Connect with us

Sporti

Euro 2024 asllani në fushë duhet grintë zemër luajmë si grup plusi ynë janë tifozët

Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte lojtari i radhës i cili doli mesditën e sotme në konferencën për media nga kampi kuqezi i zhvendosur prej disa ditësh në Kaiserau, Gjermani, në prag të finaleve të Euro 2024. Djaloshi kuqezi iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe komentoi në mënyrrë të veçantë ndeshjen e parë hapëse të Shqipërisë ndaj Italisë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund.Asllani vlerësoi me nota të larta përfaqësuesen italiane, duke e konsideruar si një ekip të fortë, ndërsa u shpreh se ekipi kuqezi po e analizon shumë mirë kundërshtarin. Mesfushori theksoi ndër të tjera se forca e ekipit tonë është grupi, ndërsa theksoi se skuadra duhet të luftojë në fushë për të marrë rezultat pozitiv. Asllani vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë.Tek Italia ka disa futbollistë të Interit, ka pasur pyetje nga kuqezinjtë për lojtarët e ekipit ku luan?– Nuk ka pasur shumë pyetje, por janë interesuar për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar te Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. I njohim të gjithë ata lojtarë. Shumica jonë luan në Serinë A. Janë lojtarë të fortë. Italia është një Kombëtare e fortë. Mezi po e pres këtë ndeshje dhe mezi po pres të hyj në fushë.Si e shikoni balancën mes mesfushës sonë dhe asaj italiane?– Italia është një nga Kombëtaret më të forta për mua. Ne i dimë se çfarë duhet të bëjmë, kemi edhe ne një mesfushë të fortë. Do të presim ndeshjen dhe ta shikojmë se çfarë do të bëjmë.Si kanë shkuar përgatitjet dhe atmosfera brenda grupit?– Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka harmoni dhe pozitivitet, kjo është kryesorja. Të gjjithë jemi të fokusuar te ndeshjet. Kemi një sfidë me Italinë, po e studiojmë, po shikojmë video dhe po presim.A është më e lehtë të përballesh me Italinë pa Barellan?– Italia ka shumë lojtarë të fortë. Unë e njoh Barellan është një nga mesfushorët më të fortë në botë. Italia ka shumë mesfushorë, nëse nuk është Barella është Frattesi. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një lojtar. Grupi i Italisë është i fortë.Bast me Frattesin?– Jo nuk kemi bast, por po fitoj Frattesi nuk do i flas për disa ditë, ashtu do bëj edhe ai po të fitoj unë (qesh).Arma më e fortë e Kombëtares?– Forca jonë është grupi, kush luan e di se çfarë duhet të bëjë në fushë. Kemi një plus të madh që janë tifozët dhe i presim se janë zjarr”.Me Azerbajxhanin luajtët me Ramadanin, patët vështirësi në presion me kundërshtarin. Do preferonit me 2 lojtarë para mbrojtjes dhe Bajrami para apo mesfushë më të ngjeshur?-Këto gjëra i vendos trajneri, por ne i kemi zhvilluar të gjitha kualifikueset me dy mesfushorë. Tani nuk e di si do luajmë. Ne ndihemi mirë me çdo skeme, me dy apo tre mesfushorë, kjo nuk ndryshon asgjë. Ndryshon vetëm mënyra si dalim në fushë, sepse duhet grintë, zemër, luftë, sepse ndeshja kalon aty.Cilin nga lojtarët që luan tek Interi nuk do të doje të kishe në fushë të shtunë?– I dua të gjithë shokët e mi në fushë, e meritojnë dhe janë profesionistë. Dua të jem unë në fushë dhe ata.A mund t’i bëjë “dëm” Broja Italisë?–Besoj se Armando mund t’u bëjë dëm të gjitha skuadrave. Është shumë i fortë, i shpejtë teknik dhe shumë fizik. Shpresoj që të bëjë ndonjë gol.A ke folur me Brojën për një derbi “Broja (Milan)– Asllani (Inter)”?– Jo nuk kam folur sepse i kam kaluar dhe unë këto gjëra. Shpresoj që Armando të shkojë në një ekip ku do të luajë dhe të jetë mirë ai.Ngacmime nga lojtarët e Interit?– Kur mësuam grupin ishim në avion dhe kemi bërë shaka. Nuk janë ngacmime se e dimë vlerën e ndeshjes dhe nuk ka nevojë. Ne i njohim lojtarët e Italisë, duhet të kemi respekt por jo frikë se i dimë kualitetet tona.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë

Skënderbeu- Vllaznia 3-0

(25-20, 25-18, 25-22)

Një tjetër ndeshje mjaft e mirë për djemtë e trajnerit Arben Prifti këtë javë kur kanë fituar në Korçë kundër ekipit të Vllaznisë. Në setin e parë ka pasur disa herë ekulibra në pikë por në fund korçarët fitojnë 25-20. Në setin e dytë kemi një barzim në 17-17 dhe më pas janë tetë pikë të korçarëve radhazi, pa asnjë mundësi kundërshtarëve. Në setin e tretë Vllaznia jep gjithçka dhe korçarët kanë treguar se kanë qetësinë dhe forcën e duhur që të fitojnë 25-22.

