Sporti
E fundit 70 minuta lojë në skënderbeu laçi ja çfarë po ndodh në stadiumin skënderbeu
Skënderbeu-Laçi 0-0SKËNDERBEU:Alia, Prençi, Rabiu, Lika (Nikaj 61’), Liço, Rashica, Gerço, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Djantu.Trajner:Ivan GvozdenoviçLAÇI:Dajsinani, Kurti, Qato, Sobuejll, Kryeziu (Manellari 46’), Prodani, Melo, Ujka, Mjaki (Tresa 46’), Dajko, Da Silva.Trajner:Armando CunguGjyqtar:Enea Jorgji, Ergin Doda, Emigers GanxhiKartonë të verdhë:Randi, Janaqi / Kryeziu, UjkaMinutat e para nisin të qeta dhe me qarkullim topi, ndërkohë që qysh në fillim Enea Jorgji kontestohet në dy momente dhe duket në pamje të parë se tifozët nuk e duan këtë gjyqtar që ka lënë shije të keqe në gjykimet që ka bërë për Skënderbeun.10 minuta lojë dhe asnjë rast vetëm disa ndërhyrje të parregullta të kurbinasve që kontestohen nga tifozëria dhe që gjithë “sytë” janë te gjyqtari Jorgji që dy raste nuk i ka dhënë në favor të Skënderbeut.Vetëm në minutën e 17-të do të vinte rasti i parë, teksa u takon miqve. Është Ujka që gjuan në një goditje dënimi, por pret Alia falë topit që ishte direkt në duart e portierit bardhekuq.Në të 22-ën minutë vjen edhe rasti i dytë për miqtë, teksa Melo gjuan dhe mrekullisht Alia grushton topin në këndore.Deri tani asnjë rast për Skënderbeun.25 minuta lojë dhe 0-0 mes Skënderbeut dhe Laçit.Më pas sërish loja ka pak ritëm nga ana e Skënderbeut, por pa rrezikuar portën mike, ndërkohë që një mundësi e mirë e Rashicës në minutën e 29-të që i dha një asis Djantu është shumë pak në kaq shumë minuta lojë.Dy minuta nga fundi i pjesës së parë është një tjetër rast për Skënderbeun, por as Randi dhe as Gerco nuk e dërgojnë dot topin në kuadrat.Pjesa e parë mbyllet me një gjuajtje të bukur nga larg të Rabiut, por mbi traversë edhe pse nga 30 metra larg.Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me një rast të mirë të Rashicës që gjuan diagonal, por topi shkon në krahun tjetër.Pas këtij momenti për 15 minuta me radhë nuk ka raste dhe më shumë Skënderbeu luan kujdesshëm duke mos lënë së pari hapësira në prapavijë.Rasti më i mirë i ndeshjes është për Skënderbeun në minutën e 65-të, teksa Rashica në një aksion individual gjuan nga jashtë zone dhe vetëm traversa shpëton kurbinasit nga pësimi i golit të parë.Kurbinasit kthejnë reston, teksa Manellari për pak sa nuk shënon tre minuta më vonë, por Alia shpëton portën për mrekulli.Rastet dhe minutat e pjesës së parë17’ – U desh minuta e 17-të që të vinte momenti i parë i rrezikshëm në zonën e Skënderbeut. Randi ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe goditje dënimi te zona e 16 metrave. Gjuan Ujka dhe pret portieri Marko Alia.22’ – Melo gjuan rrezikshëm dhe falë një ndërhyrje spektakolare të Alia shpëton porta e Skënderbeut. Rasti i dytë për miqtë.29’ – Rashica jep një asis në zonë nga e djathta e sulmit për Djantu dhe ky i fundit del huq me portën përballë. Mundësia e mirë e parë për Skënderbeun në këtë pjesë të parë.43’ – Goditje dënimi për Skënderbeun. Lika fut një top të bukur në zonë dhe së pari Randi del huq, topi shkon te Gerco që gjuan keq dhe jashtë.44’ – Rast i mirë për Skënderbeun, ku Mario Rabiu lëshon një predhë, por mbi traversë.Rastet dhe minutat e pjesës së dytë47’ – Rast i mirë për Skënderbeun në startin e pjesës së dytë, Ermir Rashica diagonal në krahun e majtë, por gjuan keq dhe topi përfundon në krahun tjetër.65’ – Vjen rasti më i pastër dhe më i bukur i ndeshjes deri në këtë moment. Është Rashica që gjuan dhe vetëm taversa ndal miqtë nga pësimi i golit të parë.68’ – Manellari për miqtë për pak sa nuk ndëshkon bardhekuqtë. Gjuan dhe sërish Marko Alia shpëtimtar.
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!