Arsimi
Buxheti 2024/ Ministrja Manastirliu: Rritje historike e pagave për mësuesit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka prezantuar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024” për arsimin dhe sportin.Projekt-buxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit parashikohet në vlerën 52 miliard e 223 milion lekë, me një shtesë fondi prej 5 miliard e 49 milion lekë ndaj buxhetit fillestar të vitit 2023, ose një rritje prej 10.7%.Duke përfshirë edhe fondin e rritjes së pagave për mësuesit për vitin 2024, i cili parashikohet në shumën 4 miliard lekë, projektohet buxheti i MAS për 2024 në shumën 56 miliardë e 223 milion lekë ose 9 miliard e 49 milion lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2023.Ministrja Manastirliu tha se më buxhetin e vitit 2024 do të ketë një rritje historike të pagave për mësuesit, edukatorët dhe punonjësit e tjerë në shkolla.“Më buxhetin e vitit 2024 do të kemi një rritje historike të pagave për 30 mijë mësues, kur do të përfshihen edhe mësuesit ndihmës, edukatorët dhe psikologët e shkollave. Synojmë që paga mesatare për mësuesit të shkojë në 90 mijë lekë të reja”, tha Ministrja Manastirliu.Me buxhetin e vitit 2024 do të vijojnë investimet në shkolla.“Në 2024 do të përmbyllen rreth 30 objekte shkollore dhe do të hapim edhe program të ri të investimeve në shkolla për 2024-2025”,- tha Ministrja Manastirliu.Ministrja Manastirliu tha se me buxhetin 2024 do të mbështetet edhe edukimi në vazhdim dhe trajnimi i dedikuar për mësuesit në lëndët shkencore, gjuhë dhe lëndët e teknologjisë së informacionit.“Do të dedikojmë një program, duke filluar nga vitit 2024, për trajnimin e mësuesve në lëndët shkencore, aftësi digjitale dhe gjuhë”, -tha Ministrja Manastirliu.Me buxhetin 2024, me fondin e dedikuar për mbështetjen studentore prej 1.6 miliard lekë, sigurohet mbështetje financiare për mbi 50 mijë studentë në arsimin e lartë, me bursa dhe reduktim të plotë apo të pjesshëm të tarifave, si dhe financimi i bursave të studentëve ekselente dhe bursat për studentët që ndjekin programet prioritare në universitete.Manastirliu nënvizoi se më buxhetin 2024 do të ketë rritje të mbështetjes së universiteteve nëpërmjet rritjes me 40% të buxhetit për kërkimin shkencor dhe infrastrukturën e kërkimit shkencor.Me buxhetin e ri, librat e shkollës do të jepen falas për 231 mijë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si dhe për 16 kategori me rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë. Buxheti 2024 do të mbështesë edhe rreth 3,600 nxënës të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë.Me buxhetin 2024 do të shtohen edhe 100 punonjës të rinj mësues ndihmës për arsimin special në shkolla në mbështetje të fëmijëve me aftësi ndryshe. Buxheti 2024 do të sigurojë gjithashtu transportin falas gjatë vitit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues.Buxheti 2024 do të sigurojë ngritjen e +216 laboratorëve SMART për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve dhe mbështetjen me pajisjet didaktike të laboratorëve shkencore në shkolla.Me buxhetin 2024, sigurohet mbështetje për sportin shkollor, zgjerimin e ekipeve sportive dhe përfshirjen e mbi 10 mijë nxënësve në disiplinat e ndryshme sportive.
Arsimi
Fillon sot raundi i dytë i aplikimeve në Universitetin “Fan S. Noli”!
Arsimi
Manastirliu: 320 mësues për këshillimin e karrierës/ Orientim nxënësve drejt arsimit profesional
Arsimi
Kryeministri Edi Rama: 12 mijë nxënës do të përfshihen këtë vit në Programin Ekipet Sportive në Shkolla
Arsimi
Takim në Universitetin “Fan S. Noli” për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale
Arsimi
Në Pojan nuk ka mësim me turne! Një vit i mbarë!
Arsimi
ALARMANTE/ Në Qarkun e Korçës mbyllen 6 shkolla dhe 18 klasa. Shkak lindëshmëria e pakët dhe emigracioni!
Arsimi
Urimi i Vinjola Rota, Drejtore e DRAP Korçë: Ju uroj suksese të mëdha, shëndet dhe mbi të gjitha, një vit shkollor të gëzuar dhe të frytshëm!
Arsimi
Nuk ka ditë të mësuesit në Japoni…
Arsimi
Gjimnazi “Faik Konica”/ Suksese të gjithë nxënësve e stafit mësimor. Një vit i suksesshëm për të gjithë
Arsimi
Nesër fillon viti i ri mësimor/ Suksese të gjithëve dhe qoftë ky një vit i mbushur me arritje dhe zhvillimin e kërkuar!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!