Connect with us

Sporti

Dueli i dy ish ëve te skënderbeu fiton ivan gvozdenoviç apo erbim fagu

Nëse ka një duel vërtet të bukur, interesant dhe që do të pritet me shumë interes ditën e hënë, nuk është vetëm Skënderbeu-Tirana, por është edhe dueli i dy pankinave.Në Korçë, në pistën e stadiumit “Skënderbeu” do të jenë dy ish-lojtarë të Skënderbeut, dy ish-kampionë me fanelën bardhekuqe dhe që të hënën do të jenë kundërshtarë.Ivan Gvozdenoviç dhe Erbim Fagu në një ditë të vetme do të duan fort ta mundin njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë ditën e hënë. Padiskutim që Gvozdenoviç ka qenë ish-lojtar i Skënderbeut dhe sot është trajner, ndërkohë që Erbim Fagu ka qenë ish-lojtar me fanelën e Skënderbeut dhe të hënën rikthehet për ta mundur Skënderbeun, por me petkun e trajnerit.Është nga këto duele më shumë se interesante dhe kjo e bën edhe më tërheqës këtë duel se cili do të fitojë.Të shohim se cili do t’ia dalë ditën e hënë, por që e sigurt është se në fund do t’i japin dorën njëri-tjetrin.

Nëse ka një duel vërtet të bukur, interesant dhe që do të pritet me shumë interes ditën e hënë, nuk është vetëm Skënderbeu-Tirana, por është edhe dueli i dy pankinave.Në Korçë, në pistën e stadiumit “Skënderbeu” do të jenë dy ish-lojtarë të Skënderbeut, dy ish-kampionë me fanelën bardhekuqe dhe që të hënën do të jenë kundërshtarë.Ivan Gvozdenoviç dhe Erbim Fagu në një ditë të vetme do të duan fort ta mundin njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë ditën e hënë. Padiskutim që Gvozdenoviç ka qenë ish-lojtar i Skënderbeut dhe sot është trajner, ndërkohë që Erbim Fagu ka qenë ish-lojtar me fanelën e Skënderbeut dhe të hënën rikthehet për ta mundur Skënderbeun, por me petkun e trajnerit.Është nga këto duele më shumë se interesante dhe kjo e bën edhe më tërheqës këtë duel se cili do të fitojë.Të shohim se cili do t’ia dalë ditën e hënë, por që e sigurt është se në fund do t’i japin dorën njëri-tjetrin.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Në orën 17:00 do të jem në stadium. Eja edhe ti!

“Unë në orën 17:00 do të jem në stadiumin “Skënderbeu”, eja edhe ti!”

Kjo është fjalia që po qarkullon në rrjetet socile nga tifozët korçarë, të cilët ftojnë njëri-tjetrin për të mbështetur ekipin.

Është sot një prej atyre ndeshjeve që më tepër se kurrë kërkon prezencë dhe njëkohësisht mbështetje. Ekipi i Skënderbeut luan shanset e mëdha për të bërë një hap para në renditje dhe vetëm tre pikët janë shpëtim.

Futbollistët dhe stafi pritet të bëjnë më të mirën, madje edhe me tej se maksimalja.

Advertisement

Është momenti që të gjithë të jenë bashkë, për të marrë këto tre pikë dhe më pas për të parë me optimizëm edhe ngjitjen në tabelë. Sot në orën 17:00, në stadiumin e Korçës ndeshja Skënderbeu- Laçi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Skënderbeu me një ndryshim në formacion. Mësojeni!

Trajneri Ivan Gvozdenoviç në konferencën e tij para ndeshjes ka deklaruar: “Do të presim edhe stërvitjen e fundit dhe do të vendosim për formacionin.”

Duke ndjekur stërvitjen e djeshme, pra, të fundit para ndeshjes me Laçin u pa qartë se do të kishte një ndryshim në formacion dhe kjo do të ishte tek reparti i mbrojtjes.

