Connect with us

Sporti

Euro 2024/ Silvinjo dhe objekivat e së ardhmes, presidenti Duka i rrëfen të gjitha

Rrugëtimi i Kombëtares shqiptare në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në mediat shqiptare e më gjerë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo nuk ia dolën të kalonin në fazën e 1/16-ve, teksa ishin pjesë e grupit B, përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.Edhe pse morën vetëm një pikë në tre ndeshje, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit shprehet se skuadra ka bërë një paraqitje të mirë në këtë aventurë europiane. Në një intervistë të gjatë për gazetën “Telegrafi” në Kosovë, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tregon se kuqezinjtë kanë luftuar në çdo ndeshje deri në minutën e fundit, pavarësisht se përballë kishin skuadra kampione dhe nënkampione. Ndër të tjera, Presidenti Duka flet edhe për kontratën e trajnerit Silvinjo, duke vlerësuar punën e teknikut brazilian në krye të ekipit tonë kombëtar; tregon emrat e kuqezinjve që u kanë bërë më shumë përshtypje në këto ndeshje; komenton vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s për gjobat e vendosura për FSHF-në dhe dënimin e Mirlind Dakut.Numri një i futbollit shqiptar, Armand Duka flet në këtë intervistë edhe për marrëdhënien e shkëlqyer me Federatën e Kosovës dhe Presidentin Agim Ademi, ndërsa thotë se nuk ka një marrëveshje mes dy federatave për kalimin e lojtarëve në ekipin tonë kombëtar, pasi çdokush e ka derën e hapur në Kombëtaren shqiptare. Presidenti Duka flet edhe për kandidaturën me Federatën Serbe për të mirëpritur finalet e Kampionatit Europian 2027 për grupmoshën U-21 ndërsa tregon edhe objektivat e Kombëtares për të ardhmen: ngjitjen në Ligën A në Nations League dhe kualifikimin për herë të parë në finalet e një Kampionati Botëror.– Ishim në Grupin e ferrit në Evropian ku përballë kishim emra të mëdhenj si Kroacia, Spanja dhe Italia, sa je i kënaqur me paraqitjen e Kombëtares?– Shqipëria ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë Kampionat Evropian, pavarësisht se ishim në “grupin e ferrit” me ekipe që janë shpallur disa herë kampione Evrope dhe Bote si Spanja dhe Italia, apo edhe Kroacia që ka qenë finaliste në Kupën e Botës 2018 apo gjysmëfinaliste në këto kompeticione kaq të rëndësishme të futbollit.Sigurisht që mund të bënim më mirë, kemi luajtur mirë në të trija ndeshjet, ose për të qenë më i saktë, në gjysmën e dytë të ndeshjes me Italinë dhe në takimet përballë Kroacisë dhe Spanjës. Me pak fat mund ta kishim fituar kundër Kroacisë, ashtu sikurse ndeshja mund të ishte mbyllur edhe në favor të kroatëve.Por ne treguam që nuk kishim shkuar aty për pushime dhe luajtëm fort, me grintë dhe ishim aty deri në minutën e fundit të lojës, ku shënuam golin e barazimit me Gjasulën dhe kishim edhe një mundësi për t’i dërguar shifrat në 3-2. Por ky është futbolli, këto janë emocionet që ky sport dhuron dhe duhet të pranojmë në fund rezultatin. Në përgjithësi jam mjaft i kënaqur me atë që skuadra jonë bëri në fushë në këtë Kampionat Evropian, por e kam thënë dhe do vazhdoj ta them që mund të kishim marrë më shumë në tre ndeshjet, nëse do kishim guxuar, nëse do kishim besuar më shumë. Por, i falënderoj vërtetë çunat për emocionet, të gjithë stafin dhe sigurisht edhe tifozerinë shqiptare që shkëlqeu në Gjermani, në çdo qytet, në çdo shesh e në çdo stadium.