Connect with us

Sporti

Dean Liço dhe Igdir pas pak për të rimarrë kreun në kategorinë e parë turke

Në orën 15:00 starton ndeshja e kategorisë së parë turke mes Keciorengucu dhe Igdir dhe ka interes pasi me skuadrën turke të Igdir luan edhe korçari Dean Liço. Madje në këto momente janë bërë zyrtare dhe formacioni, ku Deani është në 11-shin e fillimit.

Skuadra turke e Igdir pas 5-së javëve të luajtura dhe përpara javës së 6-të, renditet në vendin e 4-ër në kateogorinë e parë turke, por diferenca me vendin e parë është vetëm 2 pikë.

Me një fitore sot Igdir kërkon të rimarrë kreun e kategorisë së parë, ndërkohë që Dean Liço me numrin 80 do të luajë nga fillimi si në të gjitha ndeshjet e deritanishme.

Pritet që Liço të bëjë një tjetër paraqitje të mirë dhe pse jo edhe të shënojë për tu rikthyer edhe ai te goli.

Advertisement

Suksese pas pak korçarit Dean Liço!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Sporti

SKËNDERBEU, fitorja ndaj Laçit erdhi në kohën e duhur!

7 pikë pas 6 javëve të para për Skënderbeun dhe duket se kjo fitore e mbrëmshme ndaj kurbinasve erdhi vërtet në momentin dhe në kohën e duhur. Mbrëmë në stadiumin “Skënderbeu”, bardhekuqtë thyhen edhe tersin ndaj kurbinasve, pasi kishin 6 vite që nuk e mundnin Laçin në stadiumin juglindor.

 Një fitore me zemër në dorë arriti skuadra e Gvozdenoviç, ndërkohë që pas 3 pikëshit edhe njëshi i stolit bardhekuq ka marrë frymë lirisht, sepse Skënderbeu la pas krahëve ato rezultate negative.

Në fakt përpara takimit kemi theksuar se edhe një vit më parë Skënderbeu kthesën e bëri në javën e 6-të dhe dje ishte java e 6-të ku Skënderbeu u kthye sërish te fitorja.

“Fitore me zemër në dorë,” – ka deklaruar trajneri Ivan Gvozdenoviç, ndërkohë që për të dhe gjithë futbollistët erdhi në kohën e duhur. Skënderbeu dje kishte presionin psikologjik kundër për shkak të mungesës së rezultateve dhe sigurisht që pas barazimit të gjithë lojtarët ditën të reagonin, duke shënuar edhe golin e fitore.

Advertisement

Tashmë Skënderbeu qetësisht është në kuotën e 7 pikëve dhe dita e sotme edhe krejtësisht pushim, për të filluar nesër sërish të mendohet oër javën anti-Tirana, ku do të jetë një transfertë e vështirë, por fitorja e fundit ktheu dhe qetësinë dhe rriti moralin e ekipit.

Suksese Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

U-13/ Skënderbeu hap fals në shtëpi, barazon me Dinamon!

U-13 Skënderbeu – U-13 Dinamo 0-0

Në kampionatin kombëtar të superligës për javën e 4-t Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Dinamos, në ndeshjen e djeshme të luajtur në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Pavarësisht rasteve të korçarëve të vegjël krejt takimi është mbyllur në barazimin pa gola dhe si Skënderbeu U-13, por edhe Dinamo U-13 nuk ndanë më shumë se nga 1 pikë.

Me këtë pikë të fituar Skënderbeu renditet pas katër javëve të para në vendin e 8-të me 4 pikë, 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Advertisement

Nga ana tjetër Dinamo ka një pikë më shumë, 5 pikë dhe renditet në vendin e 5-të.

Duket se ky sezon nuk ka nisur ashtu siç duhet për Skënderbeun U-13, ku priten rezultate edhe më të mira në këtë sezon.

