Connect with us

Aktualitet

A do të ndryshojë edhe këtë vit ora? Ja si pritet të shkojnë akrepat dhe në cilën ditë

Për pak kohë do t’i rikthehemi sërish kohës dimërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ftohtë.

Ndërrimi i akrepave të orës me një orë më pas do të bëhet natën mes së shtunës të 26 dhe së dielës të 27 tetorit, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00 .

Ndërkaq tashmë shumica e pajisjeve elektronike janë krijuar për t’u përshtatur automatikisht, ndërsa ora analoge e shtëpisë, nga ana tjetër, nuk mund të injorojë ndërhyrjen tonë.

Advertisement

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Ditën e parë të gjithë do të shijojmë një orë gjumë shtesë, ndërkohë që në përgjithësi tashmë do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë.

Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Duhet të merret parasysh gjithashtu se, si çdo vit, oraret e reja do të përcaktojnë një lloj ndryshimi fazor në orën biologjike, veçanërisht për sa i përket ritmit gjumë-zgjim.

Advertisement

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën ndërmjet së shtunës të 29 dhe së dielës të 30 marsit 2025, kur do të duhet të lëvizim sërish akrepat e orës përpara për t’u kthyer në orën verore.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Aktualitet

Ekspozita imersive “Ikonografia Shqiptare – Mjeshtrat e Mëdhenj”

Ekspozita imersive “Ikonografia Shqiptare – Mjeshtrat e Mëdhenj”, e cila u shfaq për herë të parë për publikun tek Galeria e Arteve Digjitale në Korçë është kandidate dhe përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Trashëgimisë Kulturore “Heritage in Motion”.

Është hera e parë që Shqipëria kandidon me një produkt të tillë artistik të arteve të reja, në kategorinë “New Digital Experiences”.

“Ikonografia Shqiptare – Mjeshtrat e Mëdhenj”, e bazuar në fondin e jashtëzakonshëm të Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, është një ekspozitë digjitale që sjell në jetë kryeveprat e emrave të njohur si Onufri, David Selenica, Konstandin Shpataraku, etj., duke shfaqur punën e tyre të jashtëzakonshme që karakterizon artin fetar mesjetar, bizantin dhe post-bizantin shqiptar.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Kryetari i Bashkisë Korinth, Greqi z.Nikolao Stavrelisnë vizitë në Bashkinë Maliq

Kryetari i Bashkisë Korinth, Greqi z.Nikolao Stavrelisnë vizitë në Bashkinë Maliq.

Në fokus të takimit bashkëpunimi midis dy institucioneve tona në fushën e kulturës, sportit,

turizmit e trashëgimisë kulturore.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”

– Biblioteka Publike”Mitrush Kuteli” –

Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” së bashku me mësueset Monika dhe Mira vizituan ambientet e bibliotekës.

Dëgjuan me vëmendje përrallën “Derrkuci që bëri dush” nga autori Tasim Gjokutaj si dhe zhvilluam nje bisedë rreth këtij libri.

Advertisement

Faleminderit vogëlushëve për këtë ditë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Si parashikohet moti për ditën e sotme e enjte 26 shtator 2024!

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës, përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës, të cilat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek.

Advertisement

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 27°C
në zonat e ulëta 11 deri 30°C
në zonat bregdetare 14 deri 29°C

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Gëzuar ditën e emrit Hirësi Joani

I urojmë Mitropolitit të Korçës, Hirësi Imzot Joanit Pelushi në ditën e emrit të tij, në kujtim të Jetëndërrimit të Apostullit dhe Ungjillorit Joan, vite të shumta dhe të bekuara.

Zoti ta fuqizojë në veprën e tij baritore dhe qoftë gjithmonë një kryeprift i denjë dhe shembull për grigjën e zgjedhur të Mitropolisë së Korçës. Për shumë vjet o Kryezot!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga kisha e Shën Ilias!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!

Sot është e enjte, 26 shtator 2024 dhe kemi zgjedhur të ndajmë me ju një pamje të bukur të kishës së Shën Ilias.

