Sporti
E fundit 70 të minuta lojë skënderbeu kryeson 20 minuta ankth për 3 pikë
Skënderbeu – Partizani 1-0Shënues:Liço 38’ (11-m)Skënderbeu:Alia, Ramos. Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Merlim, Gerco, Liço, Rashica. Nikaj (Randi 62’).Trajner:Ivan GvozdenoviçPartizani:Hoxha, Atanaskoski, Buxhelaj, Sota, Sembene, Hadroj, Mehmeti, Murataj (Taipi 46’), Rrapaj, Mensah (Bintsouka 14’), Mba.Trajner:Orges ShehiGjyqtarë:Florjan Lata, Denis Rexha, Heraj Lisaku, Sokol BebjaKartonë të verdhë:Sota, MehmetiNdeshja nis me një numër të madh tifozësh, teksa ultrasit bardhekuq kanë qenë të shumtë në tribuna, ndërkohë që edhe tifozët e Partizanit kanë qenë rreth 150 që ishin të vendosur në tribunën E. Të dy tifozëritë krijuan një atmosferë vërtet të bukur.10 minutat e para janë të qeta dhe të dy skuadrat më shumë përpiqen të studiojnë njëra-tjetrën, pa u përpjekur të rrezikojnë në portat respektive.Partizani kryen ndërrim të detyruar në minutën e 14-të, pasi largohet Alfred Mensah i dëmtuar.Në minutën e 15-të gjytari Lata dërgon Dean Liçon te tifozët që t’i qetësojë duke mos ofenduar me koret fyese.Edhe minutat në vazhdim, janë me një qarkullim të madh topi nga ana e Skënderbeut, por nuk futet dot në zonën e kuqe.30 minuta lojë dhe asnjë rast shënimi, apo i pastër, teksa luhet vetëm në mesfushë dhe në krahë, një lojë e kujdesshme dhe pa rrezik në zonat respektive.Nikaj dhe Rashica për Skënderbeun afrohen më shumë në zonë në këto minuta, por pa shënjestruar topin drejt Alban Hoxhës.Duhet të vinte minuta e 38-të që të shënonte Skënderbeu, Penallti për bardhekuqtë pas prekjes së dukshme të topit me dorë të mbrojtësit të të kuqve. I saktë Liço dhe 1-0 për Skënderbeun.Pas shënimit të golit janë sërish vendasit që kanë dy raste të arta shënimi. Merlim dhe Nikaj, mund të kishin shënuar edhe të dytin, por nxitohen në portën e kuqe.Partizani hutohet pas pësimit të golit të parë dhe deri në fundin e pjesës së parë është Skënderbeu që luan mirë.45 minutat e para mbyllen 1-0, me një Skënderbe që po luan shumë më mirë se Partizani dhe e ka merituar golin e avantazhit.Në pjesën e dytë miqtë kryejnë një ndërrim, ndërkohë që Skënderbeu del në fushë me 11-shen e pjesës së parë. Rashica ka një rast të mirë në minutën e 50-të, ndërkohë që Partizani edhe në këtë pjesë duket i hutuar.Partizani do të tregohej i rrezikshëm vetëm në minutën e 60-të, teksa sërish Marko Alia dy herë bën heroin duke e grushtuar topin dy herë.Në minutën e 62-të trajneri Gvozdenoviç kryen një ndërrim taktik, duke hequr një sulmues si Nikaj dhe duke aktivizuar Randin në rolin e mbrojtësit, për të fuqizuar prapavijën.Partizani bën mirë në këto minuta dhe fiton terren duke parë më shumë në zonën e Skënderbeut dhe duke bërë që mbrojtja bardhekuqe shumë herë të jetë në panik.Partizani luan mirë dhe kërkon me ngulm golin e barazimit.Minutat dhe rastet e pjesës së parë18’ – Nëse mund të quhet rast ai i Ardit Nikaj në këtë minutë, teksa bën mirë gjithçka në zonën e Partizanit, bëhet gati të gjuajë, por topi është më i fortë se duhet dhe del jashtë zone.29’ – Rashica për Skënderbeun merr një top nga mesfusha dhe përballë portierit Hoxha nuk arrin të mbërrijë përpara kohe për ta dërguar topin në kuadrat.30’ – Zbritje e rrezikshme e Partizanit. Është Bintsouka që fut një top të rrezikshëm në zonën e Skënderbeut, por topi largohet në këndore.37’ – Rashica në të djathtë kërkon të futet në zonë, kroson por topi prek dorën e Sembene dhe gjyqtari jep 11-metërsh pas konsultimit edhe me VAR.Gjuan topin nga pika e bardhë Dean Liço që gjuan dhe 1-0.39’ – Juri Merlim ka rast tjetër shënimi, gjuan dhe topi përfundon jashtë.42’ – Rashica shërben për Merlim, Braziliani për Nikaj dhe ky i fundit ndalet në momentin e fundit nga mbrojtja mike.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë50’ – Rasti i parë i pjesës së dytë do të vinte për Skënderbeun, teksa Rashica bën mirë në hyrje të zonës, gjuan me të majtën, por topi përfundon jashtë.60’ – Fantastik me ndërhyrjet e tij Marko Alia. Hadroj dhe Mba dy herë në zonën e Skënderbeut dhe portieri bardhekuq bën mrekullinë duke shpëtuar dy herë portën.64’ – Tjetër moment i mirë për Partizanin. Është Mba që në zonë bën mirë, por në momentin e fundit mbrojtja bardhekuqe ia heq topin nga këmbët sulmuesit të Partizanit.68’ – Rast tjetër i pastër për Partizanin. Prençi për pak sa nuk shkakton autogol, por topi përfundon në këndore.
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!