Kështu si Vaskes ashtu Ramos do të jenë në stol dhe është pikërisht Randi ai që i ka ulur të dy këta futbollistë në stol. Kështu Gvozdenoviç do të rikthejë menjëherë në formacion futbollistin e sapo mbërritur, kjo për atë se ka parë një gjendje shumë të mirë fizike.

Me sigurinë që të jep në lojë, ai është një pikë që mund të bëjë edhe eleminimin e gabimeve individuale të mbrojtjes.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

FORMULA 1/ Gara e 18-të në Singapor, mësoni orën!

Gara e nesërme në Singapor është gara e 18-të e sezonit të Formula 1 dhe pritet të sjellë shumë emocion për tifozët. Një nga veçantitë e kësaj gare është se ajo zhvillohet gjatë natës, nën dritën e projektorëve, duke krijuar një atmosferë unike dhe spektakolare.

Me disa pilotë në garë për titullin e kampionit të botës, presioni është i madh. Kualifikueset do të zhvillohen sot në orën 15:00 sipas orës së Shqipërisë, që përkon me orën europiane, ndërsa në Singapor, ora do të jetë 21:00. Gara në këtë pistë gjithmonë është e vështirë, pasi kushtet klimaterike, si lagështia e lartë dhe rrugët e ngushta, krijojnë sfida shtesë për pilotët.

Spektatorët presin performanca të shkëlqyera, ndërsa tensioni rritet për garën që do të vendosë shumë në luftën për titullin e kampionit të botës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Sot dita e Pogradecit/ Kategoria e parë sot luan 4 sfida

Kategoria e Parë hap sot javën e 5-të të kampionatit me 4 sfida shumë interesante që do të luhen paralelisht në orën 16:00. Në përballjet e sotme spikat ajo mes Lushnjes dhe Besës që do të duelojnë në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ për objektivin e vetëm, 3 pikët.

Lagunarët vijnë me moralin lart pas fitores në derbin ndaj Apolonisë dhe pritet që sot të kenë një ndihmë të madhe edhe nga tifozët lushnjar. Nga ana tjetër kavajasit duken të pandalshëm këtë start sezoni duke fituar të gjitha sfidat e tyre.

Ndeshje e luftuar pritet edhe në Dibër, ku Vora do të sfidojë Korabin në transfertë. Kastrioti – Burreli dhe Pogradeci – Erzeni janë dy sfidat e tjera të ditës së sotme

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Zbardhet lista e Kombëtares U-15 për dy miqësoret me Malin e Zi

Kombëtarja shqiptare U-15 nis sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Malin e Zi U-15, që do të luhen më 24 dhe 26 shtator. Trajneri Armand Dama ka shpallur listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida.

Ndeshja e parë miqësore Shqipëri U-15 – Mal i Zi U-15 do të zhvillohet më 24 shtator në Podgoricë dhe do të nisë në ora 16:00. Ndërsa ndeshja e dytë mes këtyre skuadrave do të luhet më 26 shtator dhe e do të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe do të nisë në ora 16:00.

Shumë nga lojtarët e ftuar e konkretisht 17 të tillë, aktivizohen në kampionatin shqiptar. Këta futbollistë janë evidentuar jo vetëm në ndeshjet që luajnë me skuadrat e tyre, por edhe nga projekti i FSHF-së, “Step by Step”, ku futbollistët e vegjël që luajnë në Shqipëri grumbullohen dhe stërviten në “Shtëpinë e Futbollit” nën urdhrat e trajnerëve të ekipeve zinxhir të moshave. Sakaq, tre lojtarët e tjerë kuqezi vijnë nga akademitë e Lazios, Interit dhe Panathinaikos.

