Connect with us

Sporti

E fundit/ 25 minuta lojë në Teuta-Skënderbeu, ka gol në Durrës

Teuta-Skënderbeu 1-0Shënues:Daci 21’TEUTA:Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Lloci, Çyrbja, Arifi, Peposhi, DaciTrajner:Edi MartiniSKËNDERBEU:Dervishaj, Prençi, Gerco, Dumfur, Zenullari, Janaqi, Merlim, Liço, Rashica, Nikaj, Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçKarton i verdhë:Daja /LiçoTeuta dhe Skënderbeu në 25 minutat e para kanë rezultatin 1-0 për vendasit.10 minutat e para janë të qeta, pavarësisht se duket se është Skënderbeu që luan më mirë dhe ka edhe rastin e parë me Rashicën.Durrsakët nga ana e tyre përpiqen të zbresin pas minutës së 10-të në zonën e Skënderbeut, por mbrojtja mike është e vendosur saktë, ndryshe nga ajo ndeshje e Kupës së Shqipërisë po ndaj Teutës, ku bardhekuqtë humbën 2-0.Vetëm në minutën e 21-të në rastin e parë të rrezikshëm për vendasit është Daci që shënon dhe befason në një rrëmujë e sipër në zonë dhe 1-0 për Teutën.Minutat dhe raste e pjesës së parë5’ – Rasti i parë i ndeshjes vjen për Skënderbeun, teksa Rashica kroson dhe gjuan njëkohësisht, por është portieri Vata që grushton duke mos lënë që topi t’i afrohet portës.21’ – Daci për vendasit përfiton nga një rrëmujë në zonën e Skënderbeut dhe shënon golin e avantazhit.

Teuta-Skënderbeu 1-0

Shënues:Daci 21’

TEUTA:Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Lloci, Çyrbja, Arifi, Peposhi, DaciTrajner:Edi Martini

SKËNDERBEU:Dervishaj, Prençi, Gerco, Dumfur, Zenullari, Janaqi, Merlim, Liço, Rashica, Nikaj, Franklin.Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Advertisement

Karton i verdhë:Daja /Liço

Teuta dhe Skënderbeu në 25 minutat e para kanë rezultatin 1-0 për vendasit.10 minutat e para janë të qeta, pavarësisht se duket se është Skënderbeu që luan më mirë dhe ka edhe rastin e parë me Rashicën.Durrsakët nga ana e tyre përpiqen të zbresin pas minutës së 10-të në zonën e Skënderbeut, por mbrojtja mike është e vendosur saktë, ndryshe nga ajo ndeshje e Kupës së Shqipërisë po ndaj Teutës, ku bardhekuqtë humbën 2-0.Vetëm në minutën e 21-të në rastin e parë të rrezikshëm për vendasit është Daci që shënon dhe befason në një rrëmujë e sipër në zonë dhe 1-0 për Teutën.Minutat dhe raste e pjesës së parë5’ – Rasti i parë i ndeshjes vjen për Skënderbeun, teksa Rashica kroson dhe gjuan njëkohësisht, por është portieri Vata që grushton duke mos lënë që topi t’i afrohet portës.21’ – Daci për vendasit përfiton nga një rrëmujë në zonën e Skënderbeut dhe shënon golin e avantazhit.

Continue Reading
Advertisement

Kategoria 2

DEVOLLI gati për transfertën e Cërrikut/ Të dielën starton kategoria e dytë!

Këtë të dielë starton kategoria e dytë e futbollit, ndërkohë që kujtojmë që në Grupin B të kësaj kategorie bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës së Korçës, Devolli dhe Maliqi.

Qysh në javën e parë, pra të dielën, do të bëjë prezantimin e parë Devolli, ndërkohë që maliqarët në bazë edhe të shortit e kanë pushim dhe startojnë një javë më pas në shtëpi ndaj Luftëtarit.

Në këtë javë të parë Devolli do të luajë në një transfertë të vështirë si ajo e Cërrikut, ndërkohë që trajneri Trifon Meraku është në përgatitjet e fundit për këtë përballje të parë.

Stafi dhe presidenti Spartak Meraku duken se janë optimistë për këtë ndeshje të parë, në mënyrë që ti bëjnë një start dinjitoz kategorisë.

Advertisement

Me shumë afrime në këtë merkato vere objektivat e Devollit janë madhore në këtë sezon, duke synuar padiskutim ngjitjen në kategorinë e parë. Presidenti nuk ka kursyer asgjë për të ngritur një skuadër vërtet dinjitoze, ndërkohë që tashmë e ka radhën fusha e lojës.

Turbina-Devolli të dielën në orën 16:00, mezi pritet në Devoll nga ana e tifozëve, të cilët dëshirojnë shumë që ekipi të mos kthehet pa pikë nga kjo transfertë e parë.

Suksese Devolli!

SHORTI I DEVOLLIT

Java 1: Turbina – Devolli

Advertisement

Java 2: Devolli – Butrinti

Java 3: Delvina – Devolli

Java 4: Devolli – (pushim)

Java 5: Devolli – Orikumi

Java 6: Shkumbini – Devolli

Advertisement

Java 7: Devolli – Tomori

Java 8: Maliqi – Devolli

Java 9: Devolli – Luftëtari

Java 10: Memaliaj – Devolli

Java 11: Devolli – Këlcyra

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…

Pas fitores në javën e parë në shtëpi, erdhën 3 humbje radhazi dhe nesër është dita e së vërtetës për Pogradecin e kategorisë së parë.

Sigurisht që 3 humbjet radhazi djegin shumë për skuadrën e Samuel Nikaj dhe nesër nuk falet më as barazimi dhe jo më humbja. Nëse pogradecarët kanë ndërmend që të jenë dinjitozë në kategorinë e parë, me Erzenin nesër vlen vetëm trepikëshi.

Pogradeci-Erzeni është përballja e së shtunës në orën 16:00, ndërkohë që po nesër luhen edhe Kastrioti-Burreli, Korabi-Vora dhe Lushnja-Besa.

Pas humbjes së fundit në Burrel të gjithë në kampin liqenor kanë “qepur” gojën dhe kanë përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve vetëm për këtë ndeshje të nesërme që është më shumë se delikate.

Advertisement

Trajneri Samuel Nikaj ka punuar më shumë në aspkektin psikologjik, pasi dihet që morali pas 3 humbje radhazi nuk është atje ku duhet.

Nesër qysh në startin e ndeshjes me Erzenit do të kërkohet goli dhe prandaj stafi teknik ka menduar që të reshtojë një skuadër me skemë tërësisht sulmuese.

Erzeni ndodhet në vendin e fundit me asnjë pikë dhe ky është momenti që Pogradeci të shënojë fitoren e dytë dhe të largohet nga vendet e fundit ku ndodhet pas 4-ër javëve të para.

Suksese të shtunën Pogradecit!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ardjan Takaj dy ditë para është …

Duke parë gjendjen e ekipit, ndeshjen e radhës dhe se sa e rëndësishme është, kjo e detyron edhe presidentin Ardjan Takaj të jetë pranë të tijve.

Ai këtë herë ka zgjedhur të jetë qysh ditën e enjte në Korçë për të qenë pranë ekipit. Kështu ai do të jetë disa ditë me ekipin dhe natyrisht prezenca e tij i motivon edhe i vë më shumë para përgjegjësisë të gjithë, por së pari futbollistët.

Takaj ka qënë në fushën stërvitore të të tijve dhe nga larg ka ndjekur gjithçka, duke treguar se edhe ai e ndien shumë këtë takim ku duhen maksimalisht pikët, pikë që janë një detyrim për ekipin që të kalohet nga ai pozicion dhe nga ai vend që nuk duhet të jetë për korçarët.

Mësohet se ditën e sotme Takaj do të këtë një takim me futbollistët, ku do të flasë para tyre dhe stafit drejtues.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJBOLL FEMRA/ Historia përsëritet, por me tjetër dimension

Java 2 Dinamo-Skënderbeu            Sot (E Premte)     Ora 16:00

Edhe volejbolli ka tërhequr vëmendjen në Korçë e natyrisht janë sukseset e vajzave të Skënderbeut. Sot Skënderbeu do të luajë në Tiranë, atje ku do të ketë përballë ekipin e Dinamos, pra Dinamo-Skënderbeu.

Të gjithëve, kur shikon këto dy ekipe, u kujtohet ai Skënderbe i historisë me Pandi Gëllçin dhe me lojtare si Duni, Tasho, Miço, Burda, Kalemi dhe nga ana tjetër na vjen Dinamo i Kreshnik Tartarit me Ibrahimin, Tasen, Duka, Babuli, etj.

E pra, historia është përëri sot, por me dimensione të tjera. Në qoftë se dikur Dinamo ishte favorite, sot me plot gojë themi se Skënderbeu është i pamundshëm. Natyrisht që është lojë dhe në të fiton më i miri. Korçaret e rrjetës janë të tilla.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në fushë në EURO 2024

Ylber Ramadani është pa dyshim ‘’maratonomaku’ i skuadrës tonë kombëtare. Mesfushori kuqezi është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë. Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Silvinjo e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin tonë kombëtar.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian. Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili. Pa dyshim, një arritje për Ylber Ramadanin dhe përfaqësuesen tonë shqiptare.

