Connect with us

Sporti

“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana

Java e gjashtë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën. Takimi i parë i kësaj jave është Skënderbeu – Laçi, që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, në orën 17:00.

Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana. Supersfida e javës së gjashtë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00. Një nga duelet më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore” ku spektakli është i garantuar.

Tre takimet e tjera të javës së gjashtë do të luhen të dielën. Vllaznia do të përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”, në orën 17:00. Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit. AF Elbasani do të presë në shtëpi Egnatian, ndërsa Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me Dinamo City-n.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Randi Dumfor tregon arsyet e rikthimit tek Skënderbeu…

Nuk ka mundur dot të arrijë një lëvizje nga merkatoja e verës Randi Dumfur, kështu që është detyruar të rikthehet tek Skënderbeu ku edhe ka një kontratë në vazhdimësi.

Randi së pari ka një falenderim: “Dua të falenderoj Skënderbeun që më rihapi derën për t’u rikthyer dhe për këtë jam shumë i lumtur.” Për të kshte një interesim nga një klub nga Arabia, por kjo ka dështuar.

Randi jep detaje: “Janë disa arsye që nuk u bë i mundur ky kalim, ku mbi të gjitha ishte çështja e dokumentacionit.”

Pra, duket se kanë qenë arsye objektive sipas Randit. Pak rëndësi ka ky fakt, rëndësi ka fakti se korçarët kanë një forcë më shumë në repartin e mbrojtjes. Randi duke folur për gjendjen e tij deklaron: “Jam gati të luaj që në ndeshjen e radhës, pasi kam zhvilluar stërvitje individuale.”

Advertisement

Një gjë e tillë është deklaruar edhe nga drejtuesit e ekipit se Randi ka një gjendje shumë të mirë fizike.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

UEFA mbledh Konferencën për Trajnerët e Kombëtareve & Drejtorët Teknikë

EURO 2024 nuk përfundoi kur Spanja ngriti trofeun pas fitores ndaj Anglisë në Berlin.

Në fakt, investimi i UEFA-s në një ngjarje të tillë të klasit botëror shkon përtej vërshëllimës së fundit të arbitrit dhe këtë javë, me mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), UEFA zhvilloi Konferencën e 14-të për Trajnerët e Ekipeve Kombëtare dhe Drejtorët Teknikë nga e gjithë Evropa në Gjermani për të analizuar tendencat kryesore taktike që u vunë re gjatë turneut kontinental.

Në konferencën e zhvilluar në Berlin morën pjesë edhe zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Dorival Guidoni Junior dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.

Fokusi i kësaj konference ishte analiza teknike e lojës përgjatë EURO 2024, ku u prezantua një raport i hollësishëm teknik, bazuar në performancën e skuadrave, teksa referuan emra të njohur si Fabio Capello, Arsen Wenger, Rafa Benítez, David Moyes, Michael O’Neil, etj.

Advertisement

Gjithashtu, u diskutua mbi ekspertizën e të gjithë drejtuesve teknikë, të cilët ndanë eksperiencën dhe idetë se si UEFA mund të mbështesë më mirë në katër fusha të rëndësishme si: zhvillimi i lojtarëve të rinj të elitës, analiza e performancës/raportet teknike, edukimi i trajnerve dhe futbolli i bazës.

Përgjatë punimeve të konferencës u mbajtën diskutime nga trajnerë të suksesshëm, si Luis de la Fuente, Julian Nagelsmann, Didier Deschamps, Willy Sagnol, Roberto Martínez, të cilët folën rreth EURO 2024 dhe jetës si trajner i një kombëtareje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

BERLIN, GERMANY – SEPTEMBER 16: A general view of the location during the 14th UEFA Men’s National Team Coaches & Technical Directors Conference on September 16, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Reinaldo Coddou H. – UEFA/UEFA via Getty Images)
BERLIN, GERMANY – SEPTEMBER 16: UEFA EURO 2024 Technical Observer Rafa Benitez speaks during the 14th UEFA Men’s National Team Coaches & Technical Directors Conference on September 16, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Reinaldo Coddou H. – UEFA/UEFA via Getty Images)
BERLIN, GERMANY – SEPTEMBER 16: UEFA EURO 2024 Technical Observer Fabio Capello speaks during the 14th UEFA Men’s National Team Coaches & Technical Directors Conference on September 16, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Reinaldo Coddou H. – UEFA/UEFA via Getty Images)
BERLIN, GERMANY – SEPTEMBER 17: FIFA Chief of Global Football Development Arsène Wenger speaks during the 14th UEFA Men’s National Team Coaches & Technical Directors Conference on September 17, 2024 in Berlin, Germany. (Photo by Reinaldo Coddou H. – UEFA/UEFA via Getty Images)

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të diel.