Nën drejtimin e trajnerit Dama dhe stafit të tij, kuqezinjtë e vegjël do të grumbullohen në Velipojë dhe do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore me lojtarët e ftuar. Grumbullimi do të zgjasë 6 ditë dhe grupi do të ketë kohën e nevojshme për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

Advertisement

Këto dy teste miqësore janë një mundësi shumë e mirë për trajnerin Armand Dama dhe stafin teknik të Kombëtares U-15 për të testuar e vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

-24 ORË NGA STARTI I JAVËS SË 6-të/ Nesër dhe pasnesër 5 duele…

Java e 6-të e superligës erdhi. Kjo pasi nesër dhe pasnesër luhen 5 çiftet e kësaj jave që pritet të dhurojë emocone të mëdha për shkak se superliga është future në faza interesante. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë nesër ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator (nesër) dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes dhe do të jetë kryendeshja e kësaj jave.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e së dielës në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes. Elbasani-Egnatia dhe Teuta-Dinamo do të mbyllin këtë javë të 6-të dhe të gjitha duelet priten me interes të madh.

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

Advertisement

NESËR 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

Advertisement

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Mbyllen seleksionimet për ekipet përfaqësuese Rajonale për Korçën

Përfunduan seleksionimet për ekipet përfaqësuese rajonale Qarku Korçë për datëlindjet 2012-të dhe 2013-të.

Diten e mërkurë datë 18. 09. 2024 drejtoria teknike (sektori i ekipeve kombëtare në FSHF) në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Korçë organizuan në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” përzgjedhjen e ekipeve përfaqësuese rajonale të rajonit Korçë për datëlindjet 2012-2013.

Seleksionimi  u bë ditën e mërkurë në orën 10:00.

Suksese të gjithë futbollistëve të vegjël!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Nesër dita e së vërtetës. Korçarëve u bën punë vetëm fitorja!

Dita e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Laçit thuajse erdhi. Themi këtë pasi nesër, as 24 orë më vonë, në orën 17:00, Skënderbeu luan përballë kurbinasve në stadiumin “Skënderbeu” në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.

Në 5 javë të luajtura deri tani Skënderbeu ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, ndërkohë që nesër është dita e së vërtetës, pasi Skënderbeut i bën punë vetëm fitorja.

Përballë është Laçi, ekip jo fort i lehtë për t’u mundur, por që gjithsesi Skënderbeu ka vetëm objektivin 3-pikësh dhe këtë e dinë mirë që nga lojtarët dhe deri te stafi teknik.

Skënderbeu duhet pranuar që është nën presion për mungesë pikësh, por që kjo do të dihet të administrohet nesër në fushën e lojës.

Advertisement

Kujtojmë që bardhekuqtë në shtëpi në ndeshjen e fundit ndaj Teutës e humbën dhe duke shtuar edhe humbjen e fundit me Dinamon, nuk mund të pranojnë një disfatë të tretë. Të gjitha alternativat të çojnë te fitorja dhe Skënderbeu është gati ta bëjë realitet këtë në fushën e lojës.

Djemtë e Skënderbeut nesër kanë nevojë vetëm për mbështetjen e tifozërisë që sigurisht nuk do të mungojë dhe në fushë pritet kthesa e madhe.

Nëse ka një ditë të vërtetë, është nesër, prandaj: Forca Skënderbe! Nesër është dita juaj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Abissnet Superiore / Analiza e Partizani-Tirana, këto janë statistikat e derbit mes rivalëve kryeqytetas

Gjithçka gati për derbin e parë të këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, Partizani-Tirana dhe stadiumi “Air Albania” do të jetë skena e këtij dueli të shumëpritur.

Të dyja skuadrat e kanë nisur ndryshe kampionatin, me Tiranën që nuk ka fituar ende asnjë ndeshje, por ndërkohë nuk ka regjistruar humbje.

Pesë barazimet në pesë javët e para të kampionatit janë edhe rezultat i faktit se Tirana është skuadra e dytë që pëson më pak goditje në portë për ndeshje, 8.45. Mbrojtja më e vështirë për t’u thyer është ajo e Egnatias, edhe për faktin se vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm.

Partizani nga ana tjetër ka humbur vetëm një ndeshje dhe aktualisht është i treti në renditje me 8 pikë të barabarta me Elbasanin.