Sukses Ylber!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç nuk premton ndryshime të dukshme…

“Do të pres edhe stërvitjen e fundit dhe më pas do të vendosim, por për mua nuk do të ndryshojë sistemi i lojës dhe as ndryshime të dukshme në ekip.” – Kjo është një pjesë e asaj që Gvozdenoviç ka deklaruar, por njëkohësisht kërkon ta vendosë në zbatim edhe në ndeshjen e nesërme kundër Laçit.

Duket qartë se të gjithë futbollistët e formacionit të këtyre javëve janë të besuarit e trajnerit. Ndërkohë ai i beson shumë edhe rreshtimit të tij klasik për të, siç është 4-3-3.

I pyetur për të afruarit e vetmja dilemë e trajnerit është fakti se: “Janë futbollistë të mirë, por që nuk kanë pasur kohën e duhur për të fituar në maksimum gjendjen e tyre fizike, me rritjen e kësaj forme besoj se janë gati.

Dikush është më para dikush do më shumë kohë”. Kështu duket se mund të jenë alternativa loje por jo ata që do të startojnë nga minuta e parë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç shumë optimist: Mendoj se ia dalim…

Shumë optimist ka qenë trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç në momentin që ka përfunduar edhe stërvitjen. I pyetur nga “Korça Boom” ai ka deklaruar: “Gjithçka po shkon shumë mirë, jam mëse i kënaqur. Them se do ia dalim.”

Kjo tregon se edhe Gvozdenoviç i është kthyer buzëqëshja dhe i është rritur edhe më shumë besimi kjo edhe për atë se po bën gati një pjesë nga futbollistët e afruar së fundmi.

Madje Gvozdenoviç ka edhe më shumë qetësi, pasi të gjithë ekipin e ka gati për ndeshjen e radhës. Kështu që ai do të dijë të shfrytëzojë çdo mundësi ndaj ekipit të Laçit në një ndeshje shumë delikate dhe me mjaft përgjegjësi.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Futbolli 9×9/ Vila L fiton Superkupën, mund në finale Kastriotët

Vila L fitoi Superkupën e futbollit amator 9×9, pasi mundi në finale Kastriotët me rezultatin minimal 1-0. Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit”, u zhvillua një përballje shumë e fortë mes dy skuadrave më të mira të sezonit të kaluar; Vila L – skuadra kampione e edicionit 2023-2024 dhe Kastriotët – kampioni i FSHF Cup.

Goli i fitores nga skuadra e Vila L u shënua në minutën e 48-të me anë të Mersinit, i cili realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke vulosur finalen e Superkupës.

Ky ishte trofeu i parë i sezonit të ri në futbollin amator. Më 23 shtator do të nisë edhe edicioni i gjashtë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që pritet të dhurojë emocion dhe spektakël gjatë gjithë sezonit.

Në përfundim të finales së Superkupës u organizuar edhe ceremonia tradicionale për dorëzimin e trofeut. I pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit fitues Vila.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Trajneri Gvozdenoviç në “provimin” e radhës

Sot është e premte dhe sipas programit të përcaktuar, që tani është kthyer në një ritual të zakonshëm, trajneri Ivan Gvozdenoviç do dalë në konferencë shtypi.

Ivan Gvozdenoviç do të jetë para gazetarëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Pyetje që realisht lidhen me gjendjen e ekipit dhe pritshmëritë. Në fakt Gvozdenoviç duhet vlerësuar për faktin se asnjëherë nuk ngurron të jetë shumë korrekt me gazetarët duke treguar se respekton gjithçka.

Madje edhe në momente të vështira kur është ndeshur, Gvozdenoviç kurrë nuk “fshihet” por është i hapur dhe i drejtpërdrejtë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

-48 orë nga starti i javës së 6-të/ Ja 5 çiftet e kësaj jave!

Java e 6-të është në prag, pasi kanë mbetur edhe dy ditë nga starti i kësaj jave. Skënderbeu e ka lënë pas humbjen e fundit me Dinamon dhe në kampin bardhekuq po mendojnë vetëm për sfidën e kësaj së shtune

Tashmë është zyrtare, teksa java e 6-të do të luhet të shtunën dhe të dielën, pra do të jetë e ndarë në dy ditë. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e asaj dite në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Advertisement

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

E SHTUNË 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

Advertisement

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News