Suksese “ujqërve” të vegjël!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sport Bote

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet të martën më 24 shtator në Pragë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Pragë, Çeki, të martën më 24 shtator 2024 nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

* Shpërndarja e fondit të solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27

* Kampionati Europian “UEFA EURO 2025” për vajza – përditësim

Advertisement

* Strategjia e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024–30

* Rregulloret e UEFA Nations League për vajza 2025 dhe kualifikueset e Kampionatit Europian të vajzave 2026 për Kupën e Botës 2027

* Finalja e UEFA Champions League 2027 – përditësim

* Kampionati Europian i UEFA Futsal U-19 – caktimi i vendit pritës

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Një urim për Devollin dhe Maliqin sot

Sot fillon zyrtarisht edhe gara për kategorinë e dytë. Janë dy ekipe të prefekturës së Korçës që marrin pjesë në grupin B. Pikërisht Devolli dhe Maliqi, për të cilët gjejmë rastin t’i urojmë që të jenë sa më të suksesshëm në realizimin e objektivave të tyre që të paktën është thënë se do të jenë madhore.

Ekipi maliqar do të presë edhe një javë për të zbritur në fushë, pasi sipas kalendarit është pushim. Ndërkohë që Devolli do të “vërshojë” drejt Turbinës në një ndeshje transferte në Cërrik. Një takim që pritet me interes për të parë se në çfarë forme dhe mundësish është ekipi i devollinjve, një ekip me investime dhe me një punë mjaft të madhe, të bërë gjatë kësaj periudhe.

Urime dy trajnerëve Trifon Meraku të devollinjve dhe Egli Malësija të maliqarëve.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Lucho Vásques, ai që bëri “heroin” e fitores

Kishte prezantimin e tij të parë si titullar në mbrojtjen e korçarëve, qendërmbrojtësi Lucho Vásques. Në fakt e filloi me Dinamon, por nuk e përfundoi. Këtë ndeshje ndaj Laçit tregoi se korçarët kanë fituar tani një qendërmbrojtës shtatlartë që nuk ka çeduar për asnjë rast të lojës.

Ai gjithashtu është edhe lojtari i pikës kulmore të këtij takimi kur ka shënuar golin e parë të korçarëve. I ndodhur atje, në vendin e duhur në minutën e 20-të shënon për t’i dhënë korçarëve mundësinë e fitimit të tre pikëve.

Madje edhe trajneri Gvozdenoviç ka folur mjaft mirë dhe ishte i kënaqur me atë që ka treguar në fushën e lojës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, Epet Arena, 20:45) dhe ndaj Gjeorgjisë (14 tetor, Mikheil Meskhi Stadium, 18:00).

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se mund të blejnë biletat e tyre për sfidën e tretë në Grupin B1 të UEFA Nations League, Çeki – Shqipëri në linkun Biletat e ndeshjes. 

Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Sot luhen 3 ndeshjet e fundit të javës së 6-të…

Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshjet e tjera të javës së 6-të të Superiores. Do të luhet në aksin Shkodër – Elbasan dhe Durrës.

Në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia me Bylisin, ora 17:00. Shkodranët janë kryesuesit e kampionat dhe ndaj ballshit do të tentojnë një tjetër fitore për të mbajtë kreun e renditjes. Nga ana tjetër ekipi i Emanuele Egbos do të synojë rikthimin te fitorja në kampionat, gjë e cila iu mundon prej 3 ndeshjesh.

Në orën 20:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Durrës. Në “Elbasan Arena” do të jetë një duel kampionësh, ku Elbasani përplas “brirët” me Egnatian. Rrogozhinasit bashkë me Vllazninë kryesojnë dhe ndaj ekipit të Bordin do të kërkojnë vazhdimnësinë, ndërkohë verdhebluve nuk iu lejohen hapat fals.

Teuta – Dinamo është dueli tjetër i ditës së sotme, takim që do të luhet në ‘Niko Dovana’. Durrsakët pas humbjes me Vllazninë kërkojnë fitoren në shtëpi për t’iu larguar fundit të klasifikimit.

Advertisement

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

DJE 21 SHTATOR 2024 

SKËNDERBEU-LAÇI 2-1

PARTIZANI-TIRANA 0-0

SOT 22 SHTATOR 2024 

Advertisement

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!

