Connect with us

Sporti

Ekskluzive vjen zyrtarizimi i dytë për skënderbeun është top talenti nga kosova zbulojeni

Në këto momente është sërish portali ynë “Korça Boom” që zbulon goditjen e dytë zyrtare të Skënderbeut. Pas Erolind Krasniqit, lojtarit të parë që u zyrtarizua ditën e djeshme, në këto momente zbulohet edhe blerja e dytë verore për Skënderbeun.Bëhet fjalë për Oniks Grezda, top talentin kosovar që është vetëm 17 vjeç dhe që duket se është nga ato goditje që nesër do të vlejë shumë.Grezda është pjesë e kombëtares U-19 të Kosovës dhe është sigurisht nga ato blerje që shikohet si e rëndësishme. Zyrtarisht Oniks Grezda është pjesë e Skënderbeut dhe në harkun kohor të pak orëve Skënderbeu zbulon edhe afrimin e dytë veror.Ndërkohë që Krasniqi dhe Grezda janë dy blerjet e para të kësaj merkatoje, tashmë mbeten që të tjerët të zbulohen në orët në vazhdim. Pritet që shpejt Oniks Grezda të vihet nën urdhrat e stafit teknik të Skënderbeut dhe merkatoja duket se ka nisur e “zjarrtë” për Skënderbeun që pas startit të fazës përgatitore verore.Suksese kosovarit Oniks Grezda!

Në këto momente është sërish portali ynë “Korça Boom” që zbulon goditjen e dytë zyrtare të Skënderbeut. Pas Erolind Krasniqit, lojtarit të parë që u zyrtarizua ditën e djeshme, në këto momente zbulohet edhe blerja e dytë verore për Skënderbeun.Bëhet fjalë për Oniks Grezda, top talentin kosovar që është vetëm 17 vjeç dhe që duket se është nga ato goditje që nesër do të vlejë shumë.Grezda është pjesë e kombëtares U-19 të Kosovës dhe është sigurisht nga ato blerje që shikohet si e rëndësishme. Zyrtarisht Oniks Grezda është pjesë e Skënderbeut dhe në harkun kohor të pak orëve Skënderbeu zbulon edhe afrimin e dytë veror.Ndërkohë që Krasniqi dhe Grezda janë dy blerjet e para të kësaj merkatoje, tashmë mbeten që të tjerët të zbulohen në orët në vazhdim. Pritet që shpejt Oniks Grezda të vihet nën urdhrat e stafit teknik të Skënderbeut dhe merkatoja duket se ka nisur e “zjarrtë” për Skënderbeun që pas startit të fazës përgatitore verore.Suksese kosovarit Oniks Grezda!

Continue Reading
Advertisement

Sport Bote

Propozimi i veçantë në futboll nga Platini

Një propozim i çuditshëm vjen nga ikona e futbollit botëror, pikërisht nga Mishel Platini i cili i shokon të gjithë.

Sipas tij, futbolli duhet të luhet me 10 futbollistë dhe po sipas tij arsyeja lidhet më faktin se futbollistët sot në fushë duken si me më pak hapësira. “Vërtet- thotë Platini- luhej që në 1900 me 11 futbollistë, por lojtarët nuk vraponin sa vrapojnë sot. Kështu që ka pak hapësirë në fushë.”

Do të merret parasysh ky propozim apo jo, kjo është për t’u parë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Kolonjarët, sa shumë e duan futbollin edhe pse …

Erseka është një qytet në juglindje që jo shumë i dëgjohet zëri në futboll. Kjo të paktën ka ndodhur këto vitet e fundit, pasi ekipi i Gramozit ka historinë e vet madje deri në superligë.

Edhe pse një qytet me një popullsi që sa vjen dhe pakësohet, edhe pse në këto kushte gjen forcë për të treguar se futbolli është një sport që nuk braktiset kurrë.

Ne po ju sjellim një foto nga njëri prej ekipeve të moshave që vërtet punon fort dhe me mjaft vështirësi, por nuk ndalen.

Mbi të gjitha janë këta fëmijë të kësaj zone që tregojnë se kur ke pasion rrugën, edhe mundësinë e gjen. Janë një frymëmarrje për këtë qytet që po plaket dalëngadalë dhe kjo është për të ardhur keq. Por edhe këta fëmijë kur rriten largohen duke mos dhënë ndihmë në këtë ekip.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU sot dita e fitores/ Forca “Ujqër”!

Sot në orën 17:00 të gjitha rrugët në qytetin juglindor të çojnë në stadiumin “Skënderbeu”, teksa Skënderbeu luan ndeshjen më të rëndësishme në këto 6 javë të para. Kjo pasi bardhekuqtë do të luajnë për tre pikë, si alternativë e vetme, pas 1 fitoreje, 1 barazimi dhe 3 humbjeve.

