbushen 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori i madh korçar roland trebicka
Sot mbushen 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori Roland Trebicka. Nderim dhe respekt për figurën e tij!Roland Trebicka (1947-2013). Aktor. Lindi në Korçë, më17 janar. Mbaroi shkollën e mesme, më 1963. U dallua për dhuntitë e tij aktoriale qysh femijë me rolin e Kostës në filmin Debatik, 1960. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Prirja e tij e jashtëzakonshme për humor spontan, i siguroi një pozitë të “privilegjuar” në kohën e shërbimit ushtarak. Punoi si aktor në Estradën e Ushtarit në Tiranë deri në vitin 1969 dhe më pas në Teatrin Popullor.Vitet në këtë trupë profesioniste ku debutuan edhe aktorë të tjerë, të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në fushën e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koço Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj, ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit.Ishtë mjeshtër i farsës dhe i groteskut, që e bazoi lojën e tij në një fantazi të shfrenuar dhe improvizime të paparashikueshme, jo vetëm për shikuesit, por edhe për partnerët. Nga ana tjetër është kampion i përkushtimit dhe disiplinës në punë. Këto cilësi të tij e kanë bërë një nga aktorët më të kërkuar nga regjisorët. Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.Rolet e Trebickës në teatër janë të shumta. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)… tek “Një burrë me trëndafil”.Në vitin 2002, për rolin e rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti).
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
-
History3 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti2 days ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti14 hours ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti5 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti4 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti2 days ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori3 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 days ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …