Connect with us

Arsimi

DITA EVROPIANE E GJUHËVE-VEPRIMTARI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

DITA EVROPIANE E GJUHËVE-VEPRIMTARI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, në mjediset e UNIKO po zhvillohet veprimtaria me temë: “Mbi praktikën e përkthimit letrar shqip-frëngjisht bazuar në përvojën e Evelyne Noygues, përkthyese letrare në Francë.

Kjo veprimtari vjen si një bashkëpunim i departamentit të Gjuhwve tw Huaja INIKO me Aleancën Franceze të Korçës dhe me Qendrën e Botimeve pwr Diasporwn.

Advertisement

Takimi u fokusua në diskutime mbi profesionalizimin e përkthimit letrar, në rolin që kanë shoqatat profesionale nëpërmjet faqeve të tyre në internet për njohjen dhe trajnimin e përkthyesve, ndërsa pjesë e tij është edhe workshopi, ku pjesëmarrësit do të diskutojnë bazuar në përkthime që kanë realizuar nxënës të seksionit dygjuhësh, shkolla e mesme e përgjithshme “ Raqi Qirinxhi”, të cilët kanë përzgjedhur pjesë nga autorë shqipfolës në frëngjisht.

Disa nga librat përkthyer znj. Noygues i dhuroi për bibliotekën e FEF.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Arsimi

Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla

Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Çaushli.

Gjatë takimit të zhvilluar nga ndihmësspecialisti i DVP Korçë, me nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle, u bashkëbisedua për çështje që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, bullizmin dhe format e shfaqes së tij, për dhunën në shkollë dhe në familje, për sigurinë që ofron interneti.

Advertisement

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, për të pasur një bashkëbisedim më të thjeshtë dhe më praktik ndërmjet tyre. Nxënësit treguan interes për çështjet që u diskutuan dhe iu drejtuan pyetje të ndryshme, punonjësve të Policisë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

POGRADEC/ “Siguria e të rinjve”. Orë edukative në shkollën 9-vjeçare Dunicë

Pogradec

Në zbatim të programit “Siguria e të rinjve”, në shkollën 9-vjeçare Dunicë, u zhvillua një orë edukative me nxënësit e klasave të gjashta.

Gjatë kësaj ore u trajtuan temat dhuna në shkollë dhe në familje, bullizmi dhe bullizmi kibernetik, trafikimi i qenieve njerëzore dhe

Advertisement

siguria në internet.

Nxënësit u njohën me llojet e dhunës në shkollë dhe në familje, me bullizmin dhe shfaqjen e tij në forma të ndryshme, shkaqet e dhunës në shkollë dhe në familje, masat parandaluese ndaj bullizmit dhe dhunës në përgjithësi.

Gjatë orës edukative, nxënësit treguan interes dhe drejtuan pyetje të ndryshme mbi temat që u diskutuan.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

SOT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”/ Provimi i formimit për studentë të programeve të studimit Bachelor

SOT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Studentë të programeve të studimit Bachelor dhe të programeve profesionale 2-vjeçare po zhvillojnë provimin e formimit dhe temen për mbrojtjen e diplomës.

SUKSESE!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”

– Biblioteka Publike”Mitrush Kuteli” –

Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” së bashku me mësueset Monika dhe Mira vizituan ambientet e bibliotekës.

Dëgjuan me vëmendje përrallën “Derrkuci që bëri dush” nga autori Tasim Gjokutaj si dhe zhvilluam nje bisedë rreth këtij libri.

Advertisement

Faleminderit vogëlushëve për këtë ditë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë

Ekoturizmi në Prespë, zonë kyçe e Balkania Route, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe trashëgimisë kulturore të rajonit, duke promovuar një zhvillim miqësor me mjedisin për komunitetet lokale.

Kjo nismë e organizatës PPNEA, jo vetëm që u ofron vizitorëve mundësinë e njohjes me peizazhet dhe speciet unike të Prespës, por gjithashtu mbështet nismat e vazhdueshme për ruajtjen e faunës së rrezikuar.

25 nxënës nga shkollat e mesme “Dy dëshmorët” në Pustec dhe “Abdulla Progri” në Progër prezantuan idetë e tyre për të formësuar të ardhmen e ekoturizmit. Ata diskutuan mbi sfidat e së shkuarës, pengesat aktuale dhe dhanë zgjidhje kreative për të çuar përpara këtë sektor kaq të rëndësishëm Më pas vizituam fshatin Goricë e Vogël për një ekspeditë në terren, ku nxënësit morën pjesë në monitorimin e shpendëve të ujit si çafkat dhe karabullakët, duke mësuar nga afër për rolin e tyre jetik në ekosistemin lokal.