Përballë është Laçi, skuadër që në fakt edhe ajo nga ana e vet do të kërkojë trepikëshin e parë, por që kurbinasit e dinë fort mirë që sot nuk e kanë të lehtë.

Skënderbeu i mbushur tashmë me lojtarë, pritet që sot ta kalojë edhe gjendjen psikologjike që nuk është e duhura, por që drejtuesit janë përpjekur të ngrenë moralin e lojtarëve gjatë këtyre ditëve.

Forma e të gjithë futbollistëve është e duhura e tashmë pritet që ngërçi i rezultateve pozitive të kapërcehet ditën e sotme me një fitore të mundshme të Skënderbeut.

Advertisement

Pritet që sot të mos mungojë as përkrahja e tifozëve në shkallët e stadiumit, që sigurisht janë lojtari i 12-të.

Nga ana tjetër edhe vetë lojtarët jashtë deklaratave për mediat theksojnë se erdhi momenti i kthesës dhe sot në orën 17:00 Skënderbeu ka vetëm një rrugë, fitoren.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

E zbulon “Korça Boom”/ Mësoni formacionin e Skënderbeut sot në orën 17:00

Ndërkohë që janë aluduar shumë emra lojtarësh apo ndryshime në formacionin e Skënderbeut në përballjen e sotme ndaj kurbinasve, është portali ynë “Korça Boom” që zbulon formacionin e Skënderbeut që do të zbresë nga minuta e parë sot në përballjen ndaj Laçit.

Në portë nga minuta e parë do të jetë Marko Alia.

Në repartin e mbrojtjes sot do të kemi Andrea Gerco dhe Kosta Vangjeli nga krahët, ndërkohë që në qendër kapiteni Elvis Prençi dhe Luko Vaskes, teksa Marko Ramos do ta nisë nga stolid dhe gati do të jetë edhe Randi Dumfor.

Në mesin e fushës, treshja do të fillojë me Mario Rabiun, lojtar që do të luajë përpara mbrojtjes, në vendin e tij në rolin e shkatërruesit. Pranë njëri-tjetrit në mesin e fushës do të jenë Dejvid Janaqi dhe Juri Merlim, që do të jenë ata që do të shërbejnë për vijën e parë.

Advertisement

Në sulm Skënderbeu sërish do të jetë me tre futbollistë. Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj nga krahët kanë në qendër Bismark.

Kjo është 11-shja që e kemi zbuluar në këto momente dhe duket se është kopje e ndeshjes së fundit ndaj Dinamos, teksa Ivan Gvozdenoviç u beson këtyre lojtarëve që ka në formë për momentin.

Në stol sot do të shohim emra të tillë, si: Roku, Doka, Randi, Ramos, Shaqe, Tayo, Zenullari, Franklin, Krasniqi, Xhixho, Tare.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Në orën 17:00 do të jem në stadium. Eja edhe ti!

“Unë në orën 17:00 do të jem në stadiumin “Skënderbeu”, eja edhe ti!”

Kjo është fjalia që po qarkullon në rrjetet socile nga tifozët korçarë, të cilët ftojnë njëri-tjetrin për të mbështetur ekipin.

Është sot një prej atyre ndeshjeve që më tepër se kurrë kërkon prezencë dhe njëkohësisht mbështetje. Ekipi i Skënderbeut luan shanset e mëdha për të bërë një hap para në renditje dhe vetëm tre pikët janë shpëtim.

Futbollistët dhe stafi pritet të bëjnë më të mirën, madje edhe me tej se maksimalja.

Advertisement

Është momenti që të gjithë të jenë bashkë, për të marrë këto tre pikë dhe më pas për të parë me optimizëm edhe ngjitjen në tabelë. Sot në orën 17:00, në stadiumin e Korçës ndeshja Skënderbeu- Laçi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Skënderbeu me një ndryshim në formacion. Mësojeni!

Trajneri Ivan Gvozdenoviç në konferencën e tij para ndeshjes ka deklaruar: “Do të presim edhe stërvitjen e fundit dhe do të vendosim për formacionin.”

Duke ndjekur stërvitjen e djeshme, pra, të fundit para ndeshjes me Laçin u pa qartë se do të kishte një ndryshim në formacion dhe kjo do të ishte tek reparti i mbrojtjes.

Kështu si Vaskes ashtu Ramos do të jenë në stol dhe është pikërisht Randi ai që i ka ulur të dy këta futbollistë në stol. Kështu Gvozdenoviç do të rikthejë menjëherë në formacion futbollistin e sapo mbërritur, kjo për atë se ka parë një gjendje shumë të mirë fizike.