– Para evropianit keni pritur më shumë apo pas ndeshjes së parë u janë rritur pritshmëritë?– Që kur u hodh shorti në dhjetor dhe mësuam se do të jemi në një grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë e dinim që do ta kishim të vështirë, por kurrsesi në mendjen tonë nuk ekziston fjala ‘e pamundur’. Por që të rritesh në lojë, sigurisht që duhet të luash me kampionët. Në finalet e një kampionati evropian çdo skuadër jep mbi 100% në fushë. Ne kemi pretenduar që në ndeshjen e parë që të marrim pikë, pavarësisht se nuk ia dolëm. Por askush nuk futet në fushë me objektivin që të dalë i humbur. Është alogjike. Nuk morëm rezultatet që meritonim, për këtë jam i mërzitur. Por jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në fushë.– Hera e dytë që marrim pjesë në një Kampionat Evropian, cila Shqipëri e ka kënaqur më shumë Armand Dukën, ajo e vitit 2016 apo 2024?– Hera e parë ka pasur më shumë emocione sigurisht, pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Shqipëria të kualifikohej në finalet e një Kampionati Evropian. Në Francë nuk kisha shumë presion për rezultatin, ishte e mrekullueshme që fituam një ndeshje dhe ne mund të kualifikoheshim në 1/16 nëse Portugalia nuk do të kishte golavarazh më të mirë se ne.Por në këtë Evropian, veç të tjerash kisha shumë presion edhe për rezultatin. Besoja se do të merrnim rezultate më të mira, për këtë mund të them se jam pak ‘i zhgënjyer’, por kurrsesi nuk ndihem kështu për lojën e bukur dhe paraqitjen e skuadrës në këtë rrugëtim.– Sylvinhos i skadon kontrata, do të ketë vazhdim të saj apo jo? Dhe sa je i kënaqur me punën e përzgjedhësit?–  Silvinjos i ka mbaruar kontrata pas Evropianit. Ne i kemi propozuar në fakt rinovimin që në muajin janar. Për momentin trajneri është me pushime dhe javës që vjen do të takohemi për të diskutuar për këtë temë dhe për të vazhduar punën. Sigurisht ne duam të hedhim sa më shpejt firmën në kontratë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku.Unë mendoj se Silvinjo ka punuar mirë, nën drejtimin e tij Shqipëria u kualifikua për në Euro 2024 pas një edicioni kualifikues shumë të mirë, ku bëri paraqitje shumë të mira në të gjitha ndeshjet dhe arriti të renditej në vendin e parë të grupit si kurrë më parë. Trajneri ka krijuar atmosferë pozitive në skuadër në një kohë shumë të shkurtër dhe rezultatet flasin shumë për punën e bërë.– E dimë që ke vështirë të flasësh me emra, por kush nga lojtarët u ka lënë më shumë përshtypje në Evropian, na përmend disa nga ta?– Vërtetë është e vështirë. Kemi një skuadër yjesh në fakt, që nga porta me Thomasin, që shkëlqeu në të trija ndeshjet e këtij Evropiani, duke vazhduar me mbrojtjen, mesfushën e sulmin. Vazhdon të më lërë pa fjalë dhe më mahnit në çdo ndeshje mbrojtësi i krahut të majtë, super Mario ynë si edhe truri i skuadrës, Kristian Asllani. Por janë të gjithë shumë të mirë, kemi një lider në mbrojtje si Berat Gjimshiti. Të gjithë, të gjithë më kanë lënë përshtypje shumë të mira.– Mirlind Daku u pezullua nga UEFA me dy ndeshje. Përveç UEFA-s ku ju jeni nënkryetar a ka marrë masa edhe FSHF për atë apo thjesht e keni kuptuar futbollistin që e kanë kapluar emocionet?– Sigurisht që kemi folur me futbollistin për atë që ndodhi. Ai e ka kuptuar dhe e ka thënë edhe vetë që është përfshirë nga emocionet në ato momente, por normalisht duhet pasur kujdes pasi në futboll nuk ka vend për racizëm, nuk ka vend për ofendime, nuk ka vend për gjeste anti-sportive. Futbolli ka fuqinë dhe misionin për të bashkuar njerëzit e popujt.– Çfarë premio kanë pasur futbollistët për kualifikimin në Euro 2024 dhe na thuaj se çfarë premio kanë pasur për Kampionatin Evropian?– Futbollistët dhe stafi kanë marrë një premio të majme për kualifikimin në Kampionatin Evropian, sigurisht edhe bonuse për çdo ndeshje të fituar në kualifikueset e këtij kampionati. Gjithsesi, pjesëmarrja në finalet e një Kampionati Evropian është në fakt bonusi më i madh që merr skuadra.– FSHF është federata që ka paguar më së shumti dënime në Euro 2024, si i ke parë këto dënime?– Sigurisht që askujt nuk i pëlqen që të gjobitësh aq shumë. Në tre ndeshje jemi gjobitur për të njëjtat arsye, për transmetimin e mesazheve anti-sportive, hedhjet e sendeve, ndezjen e flakadanëve, pushtimin e fushës. Megjithatë, vendimet kur janë të drejta respektohen dhe nuk diskutohen.– Pas 2 pjesëmarrjeve në Kampionate Evropiane, a duhet të presin tifozët ta shohin Shqipërinë në një Kampionat Botëror dhe kur mund të ndodhë një gjë e tillë?– Gjërat merren me radhë. Fillimisht kemi Ligën e Kombeve që nis në shtator dhe ne objektivi ynë është të ngjitemi në Ligën A. Luajmë përballë ekipeve si Republika Çeke, Ukraina e Gjeorgjia. Të gjithë e pamë se çfarë me grinte e pasioni luajtën këta të fundit në këtë Evropian, duke mposhtur Portugalinë e duke konkurruar denjësisht Spanjën. Pastaj është edhe Kampionati Botëror dhe objektivi ynë është sigurisht kualifikimi në finalet e Botërorit “Amerikë 2026”. E dëshirojmë pafund dhe jam i sigurt që me këtë skuadër yjesh që kemi, ëndrra mund të bëhet së shpejti realitet.– Ka shumë zhurmë rreth futbollistëve nga Kosova që kalojnë në ekipet e moshave në Shqipëri. A keni ndonjë marrëveshje me FFK-në për mos t’i marrë lojtarë njëra tjetrës?– Me Federatën e Kosovës, me mikun tim Agim Ademi kemi marrëdhënie fantastike, të shkëlqyera. Nuk e shoh aspak shqetësuese këtë zhurmë, përkundrazi. Është shqetësuese kur shqiptarët luajnë për përfaqësuese si Zvicra, Italia, etj., por jo kur përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Çdokush e ka derën e hapur në Kombëtaren tonë.– Kur keni vendosur për kandidaturën me Serbinë për Euro 2027, a keni menduar se mund të merrni shumë kritika nga shqiptarët, sidomos në Kosovë?– Ka pasur shumë reagime nga tifozët, por edhe nga individë, në Kosovë e Shqipëri, gjithashtu edhe para familjes time të Federatës së Futbollit. Ne e kemi analizuar gjatë përpara se të shpallnim kandidaturën, por mendoj që edhe ata e kanë bërë, edhe në këndvështrimin politik, kanë parë më tutje, kanë menduar mesazhin që mund të japi ky bashkëpunim. Unë e kam konsideruar si një armë të fortë për ta fituar këtë garë e për ta siguruar këtë kampionat, sepse mesazhi që jep është shumë i rëndësishëm.Është mesazh i paqes, tolerancës, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës. E di mirë që dikush ka të drejtë të preket nga kjo, sepse plagën e kemi të freskët, por ne duhet të shohim më tej, duhet të mësohemi të bashkëjetojmë. Ne kemi në dorë të kontribuojmë që fëmijëve tanë t’i lemë një botë sa më të paqme. Nëse të gjithë punojnë në këtë drejtim, konfliktet do të jenë më të vogla. Patjetër, ne nuk e harrojmë atë çfarë ka ndodhur dhe sa më shumë nxjerrim mësime se çfarë ka ndodhur, duhet të luftojmë për paqe.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

