Connect with us

Sporti

E fundit mbyllet vllaznia skënderbeu korçarët turpërohen në shkodër

Vllaznia – Skënderbeu 5-0Shënues:Gruda 29’, 49’, 79’, Balaj 75’, Frashëri 92’ (aut)Vllaznia:Qarri, Sala, Stojanoviç, Juriç, Mala (Selmani 88’), Krymi, Boshnjaku (Dulaj 88), Alivoda (Zaganjori 82’), Çoba (Doda 76’), Gruda, Balaj (Gomes 89’).Trajner:Qatip OsmaniSkënderbeu:Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Randi (Pecani 56’), Liço, Rabiu (Merlim 74’), Nikaj (Lika 74’), Rashica (Sebastine 86′), Zenullari, Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtarë:Erjon Bastari, Emigers Ganxhi, Rexhep Muxhaqi, Sokol BebjaKatonë të verdhë:Krymi, Juriç / RabiuPjesa e parë edhe pse ka folur për Skënderbeun ka qenë Vllaznia që njëherë zbriti dhe shënoi golin e avanatazhit për këtë pjesë.27 minutat e para kanë qenë bardhekuqtë që kanë bërë “ligjin”, por pa arritur të rrezikojnë seriozisht portën, pavarësisht se rastet ishin prezente në fushë.Në minutën e 29-të Gruda për Vllazninë, thuajse harrohet nga mbrojtja e Skënderbeut dhe i vetëm shënon golin e avantazhit. Vërtet mëkat që Skënderbeu pësoi atë gol teksa Vllaznia një rast pati në pjesën e parë dhe një herë shënoi.Skënderbeu pas pësimit të golit reagoi disi, por ishte i paqartë për të barazuar.Pjesa e parë përfundon 1-0 për Vllazninë dhe tashmë pritet reagimi i Skënderbeut në pjesën e dytë.Në pjesën e dytë nuk ka asnjë ndërrim për të dy skuadrat, ndërkohë që Skënderbeu qysh në start vuan shumë, pasi mjafton një gabim i mbrojtjes dhe Gruda sërish shënon gol dhe dyfishon shifrat në 2-0 për Vllazninë, kur bëhet fjalë që ishtë minuta e 49-të.Më pas Skënderbeu përpiqet, por nuk është i qartë. Vetëm një mundësi me anë të Franklin është shumë pak.15-të minuta nga fundi janë përseri vendasit që shënojnë, këtë herë me anë të Bekim Balaj dhe duket se këtu përfundon ndeshja. Por vendasit vazhdojnë sulmet dhe shënojnë edhe golin e katërt, duke u treguar të pamëshirshëm përballë Skënderbeut.Por nuk ka fund, pasi Vllaznia shënon edhe golin e pestë, këtë herë me një autogol të Frashërit.Përfundimisht 5-0 për Vllazninë, një humbje që nuk kishte ndodhur në 18-të javë radhazi për Skënderbeun, por erdhi sot në ditën e fundit dhe ndeshjen e fundit për këtë vit 2023.Minutat dhe rastet e pjesës së parë7’ – Rastin e parë për këtë sfidë e ka Skënderbeu, teksa Dean Liço provon të gjuajë me të majtën nga 20 metra larg, topi devijohet në momentin e fundit në goditje nga këndi.19’ – Është po Dean Liço që në këtë minutë bën gjithçka mirë. Gjuan në hyrje të zonës, por gjuajtja është e lehtë dhe pret Qarri.29’ – Gruda pas një gabimi në zonën bardhekuqe, ndodhet i vetëm pas krosimit, gjuan dhe 1-0 për Vllazninë.33’ – Skënderbeu ka rast të pastër për të barazuar. Është Liço që kroson në zonën e 5-metërshit dhe topi për pak sa nuk shkon në rrjetë nga Ramos, por nuk arrin ta prekë për ta devijuar në rrjetë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë49’ – Gabim i mbrojtjes korçare. Gruda kalon së pari Frashërin dhe më pas portierin dhe i vetëm përballë portës së boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë golin e dytë. 2-0 për Vllazninë.57’ – Franklin merr një pas të artë dhe del deri në zonën e vendasve, por rëshket në momentin e fundit dhe humbet një rast të pastër goli.75’ – Përsëri Vllaznia shënon. Është Gruda që kalon dy mbrojtës, godet dhe pret Alia, por Balaj pas kthimit të topit nuk e ka të vështirë të shënojë edhe golin e tretë.79’ – Top i artë për Grudën brenda zonës së Skënderbeut dhe është Gruda që bën golashënesin duke shënuar edhe të katërtin në këtë takim.92’ – Vllaznia shënon edhe të pestin gol, këtë herë topi në zonë dhe Frashëri shënon autogol në portën e tij.5-0 përfunon kjo ndeshje.

Continue Reading
Advertisement

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të diel.

