Connect with us

Lajme

Sot mbushen 39 vjet që është ndarë nga jeta aktori sandër prosi

Sot mbushen 39 vjet që është ndarë nga jeta aktori Sandër Prosi. Nderim dhe respekt për figurën e tij!(Aleksandër) Sandër, Prosi (1920-1985). Aktor i shquar. Lindi në Shkodër ,më 6 janar. Kreu shkollën e mesme në Tiranë. Studioi për stomatologji në Austri (1944-1946), por pas dy viteve i nderpreu dhe filloi punë në klinikën stomatologjike të xhaxhait të vet në Tiranë. Dashuria për artet përcaktoi më vonë drejtimin e jetës së tij.Ishte një muzikant i pasionuar, njohës i disa instrumenteve (violinë ,kitarë, fisarmonikë), ku ka luajtur në koncerte të ndryshme në Tiranë, Shkodër etj., aftësia dhe profesion që u pasua më vonë nga i biri, violonçelisti i Teatrit të Operës dhe Baletit, Artistidh Prosi. Më 1942 luajti rolin e Vilhelm Telit në dramën “Vilhelm Teli” të F. Shilerit, shfaqje e cila u ndalua nga ana e autoriteteve fashiste për qasjen që krijonte me pushtimin e vendit.Aktrimi u bë natyrshëm kështu arti i parapëlqyer i tij. Filloi punë si aktor në Teatrin Popullor në vitin 1948. Fillimisht u aktivizua në role të dyta dhe më pas edhe në role kryesore, më së shumti të kahut pozitiv, heronj apo personazhe dramatike (Dimitrovi te “Proçesi i Lajpcigut” 1933,1955; Zabelini tek “Orët e Kremlinit” ,1957 ,e Pogodinit), ndonjëherë edhe të kahut negativ, por problematik e me dilema (Vata te “Toka jonë” ,1954,e Kolë Jakovës).Bëri një hap të madh përpara veçanërisht me rolin e vështirë të Otellos (1958) në tragjedinë homonime të Shekspirit ,duke e ndërtuar konceptin mbi sjelljen e personazhit mbi tri kahe: xhelozia, vrasja dhe vetëvrasja ,duke u nisur nga qasja etnopsikologjike shqiptare në qëndrimin ndaj besës dhe pabesitë ,si mendësi dhe si shqetësim moral. I mëshoi kontrastit midis gjendjes fillestare të mirëbesimit në martesë dhe gjendjes fundore të ‘’Tradhëtise‘’ së Desdemonës si bashkeshorte, cka solli një rebelim e zemërim të papërmbajtur, rrjedhimisht hakmarrjen (tanimë të shndërruar në krim).Te tragjedia “Hamleti” (1960) e Shekspirit ,krijoi figurën mbreslënëse të Horatit ,ku vuri në spikamë shpirtin fisnik, ndershmërinë ,besnikërinë dhe kthjelltësinë e këtij personazhi honorific. Paçka se me pak fjalë ,ky rol zbuloi disa nga vetitë e qenësishme të tij: praninë e paqme skenike, heshtjet emocionale, sigurinë dhe ‘’pozitivizimin’’, që u bënë më vonë të parapëlqyera nga ana e regjisorëve të filmave artistikë në përzgjedhjet e shumta të tij.Në këto hulli e interpretoi edhe figurën e Astrovit te drama “Xhaxha Vanja” (1965) e A.P. Çehovit ,duke i mëshuar po ashtu edhe pasioneve dhe çasteve ëndërrimtare ,ndonëse jo ngaherë të dhëna në nivelet poetike dhe brenda parametrave stilistike çehovjane të ‘’fshehjes së vetvetes ‘’. Kulmin e vet në Teatrin Kombëtar e arriti me rolin kompleks të gjeneralit te dramatizimi i romanit të I. Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1972).Loja e tij ,e kahut psikologjik, paraqiti pezmin dhe mërzinë e një ushtaraku arrivist si dhe qëllimet e mbrapshta të një misioni të tejkaluar, me theksimin e kundërshtisë midis vetësigurisë dhe mburrjes, nga njëra ana dhe rënies shpirtërore ,zhgënjimit dhe dështimit, nga ana tjeter. Më pas luajti me sukses role të natyrës pozitive, si Miti te drama “Furrnalta” (1976) e Ruzhdi Pulahës, muzikanti Miler tek “Intrigë e dashuri” e F. Shilerit, nën titullin Luiza Miler (1979), Vuskan Sadria te drama “Duke gdhirë viti 1945” (1984) e Teodor Laços, Banushi te drama “Doktori pacient” e R. Pulahës etj.Aktrimi i S. Prosit shquhej për vetësigurinë, qetësinë ,tonet e shtrira, zërin e ngrohtë dhe shqiptimin e pastër. Ishte sa i përmbajtur, i paqëm shpesh edhe me tone këshilluese a rrëfyese, ashtu sikundër befasisht bëhej i vrullshëm dhe që jepte, falë një përqëndrimi të lartë psikik, gjendjet e ndera traumatike të personazheve ,në zgripe ndryshimesh apo përvuajtje shpirterore të thella. Plastika e tij përgjithësisht ngjante si ‘’e ngathët‘’, po kështu gjestikulimi, çka parapëlqehej për t’i dhënë vlerë edhe më të madhe fjalës ,për të theksuar çastet