Connect with us

Histori

E paharruara Dhimitra Plasari nga Bulgareci i Korçës!

E paharruar!

Dhimitra Plasari (1952-2016)

Dhimitra Plasari ka lindur me 20 Gusht 1952 ne Bulgarec te Korçes. Ka kryer studimet ne Insitutin e larte te Arteve (ILA) per aktore ne Tirane. Nje nder aktoret me te shquara te Teatrit “A. Z. Cajupi te ketij qyteti. Jane te shumta rolet ne shfaqet teatrale me kete trupe perkrah emrave te medhenj qe kane bere historine e ketij teatri: Pandi Raidhi, Dhorkë e Dhimiter Orgocka, Vani Trako, Vangjel Grabocka, Jani e Petrika Riza, Stavri Shkurti, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko etj.

Plasari mbahet mend nga te gjithe spektatoret e gjere te artit skenik shqiptar, si nje intelektuale e formuar denjesisht dhe nje prej aktoreve te shquara me aftesi profesionale ne skena-shfaqjesh dhe sheshe xhirimesh te filmave artistike Shqiptare. Ajo u be e njohur edhe ne filmin artistik, duke deputuar ne vitin 1976 tek “Dimri i fundit” dhe po ate vit ne “Perballimi dhe “Pylli i lirisë”.

Advertisement

Me pas do te vazhdoje ne filmat e Kinostudios, tek “Korrieret” (1976); “Streha e re” (1977), “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), “Nje ngjarje ne liqen (1982); Aktorja korcare, Dhimitra Plasari edhe ne ekran interpreton rolet e saja përkrah emrave të njohur të kinematografise shqiptare si : Sander Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Lazer Filipi etj.

Batuta e saj ne filmin “Perballimi” ka mbetur e fiksuar ne historine e kinemase:

“Për të ftuar nuk na ftuan dhe bene gabim keta shoket, po ne erdhem vete, jemi gjysma e fshatit ne Tare… Ndahet nga jeta me 20 prill 2016 ne moshen 64 vjecare.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Histori

A ju kujtohet Skënderbeu i vitit 1977?! Njihuni me futbollistët në një ndeshje

Hërë pas herë ju sjellim historinë sportive të Skënderbeut, si çdo ekip ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por brezi më i artë i para viteve 90-të ka qënë ky ekip që shikoni në foto.

Një foto e fiksur në një ndeshje për kupën Ballkanike të luajtur me ekipin e Arisit të Selanikut. Janë ata futbollistë që edhe sot ne i cilësojmë si krenaria e futbollit korçar , natyrisht pa mohuar edhe brezat e kaluar të para këtij ekipi.

Nga ky ekip shumë prej atyre futbollistëve i kemi sot mes nesh si një histori e gjallë e asaj periudhe të lavdishme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

 “KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Nostalgji/ Dikur kur treni i drejtohej fshatit për të argëtuar kooperativën…

“Hë more, të thashë që nuk është vendi yt këtu?

Përgjigju vetë tani…

Apo sta ka ënda kritikën?!”

Meqë jemi te Cirku dhe te prishja e tij, kthehemi në kohë me nostalgji, te treni që i drejtohej fshatit ku edhe do të ngrihej skena dhe çadra e madhe për të argëtuar kooperativën dikur…

Advertisement

“Cirku në fshat”, një film gazmor ku Arben Shaka ka luajtur rolin kryesor fantastik, pa i hequr meritat gjelit Kopi, natyrisht!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Sot në Festën e Rëmbecit!/ Përvjetori i “Batalionit 6 Deshmorët”

Sot në përvjetorin e “Batalionit 6 Deshmorët”.

Sot në Festën e Rëmbecit!

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut dhe Gëzuar!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Çezma e Amzës/ Simbol i freskisë dhe mikpritjes tradicionale

Duke shëtitur në rrugicat e qeta të Korçës, mund të hasni një nga burimet më të veçanta të qytetit – Çezmën e Amzës.

Me një histori që daton prej shekujsh, kjo çezmë është një simbol i freskisë dhe mikpritjes tradicionale.

E vendosur mes rrugëve të kalldrëmta, ajo mbetet një vend i dashur për banorët e qytetit dhe një pikë ndalimi e preferuar për vizitorët.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Ishte koha kur edhe vajzat ishin ushtare…

Sot mund të duket pak absurde, por të paktën deri para viteve 90-të të gjithë ishin ushtarë. Ishte kjo motoja e sistemit për atë periudhë.

Nuk kishte njeri të mos kishte edhe rrobën e vet ushtarake, por ne po ju sjellim një foto kur edhe vajzat ishin të veshura me rrobën ushtarake.

