Sporti
E fundit mbyllet në air albania skënderbeu nuk ja del partizani mposht bardhekuqtë
Partizani-Skënderbeu 1-0Shënues:Bintsuka 47’PARTIZANI:Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj (Mehmeti 83’), Rrapaj, Skuka (Mensah 60’), Bintsuka (Preka 83’), Mba (Cara 72’).Trajner:Orges ShehiSKËNDERBEU:Alia, Prençi, Randi, Vangjeli (Shaqe 56’), Gerco, Janaqi (Pecani 78’), Rabiu (Djantu 56’), Merlim, Liço, Rashica, Nikaj (Moses 78’).Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtarë:Enea Jorgji, Arbër Zalla, Rejdi AvdoKartonë të verdhë:Skuka, Murataj, Arbër Abilaliaj (stol), Sota / Alia, Gerco, DjantuNdeshja nis me emocione në “Air Albania” dhe është Partizani që pa kaluar as 120 sekonda që shfrytëzon një mundësi të mirë sulmi dhe Mba gabon përballë portierit.Më pas bardhekuqtë fillojnë të marrin terren dhe hapen me topa nga e majta në të djathtë, por pa arritur në zonën e portës së kuqe. Minutat ikin, ndërkohë që rasti i dytë vjen sërish nga të kuqtë, ku Rrapaj në të 12-ën minutë për pak sa nuk shënon gol, por gjuan jashtë.U deshën 16-të minuta që Skënderbeu të shënonte rastin e parë. Dean Liço merr përsipër një goditje dënimi dhe gjuan, por topi ndalet nga muri mbrojtës.Më pas loja është e qetë dhe me qarkullime topi dhe Skënderbeu sigurisht që po merr veten gadualisht, por deri në minutën e 25-të rezultati është i bardhë 0-0.Sërish Partizani krijon një rast të artë teksa Bintsuka për pak sa nuk e dërgon në rrjetë topin, por fatmirësisht për Skënderbeun përfundon jashtë.Në minutën e 34-ër kishte tension në zonën e Skënderbeut dhe gjyqtari Enea Jorgji nxjerr dy të verdha për vendasit dhe Alia për Skënderbeun.Sërish janë minuta të qeta deri 5 minuta nga fundi i kësaj pjese, ku Bintsuka gjuan mbi traversë. Nuk ka gjë për t’u shënuar në minutat e mbetura dhe përfundimisht 0-0 në 45 minutat e pjesës së parë. Skënderbeu tani do të luajë gjithçka për gjithçka në fraksionin e dytë të ndeshjes. Pjesa e dytë e ndeshjes nis pa ndërrime nga të dy teknikët, ndërkohë që Gvozdenoviç u beson të njëjtëve lojtarë që zbriti në fushë qysh në pjesën e parë.Partizani shënon që në startin e pjesës së dytë, teksa një gabim i mbrojtjes së Skënderbeut, bën që Bintsuka të gjuajë me kokë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 tashmë për Partizanin.Pas pësimit të golit Skënderbeu bën dy ndërrime, teksa Shaqe dhe Djantu futen në fushë, por deri në minutën e 60-të nuk sjellin ndonjë ndryshim në lojë.Është Partizani me Sotën që gjuan me kokë, por mbi traversë. Skënderbeu nuk gjen dot veten në këto minuta, teksa ju lë hapësira sërish të kuqve, ku është Mensah që gjuan në të 67-ën minutë, por jashtë.Skënderbeu vetëm në minutën e 75-të kujtohet që të bëjë një gjuajtje, teksa është Gerco që gjuan dhe pret portieri i Partizanit.Janë të kuqtë që administrojnë mirë avantazhin dhe Skënderbeu e ka shumë të vështirë të shkojë në portën e Partizanit.Përfundimisht Skënderbeu nuk ia del dhe Partizani pas fitores së sotme është në finale dhe Skënderbeu do të luajë tashmë për vendin e tretë dhe të katërt.Minutat dhe rastet e pjesës së parë2’ – Rasti i parë vjen për Partizanin. Është Skuka që jep një asis nga e djathta e sulmit për Mba që gjuan, por topi përfundon mbi traversë.13’ – Vjen rasti i dytë për Partizanin. Kombinim i bukur në zonën e Skënderbeut dhe është Arinaldo Rrapaj që del i vetëm gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Marko Alia.16’ – Zbritja e parë e Skënderbeut dhe e rrezikshme është në këtë minutë. Goditje dënimi ballore. Është kapiteni Dean Liço që gjuan, por topi përplaset në murin mbrojtës.28’ – Një tjetër rast i pastër për Partizanin. Ishte Atanaskoski që fut një top në zonë dhe Bintsuka e devijon topin në portën bosh, por jashtë.40’ – Bintsuka kthehet në hyrje të zonës, gjuan, por topi përfundon mbi traversë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë47’ – Rrapaj bën gjithçka mirë në zonën e Skënderbeut, futet në zonë dhe pason për Bintsuka i cili gjuan me kokë dhe zhbllokon rezultatin duke shënuar golin e avantazhit. 1-0 për Partizanin.64’ – Partizani ka një tjetër rast me anë të Sota pas një goditje dënimi, por gjuan me kokë mbi traversë.67’ – Është sërish Partizani me anë të Mensah që gjuan diagonal, por sërish topi përfundon jashtë.76’ – Gerco ndoshta bën goditjen e parë në portën e Partizanin, nga larg guan ballore dhe pret Qirko.
Sporti
Lucho Vásques, ai që bëri “heroin” e fitores
Sporti
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri
Sporti
SUPERLIGA/ Sot luhen 3 ndeshjet e fundit të javës së 6-të…
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 12 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!