Sporti
E fundit shikoni festën e juri merlim dhe skënderbeut kryeson në 45 minutat e para
Partizani – Skënderbeu 0-1Shënues:Merlim 42’PARTIZANI:Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Antanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Maguette, Cara, Mba, Keko.Trajner:Arbër AbilaliajSKËNDERBEU:Aliaj, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Rabiu, Liço, Shaqe, Merlim, Lika, Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçGjyqtar:Laver AllaKartonë të verdhë:Maguette / Ramos, LiçoMbyllet pjesa e parë në “Arena e Demave” në kryeqytet me fitoren e Skënderbeun 0-1, me një gol kryevepër të Merlim 3 minuta para fundit të pjesës së parë.Super Skënderbe.10-të minutat e para kanë qenë të qeta dhe më shumë me qakrullim topi, ku thjesht portierët kanë qëndruar spektatorë, ndërkohë që si Partizani, por edhe Skënderbeu më shumë kanë studiuar njëri-tjetrin.Vetëm në minutën e 13-të, në harkun kohor të një minute është Partizani, që ka tri raste të pastra, por një herë shpëton portieri Alia dhe dy herë të tjera vetëm këndore. Këto janë rastet e para të kësaj sfide.Një ndeshje deri në minutën e 22-të ku Partizani ka pasur më shumë mundësi pas minutës së 13-të, por që me një Skënderbe që po luan më shumë në mbrojtje dhe me kujdes.Vetëm në minutën e 26-të, Skënderbeu shënon rastin e parë, ku Dean Liço me të majtën e tij lëshon një predhë, por topi përfundon në shtyllën e djathtë pingule.Cara për miqtë ka një mundësi të artë në minutën e 30-të, por nuk arrin të shënjestrojë siç duhet.Në minutën e 39-të ka tension në fushë, teksa gjyqtari Laver Alla ndërshkon me të verdhë Maguette për Partizanin dhe Liçon për Skënderbeun.Akison super për Skënderbeun. Është Franklin që bën gjithçka mirë në krahun e majtë, jep një asis për Merlim që gjuan dhe 0-1 për Skënderbeun.Mbyllet pjesa e parë 0-1 për Skënderbeun. Të shikojmë çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë.Minutat dhe raste e pjesës së parë13’ – Supergoditje nga ana e Rrapaj pas një skeme nga një goditje dënimi dhe grushtim spektakolar i Marko Alia në një goditje nga këndi.13’- Sërish rast në të njëjtën minutë. Pas një këndoreje është Maguette që godet me kokë, por mbi traversë.14’ – Rasti i tretë për Partizanin, Keko godet shumë larg portës edhe pse kishte mundësi të bënte më mirë.26’ – Rast ideal për Skënderbeun. Është Dean Liço që bën gjithçka vetë. Gjuan jashtë zone dhe topi për pak sa nuk përfundon në kuadrat.30 – Sërish rast për Partizanin. Është Tedi Cara për vendasit që brenda zonës humbet një rast të artë, teksa përballë portës gjuan mbi traversë.42’ – Franklin kalon disa futbollistë dhe bën gjithçka mirë. Shërben për Merlim në qendër që nuk gabon me gjuajtjen e tij dhe 0-1 për Skënderbeun.45+1’ – Rrapaj në një goditje dënimi, topi “qeth” portën e Skënderbeut në krahun e majtë.
Sporti
Randi Dumfor tregon arsyet e rikthimit tek Skënderbeu…
Sport Bote
UEFA mbledh Konferencën për Trajnerët e Kombëtareve & Drejtorët Teknikë
Kategoria 1
KATEGORIA E PARË të shtunën dhe të dielën/ Ja 6 çiftet e kësaj jave!
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet të shtunën & të dielën, spikat derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana
Sporti
Gati ndryshimet tek Skënderbeu…
Kategoria 1
Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë
Sport Bote
UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë
Sporti
Laçi si “macja e zezë” për Skënderbeun/ Në Korçë, ka 5 vjet që nuk fitojnë bardhekuqtë!
Sporti
Kur transmetohet tradita në volejboll/ Një foto e veçantë
Sporti
EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!