Sporti
E fundit mbushet skënderbeu mësoni listën e deritanishme zyrtare afrimet dhe ata që janë në stërv
Tri ditë stërvitje deri tani për Skënderbeun të cilat ka filluar me intesitet të lartë në çdo seancë stërvitore.Pasditja e sotme e ka gjetur me një grup edhe më të plotë këtë Skënderbe teksa në stërvitje kanë zbarkuar edhe disa lojtarë që pritej të vinin. Pas Ardit Nikaj që erdhi te Skënderbeu një ditë më parë, në seancën e sotme të pranishëm ishin, Ermir Rashica që erdhi nga Kosova, Juri Merlim dhe Marko Ramos që erdhën nga Brazili dhe Marko Alia dhe Angrea Gerco që mbërritën nga Italia.Këta pesë lojtarë që dolën sot në stërvitje e mbushën edhe më shumë Skënderbeun dhe në total numri i lojtarëve që ishin sot në stërvitje e kalonte shifrën 31.Me Skënderbeun kanë qenë në stërvitje edhe dy blerjet verore. Erolind Krasniqi dhe Oniks Grezda janë afrimet verore dhe janë futbollistë që kanë firmosur me Skënderbeun dhe tashmë janë vënë nën urdhrat e stafit teknik.Përsa i përket futbollistit Dejvid Rusta, ai është në provë te Skënderbeu dhe do të qëndrojë deri në momentin që ta vendosë përfundimisht stafi teknik nëse do të qëndrojë apo jo te bardhekuqtë.Të vetmit që nuk kanë ardhur akoma janë Mario Rabiu dhe Randi Dumfor. Ndërkohë që Rabiu vjen në fundjavë, Randi Dumfor nuk dihet nëse do të vijë apo do të shitet direkt dhe nga Gana do të udhëtojë atje ku do të firmosë.Këto janë të rejat e ditës së sotme dhe në këtë mënyrë stafi teknik i Skënderbeut duket se ka marrë frymë lirisht pasi erdhën thuajse të gjithë ata që kanë qenë me Skënderbeun edhe sezonin e kaluar. Duhet thënë se pjesa tjetër e lojtarëve që kanë qenë në stërvitje janë nga ekipi i të rinjve dhe janë pjesë e procesit të përzgjedhjesMë poshtë po sjellim edhe emrat e lojtarëve që janë zyrtarisht deri tani pjesë e Skënderbeut dhe janë në stërvitje, ata që kanë firmosur dhe pjesë e lojtarëve që pritet të vijnë dhe lojtarin që është në provë.Ja dhe lista e lojtarëve aktualë të Skënderbeut:Marko Alia 24-vjeç (portier)Amarildo Dervishaj 18 vjeç (portier)Klevis Shaqe 24-vjeç (mbrojtës)Andrea Gerco 24-vjeç (mbrojtës)Elvis Prençi 31-vjeç (mbrojtës)Ergi Zenullari 21-vjeç (mbrojtës)Marko Ramos 25-vjeç (mbrojtës) (Brazil)Erolind Krasniqi 24-vjeç (mesfushor) (Kosovë)Juri Merlim 25-vjeç (mesfushor) (Brazil)Mario Rabiu 24-vjeç (mesfushor) (Nigeri)Kosta Vangjeli 24-vjeç (mesfushor)Dejvid Janaqi 21-vjeç (mesfushor)Dean Liço 24-vjeç (mesfushor)Rei Pecani 22-vjeç (mesfushor)Oniks Grezda 17 vjeç (sulmues) (Kosovë)Ermir Rashica 20-vjeç (sulmues) (Kosovë)Ardit Nikaj 22-vjeç (sulmues)Samuel Ajine 20-vjeç (sulmues) (Nigeri)(Nuk kanë ardhur akoma)Randi Dumfor 24-vjeç (mesfushor) (Gana)Mario Rabiu 24-vjeç (mesfushor) (Nigeri)(Në provë)Dejvid Rusta 21-vjeç (mbrojtës)
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!