Sporti
E fundit presidenti ardjan takaj në iftarin e shtruar nga fshf ja për muajin e shenjtë të ramazanit
Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, Federata Shqiptare e Futbollit shtroi një darkë iftari për futbollistë, drejtues të klubeve të “Abissnet Superiore” si edhe përfaqësues të mediave, të cilët kanë agjëruar gjatë këtij muaji.Nuk ka munguar në këtë Iftar as presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.Iftari u organizua nën kujdesin e veçantë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili në një fjalë të shkurtër përshëndetëse para të pranishmëve theksoi se muaji i shenjtë i Ramazanit është i rëndësishëm pasi i bashkon njerëzit edhe më shumë, i bën solidarë, bashkëpunues e falës. Në fund, Presidenti Duka uroi të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Festën e Fiter Bajramit.“Nga zemra dua t’ju falënderoj të gjithëve që keni pranuar ftesën e Federatës së Futbollit: vajzat dhe djemtë futbollistë, drejtuesit e klubeve, gazetarë, në këtë iftar, darkë simbolike fetare, por që na bashkon të gjithëve. Dua të falënderoj Taulantin, i cili është sonte i ftuar në këtë darkë si mik dhe mbështetës i përhershëm i futbollit. Falënderoj imamin Ahmed Kalaja, i cili është i pranishëm në pothuajse të gjitha festat fetare në Shqipëri, ndërsa në ato që bën komuniteti i futbollit, i padiskutueshëm.Ky është muaji ku njerëzit duhet që të bashkohen akoma edhe më shumë, të jenë më bashkëpunues dhe solidarë, muaji i faljes. Jam krenar që jam pjesë e shoqërisë shqiptare, sepse jemi një shoqëri e emancipuar që respektojmë çdo fe shumë sesa çdo komb tjetër. Në komunitetin e futbollit nuk kemi asnjë dallim fetar. Dua t’ju falënderoj edhe njëherë. Sot është dita e fundit e agjërimit dhe ju uroj agjërim të pranuar dhe Gëzuar Festën e Bajramit! Suksese dhe shëndet në periudhën në vazhdim! – tha kreu i FSHF-së në fjalën e tij.Zoti ia pranoftë dhe shpërbleftë agjerimin të gjithë besimtarëve!
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!