Sporti
E fundit ft në air albania skënderbeu 3 gola për vendin e 3 të ujqërit mbyllje dinjitoze sezo
Skënderbeu-Vllaznia 3-2Shënues:Nikaj 11’, Liço 16’, Rashica 31’ / Mala 42’ (11-m), Balaj 81’ (11-m)SKËNDERBEU:Alia, Prençi, Rabiu, Gerco, Dumfur, Vangjeli (Shaqe 46’), Janaqi (Pecani 64’), Merlim (Ramos 54’), Liço, Rashica, Nikaj (Moses 87’).Trajner:Ivan GvozdenoviçVLLAZNIA:Qarri, Pusi (Smajli 40’), Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda (Hajdari 40’), Mala, Dodaj (Zaganjori 89’), Ajdareviç (Delaj 60’), Balaj.Trajner:Thomas BrdariçKarton të verdhë:Janaqi, Nikaj, Rashica, Ramos / Juriç, Stojanoviç (2), ZaganjoriKarton i kuq:StojanoviçNdeshja nis me pak sportdashës në shkallët e stadiumit “Air Albania” pasi nuk ka shumë interes në lidhje me këtë ndeshje, pasi verdiktet janë caktuar përpara se të startonte.Edhe në fushë në 10 minutat e para është e njëjta pamje, ku të dy skuadrat luajnë lirshëm. Është Rashica që lëshon shkëndijat e para në minutën e 8-të, por pret portieri shkodran.U desh minuta e 11-të që të vinte goli i avantazhit, teksa Ardit Nikaj në zonë i lënë zbuluar shënon golin e parë për Skënderbeun. Kryesojnë bardhëkuqtë.Pa u shuar gëzimi i golit të avantazhit vjen edhe i dytë, ku në minutën e 16-të është kapiteni Dean Liço që gjuan me kokë brenda zonës dhe 2-0 kryeson Skënderbeu.Vllaznia jep sinjale më pas, por pa rezultat teksa në minutën e 27-të,është Dodaj që gjuan mbi traversë.Mario Rabiu ka një tjetër mundësi të mirë për të trefishuar rezultatin, por përballë portës gjuan mbi traversë.Skënderbeu nuk ndalet. Është Ermir Rashica që vallëzon përballë mbrojtësve, gjuan dhe 3-0. Një super Skënderbe në këtë pjesë të parë.4 minuta nga fundi i pjesës së parë është Prençi që prek topin me dorë dhe 11-metërsh. Gjuan saktë nga pika e bardhë Mala dhe Vllaznia shënon golin e parë.Nuk ka më kohë dhe pjesa e parë mbyllet 3-1 për Skënderbeun.Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për Skënderbeun, teksa Vangjeli ia lë vendin Shaqes.Nis i qetë ky fraksion loje, ndërkohë që vetëm në minutën e 55-të Gerco do të jepte një sinjal, ndërkohë që ritmi i lojës ka rënë në pjesë të dytë. Nikaj jep një tjetër sinjal dy minuta më vonë, por vetëm goditje këndi.Në minutën e 59-të ka gol për Skënderbeun, Nikaj tund rrjetën, por pozicion jashtë loje.Më pas Skënderbeu provon edhe me ndërrimin e tretë për të freskuar më shumë ekipin në fushë.Nëntë minuta nga fundi sërish penallti për Vllazninë dhe këtë herë është Balaj që pengohet nga Marko Ramos. Ka gjuajtur po Balaj dhe 3-2 rezultati, duke rihapur ndeshjen.Në të 83-ën minutë është Vllaznia që mbetet me një lojtar më pak. Stojanoviç pengon Ermir Rashicën dhe pas dy të verdhave futbollisti i Vllaznisë del me të kuqe, duke lënë në këto minuta të fundit ekipin e tij me 10-të futbollistë.Minutat dhe rastet e pjesës së parë8’ – Aksion i bukur i Skënderbeut. Është Rashica që bën gjithçka vetë, gjuan me të djathtën në hyrje të zonës, por pret Qarri.11’ – Sulm nga e majta e Skënderbeut. Është Rashica që fut një top të saktë në zonë dhe Melim nuk arrin ta gjuajë, duke ja lënë mundësinë Ardit Nikaj që shënon dhe nuk feston, pasi është shkodran. 1-0 për Skënderbeun.16’ – Tjetër gol për Slënderbeun. Kros nga goditja e këndit në zonë ku kapiteni Dean Liço shënon me kokë, duke dyfishuar rezultatin në 2-0.27’ – Sinjalin e parë për Vllazninë e jep Dodaj në këtë minutë që gjuan dhe jashtë.30’ – Një tjetër mundësi e mirë për Skënderbeun për të shënuar edhe golin e tretë. Është Mario Rabiu që gjuan përballë portës shkodrane, por mbi traversë.31’ – Super Ermir Rashica. Bën mirë përballë mbrojtësve shkodranë, gjuan dhe 3-0 për Skënderbeun.42’ – Penallti për Vllazninë është Prençi që prek topin me dorë dhe 11-metërsh për Vllazninë. Gjuan saktë Mala dhe 3-1.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë55’ – Përballë portës shkodrane Gerco gjuan, por topi përfundon mbi traversë. Shpëton porta e Vllaznisë.57’ – Nikaj provon bukur mes dy mbrojtësave, gjuan dhe topi devijohet për në këndore.59’ – Ardit Nikaj shënon në zonën e Vllaznisë, por ka pozicion jashtë loje edhe pse u ripah në VAR.81’ – Ramos shkakton penallti në zonë ndaj Bekim Balaj. Gjuan po Balaj nga pika e bardhë dhe rezultati ngushtohet në 3-2.
Sporti
Lucho Vásques, ai që bëri “heroin” e fitores
Sporti
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri
Sporti
SUPERLIGA/ Sot luhen 3 ndeshjet e fundit të javës së 6-të…
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 12 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!