Connect with us

Sporti

Akademia e Pogradecit e pëson e gjitha/ Ja çfarë vendimi mori Komisioni i Disiplinës

  1. KF Pogradeci U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Erzeni U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  2. KF Pogradeci U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Erzeni U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  3. KF Pogradeci U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Erzeni U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  4. REDAKTUAR nga:
  5. “KORÇA BOOM”

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Komisioni i Disiplinës përjashton nga stadiumet shqiptare 4 tifozë/ Ja emrat!

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore KF Laçi – FK Partizani të zhvilluar më datë 16.09.2024 ora 16:00 në stadiumin “Laçi” dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore FK Partizani – KF Tirana të zhvilluar më datë 21.09.2024 ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
  • Pirro Gjok Fufi
  • Klejdi Alket Lamllari
  • Raid Lantan Kavaja
  • Mateo Thoma Gjoka
  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
  2. REDAKTUAR nga:
  3. “KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Komisioni i Disiplinës me dorë të “hekurt”/ E pësojnë 3 ekipe të superligës!

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 25.09.2024

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. REDAKTUAR nga:
  3. “KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Korçarët kofirmohen të gjithë se janë…

Nga kampi korçar vijnë lajme të mira përsa i përket organikës së ekipit. Nga sa është njoftuar nuk do të ketë asnjë mungesë për ndeshjen e radhës.

Kështu së pari për fat të mirë nuk ka asnjë futbollist të skulifikuar për shkak kartonash. Së dyti nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar dhe së treti të gjithë futbollistët po arrijnë formën e tyre maksimale të gjendjes fizike.

Kjo më shumë për ata që kanë erdhur nga merkatoja e ditëve dhe javëve të fundit. Kështu një Skënderbe i plotë do të udhëtojë drejt Tiranës në ndeshjen e radhës.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ja si do të fitohet ndaj Tiranës/ Trajneri ju bën me dije…

“Jepni maksimumin tuaj dhe rezultati nuk mungon as në këtë ndeshje,” – këto janë fjalët e trajnerit të korçarëve Ivan Gvozdenoviç që u’a ka thënë shpesh herë të tijve në stërvitje dhe pas saj. Në fakt duket se trajneri beson shumë në aftësitë e futbollistëve të tij dhe kërkon t’u marrë maksimumin.

Madje trajneri duket qartë se është shumë i kënaqur nga përkushtimi i futbollistëve të tij kur deklaron se: “I gjithë grupi është shumë i përkushtuar në proces stërvitor dhe mundohet të marrë maksimumin e mundëshëm.”

Edhe pse janë djem të rinj dhe të talentuar duket se gjithçka e kërkojnë nga puna dhe vetëm nëpërmjet punës duan suksesin.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Mësoni ku do ta shikoni tani Armando Cungun trajnerin…

Lajmi më i fundit vjen nga kampi i Laçit, kjo na ka tërhequr vëmendjen pasi ka qënë humbja e këtij ekipi në Korçë që ka vënë në dilemë edhe të ardhmen e trajnerit Armando Cungu.

Ka qenë vetë trajneri që ka deklaruar se do të shikojë qëndrimin tek ky ekip apo jo? Madje ai ka shtuar se nuk mund të luajë askush me nervat e tij.

Por lajmi më i fundit bën me dije se Armando Cungu do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të Laçit edhe në vazhdim ai ka besimin e plotë të presidencës kurbinase.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ 6 golashënues në 6 javë. Sulmi ka shënuar 5 gola deri tani!

Në 6 javë të luajtura deri tani, Skënderbeu ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar 9. Këto shifra tregojnë se skuadra e Gvozdenoviç deri tani është skuadra e tretë më e mirë pas Vllaznisë dhe Egnatias që ka shënuar kaq shumë gola, ndërkohë që përsa i përket golave të pësuar është skuadra e tretë më e dobët, pas Teutës dhe Bylsit që ka pësuar kaq shumë gola.

Skënderbeu në 6 javë ka treguar se di të shënojë, por edhe të pësojë. Deri tani 8 golat e shënuar të Skënderbeut janë shënuar nga 6 lojtarë të ndryshëm, ku padiskutim me dy 2-golësha janë Rashica dhe Bismark, pra dyshja sulmuese. Nga një gol kanë shënuar katër lojtarë të tjerë, ku bie në sy se kanë shënuar edhe mbrojtësit e Skënderbeut.

E rëndësishme është se në 6-të javët e luajtura për Skënderbeun kanë shënuar të tre sulmuesit kryesorë, gjë që nuk e benin në javët e para. 5 gola në total kanë shënuar Rashica, Bismark dhe Nikaj dhe kjo tregon se sulmi tashmë është rikthyer.

Advertisement

Një tjetër e veçantë dhe pozitive është se Skënderbeu ka shënuar në të 6-ta ndeshjet e deritanishme.

Golashënuesit e Skënderbeut në 6 javë kampionat

Ermir Rashica          2 gola

Bismark Çarls           2 gola

Advertisement

Ardit Nikaj                1 gol

Elvis Prençi               1 gol

Mario Rabiu             1 gol

Luço Vaskez             1 gol

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Egbo dhe Bylisi mbyllin bashkëpunimin/ Nevil Dede trajneri i ri i Bylisit

Emanuel Egbo dhe Bylisi kanë mbyllur bashkëpunimin pas gjashtë javëve të kampionatit. Vetë trajneri nigerian ka pasur edhe një bisedë me presidencën, duke i parashtruar qëndrimin e tij, ndërsa në një prononcim për faqen e klubit, Egbo ka pohuar:

“Ka qënë një vendim shumë i vështirë për mua, por kur bëhet fjalë për Bylisin kam menduar për më të mirën e skuadrës! Më mirë të lëviz unë, duke marrë përsipër ndryshimin, por edhe duke shpresuar sa më parë te kthesa.