4 ndeshje do të luhen më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Pra, për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, sepse në Pogradec presin vetëm fitoren.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gati ndryshimet tek Skënderbeu…

Trajneri dhe stafi i korçarëve duket se janë gati për ndryshime në ndeshjen e radhës. Nga sa është parë në procesin stërvitor të këtyre ditëve, por edhe për atë se pothuajse të gjithë futbollistët e afruar në ditët e fundit të merkatos janë përshtatur, ka ardhur një moment ndryshimi.

Duke parë edhe mungesën e pikëve, pavarësisht lojës së mirë bëhet domosdoshmëri që të ketë një ritëm tjetër. Ditën e djeshme është afruar edhe Randi, futbollisti i sigurisë në mbrojtjen korçare, i cili mendohet që të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës.

Tani është stafi që po projekton edhe ndryshimet në formacionin bazë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë

Nuk ka asnjë dilemë për të ardhmen e trajnerit Samuel Nikaj. Ai do të jetë trajner i Pogradecit edhe në vazhdim. E gjithë kjo pasi presidenca liqenore, pas takimit që ka pasur me trajnerin, ka shprehur me shumë siguri besimin për të vazhduar punën e nisur, një punë që është vlerësuar shumë nga drejtuesit.

Madje edhe vetë Nikaj ka qenë i bindur se ky ekip ka reaguar fuqishëm, me lojëra të mira, por që kanë qenë faktorë të tjerë, pra ajo pjesë e gjykimit ku liqenorët kanë reaguar.

Samuel Nikaj si një trajner profesionist i ka kërkuar presidencës edhe një herë besimin apo jo, dhe përgjigjja ka qenë pozitive që duhet të vazhdojë.

Nikaj kështu, edhe pse kishte dilemat e veta, tashmë është tek ekipi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sport Bote

UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, njëherazi zv.president i UEFA-s, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu morën pjesë në mbledhjen e UEFA TEP (Top Executive Programme), që u zhvillua në Kanë të Francës.

Të pranishëm ishin Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, drejtuesit më të larta të federatave anëtare dhe drejtuesit e departamenteve më të rëndësishme të qeverisë së futbollit europian.

Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme të futbollit të ekipeve kombëtare, EURO 2024, sistemi i investimeve dhe shpërblimeve të programit HatTrick IV, ndryshimi i formatit të kompeticioneve të klubeve për sezonet 2024/2027, përditësim mbi arbitrimin gjatë EURO 2024 si edhe shpërndarja e fondit të solidaritetit.

Gjithashtu, në një sesion të veçantë u diskutua mbi marrëdhëniet mes federative anëtare në UEFA dhe FIFA-s, konfederatat e tjera dhe bashkëpunëtorët, si dhe mënyrën se si politika ndikon në futbollin europian.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Laçi si “macja e zezë” për Skënderbeun/ Në Korçë, ka 5 vjet që nuk fitojnë bardhekuqtë!

Të shtunën në orën 17:00 Skënderbeu pret Laçin në shtëpi në ndeshjen e 6-të të kësaj superlige. Në 5-së javët e para Skënderbeu ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, duke u renditur në vendin e 9-në në renditje m 4 pikë. Një pikë më pak, pra në vendin e fundit janë kurbinasit me 3 pikë, 3 barazime dhe 2 humbje.

Me pak fjalë do të kemi përballjen e dy vendeve të fundit, ndërkohë që sot po sjellim shifrat dhe faktet e përballjes Skënderbeu-Laçi në stadiumin “Skënderbeu”.

10 ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve kanë shifra që flasin për kurbinasit, ndërkohë që Skënderbeu ka plot 5 vjet që nuk e mund e Laçin në qytetin juglindor. Kurbinasit në këtë mënyrë janë si “macja e zezë” për Skënderbeun të paktën këto vitet e fundit.

Në 10 përballjet e fundit që po i sjellim më poshtë, Skënderbeu ka vetëm 1 fitore, 5 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe plot 4 herë kanë fituar miqtë.

Advertisement

Fitorja e fundit e Skënderbeut është ajo e shkurtit të vitit 2019-të, pra më shumë se 5 vite që Skënderbeu nuk e shijon një fitore në shtëpi ndaj kurbinasve.