paraqitëse ,diskutimin mbi argumentet, po ashtu gjendjet e rënduara psikike të personazheve ,të jetësuar.Realizoi gjithsej 80 role në teatër . Një ndihmesë të vyer S. Prosi ka dhënë në kinematografi me 30 role, kryesore e të dyta. Nisi me rolin e drejtorit të shkollës në filmin “Debatik” , 1961, vijoi me Abdyl Sharrën te “Vitet e para”, 1965 dhe në vitin 1968 jetësoi një ndër figurat e tij mbresëlënëse, atë të kapitenit të bigës lundruese në filmin “Horizonte të hapura” .Transformimi i tij ishte thuajse tërësore sa i perket përpunimit plastik të levizjes, gjestit , sjelljes me detajet shenjuese (kujtojmë cigaren në cepin e buzës ), ashtu edhe veçanërisht jetësimit të një shpirti krenar ,të drejtë ,paçka se disi të zymtë ,sederli e autoritar.Me gjerësinë dhe madhështinë që reflektonte mënyra e aktrimit të tij, në filmin “Yjet e netëve të gjata” (1972) ai solli një tjetër figurë, krejt ndryshe nga të tjerat, kapedan Vranën ,vetjakësia e të cilës shihet qartë te tonimet epike që i dha këtij personazhi me maskën e gjetur prej komiti liridashës ,te vetëpërmbajtja dhe dimensioni i thukët nacional ,të cilat janë realizuar me vërtetësi e sens mase.Aktrimi i tij fiton dimension e përkryhet më tutje me tri kryerole: Jaho Labi (filmi “Në fillim të veres”, 1975, ku dha portretin e një fshatari patriot lab, me përjetimet dhe psikologjinë e tij, me të folurën karakterizuese, me ojnat dhe sjelljen përveçuese, duke krijuar kështu një nga shembelltyrat etnopsikologjike më shprehëse, bartëse të së mirës ,të traditës atdhetare; Ismail Qemali (filmi “Nëntori i Dytë”, 1982), ku u shembëllye me hir artistik jo vetëm portreti i tij fizik aq i ngjashëm, por sidomos personaliteti, urtësia ,shpirti i lartë vetëmohues, vizioni prej prijësi e burri shteti, vullneti për të përmbaruar misionin e shenjtë ,thjeshtësia në madhështi, çka e bëjnë edhe më të zulmshëm aktin historik të shpalljes së Pavarësisë prej tij.Në vitin 1976 luajti rolin e Dhaskal Todrit, në filmin “Udha e shkronjave” ,ku do të kulmonte me një nga krijimet më të përkryera të tij, sikundër edhe të historisë së kinemasë e të aktrimit shqiptar përgjithësisht. Ai shpërfaqi një botë e shpirt të pasur prej rilindësi. Te ky rol ka një përkitje fatlume, e rrallë për nga cilësia dhe forca ndikuese, midis të dhënave psikofizike të aktorit, përpunimit mjeshtëror të fjalës dhe nënteksteve të saj, përjetimit dhe ndjenjës së thellë, nga njëra anë me përfytyrimin dhe tipologjinë karakteriale që ne kemi krijuar historikisht mbi figurën, e rilindësve, martirizimin e tyre ,nga ana tjeter.Me të tre keto figura S. Prosi u nderua me Çmimin e Republikës së Shkallës së Parë. Ai përkujdesej, që përmes aktrimit të tij të krijonte moterzime ideofigurative midis personazheve të ardhura nga autoret dhe dramatugjia botërore dhe psikologjisë kombëtare shqiptare me të cilën i testonte. Kjo metodë aplikohej me qëllimin e vetëm që t’i bënte ata më të pranishëm në meset tona sociale, gjithashtu më të kuptueshme e më të komunikueshëm. S. Prosi ishte aktor që nuk e ndryshonte kollaj ‘’formatin‘’e tij, qe i përshtatshëm për të interpretuar figura dramatike e tragjike të kahut pozitiv.Ketë ‘’format‘’ tipologji ai e përsosi nga roli në rol duke qëmtuar ndërkohë përshtatje sa më të sakta në situatat dhe rrethanat e dhëna ku vepronin personazhet etj. Ndahet nga jeta në menyrë aksidentale më 24 mars, gjate xhirimeve të një filmi të ri “Pranverë e hidhur”. Mban titullin “Artist i Popullit”.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Skënderbeu in men’s volleyball defeated Vllaznia

Skënderbeu – Vllaznia 3-0

(25-20, 25-18, 25-22)

Another great match for coach Arben Prifti’s team this week as they won in Korçë against Vllaznia. In the first set, there were several moments of balance in points, but in the end, the Korçars won 25-20. In the second set, the score was tied at 17-17, and then the Korçars scored eight consecutive points, leaving the opponents with no chance. In the third set, Vllaznia gave everything they had, but the Korçars showed the calmness and strength needed to win 25-22.”

