Connect with us

Fama

13 vite si sot pa Vasillaq Vangjelin!

Aktori Vasillaq Vangjeli i lindur në 19 shkurt 1948, vdiq më 26 shtator 2011 pasi vuante nga diabeti. Për më shumë se 45 vjet në skenë, Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë.

Biografia

Në vitin e tretë të Mjekësisë, Vasillaq Vangjeli e braktis shkollën për të hyrë në Institutin e Lartw tw Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër. Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit dhe që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në estradë dhe aktor i Estradës së Tiranës.

Advertisement

Në këto kushte aktivizohej që atëherë në Estradën e Shtetit, që nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu.

Jeta Artistike

Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vangjeli ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat.

Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla.

Advertisement

Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura. E kështu ndodh edhe me Vasillaqin. Humori është i lindur që me lindjen e tij. Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë.

Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lëvizja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhëri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre.

E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e merituar të kësaj të fundit.

Estrada nuk e deshi në fillim, punonte pa dëshirë, pa vëmendje. Bënte mungesa në punë, role pa cilësi. Por është po ky artist që u lidh aq shumë me estradën, me humorin, instrumentet, paroditë sa nuk shpjegohet dot më.

Advertisement

Më pas Estrada u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike, u bë vendi ku realizoi ëndrrën aktoreske. Vlerat i maten me rolet e interpretuara, e nuk janë pak. Të freskët e cilësor e plot shaka. I kalojnë të 100 role të krijuara në estradë, teatër, kinematografi, etj. Të gjithë i kujtojnë: dhëndrin Koçi tek “Zonja nga qyteti”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, ose rolin e Lolos, një lolo tragjik-komik me nuanca tepër fine të interpretimit.

Të shumtë janë rolet në Estradë si: tek komedia e Vodvil “Mirelo”, Xhixh, “Pa martuar 50-vjeçar” apo të kujtojmë skeçet e paroditë. Tani është i angazhuar me një rol në komedinë “HARVEY”. Komedi e bukur, rol i bukur. Regjia është e Hervin Çulit. Më pas ka regjinë e një varjetee, a një tjetër ftesë në Teatrin Kombëtar, e pastaj një tjetër ftesë…

Vaso tani nuk punon më si aktor profesionist pranë ndonjë institucioni. Ai doli në asistencë si e gjithë trupa e Estradës së Tiranës. Shtëpinë e tij e ka kthyer në lokal ku argëton të tjerët, por argëtohet edhe vetë. I shkojnë vazhdimisht miq e shokë, kolegë. Edhe aty humorin nuk e lë, me barcaleta, ngjarje të vërteta e të sajuara. “pjesë e profesionit”- thotë.

E kështu jeta e Vasillaqit do të vazhdojë dhe ai përsëri do të bëjë humorin e tij në vorbullën e ekonomisë së tregut.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Advertisement

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Fama

Luan Zhegu feston ditëlindjen! Sa vjeç mbushi këngëtari i mirënjohur

Urojmë sot në ditën e lindjes, këngëtarin e madh Luan Zhegu.

Gëzuar mjeshtër, edhe 100!

Luan Zhegu ka festuar 75-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Advertisement

Këngëtarë dhe miq u mblodhën bashkë për të festuar ditëlindjen e këngëtarit të shquar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Fama

Antoneta Papapavli, aktore e magjishme e skenës dhe kinemasë shqiptare (1938-2013

Antoneta Papapavli, aktore e magjishme e skenës dhe kinemasë shqiptare (1938-2013)

Aktorja e 130 roleve, Antoneta Papapavli, e cila në karrierën e saj të gjatë artistike mbajti titullin “Artiste e Merituar” është një nga themeluese e artit dhe kulturës shqiptare. Rolet e saj janë gjurmë në memorjen e publikut.

Një personazh i kuruar, i hijshëm, ku elaganca dhe pamja e këndshme estetike që e karakterizon aktoren, bëri që ajo të diferencohej dhe të mbetej gjatë në kujtesën e një publiku të madh.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Fama

Kujtojmë sot 104 vjetorin e lindjes së Artistes së Popullit Marie Logoreci!

Kujtojmë sot 104 vjetorin e lindjes së Artistes së Popullit Marie Logoreci! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

Marie Logoreci (1920-1988). Aktore e teatrit. Lindi në Shkodër, më 23 shtator. Qysh nga viti 1940 u aktivizua fillimisht si këngëtare dhe më pas në grupet amatore teatrore. Më 1947 u pranua si aktore profesioniste në Teatrin Popullor, duke qenë nga artistet e para profesionniste shqiptare. Luajti rolin e Elmirës në komedinë “Tartufi” të Molierit, ku spikati për dhuntitë e saj dramatike.

Në vitin 1949 luajti Alisën në dramën “Rrënjë të thella”, kurse në vitin 1950 interpretoi rolin e Fatimes nga drama “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës. U bë e njohur, duke fituar një vend të merituar në teatër, veçanërisht me interpretimin e Lokes në dramën “Toka jonë” (1954) e K. Jakovës, regjisor Pandi Stillu, të cilën e luajti më vonë edhe në filmin me të njëjtin titull, më 1964.