-24 ORË NGA STARTI I JAVËS SË 6-të/ Nesër dhe pasnesër 5 duele…

Java e 6-të e superligës erdhi. Kjo pasi nesër dhe pasnesër luhen 5 çiftet e kësaj jave që pritet të dhurojë emocone të mëdha për shkak se superliga është future në faza interesante. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë nesër ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator (nesër) dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes dhe do të jetë kryendeshja e kësaj jave.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e së dielës në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes. Elbasani-Egnatia dhe Teuta-Dinamo do të mbyllin këtë javë të 6-të dhe të gjitha duelet priten me interes të madh.

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

Advertisement

NESËR 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

Advertisement

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Mbyllen seleksionimet për ekipet përfaqësuese Rajonale për Korçën

Përfunduan seleksionimet për ekipet përfaqësuese rajonale Qarku Korçë për datëlindjet 2012-të dhe 2013-të.

Diten e mërkurë datë 18. 09. 2024 drejtoria teknike (sektori i ekipeve kombëtare në FSHF) në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Korçë organizuan në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” përzgjedhjen e ekipeve përfaqësuese rajonale të rajonit Korçë për datëlindjet 2012-2013.

Seleksionimi  u bë ditën e mërkurë në orën 10:00.

Suksese të gjithë futbollistëve të vegjël!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Nesër dita e së vërtetës. Korçarëve u bën punë vetëm fitorja!

Dita e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Laçit thuajse erdhi. Themi këtë pasi nesër, as 24 orë më vonë, në orën 17:00, Skënderbeu luan përballë kurbinasve në stadiumin “Skënderbeu” në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.

Në 5 javë të luajtura deri tani Skënderbeu ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, ndërkohë që nesër është dita e së vërtetës, pasi Skënderbeut i bën punë vetëm fitorja.

Përballë është Laçi, ekip jo fort i lehtë për t’u mundur, por që gjithsesi Skënderbeu ka vetëm objektivin 3-pikësh dhe këtë e dinë mirë që nga lojtarët dhe deri te stafi teknik.

Skënderbeu duhet pranuar që është nën presion për mungesë pikësh, por që kjo do të dihet të administrohet nesër në fushën e lojës.

Advertisement

Kujtojmë që bardhekuqtë në shtëpi në ndeshjen e fundit ndaj Teutës e humbën dhe duke shtuar edhe humbjen e fundit me Dinamon, nuk mund të pranojnë një disfatë të tretë. Të gjitha alternativat të çojnë te fitorja dhe Skënderbeu është gati ta bëjë realitet këtë në fushën e lojës.

Djemtë e Skënderbeut nesër kanë nevojë vetëm për mbështetjen e tifozërisë që sigurisht nuk do të mungojë dhe në fushë pritet kthesa e madhe.

Nëse ka një ditë të vërtetë, është nesër, prandaj: Forca Skënderbe! Nesër është dita juaj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Abissnet Superiore / Analiza e Partizani-Tirana, këto janë statistikat e derbit mes rivalëve kryeqytetas

Gjithçka gati për derbin e parë të këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, Partizani-Tirana dhe stadiumi “Air Albania” do të jetë skena e këtij dueli të shumëpritur.

Të dyja skuadrat e kanë nisur ndryshe kampionatin, me Tiranën që nuk ka fituar ende asnjë ndeshje, por ndërkohë nuk ka regjistruar humbje.

Pesë barazimet në pesë javët e para të kampionatit janë edhe rezultat i faktit se Tirana është skuadra e dytë që pëson më pak goditje në portë për ndeshje, 8.45. Mbrojtja më e vështirë për t’u thyer është ajo e Egnatias, edhe për faktin se vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm.

Partizani nga ana tjetër ka humbur vetëm një ndeshje dhe aktualisht është i treti në renditje me 8 pikë të barabarta me Elbasanin.

Advertisement

Fillimi pozitiv i skuadrës së Aleksandër Veselinoviçit vjen sigurisht edhe për shkak të aftësisë për të krijuar raste për gol. Partizani është skuadra që në këto pesë ndeshjet e para ka goditur më së shumti portën e kundërshtarit, me një mesatare prej 14.8 gjuajtjesh për ndeshje.

Një aspekt ku Partizani mund të duhet të përmirësohet është saktësia e gjuajtjeve, duke qenë se vetëm 35.4% e goditjeve përfundojnë në portë.

Nga ana tjetër, 43% e goditjeve të Tiranës përfundojnë në portë, nga 10.7 goditje për ndeshje, është një shifër që tregon se bardheblutë janë më të saktë në finalizim.