Advertisement

Fillimi pozitiv i skuadrës së Aleksandër Veselinoviçit vjen sigurisht edhe për shkak të aftësisë për të krijuar raste për gol. Partizani është skuadra që në këto pesë ndeshjet e para ka goditur më së shumti portën e kundërshtarit, me një mesatare prej 14.8 gjuajtjesh për ndeshje.

Një aspekt ku Partizani mund të duhet të përmirësohet është saktësia e gjuajtjeve, duke qenë se vetëm 35.4% e goditjeve përfundojnë në portë.

Nga ana tjetër, 43% e goditjeve të Tiranës përfundojnë në portë, nga 10.7 goditje për ndeshje, është një shifër që tregon se bardheblutë janë më të saktë në finalizim.

Një sulm i shkëlqyer (ai i Partizanit) kundër një mbrojtjeje shumë  të mirë (ajo e Tiranës): kjo është ndeshja që na pret mbrëmjen e së shtunës. Kush mund të ketë më shumë zotërimin e topit? Shifrat na sugjerojnë Partizanin, që është pas Egnatias skuadra që dominon më shumë lojën gjatë këtij kampionati.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu shpartallon Dinamon brenda në kryeqytet

Dinamo-Skënderbeu 0-3

(9-25, 24-26, 18-25)

Skënderbeu në volejboll për femra pak momente më parë e ka mbyllur me fitore ndeshjen e javës së dytë ndaj Dinamos në pallatin e sportit në Farkë.

Fitore e pastër dhe e lehtë e vajzave bardhekuqe që i kanë dhënë leksion Dinamos, pavarësisht se vetëm seti i dytë i ndeshjes pati rivalitet, pasi korçaret lëshuan në lojë.

Advertisement

Në dy javë Skënderbeu ka 6 pikë të plota dhe është në krye të kampionatit kombëtar i bindur se edhe këtë sezon luan vetëm për titullin kampion.

Ndeshja e sotme në Farkë qysh në setin e parë nisi në avantazhin e Skënderbeut që kryeson 5-12, duke menduar vetëm për shkëputjen. 8-19 më pas shifrat në tabelën elektronike, ndërkohë që Skënderbeu duket sikur argëtohet në setin e parë të ndeshjes, duke e mbyllur 9-25, pra me rezultat të thellë.

Seti i dytë i ndeshjes është edhe më i bukuri i këtij takimi, teksa vendaset kryesojnë pas gabimeve të korçareve 3-0, ndërkohë që shifrat shkojnë 7-2 dhe Skënderbeu lëshon shumë në lojë. U duk se Dinamo do të fitonte këtë set, madje rezultati shkoi edhe 15-10 për Dinamon. Në këtë moment Orlando Koja merr pushim dhe korçaret e rrjetës afrohen në 17-16. Shifrat në këtë set do të barazoheshin vetëm në 19-19, ndërkohë që po barazime do të kishim edhe më tej në 22-22, apo 24-24. Dy pikët e fundit i takojnë Skënderbeut dhe seti fitohet 24-26 duke çuar gjendjen e seteve në 0-2 për Skënderbeun.

Në setin e tretë Skënderbeu nuk ka ndërmend që të falë dhe kryeson qysh në fillim. 1-4, 3-6, 5-11 janë disa nga rezultatet në favor të Skënderbeut, ndërkohë që kur pikët ishin 8-14, dinamovitet marrin pushim. Kështu vendaset afrohen disi në 13-15, por vetëm kaq. Kjo pasi Skënderbeu nuk lëshon dhe thellon diferencën në 14-20 dhe fiton setin 18-25 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 0-3.

Fitore e thellë e Skënderbeut në këtë javë të dytë dhe me meritë, ndërkohë që Dinamo nuk e përballonte dot Skënderbeun kampionen në fuqi, kjo falë edhe përvojës së korçareve dhe fanelës së rëndë bardhekuqe.

Advertisement

Urime vajzave të Skënderbeut për fitoren e sotme!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News