Advertisement

Ajo paraqiti në skenë një nënë të vuajtur nga padrejtësitë e bëra më parë dhe, sado që e poshtëruar nga nëpërkëmbja që i patën bërë në nderin e saj, kishte mbetur sidoqoftë një grua burrneshë e krenare, në rizgjim, që kërkonte me ngulm të vinte në vend dinjitetin dhe personalitetin e shkelur tinëzisht (nga antagonisti i dramës, Tuç Maku). Në filmin e parë artistik shqiptar të metrazhit të shkurtër “Fëmijët e saj”, 1957, luajti rolin e Fatimes.

Po këtë vit realizoi një nga figurat mbresëlënëse të karrierës se saj, atë të Ledi Milfordit në dramën “Intrigë e dashuri” të Shilerit, me regjisor Mihal Luarasin. Individualiteti artistik në mishërimin e figurave të grave të forta, e krenare, të cilat durojnë dhimbje e plagë të thella, erdhi duke u formësuar nga viti në vit në shumë drama ku ajo luajti, si nga dramaturgjia shqipe, ashtu edhe e huaj.

Në vitin 1961, M. Logoreci spikati në rolin e Bernarda Albës në dramën “Shtëpia e Bernarda Albës” e F. G. Lorkes, në të cilën paraqiti gruan e rreptë spanjolle, me barrën e paragjykimeve cinizmin dhe raportet patriarkale e tiranike ndaj vajzave të saj, me qëndrimin përjashtues kundrejt dashurisë së tyre, lirisë së zgjedhjes etj. Në tragjedinë “Hamleti” të Shekspirit, 1960, interpretoi rolin e Getrudës, duke e parë atë në cakun e bjerrjes morale dhe vuajtjen e pendesës që zë fill pas bisedës me të birin, Hamletin.

Në dramën “Përkoligjinajt” të K. Jakovës, 1967, i dha jetë figurës së Marës dhe shpështjellimit të saj shpirtëror në pranimin e realitetit të ri, që po zinte vend në familjen patriarkale shqiptare, ndërsa në dramën “Cuca e maleve”, 1967, e Loni Papës, ajo krijoi një figurë tjetër nëne, Prendën, të dhimbshme e mallëngjyese.

Advertisement

Arritje e shënuar artistike ishte për aktoren edhe interpretimi i figurës së Gjelës në dramën “Përmbytja e madhe” (1976) e K. Jakovës, përmes së cilës luajti malësoren e rënduar nga fati dhe vdekja e të afërmve, që nuk i kupton mirë të ardhmen dhe ndryshimët e marrëdhënieve sociale të kohës; gjithashtu ajo dha edhe zemërimin e ligjshëm nga mashtrimi që i ishte bërë.

Aktrimi i M. Logorecit është dalluar për vërtetësi, natyrshmëri, thellësi ndjenjë, për emocionin e ngrohtë njerëzor që transmetonte te publiku. Bënte një lojë të tipit pasional. Rrekej ngaherë që të jepte botën e pasur shpirtërore të personazheve, duke depërtuar nga gjendjet e tyre kontradiktore e të dyfishta.

Aktorja shquhej për zërin melodioz; synonte tonet tragjike, duke sjellë në skenë figura grash e nënash të përvuajtura, por krenare e të forta. I është dhenë titulli “Artiste e Popullit”. Ndahet nga jeta më 19 qershor 1988 në qytetin e Tiranës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

14 vite pa Legjendën e boksit Dhori Gërnjoti!

Legjenda dhe ish-boksieri korçar Dhori Gërnjoti u nda nga jeta më 18 maj 2010 në moshën 67-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Legjenda e boksit shqiptar, Dhori Gërnjoti filloi të merrej me boks që në moshën 14-vjeçare në ekipin e të rinjve, të themeluar nga babai i tij.

Ndeshja e parë për Dhori Gërnjotin ishte ajo në vitin 1958, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ku u mund nga boksieri shkodran Viktor Martini. Por kjo do të ishte humbja e parë dhe e fundit. Në vitin 1959, Dhori së bashku me të vëllanë shpallen kampionë të Spartakiadës së Parë në Tiranë, ndërsa në 1960.

Dhori zuri vendin e parë në grup në kampionatin kombëtar të të rinjve. Dy vjet më pas, në vitin 1962 në kampionatin kombëtar të të rriturve mundi në finale boksierin e famshëm Daniel Vida. Karriera brilante e boksierit korçar dhe ëndrra e tij u ndërpre në vitin 1962, kur së bashku me tre shokë vendosi të arratisej për në Greqi, por u kap dhe ndaj tij nisi kalvari i vuatjeve në burgjet e regjimit komunist.

Advertisement

Dhori Gërnjoti u dënua me 18 vjet heqje lirie për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë vendit dhe vuajti dënimin në burgun e Burrelit. Tenton sërisht së bashku me disa shokë të arratisen, por nuk mundën veçse të kalonin rrethimin e burgut, pasi u ndaluan nga breshëritë e plumbave të rojeve.