Një foto që ha edhe koment dhe diskutim, le të gjykojë gjithsescili sipas mendimit të tij, por si foto artistike është vërtet e bukur.

Advertisement

Continue Reading

Histori

Nostalgji / Dy ikona në një foto, sa i kanë dhënë Korçës

Volejbolli korçar ka lënë gjurmë në historinë sportive ndër vite. E për këtë meritë kanë edhe vajzat e ekipit të Pandi Gëllçit.

Në foto janë dy ikona, dy madhështi, dy vajza të Korçës që e kanë nderuar në çdo garë. Bëhet fjalë për Egla Miçon dhe Bruna Tashon, volejbollistet që edhe ekipin tonë kombëtar e kanë nderuar në arenën ndërkombëtare. Dy shutere që nuk i vijnë më historisë sonë të volejbollit. Të bukura në fushë, të bukura në jetë, të respektuara nga të gjithë.

Korça, miq, nuk duhet të harrojë historinë. Duhet të jemi krenarë dhe për këto vajza dhe të tjerat të cilat na i kanë dhënë këtë privilegj.

Advertisement
Continue Reading

Histori

Njihuni me ekipin e atletikës korçare të vitit 1976

Të shumta janë fotot e atletikës korçare ndër vite, por kur flitet për vajza marrin kuptim edhe më të madh. Kjo për fakt edhe të mentalitetit, por Korça ka treguar se këtë sport e ka një pjesë të historisë së saj.

Në foto është trajneri Piro Kasati, në ato fillimet e veta të suksesit dhe më poshtë janë edhe sportistet. Po ju njohim me to: Zhuljeta Liço, Natasha Mele, Fillareti Kotori, Andromaqi Kotori, Loreta Resuli, Eva Liçolli, Pëllumbesha Kamenica, Jorgjeta Mihallari, Mimoza Kasapi, Lulëzime Kushe, Fatbardha Liço, Natasha Pacili, Elza Egro.

Shumë prej tyre u bënë kampione dhe rekordmene, duke hapur rrugën e sukseseve të mëdha për më vonë.

Advertisement
Continue Reading

Histori

Kisha e Shën Triadës në fshatin Tudas

Kisha e Shën Triadës ndodhet në fshatin Tudas. Është ndërtuar rrëzë shkëmbit ‘’Tudas’’ të emëruar sipas fshatit ku ndodhet.
Kjo kishë është ndërtuar në shekullin e XV nga Ana e bija e sundimtarit të Gjirokastrës, Gjin Zenevishtit, e ëma e Gjin Muzakës dhe gruaja e dytë e Andre Muzakës.
Kisha e Shën Triadës njihet për vlerat e saj historike dhe arkitekturore dhe është një shembull i stilit të artit dhe arkitekturës bizantine në Shqipëri asokohe.

Continue Reading

Histori

Shpirti i Nënë Terezës jep dritë në këtë ditë lindjeje

Sot është një ditë e shënuar, ditë kur ka lindur Nënë Tereza ose Gonxhe Bojaxhi. Shqiptarja që tërë jetën e saj punoi dhe luftoi në të mirë të njerëzimit, për më shumë duke qëndruar pranë të varfërve, atje ku ata kërkonin ndihmë.

Ajo lindi më 26 gusht të vitit 1900 dhe vdiq në Kalkuta 1997. Përveç çmimit Nobel në Paqe ajo ka marrë 700 çmime për ndihmën humanitare dhe është vlerësuar si personi i shquar i shekullit të 20-të. Papa Françesku e ka shpallur të shenjtë, duke u renditur tek shenjtorët.

Nënë Tereza jetëshkrimin e saj e ka përmbledhur me këto fjalë: “Me gjak jam shqiptare, me nënshtesësi indiane. Përsa i përket besimit, jam katolike. Sipas thirrjes i përkas botës. Por zemra ime i përket Zemrës së Krishtit.”

Advertisement
Continue Reading

Histori

Në 82 vjetorin e Çlirimit të Krahinës së Oparit/ Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Në 82 vjetorin e Çlirimit të Krahinës së Oparit.

Opari ka qenë gjithmonë një bastion i patriotizmit dhe atdhedashurisë. Betejat më të ashpra në këto shkrepa janë zhvilluar nga partizanët kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të udhëhequra nga komandantë të tillë si Asllan Gurra, Agush Gjergjevica, Haxhi Çemerrica, Shaban Zereci, Xume Protopapa, Koçi Brozdoveci dhe shumë të tjerë.

Krahina e Oparit u bë një nga zonat e para të çliruara në Shqipëri, qysh në verën e vitit 1942, dhe mbi 500 djem e vajza oparake dhanë kontributin e tyre të çmuar, ku rreth 100 prej tyre dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Advertisement

Continue Reading

Flash News