Advertisement

REDAKTUAR nga : “KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq

Albi Doka është një futbollist që e njeh mjaft mirë Tiranën, kjo për faktin se ka qenë pjesë e tyre. Ai ka vetëm disa javë që është bashkuar me korçarët dhe me sa kuptohet nuk ka arritur formën e tij fizike të plotë.

Vetë trajneri Gvozdenoviç kur është pyetur direkt me emër nga gazetarët se do të jetë Doka në fushë si titullar si ka deklaruar: ” Doka e njeh mirë kundërshtarin, por nuk është për momentin gati të jetë nga minuta e parë në lojë.”

Kështu duket qartë se Gvozdenoviç edhe këtë ndeshje nuk do ta ketë Dokën në fushë nga minuta e parë, por duke parë cilësitë e tij do të jetë një forcë për javët në vazhdim. Kampionati është në hapat e para dhe ka një rrugë të gjatë.

Advertisement

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Liqenorët një tjetër humbje minimale në trasfertën e Vorës

Vora- Pogradeci 1-0

Shënues:Ruzgis 76’

Pogradeci ka pësuar një humbje minimale në Vorë në një ndeshje që në përgjithësi ka qënë e mirë për të dy ekipet. Pjesa e parë ishte totalisht e ekulibruar madje mund të thuhet se liqenorët kishin disa mundësi më shumë shënimi se kundërhstari por Beçka dhe Karabatiç nuk kishin saktësinë, por meritë kishte dhe portjeri vendas Ruçi që shpesh herë është bërë shpetimtar.

Advertisement

Në pjesën e dytë e fillojnë po mirë liqenorët , duke qënë superiurë në mesfushë , por edhe kundërshtarët kanë ritur ritmin dhe për pasojë shënojnë në minutën e 76 me anë të Ruzgis. Pas këtij moment trajneri Nikaj bën shumë ndryshime duke hedhur në fushë gjithë “gardën” e liqenorëve me gjithë përpjekjet rezulati nuk ndryshoi

REDAKTUAR nga : “KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë

Skënderbeu- Vllaznia 3-0

(25-13, 25-19, 25-11)

Skënderbeu në volejboll për femra ka marrë fitoren e radhës. Këtë herë ka pritur ekipin e Vllaznisë në një ndeshje që e kanë dominuar në çdo set të takimit. Nuk kishte asnjë moment rivaliteti, këtë e tregojnë edhe pikët ku korçarët marrin setin e parë 25-13.

Advertisement

Në setin e dytë kemi një rritje me pikë të Vllaznisë që shkon deri 19, por vetëm kaq. Korçaret luajnë mirë në çdo aspekt të lojës. Setin e tretë e mbyllin me më shumë diferencë se të parat 25-11.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…

Në një intervistë që kishte dhënë para disa ditësh gardiani i portës korçare Marko Alia kishte deklaruar se: “Nuk ka çështje përgjegjësie vetëm tek mbrojtësit, por është një situatë komplekse që ka sjellë këtë rezultat. Ekipi ka balancën e duhur që të tregojë forcën e vet”.

Duket se edhe Gvozdenoviç është në këtë linjë me të kur ka deklaruar se: “Kur pësojmë gola përgjegjësia është e të gjithëve, kur jemi me top sulmojmë të gjithë kur humbim topin kthehemi në mbrojtje dhe ndihmojmë. Ne po punojmë të gjithë së bashku të ndreqim gabimet”.

Pra duket se Gvozdenoviç më shumë i mëshon faktit në taktikën e lojës dhe marrjen e përgjegjësive.

Advertisement

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

“Elite Youth Development Academy”/ Futbollistët e vegjël: Shpresojmë që ky projekt të na bëjë ëndrrën realitet

“Shpresojmë që projekti “Elite Youth Development Academy” të na plotësojë ëndrrën për t’u bërë futbollistë”, – në këtë mënyrë janë shprehur lojtarët e talentuar të “Elite Youth Academy” që kanë nisur një rrugëtimi të ri në jetën e tyre. Projekti më i ri i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n po ecën në rrugën e duhur dhe çdo ditë nga e hëna në të enjte, talentët e përzgjedhur trajnohen nga specialistët e ekipeve Kombëtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Projekti po ecën sipas planit dhe fëmijët e përzgjedhur nga rrethet qëndrojnë dhe studiojnë në Tiranë nën kujdesin e Federatës së Futbollit. Qëllimi është edukimi dhe trajnimi i talenteve jo vetëm në kontekstin sportiv, por edhe në atë edukativ dhe personal.