Advertisement

Liqenet e Prespës janë thelbësore për këto lloje, duke shërbyer si habitate kritike për folezimin, ushqimin dhe migrimin. Me një larmi të pasur shpendësh të ujit, Parku Kombëtar i Prespës është një zonë kyçe për ruajtjen e tyre.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë vijon punën në shkollat 9-vjeçare!

Vijon puna pranë Kabineteve Dentare të Shërbimit Stomatologjik pranë NJVKSH Korçë dhe prane Kabineteve Dentare të pozicionuara në shkollat 9- vjeçare:

“Stavri Themeli”, “Sotir Gura” dhe në shkollën e mesme te bashkuar “ Bardhyl Pojani”.

Fëmijët e moshës 0-18 vjeç mund të marrin shërbimin e nevojshëm pranë këtyre kabineteve dentare nga e hëna deri ditën e premte.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Advertisement

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Shkolla 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi” aktivitete në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

Momente nga aktivitetet e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi” në kuadër të Javës Evropiane të Sportit.

Aktivitetet kanë për qëllim

1. Gjithëpërfshirjen;

Advertisement

2. Nxitjen dhe mbështetjen e talenteve të nxënësve në disiplina të ndryshme sportive;

3. Nxitjen e nxënësve drejt të ushtruarit me veprimtari fizike;

4. Prezantimin e vlerave sportive.

Pavarësisht fokusit të këtyre aktiviteteve në këtë javë, aktivitetet sportive do tē vijojnë të realizohen me të njëjtin intensitet e përkushtim gjatë gjithë vitit shkollor, pasi janë pjesë e rëndësishme e integrale e formimit dhe e edukimit të nxënësve tanë si dhe e mbështetjes së talenteve e dëshirave të tyre!

Advertisement

Për këto aktivitete vlen të theksohet përkushtimi i të gjithë mësuesve të shkollës ‘Naum Veqilharxhi” dhe veçanërisht mësuesve të Edukimit Fizik.

Falenderime dhe për nxënësit për përkushimin e tyre…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë mirëpriti nxënësit e klasës së parë të Shkollës “Demokracia”

Në Javën Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë mirëpriti nxënësit e klasës së parë të Shkollës “Demokracia”, të cilët u njohën me thesaret që mban ky muze dhe organizuan aktivitetin “Ngjyrosim së bashku”.

Shumë aktivitete të bukura ju presin përgjatë gjithë kësaj jave në Muzeun e Artit Mesjetar.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Një udhëtim krijues përmes edukimit mjedisor në Tren të Prespës së Vogël

Një udhëtim krijues përmes edukimit mjedisor

15 nxënës të shkollës “Raif Kolami” në Tren të Prespës së Vogël, u bashkuan për një përvojë të edukimit mjedisor, ku krijimtaria dhe të nxënit u ndërthurën në mënyrë të përkryer. Detyra e tyre ishte të ndërtonin habitatet e pasura dhe komplekse të ligatinës së Prespës së Madhe, e cila strehon shumëllojshmëri shpendësh.

Duke përdorur materiale artistike, harta dhe udhëzimet e ekspertëve të PPNEA, ADZM Korçë dhe mësueses së lëndës së biologjisë, nxënësit u angazhuan në një aktivitet praktik që i lejoi ata të rikrijonin peizazhin e ligatinës me elementë të rëndësishëm si burimet ujore, bimësinë dhe zonat kryesore të folezimit.

Advertisement

Nxënësit jo vetëm që mësuan rreth biodiversitetit unik të Liqenit të Prespës, por gjithashtu fituan njohuri mbi funksionimin e ekosistemeve dhe rëndësinë e mbrojtjes së habitateve natyrore.

Kjo metodologji jo tradicionale, e zhvilluar në kuadër të projektit Balkania Route mbështetur nga “Ditët e Brezit të Gjelbër”, nxiti kuriozitetin e tyre dhe forcoi ndjenjën e përgjegjësisë për ruajtjen e mjedisit, ndërsa ata morën rolin e mbrojtësve, duke e sjellë në jetë ligatinën përmes imagjinatës dhe dijes së tyre.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News