Advertisement

EDITED by:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 34-vjeçarin nga Vlora për trafikim të paligjshëm

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin K. K., 34 vjeç, banues në Vlorë. Kjo masë u caktua nga Gjykata e Korçës, pasi K. K. akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Sipas hetimeve, K. K. dyshohet të ketë qenë i përfshirë në organizimin dhe asistimin e kalimeve të paligjshme të kufirit, një aktivitet që përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Policia dhe organet gjyqësore po punojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të hetuar lidhjet e mundshme me rrjete të tjera të trafikut të paligjshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Lajme

Liqenoret e rrjetës kërkojnë rikthim tek fitorja..

Ekipi i Pogradecit në volejboll për femra në dy javët e para ka marrë një fitore dhe ka pësuar një humbje. Ka bërë një start me fitore kundër Vllaznisë dhe më pas ka pësuar humbje nga Tirana.

Në këtë javë të tretë do të luajnë në transfertë ku do të ndeshen me ekipin e “Barleti Volley” që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 15:00.

Sipas trajneres Mimoza Shaho: ” Janë të gjitha mundësitë për një fitore. Në qoftë se ekipi do të japë maksimumin e aftësive, kemi një siguri për një fitore.

Advertisement

Kemi ndjekur kundërshtarin këtë javë dhe kemi njohuri ndaj lojës së tyre. Vajzat janë të përgatitura mjaft mirë që këtë ndeshje ta zgjidhin sa më shpejt në favor të tyre.”

Në fakt ekipi i universitareve është mundur nga Vllaznia, por kujtojmë që liqenoret mundën Vllazninë.

Gjithsesi pogradecaret e kanë në dorë vetë rikthimin sa më shpejt tek fitorja

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë

Ekoturizmi në Prespë, zonë kyçe e Balkania Route, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe trashëgimisë kulturore të rajonit, duke promovuar një zhvillim miqësor me mjedisin për komunitetet lokale.

Kjo nismë e organizatës PPNEA, jo vetëm që u ofron vizitorëve mundësinë e njohjes me peizazhet dhe speciet unike të Prespës, por gjithashtu mbështet nismat e vazhdueshme për ruajtjen e faunës së rrezikuar.

25 nxënës nga shkollat e mesme “Dy dëshmorët” në Pustec dhe “Abdulla Progri” në Progër prezantuan idetë e tyre për të formësuar të ardhmen e ekoturizmit. Ata diskutuan mbi sfidat e së shkuarës, pengesat aktuale dhe dhanë zgjidhje kreative për të çuar përpara këtë sektor kaq të rëndësishëm Më pas vizituam fshatin Goricë e Vogël për një ekspeditë në terren, ku nxënësit morën pjesë në monitorimin e shpendëve të ujit si çafkat dhe karabullakët, duke mësuar nga afër për rolin e tyre jetik në ekosistemin lokal.

Advertisement

Liqenet e Prespës janë thelbësore për këto lloje, duke shërbyer si habitate kritike për folezimin, ushqimin dhe migrimin. Me një larmi të pasur shpendësh të ujit, Parku Kombëtar i Prespës është një zonë kyçe për ruajtjen e tyre.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Në Korçë dëmtohet impianti elektrik, ekipet pa stërvitje..

Në Korçë të shumta janë ekipet e futbollit edhe pse janë disa terrene sportive, stërvitjet vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Por nga sa është mësuar tek fusha stërvitore pranë pallatit të sportit, ka disa ditë që impianti elekrik i projektorëve ka pësuar një defekt dhe për pasojë nuk ka ndriçim. Kjo ka sjellë që disa ekpe që kishin orën stërvitore pasdite të mos zhvillojnë stërvitje.

Pritet që punonjësit e bashkisë të sektorit të ndriçimit të ndërhyjnë për rikthimin e energjisë elektrike, që ekipet e moshave të vogla të zhvillojnë normalisht procesin stërvitor.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

FSHF Sunday League 2024-25/ Nis sot sezoni i gjashtë i futbollit amator, luhen pesë takimet e para

Edicioni i gjashtë i kampionatit amator FSHF Sunday League Albania 9×9 do të startojë mbrëmjen e sotme, ku do të luhen pesë takimet e para në grupet A dhe B. Një sezon që pritet të dhurojë emocion dhe spektakël, teksa këtë edicion janë regjistruar plot 37 skuadra.