Me sigurinë që të jep në lojë, ai është një pikë që mund të bëjë edhe eleminimin e gabimeve individuale të mbrojtjes.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

FORMULA 1/ Gara e 18-të në Singapor, mësoni orën!

Gara e nesërme në Singapor është gara e 18-të e sezonit të Formula 1 dhe pritet të sjellë shumë emocion për tifozët. Një nga veçantitë e kësaj gare është se ajo zhvillohet gjatë natës, nën dritën e projektorëve, duke krijuar një atmosferë unike dhe spektakolare.

Me disa pilotë në garë për titullin e kampionit të botës, presioni është i madh. Kualifikueset do të zhvillohen sot në orën 15:00 sipas orës së Shqipërisë, që përkon me orën europiane, ndërsa në Singapor, ora do të jetë 21:00. Gara në këtë pistë gjithmonë është e vështirë, pasi kushtet klimaterike, si lagështia e lartë dhe rrugët e ngushta, krijojnë sfida shtesë për pilotët.

Spektatorët presin performanca të shkëlqyera, ndërsa tensioni rritet për garën që do të vendosë shumë në luftën për titullin e kampionit të botës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Sot dita e Pogradecit/ Kategoria e parë sot luan 4 sfida

Kategoria e Parë hap sot javën e 5-të të kampionatit me 4 sfida shumë interesante që do të luhen paralelisht në orën 16:00. Në përballjet e sotme spikat ajo mes Lushnjes dhe Besës që do të duelojnë në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ për objektivin e vetëm, 3 pikët.

Lagunarët vijnë me moralin lart pas fitores në derbin ndaj Apolonisë dhe pritet që sot të kenë një ndihmë të madhe edhe nga tifozët lushnjar. Nga ana tjetër kavajasit duken të pandalshëm këtë start sezoni duke fituar të gjitha sfidat e tyre.

Ndeshje e luftuar pritet edhe në Dibër, ku Vora do të sfidojë Korabin në transfertë. Kastrioti – Burreli dhe Pogradeci – Erzeni janë dy sfidat e tjera të ditës së sotme

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Zbardhet lista e Kombëtares U-15 për dy miqësoret me Malin e Zi

Kombëtarja shqiptare U-15 nis sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Malin e Zi U-15, që do të luhen më 24 dhe 26 shtator. Trajneri Armand Dama ka shpallur listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida.

Ndeshja e parë miqësore Shqipëri U-15 – Mal i Zi U-15 do të zhvillohet më 24 shtator në Podgoricë dhe do të nisë në ora 16:00. Ndërsa ndeshja e dytë mes këtyre skuadrave do të luhet më 26 shtator dhe e do të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe do të nisë në ora 16:00.

Shumë nga lojtarët e ftuar e konkretisht 17 të tillë, aktivizohen në kampionatin shqiptar. Këta futbollistë janë evidentuar jo vetëm në ndeshjet që luajnë me skuadrat e tyre, por edhe nga projekti i FSHF-së, “Step by Step”, ku futbollistët e vegjël që luajnë në Shqipëri grumbullohen dhe stërviten në “Shtëpinë e Futbollit” nën urdhrat e trajnerëve të ekipeve zinxhir të moshave. Sakaq, tre lojtarët e tjerë kuqezi vijnë nga akademitë e Lazios, Interit dhe Panathinaikos.

Nën drejtimin e trajnerit Dama dhe stafit të tij, kuqezinjtë e vegjël do të grumbullohen në Velipojë dhe do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore me lojtarët e ftuar. Grumbullimi do të zgjasë 6 ditë dhe grupi do të ketë kohën e nevojshme për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

Advertisement

Këto dy teste miqësore janë një mundësi shumë e mirë për trajnerin Armand Dama dhe stafin teknik të Kombëtares U-15 për të testuar e vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

-24 ORË NGA STARTI I JAVËS SË 6-të/ Nesër dhe pasnesër 5 duele…

Java e 6-të e superligës erdhi. Kjo pasi nesër dhe pasnesër luhen 5 çiftet e kësaj jave që pritet të dhurojë emocone të mëdha për shkak se superliga është future në faza interesante. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë nesër ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator (nesër) dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes dhe do të jetë kryendeshja e kësaj jave.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e së dielës në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes. Elbasani-Egnatia dhe Teuta-Dinamo do të mbyllin këtë javë të 6-të dhe të gjitha duelet priten me interes të madh.

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

Advertisement

NESËR 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

Advertisement

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News