E kam menduar gjerë e gjatë dhe ja kam parashtruar edhe presidentit si mik prej vitesh, se një ndryshim tashmë që është herët mund të sjellë përmirësimin e ekipit dhe kjo lëvizje mund të jetë në të mirën e Bylisit. Unë jam pjesë e këtij klubi, jam mik me presidentin dhe dua kthesën e Bylisit, që mua më ka dhënë shumë si lojtar por edhe si trajner vite më parë.

Advertisement

Nuk e heq presidenti trajnerin, sidomos duke ditur edhe mardhëniet që unë kam me Kapllanajn prej vitesh, sepse janë lojtarët ata që luajnë, prej nga varet rezultati, por edhe trajneri. Por edhe pas kësaj, unë do të vazhdoj që të jem afër Bylisit, si tifozi më fanatik, sepse Ballshi është, ka qënë dhe do të mbetet shtëpia ime!

E bëra këtë hap sepse dua që Bylisi të ndryshoj dhe në fund të sezonit ta shoh në Europë, sepse skuadrat e tjera nuk kanë asgjë më shumë. Ky është një vendim personal i imi, falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuam, Ballshi dhe Bylisi janë në zemrën time! Mirupafshim, Forca Bylis”, – tha Emanuel Egbo.

Trajneri i ri i Bylisit do të jetë një tjetër emër me shumë eksperiencë në drejtim në kampionatin tonë, Nevil Dede, që nis punën nga sot me Bylisin, në prag të sfidës me Elbasanin që luhet të dielën në orën 16:00, në “Adush Muçaj”.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Ne jemi Skënderbeu”/ Thirrja që mbizotëron tek…

“Ne jemi Skënderbeu.” – Kjo është fraza që mbizotëron herë pas herë në stërvitjen e korçarëve. Ai që e përdor më shumë nga gjithë të tjerët është trajneri Ivan Gvozdenoviç. Në çdo moment kur kërkon të motivojë edhe më shumë të tijtë, ai ju kujton se kanë një fanelë të rëndë që mbajnë mbi supe.

Por edhe kur e pyet mbi objketivin që ka në çdo ndeshje Gvozdenoviç deklaron se: “Ne jemi Skënderbeu dhe hyjmë në fushën e lojës vetëm për fitore.” Kjo ka zënë vend edhe në psikologjinë dhe mentalitetin e futbollistëve të ekipit, të cilët e përdorin shpesh këtë thënie të trajnerit dhe vetë kanë filluar ta ndiejnë thellë përgjegjësinë që kanë ndaj kësaj fanele.

Një fanelë që ka historinë e vet të lavdishme dhe pritet që shumë shpejt të rikthehet atje ku e meriton.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” U-15 për vajza, njihuni me kalendarin e ndeshjeve

Në fundin e muajit shtator do të ngrejë siparin turneu “UEFA Development” i grupmoshës U-15 për vajza. Një turne shumë i rëndësishëm që do të zhvillohet në vendin tonë nën organzimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n.

Në turneun “UEFA Development” U-15 për vajza veç ekipit tonë Kombëtar do të marrin pjesë edhe Kosova, Estonia dhe Maqedonia e Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor.

Në ditët në vijim, trajneria e ekipit Kombëtar të vajzave U-15, Daniela Kodra do të zbardhë edhe listën me futbollistet e thirrura për këtë turne.

Advertisement

Ndeshja e parë e turneut do të jetë Maqedoni e Veriut – Estoni, me sfidën që nis në orën 11:00, teksa në po të njëjtën ditë Shqipëria do të përballet me Kosovën në orën 15:00.

Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 2 tetor. Ndeshja Kosovë – Maqedoni e Veriut është planifikuar të luhet në orën 11:00 dhe Shqipëri – Estoni në orën 15:00.

Sfidat e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 5 tetor. Estoni – Kosovë do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

TIRANA-SKENDERBEU të dielën/ Fillon “lufta” e tifozërive në distancë

Po të ndjekësh rrjetet sociale, atje ku ultrasit e Tiranës kanë komentet e tyre për këtë ndeshje gjen një kundërpërgjigje edhe nga tifozët korçarë. Natyrisht tifozëritë e bëjnë edhe më të bukur këtë ndeshje, por ajo që vihet re është një fjalor jo etik në momente dhe komente të veçanta.

Është e drejta e çdo ekipi të ndezë sfidën, por brenda arsyes e gjuhës së pastër të një komunikimi në distancë. Të gjithë janë në të mirë të futbollit dhe le të japim një mesazh të një lufte sportive dhe vetëm kaq.

Korça është qyteti i kulturës dhe traditës e nuk besohet se do të arrihet deri tek ekstremi. Ka ardhur momenti që të gjithë të shijojnë një ndeshje me nivel dhe tifozëritë le të jenë pranë ekipeve, por me njëra-tjetrën nuk kanë as më të voglën punë, qoftë edhe në distancë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News