4 ndeshje do të luhen më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Pra, për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, sepse në Pogradec presin vetëm fitoren.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana

Java e gjashtë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën. Takimi i parë i kësaj jave është Skënderbeu – Laçi, që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, në orën 17:00.

Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana. Supersfida e javës së gjashtë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00. Një nga duelet më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore” ku spektakli është i garantuar.

Tre takimet e tjera të javës së gjashtë do të luhen të dielën. Vllaznia do të përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”, në orën 17:00. Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit. AF Elbasani do të presë në shtëpi Egnatian, ndërsa Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me Dinamo City-n.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gati ndryshimet tek Skënderbeu…

Trajneri dhe stafi i korçarëve duket se janë gati për ndryshime në ndeshjen e radhës. Nga sa është parë në procesin stërvitor të këtyre ditëve, por edhe për atë se pothuajse të gjithë futbollistët e afruar në ditët e fundit të merkatos janë përshtatur, ka ardhur një moment ndryshimi.

Duke parë edhe mungesën e pikëve, pavarësisht lojës së mirë bëhet domosdoshmëri që të ketë një ritëm tjetër. Ditën e djeshme është afruar edhe Randi, futbollisti i sigurisë në mbrojtjen korçare, i cili mendohet që të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës.

Tani është stafi që po projekton edhe ndryshimet në formacionin bazë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë

Nuk ka asnjë dilemë për të ardhmen e trajnerit Samuel Nikaj. Ai do të jetë trajner i Pogradecit edhe në vazhdim. E gjithë kjo pasi presidenca liqenore, pas takimit që ka pasur me trajnerin, ka shprehur me shumë siguri besimin për të vazhduar punën e nisur, një punë që është vlerësuar shumë nga drejtuesit.

Madje edhe vetë Nikaj ka qenë i bindur se ky ekip ka reaguar fuqishëm, me lojëra të mira, por që kanë qenë faktorë të tjerë, pra ajo pjesë e gjykimit ku liqenorët kanë reaguar.

Samuel Nikaj si një trajner profesionist i ka kërkuar presidencës edhe një herë besimin apo jo, dhe përgjigjja ka qenë pozitive që duhet të vazhdojë.

Nikaj kështu, edhe pse kishte dilemat e veta, tashmë është tek ekipi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sport Bote

UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, njëherazi zv.president i UEFA-s, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu morën pjesë në mbledhjen e UEFA TEP (Top Executive Programme), që u zhvillua në Kanë të Francës.

Të pranishëm ishin Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, drejtuesit më të larta të federatave anëtare dhe drejtuesit e departamenteve më të rëndësishme të qeverisë së futbollit europian.

Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme të futbollit të ekipeve kombëtare, EURO 2024, sistemi i investimeve dhe shpërblimeve të programit HatTrick IV, ndryshimi i formatit të kompeticioneve të klubeve për sezonet 2024/2027, përditësim mbi arbitrimin gjatë EURO 2024 si edhe shpërndarja e fondit të solidaritetit.

Gjithashtu, në një sesion të veçantë u diskutua mbi marrëdhëniet mes federative anëtare në UEFA dhe FIFA-s, konfederatat e tjera dhe bashkëpunëtorët, si dhe mënyrën se si politika ndikon në futbollin europian.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Laçi si “macja e zezë” për Skënderbeun/ Në Korçë, ka 5 vjet që nuk fitojnë bardhekuqtë!

Të shtunën në orën 17:00 Skënderbeu pret Laçin në shtëpi në ndeshjen e 6-të të kësaj superlige. Në 5-së javët e para Skënderbeu ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, duke u renditur në vendin e 9-në në renditje m 4 pikë. Një pikë më pak, pra në vendin e fundit janë kurbinasit me 3 pikë, 3 barazime dhe 2 humbje.

Me pak fjalë do të kemi përballjen e dy vendeve të fundit, ndërkohë që sot po sjellim shifrat dhe faktet e përballjes Skënderbeu-Laçi në stadiumin “Skënderbeu”.

10 ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve kanë shifra që flasin për kurbinasit, ndërkohë që Skënderbeu ka plot 5 vjet që nuk e mund e Laçin në qytetin juglindor. Kurbinasit në këtë mënyrë janë si “macja e zezë” për Skënderbeun të paktën këto vitet e fundit.

Në 10 përballjet e fundit që po i sjellim më poshtë, Skënderbeu ka vetëm 1 fitore, 5 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe plot 4 herë kanë fituar miqtë.

Advertisement

Fitorja e fundit e Skënderbeut është ajo e shkurtit të vitit 2019-të, pra më shumë se 5 vite që Skënderbeu nuk e shijon një fitore në shtëpi ndaj kurbinasve.

Më 2 shkurt të vitit 2019 Skënderbeu do ta mposhte për herë të fundit Laçin me rezultatin 2-1, me gola të Krasniqit dhe Pervan me 11-metërsh në pjesën e dytë dhe në fund do të shënonte golin e vetëm për miqtë Selmani nga pika e bardhë. Qysh prej asaj dite vetëm barazime dhe humbje për Skënderbeun, ndërkohë që shpresojmë që këtë të shtunë të thyhet tersi dhe Skënderbeu të kthehet te fitorja me kurbinasit në stadiumin “Skënderbeu”.

