Sporti
E fundit 70 të minuta lojë në stadiumin skënderbeu ka gol mësoni çfarë ka ndodhur
Skënderbeu-Vllaznia 0-1Shënues:Balaj 71’ (11-m)SKËNDERBEU:Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Dumfor, Nikaj, Liço, Rashica, Merlim (Franklin 64’).Trajner:Ivan GvozdenoviçVLLAZNIA:Jukaj, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku (Çoba 62’) , Mala, Gruda, Balaj.Trajner:Qatip OsmaniGjyqtarë:Kreshnik Cjapi, Ilir Tartaraj, Orgest Grabova, Erjon BylykbashiKartonë të verdhë:Rabiu, NikajMinutat e para janë të mira për Vllazninë që ushtron presion në zonën e Skënderbeut, madje për rreth 6 minuta, por pa rrezikuar portën e Marko Alia.Pas presionit të Vllaznisë, Skënderbeu kundërpëgjigjet me Nikaj me dy momente të mira, por edhe Skënderbeu nuk mund të jetë i rrezikshëm.Terreni është rëshitës dhe të dy skuadrat kanë kujdes mos gabojnë, ndërkohë që në minutën e 14-të rastin e parë e kanë miqtë me anë të Grudës, por nuk lejon Marko Alia.30 minutat e para janë të qeta dhe pa raste, ndërkohë që loja duket se është e ekulibruarRandi për Skënderbeun dhe Balaj për Vllazninë, të dy lëshojnë predha në portë, por në të dy rastet topi përfund jashtë kuadratit të portave respektive.Një pjesë e parë që duket më shumë se e kujdesshme dhe pa shumë rrezik në portat përkatëse.Pas minutës së 30-të duket se loja flet për Skënderbeun. Gerco ka një rast të artë shënimi por gjuan jashtë, ndërkohë që 10-të minuta nga fundi Skënderbeu fal Vllazninë. Rashica i vetëm nuk shënon, pasi Vllaznia ka një portier të talentuar si Jukaj që e kap topin me këmbë dhe shpëton portën nga një gol i sigurt.45 minutat e para mbyllen në barazimin 0-0.Pjesa e dytë pas 4 minutash lojë fillon me një rast të pastër për Skënderbeun, ku Rashica bën më të vështirën. Përballë portierit mik bën më të vështirën, gjuan me parabol dhe ia hedh topin në dorë Jukajt. Shpëton porta e Vllaznisë.Në minutën e 59-të Skënderbeu ka shënuar golin e parë me një goditje me kokë në zonë të Marko Ramos, por është gjyqtari që ndërhyn më pas dhe ndal festën e Skënderbeut, pasi topi u prek me dorë nga Ramos. Ndalet festa e Skënderbeut.Atë që s’e bëri dot Skënderbeu, e bën Vllaznia që me anë të VAR shikon një prekje të topit në zonën e Skënderbeut dhe 11-metërsh. Është Balaj që tregohet i saktë dhe 0-1 për VllazninëMinutat dhe rastet e pjesës së parë14’ – Rasti i parë u takon miqve, teksa Gruda përballë Alia godet dhe portieri i Skënderbeut prek topin me këmbë duke mos e lënë të shkojë në rrjetë. Më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke e zënë në pozicion jashtë loje.28’ – Provon Randi Dumfor nga largësia me një predhë, por mbi traversë përfundon topi.30’ – Provon Bekim Balaj nga largësia në një goditje dënimi, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.34’ – Gerco godet nga jashtë zone, por shpëton porta e Vllaznisë, topi përfundon jashtë.35’ – Rashica ka rastin më të pastër në këtë minutë, teksa përballë Jukaj për pak sa nuk shënon, por portieri i Vllaznisë bën mrekullinë me kapjen e topit me këmbë.44’ – Balaj për pak sa nuk rrezikon, por Prençi shpëton duke e larguar topin që po shkonte në kuadrat.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë49’ – Rashica ka rastin e parë të kësaj pjese dhe të artë. Përballë portierit Jukaj në formën e një parabole bën më të vështirën dhe ia dhuron topin portierit shkodran.56’ – Nikaj përpiqet të godasë fuqishëm, por mbi traversë.59’ – Goditje nga këndi për Skënderbeun. Është Ramos që në zonë shënon, dhe Skënderbeu gëzon për golin. Ndërhyn gjyqtari Kreshnik Cjapi pas pak sekondash anulon golin, pasi topi është prekur me dorë. Loja duhet të vazhdojë, anulohet gol për Skënderbeun.71’ – Gjyqtari Cjapi me anë të VAR shikon një 11-metërsh për Vllazninë, për një prekje të topit me dorë dhe penalltinë e gjuan Balaj i cili gjuan saktë dhe edhe pse Alia e ka prekur, 1-0 për Vllazninë.
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!