Në vitin 1967 gjykohet sërish dhe dënohet me vdekje, me pushkatim, por më pas ky dënim u kthye në 25 vjet burgim. Pasi vuajti plot 20 vjet burg, në vitin 1987 Dhori Gërnjoti u la i lirë. Në fillim të viteve ’90, i rikthehet edhe një herë ringut së bashku me të mirënjohurin Ahmet Golemi në një ndeshje simbolike në qytetin e Korçës, ku dhuroi emocione të paharruara për të gjithë adhuruesit, duke shënuar dhe rifillimin e sportit të boksit në Shqipëri.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Fama

Liri Lushi sot feston ditëlindjen e 70-të!

Liri Lushi lindi në Tiranë në vitin 1954. Ajo sot feston ditëlindjen e 70-të. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ia solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.

Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore.

Advertisement

Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.

Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtoreshë artistike e Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.

Edhe 100 vite të tjera Liri.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Kujtojmë sot 105 vjetorin e lindjes të aktorit Lazër Vlashi! Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Kujtojmë sot 105 vjetorin e lindjes të aktorit Lazër Vlashi! Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Lazer Vlashi (1919-2015). Aktor. Lindi në Durrës, më 15 shtator. U aktivizua qysh herët në Lëvizjen Teatrore Amatore të qytetit të lindjes. Krahas roleve të meshkujve, ai interpretoi edhe disa role femrash në vitet ’30 për mungesë aktorësh, sikundër janë Olimbia te “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit, Dia tek “I mjeri djalë” dhe mbretëresha te “Karlo Topia” të Kristo Floqit etj.

Aftësitë e tij aktoriale në grupin amator pranë Shtepisë së Kulturës Durrës, bënë që në vitin 1948, pas një konkursi, të fillonte punë si aktor profesionist në Teatrin Popullor në Tiranë. Aty kreu edhe një kurs njëvjeçar kualifikimi për aktor, në studiot që ngriheshin herë pas here.

Advertisement

Roli i tij i parë ishte Celuhovi në dramën “Guvernatori i provincës”, më 1949. Luajti në skenën e Teatrit Popullor për 40 vjet, duke mishëruar mbi 100 role, kryesisht të dyta dhe episodike. U shqua në portretizimin e tipave dhe karaktereve që vinin, më të shumtët, nga shtresat intelektuale e qytetare, njerëz me sqimë, aristokratë të sjelljes, zyrtarë të lartë e cinikë, sikundër edhe oficerë dhe ushtarakë nervozë nga forcat pushtuese, burra ironikë e me temperament, të moshuar shpirtbardhë apo pleq shpotitës, tipa ambiciozë etj.

Kjo u pa në shfaqjet: “Guvernatori i provincës”, “Orët e Kremlinit”, “Përmbysja”, “I çuditshmi, “Shtatë shaljanët”, “Mbi gërmadha”, “Hamleti”, “Otello”, “Mbreti Ilir”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Një letër e humbur”, “Doktor Aleksi”, “Cuca e maleve”, “Lumi i vdekur”, “Arturo Ui”, “Një nuse për Stasin”, “Komunistët” “Valsi i Titanikut” etj. Edhe në kinematografi ka marrë pjesë në filma të ndryshëm me role të vogla, ku ka spikatur te filmi “Debatik” (kuestori), “Njësiti gueril” (oficeri fashist), “Ndërgjegja” (prokurori), “Mysafiri” (agjenti i huaj) etj.

L. Vlashi ka interpretuar me qindra figura në “Radio Tirana”, si radiodramatizime në emisione të ndryshme të saj dhe posaçërisht te “Teatri në ekran”. Aktrimi i tij skenik, për hirin e tij fizik, syrin zhbirues, qetësinë dhe sigurinë, sikurse për trajtimin plastik të rolit, rëndom me levizje të prera e të kontrolluara, për temperamentin dhe ritmin e shpejtë gjatë situatave të ndera etj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Edhe 100 i madhi Reshat Arbana!

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur happen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Advertisement

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhërin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

11 vite më parë u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Antoneta Papapavli

11 vite më parë, më 15 shtator 2013 u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Antoneta Papapavli (1938-2013), e kujtojmë me nderim e respekt…

Antoneta Papapavli (1938-2013). Lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938. Kreu studimete larta në ILA, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në TP, ka mbi 20 vjet karrierë artistike si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar. Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, Liria “Pallati 176”, etj.

Doli në pension në tetor 1985. Që prej 30 vjetësh nuk është ngjitur më në skenë, për arsye shëndetësore. Ndahet nga jeta në 15 shtator 2013. Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Advertisement

Continue Reading

Fama

Figura të Shquara të Qarkut Korçë/ Lasgush Poradeci, “Nder i Qarkut”

Figura të Shquara të Qarkut Korçë

Lasgush Poradecit i është dhënë titulli “Nder i Qarkut”, me motivacionin “Poet lirik dhe figurë e shquar atdhetare”, 2002.

Ai është nga lirikët më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Advertisement

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.

Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News