10 ndeshjet e fundit në stadiumin “Skënderbeu”:

08.05.2024 Skënderbeu-Laçi 1-1

17.12.2023 Skënderbeu-Laçi 0-1

Advertisement

14.05.2022 Skënderbeu-Laçi 1-2

15.01.2022 Skënderbeu-Laçi 0-0

13.03.2021 Skënderbeu-Laçi 0-2

05.12.2020 Skënderbeu-Laçi 1-1

15.06.2020 Skënderbeu-Laçi 1-1

Advertisement

02.11.2019 Skënderbeu-Laçi 1-4

11.02.2019 Skënderbeu-Laçi 2-1

31.08.2018 Skënderbeu-Laçi 1-1

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Kur transmetohet tradita në volejboll/ Një foto e veçantë

Korça ruan një traditë në lojën e rrjetës edhe për meshkuj. Jo vëtëm një brez, por shumë breza janë sot krenaria e këtij qyteti që ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë volejbollistë. Duket se vërtet është një shkollë më vete dhe shkolla ka vlera.

Ish-volejbollistë që rreshtohen me të rinjtë dhe transmetojnë vlerat dhe përvojën e tyre, madje ashtu sportivë. Për më shumë shikoni me vëmendje foton!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!

Është mbyllur aventura e Randi Dumfor, pasi ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Skënderbeun. Këtë e zbulon “Korça Boom”, teksa për të gjithë tifozët bëjmë me dije se Randi ka mbërritur në qytetin juglindor dhe është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Kishte muaj të tërë që Randi mungonte te Skënderbeu, por pretendohej që do të shitej së pari në Azerbaixhan dhe më pas në Arabinë Saudite. Në momentet e fundit nuk u firmos kontrata dhe Randi u detyrua që të kthehej në qytetin juglindor.

Vonesa e pajisjes me vizë bëri që Randi të vonohej kaq shumë dhe tashmë mund të themi që është forcuar shumë reparti i prapavijës.

Tashmë i vetmi problem është forma e mbrojësit, pasi do të t’i duhen ditë të tëra që të arrijë ritmin e grupit. Në momentin që do të jetë gati, Randi do të aktivizohet menjëherë në formacion.

Advertisement

Edhe prapavija në këtë mënyrë është mbushur te Skënderbeu dhe bardhekuqtë e kanë grupin e plotë.

Tashmë mbetet të shikojmë reagimin e skuadrës në fushë, pasi presidenti Ardjan Takaj e plotësoi skuadrën me të gjithë grupin.

Njëkohësisht Randi pritet të firmosë kontratën e re, ose e thënë ndryshe ta rinovojë, pasi ka kontratë deri në muajin janar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore

Java e dytë e kampionatit kombëtar në volejboll për femra do të dhurojë emocione për një prej çifteve të kësaj jave, Dinamo-Skënderbeu.

Themi për këtë çift pasi kjo përballje sigurisht na kujton përballjen e Dinamos së Kreshnik Tartarit dhe Skënderbeun e Pandi Gëllçit në atë kohë.

Këtë herë gjërat janë ndryshe, Dinamo të paktën në letër nuk është më e fortë se Skënderbeu, por që për vajzat e rrjetës së Skënderbeut kjo ndeshje vlen vetëm me fjalën fitore.

Dinamo-Skënderbeu do të luhet ditën e premte në Farkë të Tiranës dhe do të startojë në orën 16:00.

Advertisement

Vajzat e Orlando Kojës do të kërkojnë fitoren e dytë në po kaq javë dhe janë të bindura që nga java në javë po konsolidohen edhe më shumë dhe shumë shpejt do të shikojmë edhe skuadrën e vërtetë në fushë, që do të luftojë padiskutim për të gjitha trofetë që do t’i dalin përpara.

Forca vajza!

Me fitore edhe të premten ndaj Dinamos në kryeqytet.

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Advertisement

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu                    20 shtator 2024     Ora 16:00

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia                    28 shtator 2024     Ora 14:00

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024            Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Advertisement

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Advertisement

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar

Tani mund të thuhet se çdo repart i korçarëve është i mbipopulluar, por sulmi duket se realisht është në gjendjen e vet më të mirë dhe kjo pritet të reflektohet me golat që do të shënohen. Janë një numër i madh futbollistësh të cilët janë në organikën korçare.

Kështu Bismark, Nikaj dhe Rashica ndiejnë nga afër frymëmarrjen e atyre që edhe mund t’i rrezikojnë. Kjo konkurrenca vjen nga Tayo, Tare, Çuçka, Balaj, Krasniqi të cilët realisht janë hedhur në fushë nga Gvozdenoviç si zëvendësues, por që ka pritshmëri të mëdha nga të afruarit së fundmi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News