Një orë para fillimit të takimit mes Skënderbeut dhe Laçit, futbollisti Marko Ramos është parë të ngjitet në tribunë. Ai ka qëndruar i heshtur dhe ka ndjekur me vëmendje nxemjen e ekipit të tij. Për të kjo javë ishte një javë e keqe, pasi nuk bënte pjesë as në stolin e korçarëve.

I pyetur pas ndeshjes, trajneri Gvozdenoviç jep këtë përgjigje: “Organika jonë është e plotë, kështu që katër ose pesë futbollistë çdo javë do të rrinë në tribunë. Nuk kemi asgjë me futbollistin, të tjerë do të jenë në javët në vazhdim. Do të meritojë formacionin, ai që ka gjendjen më të mirë. Ramos është stërvitur me grupin gjatë gjithë javës.”

Pra, duket se të marrësh një vend edhe në pankinë është e vështirë, kjo për shkak edhe të konkurrencës. Kjo do të thotë që çdo futbollisti në momentin që i jepet mundësia, nuk duhet ta lëshojë vendin duke gabuar që të humbasë edhe formacionin. Duket se kjo i ka ndodhur Ramosit këtë javë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres

Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç.

“Nuk ishte futboll i bukur, por ishim në ngërç dhe kishim nevojë për pikët. Si gjithmonë i them bravo çunave sepse ishte një ndeshje e vështirë dhe stresuese. Tani s’mund të flasim keq, e merituam fitoren dhe jemi të lumtur. Jemi pak më mirë tani, pasi ishte një stres i madh kjo ndeshje nëse do ta fitonim apo jo. Mund të menaxhohej më mirë situata për Rashicën te ai rast sepse mund të kishim më pak stres.

Kundër Laçit gjithmonë është e vështirë. Në 4 vitet e fundit nuk kemi fituar asnjëherë këtu në Korçë, ishte një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luajmë shumë bukur. Do vazhdojmë, do krijojmë një vazhdimësi. Tani duhet një lojë më e bukur sepse iku stresi. Laçi një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luanim bukur dhe me shumë gola. Megjithatë ishim në ekuilibër, mund të shënonim dhe golin e dytë.

Luhatje gjatë ndeshjes? Mund ta rregullojmë, por kemi nevojë për kohë. Nuk mund ta rregullojmë që nesër. Pas 3-4 javësh mund ta rregullojmë këtë me lojtarët me eksperiencë që kemi, siç është Doka. Me këta lojtarë do kontrollojmë presionin dhe topin e dytë. Kjo është një përgjigje e saktë”, – tha Gvozdenoviç.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë

Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Laçit, Armando Cungu.

“Kur të jesh në fund të tabelës nuk ke se çfarë thua. Do komunikoj me presidentin dhe t’i kërkoj largimin. Nuk jam trajner për mbijetesë.

Lojë zhgënjyese dhe gola amatorest. Unë nuk dua të diskutoj për penalltinë, por çunat nuk ishin në më të mirën e tij. Korça shfrytëzoi siç duhet mundësitë e dhënë dhe arriti të na ndëshkonte.

Nuk kam çfarë them. Kam kërkuar largimin para dy javësh të jem i sinqertë, por nuk ndodhi asgjë. Jam shuëmi qetë, por nuk mund të luaj në këtë mënyrë. Është ndeshja e 3-të radhaz që ndëshkohem nga arbitrat.

Advertisement

Kemi 3 lojtarë të thyer shpatullash që nga ndeshja me Partizanin. Unë protestoj për një të drejtë tonën dhe marrim kartonë të verdhë. Kundërshtarët ndërhyjnë shumë keq, por unë nuk kam nerva të vazhdoj në mënyrë të tillë.

Kam qenë gjithmonë trajner i mirë dhe në krye të tabelës. Jam trajner që kam kaluar ture në Europë dhe s’jam i tillë për të rënë nga kategoria. Jam mësuar të luftoj gjithmonë për titullin kampion”, – tha Cungu.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News