Më 2 shkurt të vitit 2019 Skënderbeu do ta mposhte për herë të fundit Laçin me rezultatin 2-1, me gola të Krasniqit dhe Pervan me 11-metërsh në pjesën e dytë dhe në fund do të shënonte golin e vetëm për miqtë Selmani nga pika e bardhë. Qysh prej asaj dite vetëm barazime dhe humbje për Skënderbeun, ndërkohë që shpresojmë që këtë të shtunë të thyhet tersi dhe Skënderbeu të kthehet te fitorja me kurbinasit në stadiumin “Skënderbeu”.

10 ndeshjet e fundit në stadiumin “Skënderbeu”:

08.05.2024 Skënderbeu-Laçi 1-1

17.12.2023 Skënderbeu-Laçi 0-1

Advertisement

14.05.2022 Skënderbeu-Laçi 1-2

15.01.2022 Skënderbeu-Laçi 0-0

13.03.2021 Skënderbeu-Laçi 0-2

05.12.2020 Skënderbeu-Laçi 1-1

15.06.2020 Skënderbeu-Laçi 1-1

Advertisement

02.11.2019 Skënderbeu-Laçi 1-4

11.02.2019 Skënderbeu-Laçi 2-1

31.08.2018 Skënderbeu-Laçi 1-1

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Kur transmetohet tradita në volejboll/ Një foto e veçantë

Korça ruan një traditë në lojën e rrjetës edhe për meshkuj. Jo vëtëm një brez, por shumë breza janë sot krenaria e këtij qyteti që ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë volejbollistë. Duket se vërtet është një shkollë më vete dhe shkolla ka vlera.

Ish-volejbollistë që rreshtohen me të rinjtë dhe transmetojnë vlerat dhe përvojën e tyre, madje ashtu sportivë. Për më shumë shikoni me vëmendje foton!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!

Është mbyllur aventura e Randi Dumfor, pasi ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Skënderbeun. Këtë e zbulon “Korça Boom”, teksa për të gjithë tifozët bëjmë me dije se Randi ka mbërritur në qytetin juglindor dhe është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Kishte muaj të tërë që Randi mungonte te Skënderbeu, por pretendohej që do të shitej së pari në Azerbaixhan dhe më pas në Arabinë Saudite. Në momentet e fundit nuk u firmos kontrata dhe Randi u detyrua që të kthehej në qytetin juglindor.

Vonesa e pajisjes me vizë bëri që Randi të vonohej kaq shumë dhe tashmë mund të themi që është forcuar shumë reparti i prapavijës.

Tashmë i vetmi problem është forma e mbrojësit, pasi do të t’i duhen ditë të tëra që të arrijë ritmin e grupit. Në momentin që do të jetë gati, Randi do të aktivizohet menjëherë në formacion.

Advertisement

Edhe prapavija në këtë mënyrë është mbushur te Skënderbeu dhe bardhekuqtë e kanë grupin e plotë.

Tashmë mbetet të shikojmë reagimin e skuadrës në fushë, pasi presidenti Ardjan Takaj e plotësoi skuadrën me të gjithë grupin.

Njëkohësisht Randi pritet të firmosë kontratën e re, ose e thënë ndryshe ta rinovojë, pasi ka kontratë deri në muajin janar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore

Java e dytë e kampionatit kombëtar në volejboll për femra do të dhurojë emocione për një prej çifteve të kësaj jave, Dinamo-Skënderbeu.

Themi për këtë çift pasi kjo përballje sigurisht na kujton përballjen e Dinamos së Kreshnik Tartarit dhe Skënderbeun e Pandi Gëllçit në atë kohë.

Këtë herë gjërat janë ndryshe, Dinamo të paktën në letër nuk është më e fortë se Skënderbeu, por që për vajzat e rrjetës së Skënderbeut kjo ndeshje vlen vetëm me fjalën fitore.

Dinamo-Skënderbeu do të luhet ditën e premte në Farkë të Tiranës dhe do të startojë në orën 16:00.

Advertisement

Vajzat e Orlando Kojës do të kërkojnë fitoren e dytë në po kaq javë dhe janë të bindura që nga java në javë po konsolidohen edhe më shumë dhe shumë shpejt do të shikojmë edhe skuadrën e vërtetë në fushë, që do të luftojë padiskutim për të gjitha trofetë që do t’i dalin përpara.

Forca vajza!

Me fitore edhe të premten ndaj Dinamos në kryeqytet.

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Advertisement

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu                    20 shtator 2024     Ora 16:00

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia                    28 shtator 2024     Ora 14:00

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024            Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Advertisement

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Advertisement

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

Continue Reading

Flash News