Gjatë një prononcimi për fshf.org, tre nga lojtarët e “Elite Youth Development Academy” janë shprehur shumë të lumtur dhe të kënaqur me punën e bërë deri tani, duke shtuar se ky projekt do të bëjë ëndrrën e tyre realitet për t’u bërë futbollistë.

Advertisement

Besardo Ndoj – Jam Besardo Ndoj, portier te Vllaznia dhe jam pjesë e projektit “Elite Youth Development Academy”. Është shumë mirë dhe tani jemi mësuar. Trajnerët janë shumë të mirë dhe po kënaqemi në stërvitje. Janë shumë të sjellshëm dhe na ndihmojnë. Mua më pëlqen Etrit Berisha dhe dua të bëhem pjesë e Kombëtares. Shpresoj që ky projekt të më plotësojë ëndrrën.

Mateo Kapllani – Unë jam Mateo Kapllani dhe luaj me ekipin e AF Loris. Jam shumë i kënaqur për këtë projekt. Jemi shumë mirë dhe po kalojmë bukur. Ky projekt ka përmirësuar shumë fizikun tim. Unë dua të luaj me Bayern Munich dhe lojtari im i preferuar është Jamal Musiala. Nga Kombëtarja më pëlqen Kristjan Asllani dhe një ditë dua të luaj me Shqipërinë. Shpresoj që ky projekt të realizojë ëndrrën time që një ditë të bëhem futbollist.

Elez Elqeni – Përshëndetje unë jam Elez Elqeni. Jam lojtar i Partizanit, 13 vjeç dhe jam përzgjedhur te “Elite Youth Development Academy”. Ky projekt më pëlqen shumë, grupi është shumë i mirë, trajnerët po ashtu. Stërvitja shkon shumë mirë, kam përmirësuar teknikën dhe forcën. Besoj se për aq kohë sa është planifikuar ky program do të përmirësohemi shumë. Në të ardhmen e shikoj veten në vendin e Gjimshitit, sepse ai është lojtari im i preferuar në Kombëtare. E shoh veten pjesë të Kombëtares.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

EURO 2025/ Shqipëria U-21 luan në “Air Albania” me Armeninë, dalin në shitje biletat

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit E ndaj Armenisë më 15 tetor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00 dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U21 në ebileta.al . Çmimi i biletave është 200 lekë.

Biletat e ndeshjes: Shqipëri U-21-Armeni U-21

Advertisement

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Advertisement

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu dhe Korça Volley nisin nesër kampionatin kombëtar U-20

NIS NESËR KAMPIONATI KOMBËTAR U-20 FEMRA

Kampionati Kombëtar 2024-2025

U-20/ Femra

Advertisement

Grupi A

Kalendari i Javës së 1

Ekipi i Teutës këtë javë është pushim.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Javë interesante në kategorinë e parë/ Pogradeci sot…

Sot në orën 16:00 startojnë edhe ndeshjet e kategorisë së parë. Një garë interesante është në këtë grup ku ka një rivalitet dhe shumë ekipe kanë ambiciet e tyre për në superligë.

Kështu liqenorët do të jenë në Vorë në një ndeshje që flet shumë për vazhdimësinë në pretendime. Besa, ekipi kryesues do të luajë me Apoloninë në një ndeshje transferte. Ndërkohë që Flamurtari, që po bën shumë mirë në këto javët e fundit do të ketë përballë një ekip sipmatik si Valbona.

Kukësi i vendeve të fundit do të takohet me Korabin e trajnerit Ditmar Bicaj. Ndërkohë që Burreli do të presë ekipin e Lushnjës që është në ndjekje të vendit të parë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Mësoni programin e Skënderbeut për sot!

Ditën e diel ekipi i Skënderbeut do të luajë kundër Tiranës. Dita e shtunë, pra sot do të jetë edhe dita e fundit para ndeshjes. Është mësuar edhe progami i ditës së sotme të korçarëve.

Kështu në orën 11:00 ekipi do të jetë në fushën stërvitore dhe më pas do të udhëtojë në drejtim të Durrësit, ku do të akomodohet në orët e pasdites. Madje është planifikuar edhe një takim me presidentin Ardjan Takaj, ku ai do të ketë një komunikim me të tijtë para kësaj ndeshje mjaft të rëndësishme.

Korçarët do të udhëtojnë në orët e pasdites të së dielës në drejtim të Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e radhës.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News