Kjo kishë, me historinë dhe arkitekturën e saj të veçantë, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

Advertisement

Në këtë ditë, le të lutemi për bekime nga Zoti për të gjithë ju. Urojmë që çdo moment i ditës suaj të jetë i mbushur me lumturi dhe energji pozitive.

Ju dëshirojmë një ditë sa më të mbarë dhe të bukur!

Me dashuri, ekipi i “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Vijon puna për shtrimin e trotuareve në Lagjen 15, Rruga “10 Korriku” në Korçë

Lagjja 15

Vijon puna për shtrimin e trotuareve me pllaka dhe vendosjen e bordurave.

Aktualisht po punohet në Lagjen 15, Rruga “10 Korriku”.

Advertisement

Në çdo skaj të Korçës punojmë për t’u siguruar banorëve kushte bashkëkohore.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë vijon punën në shkollat 9-vjeçare!

Vijon puna pranë Kabineteve Dentare të Shërbimit Stomatologjik pranë NJVKSH Korçë dhe prane Kabineteve Dentare të pozicionuara në shkollat 9- vjeçare:

“Stavri Themeli”, “Sotir Gura” dhe në shkollën e mesme te bashkuar “ Bardhyl Pojani”.

Fëmijët e moshës 0-18 vjeç mund të marrin shërbimin e nevojshëm pranë këtyre kabineteve dentare nga e hëna deri ditën e premte.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë mirëpriti nxënësit e klasës së parë të Shkollës “Demokracia”

Në Javën Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë mirëpriti nxënësit e klasës së parë të Shkollës “Demokracia”, të cilët u njohën me thesaret që mban ky muze dhe organizuan aktivitetin “Ngjyrosim së bashku”.

Shumë aktivitete të bukura ju presin përgjatë gjithë kësaj jave në Muzeun e Artit Mesjetar.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Rregullorja e re/ Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njëlloj për të gjithë

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë. Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar këtë muaj rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit; vjetërsia e mjetit.

Advertisement

Përveç faktorëve të mësipërm, rregullorja parashikon që shoqëritë e sigurimit mund të zbatojnë edhe faktorë të tjerë risku, të përcaktuara prej tyre.

Këta faktorë risku do të përdoren në përllogaritjen e primit të sigurimit për kategorinë e autoveturave, në produktin e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë e brendshme ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme), por jo për produktet e sigurimit kufitar dhe të kartonit jeshil.

Shoqëritë e sigurimit do t’i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas metodologjisë së përcaktuar, por janë të detyruara të njoftojnë AMF-në të paktën 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit.

Së bashku me njoftimin për aplikimin e tarifave të reja të primit, shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë pranë Autoritetit bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë, të paraqitur në formën e një raporti me shkrim.

Advertisement

Autoriteti, në funksion të mbikëqyrjes së veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, mund të urdhërojë rishikimin e tarifave të reja të primeve, nëse konstaton se baza e të dhënave për hartimin e tabelave të primit të sigurimit nuk është e saktë, ose shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale dhe metodologjinë e përdorur për përfshirjen e faktorëve të riskut të përcaktuar me këtë rregullore.

Shoqëritë e sigurimit nuk mund të aplikojnë tarifa të primit të sigurimit të ndryshme nga ato të raportuara në Autoritet dhe nuk mund t’i ndryshojnë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm më shumë se dy herë brenda një viti kalendarik.

Shoqëritë e sigurimit duhet të publikojnë në faqen zyrtare të internetit, gjatë gjithë periudhës së zbatimit, koeficientët e faktorëve të riskut, shoqëruar me raste të zbatimit të tyre në praktikë, si dhe primet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.

Shoqëritë e sigurimit gjithashtu duhet të mbajnë të afishuara në çdo pikë shitjeje tabelat me primet e sigurimit, të miratuara gjatë periudhës së zbatimit të tyre. Rregullorja e re do të hyjë në fuqi në 1 janar 2025.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News