Connect with us

Kulture

Aleko prodani ndërroi jetë në skenë më 2 maj 2006 duke interpretuar rolin e aldos në komedinë tre

Sot mbushen 18 vjet që është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur Aleko Prodani. Nderim dhe respekt për figurën e tij!Aleko Prodani (1938-2006). Lindi në Korçë, më 19 maj. Kreu shkollën e mesme pedagogjike në vitin 1956. Punoi mësues në fshatin Moglicë. Nisi të aktivizohet qysh në vitin 1956, kryesisht në qytetin e Maliqit me grupin amator të teatrit dhe të estradës.Ishte ndër aktoret themelues të Estradës Profesioniste të Korçës. Më vonë punoi për pak kohë në Estradën e Ushtarit, pastaj rishtazi u kthye në trupën e Estradës së Korçës dhe aty u afirmua si aktori më i shquar i saj, me një profil të patjetërsueshëm artistik.I shkathët, me fantazi, energjik, i përshtatshëm ndaj rrjedhës së pritur të ngjarjeve dhe thyerjeve të veprimit skenik, po ashtu improvizues, organik dhe i atypëratyshëm në raport me partnerin, nga ana tjetër ai është dalluar edhe për sensin e hollë të lojës, ku spikat aftësia dhe qasja e tij vetëdemaskuese kundrejt personazheve.Kishte dhunti të mira vokale si kupletist e parodist. A. Prodani ka njëmendësuar qindra role në gjinitë e shkurtra të humorit, si komedia me një akt, skeçi, parodia, dialogu, monologu, pantonomia etj. Realizoi me sens të holle komik rolin e Zylo Kamberit në një shfaqje variete me po këtë emër të Estradës së Korçës, si dhe në një cikël televiziv.Ka marrë çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin e Estradave në Gjirokastër (1978), sikurse edhe në atë të Tiranës (1994). Krahas morisë së roleve ne estradë, luajti mblesin Sofo te koemdia “Nje nuse për Stasin” e Teodor Laços dhe në vitin 2001 realizoi me cilësi të lartë rolin e Thimaqit në komedinë “Zonjusha 39 vjeçe” e Saqellarsit.Me rolin e Dhorit në komedinë “O deputet, o gënjeshtar”, e Dhimitër Psathait, atë të Kishotit në komedinë “Hajdutët shkojnë në DP” e Dario Fo-së, si dhe Andrean në komedinë “Hipokritët” të K. Papadhopulos, fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë të komedisë” në Festivalin e Aktorit “Apollon” në Fier, përkatësisht në vitet 2002, 2004 dhe 2005.A. Prodani ishte një nga aktorët humoristë shqiptarë me individualitete të qarte e të papërsëritshëm; elegant, i pastër, fin. Bëri një lojë të kulturuar, pa banalizime e vulgarizime. Shfrytëzoi me efikasitet të plotë situatën komike ku ndodhet personazhi, duke operuar me një përshtatshmëri aktoriale të lakmuar dhe duke e veshur sjelljen e këtij personazhi me një mori hollësish, detajesh e gjetjesh komike të mprehta.Aleko Prodani ndërroi jetë në skenë më 2 maj 2006, duke interpretuar rolin e Aldos në komedinë “Tre burra për një grua” të Dario Fo-së. Mbante titullin “Artist i merituar”.

Continue Reading
Advertisement

Kulture

Përse fëmijët duhet të luajnë një vegël muzikore?!

-Mësimi i një instrumenti muzikor nxit zhvillimin emocional dhe social duke i inkurajuar fëmijët të shprehin mendimet dhe ndjenjat.

-Muzika i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësinë e të menduarit logjik dhe kreativitetin;

-Mësimi i një vegle muzikore kontribuon në përmirësimin e fokusit dhe kujtesës, gjithashtu inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin në grup.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024

Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024.

-21 shtator

– Ora 18:30

-Kinema “Majestik”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata dhe shfaqje të bukura në Korça

Serenights Festival.

27/28 shtator

Pazari i Vjetër

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights

Këtë 27 shtator Endri dhe Stefi do të mbushin natën me yjet korçarë, me këngët që kanë

përcaktuar rrugëtimin e tyre muzikor. Një mbrëmje specialiale na pret më 27 shtator në Korça

Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë tek Kinema “Majestic” në Korçë 10 filma.

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja, me tematika të larmishme, kryesisht mbi marrëdhëniet familjare por dhe tema e luftës në Gaza.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News