Kampionët në fuqi të Vila L do të përballen në ndeshjen e parë me ekipin e MD. Takimi do të luhet në kompleksin sportiv “Football Republic”, në orën 20:00. Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe ndeshja Ju Ar Plast – Legjendat, ndërsa në 21:00 do të përballen Friend’s Team – North Gate dhe ATS – Luminesen.

Po sot, në orën 22:00 do të luhet edhe sfida Urban – Musa. Java e parë e kampionatit FSHF Sunday League Albania do të ulë siparin të enjten më 26 shtator.

Advertisement

Më poshtë edhe kalendari i plotë i javës së parë për kampionatin FSHF Sunday League:

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Reagon gazetari pas kërcënimeve: Nuk më trembet syri fare!

Ka qenë gazetari sportiv Redi Dondollaku që ka bërë një reagim pas kërcënimeve për shkak të profesionit. Ja reagimi i tij.

“Presionet dhe kërcënimet që vijnë herë pas here për gazetarët sportivë nga njerëz të pakulturuar të botës së futbollit, janë bërë si buka që hamë! Unë do të përballem dhe as më trembet syri fare.

Gazetari i vërtetë duke iu referuar futbollit ku edhe unë bëj pjesë është ai që:

Advertisement

Ai që bën skedën e saktë të një ndeshjeje

Shkruan me objektivitet çdo gjë që shikon

Nuk ka urrejtje ndaj trajnerëve dhe futbollistëve

Nuk vendos gjoba siç ndodh rëndom sot

Advertisement

Shkruan drejt edhe pse të tjerët mund ta mërzisin

Ka të drejtën të kritikojë, në qoftë se pretendon se është njohës i fushës

Si gazetar mendoj se i kam bërë më të mirën qytetit tim, futbollistëve dhe skuadrës, për këtë jam paguar me kacidhe nga pronarët. Nuk mendoj se i kam rënë dikujt në qafë. Kam thënë të vërtetën , këtë të bëjnë edhe të tjerët dhe mos frikësohen nga askush.

Ata të paftë nuk shikojnë veten, por kërkojnë të gjëjnë aludime të kota dhe mendojnë se presionet apo kërcënimet janë mënyra e duhur unë ju them:

Advertisement

“Pushka top ju bëftë”

Kam frikë vetëm të madhin Zot, pres çdo gjë me krahë hapur!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!  

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!   
Jemi sot në këtë të enjte, kur data shënon 19 shtator 2024. 

Sot kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me këtë pamje të bukur nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit, shpallur si monument i trashëgimisë kulturore, duke uruar më të mirën për ju miq të “Korça Boom”.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë Ju dhe të dashurit tuaj!   

Advertisement

Të enjte të mbarë dhe të bukur miq të faqes sonë! 

Continue Reading

Lajme

Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …

Skënderbeu- Teuta 3-1

(25-18, 25- 21, 21-25, 25- 14)

Korçaret e volejbollit i kanë bërë një hapje sezonit me një fitore, fitore që vjen pas fitimit të kupës, por tani janë në garën e madhe të sezonit. Përballë në Korçë kanë pasur ekipin e Teutës që para disa ditësh e kanë eleminuar edhe nga kupa.

Advertisement

Një ndeshje me mjaft emocion, kjo pasi edhe Teuta ishte një ekip për t’u respektuar, por korçaret nuk e kanë vënë në diskutim fitoren. Kështu seti i parë dhe i dytë janë fituar nga vendaset. Në setin e tretë është Teuta që luan të gjitha shanset për të lënë gjurmë dhe ka lënë duke fituar një set.

Më pas në setin e katërt është një diferencë e dukshme ku miket kanë shënuar vetëm 14 pikë. Gjithsesi një takim me ritëm dhe vërtet foli për një rritje të volejbollit shqiptar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Lajme

Veteranët e futbollit të Kolonjës i rikthehen edhe një herë fushës së blertë

Sot në stadiumin “GRAMOZI” është luajtur takimi i dytë për veteranët, Gramozi-Melesini i cili është mbyllur me rezultatin 3-1 për vendasit, ndryshe nga takimi i parë në transfertë, ku rezultati ishte i barabartë 3-3.

Në foto janë tre futbollistë të viteve 80-90. Në të majtë sulmuesi Edmont Aliko, dy mbrojtësit e qendrës Spiro Prifi dhe Thoma Kana të cilët kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në ato vite me skuadren e Gramozit.

Edhe sot kujtohet ai brez nga tifozëria për rezultatet pozitive që ka arritur me trajner Profesor Fatmir Sheko dhe Asqeri Feka.

Advertisement

Continue Reading

Flash News