Arsimi
Drap korçë organizon ceremoninë e vlerësimit dhe shpalljes së 4 skuadrave fituese në nivel rajonal p
Në datat 3-4 prill, DRAP Korçë organizoi ceremoninë e vlerësimit dhe shpalljes së 4 skuadrave fituese në nivel rajonal për konkursin “Gjuha jonë”, ku u shpallën 4 shkollat me rezultatet më të larta në pjesëmarrjen e fazës së dytë të konkursit “Gjuha jonë”, në të cilin morën pjesë 257 shkolla 9 vjeçare në të gjithë DRAP Korçë.Shkollat fituese të fazës së dytë në nivel rajonal u shpallën:1. Shkolla 9 vjeçare “28 Nëntori” – ZVAP Kuçovë2. Shkolla 9- vjeçare “Dritëro Agolli” – ZVAP Devoll3. Shkolla 9 vjeçare “Adem Bedalli ” – ZVAP Peqin4. Shkolla 9 vjeçare “Muhamer dhe Esat Minarolli” – ZVAP PogradecNë mjediset e DRAP Korçë u pritën katër skuadrat fituese në “Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe”, shoqëruar nga mësues e drejtues të shkollave përkatëse, si edhe drejtorët e ZVAP-ve fituese. Fillimisht pritja u krye në mjediset e DRAP-it, vazhduan me një vizitë në muzeun e ” Mësonjëtores së Parë Shqipe” si simbol i arsimit dhe gjuhës shqipe. Më pas, ceremonia u përmbyll ditën e enjte, date 04.04.2024 në qytetin e Elbasanit. Drejtore e DRAP Korçë znj. Vinjola Rota mbajti fjalën përshëndetëse dhe ndau certifikatat për nxënësit e çdo shkolle fituese. Ceremonia u përshëndet me disa recitime nga nxënësit pjesëmarrsë të shkollave dhe më pas me vizitën në muzeun e shkollës së mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, në të cilën nxënësit u njohën nga afër me historikun e “Normales” së Elbasanit.Ju urojmë skuadrave fituese suksese në konkurrimin në Tiranë në fazën finale.
Arsimi
Universiteti “Fan S. Noli” fiton projektin “Burimet ujore në rajonin e Korçës”
Arsimi
Fillon sot raundi i dytë i aplikimeve në Universitetin “Fan S. Noli”!
Arsimi
Manastirliu: 320 mësues për këshillimin e karrierës/ Orientim nxënësve drejt arsimit profesional
Arsimi
Kryeministri Edi Rama: 12 mijë nxënës do të përfshihen këtë vit në Programin Ekipet Sportive në Shkolla
Arsimi
Takim në Universitetin “Fan S. Noli” për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale
Arsimi
Në Pojan nuk ka mësim me turne! Një vit i mbarë!
Arsimi
ALARMANTE/ Në Qarkun e Korçës mbyllen 6 shkolla dhe 18 klasa. Shkak lindëshmëria e pakët dhe emigracioni!
Arsimi
Urimi i Vinjola Rota, Drejtore e DRAP Korçë: Ju uroj suksese të mëdha, shëndet dhe mbi të gjitha, një vit shkollor të gëzuar dhe të frytshëm!
Arsimi
Nuk ka ditë të mësuesit në Japoni…
Arsimi
Gjimnazi “Faik Konica”/ Suksese të gjithë nxënësve e stafit mësimor. Një vit i suksesshëm për të gjithë
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!