Një sulm i shkëlqyer (ai i Partizanit) kundër një mbrojtjeje shumë  të mirë (ajo e Tiranës): kjo është ndeshja që na pret mbrëmjen e së shtunës. Kush mund të ketë më shumë zotërimin e topit? Shifrat na sugjerojnë Partizanin, që është pas Egnatias skuadra që dominon më shumë lojën gjatë këtij kampionati.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu shpartallon Dinamon brenda në kryeqytet

Dinamo-Skënderbeu 0-3

(9-25, 24-26, 18-25)

Skënderbeu në volejboll për femra pak momente më parë e ka mbyllur me fitore ndeshjen e javës së dytë ndaj Dinamos në pallatin e sportit në Farkë.

Fitore e pastër dhe e lehtë e vajzave bardhekuqe që i kanë dhënë leksion Dinamos, pavarësisht se vetëm seti i dytë i ndeshjes pati rivalitet, pasi korçaret lëshuan në lojë.

Advertisement

Në dy javë Skënderbeu ka 6 pikë të plota dhe është në krye të kampionatit kombëtar i bindur se edhe këtë sezon luan vetëm për titullin kampion.

Ndeshja e sotme në Farkë qysh në setin e parë nisi në avantazhin e Skënderbeut që kryeson 5-12, duke menduar vetëm për shkëputjen. 8-19 më pas shifrat në tabelën elektronike, ndërkohë që Skënderbeu duket sikur argëtohet në setin e parë të ndeshjes, duke e mbyllur 9-25, pra me rezultat të thellë.

Seti i dytë i ndeshjes është edhe më i bukuri i këtij takimi, teksa vendaset kryesojnë pas gabimeve të korçareve 3-0, ndërkohë që shifrat shkojnë 7-2 dhe Skënderbeu lëshon shumë në lojë. U duk se Dinamo do të fitonte këtë set, madje rezultati shkoi edhe 15-10 për Dinamon. Në këtë moment Orlando Koja merr pushim dhe korçaret e rrjetës afrohen në 17-16. Shifrat në këtë set do të barazoheshin vetëm në 19-19, ndërkohë që po barazime do të kishim edhe më tej në 22-22, apo 24-24. Dy pikët e fundit i takojnë Skënderbeut dhe seti fitohet 24-26 duke çuar gjendjen e seteve në 0-2 për Skënderbeun.

Në setin e tretë Skënderbeu nuk ka ndërmend që të falë dhe kryeson qysh në fillim. 1-4, 3-6, 5-11 janë disa nga rezultatet në favor të Skënderbeut, ndërkohë që kur pikët ishin 8-14, dinamovitet marrin pushim. Kështu vendaset afrohen disi në 13-15, por vetëm kaq. Kjo pasi Skënderbeu nuk lëshon dhe thellon diferencën në 14-20 dhe fiton setin 18-25 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 0-3.

Fitore e thellë e Skënderbeut në këtë javë të dytë dhe me meritë, ndërkohë që Dinamo nuk e përballonte dot Skënderbeun kampionen në fuqi, kjo falë edhe përvojës së korçareve dhe fanelës së rëndë bardhekuqe.

Advertisement

Urime vajzave të Skënderbeut për fitoren e sotme!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

DEVOLLI gati për transfertën e Cërrikut/ Të dielën starton kategoria e dytë!

Këtë të dielë starton kategoria e dytë e futbollit, ndërkohë që kujtojmë që në Grupin B të kësaj kategorie bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës së Korçës, Devolli dhe Maliqi.

Qysh në javën e parë, pra të dielën, do të bëjë prezantimin e parë Devolli, ndërkohë që maliqarët në bazë edhe të shortit e kanë pushim dhe startojnë një javë më pas në shtëpi ndaj Luftëtarit.

Në këtë javë të parë Devolli do të luajë në një transfertë të vështirë si ajo e Cërrikut, ndërkohë që trajneri Trifon Meraku është në përgatitjet e fundit për këtë përballje të parë.

Stafi dhe presidenti Spartak Meraku duken se janë optimistë për këtë ndeshje të parë, në mënyrë që ti bëjnë një start dinjitoz kategorisë.

Advertisement

Me shumë afrime në këtë merkato vere objektivat e Devollit janë madhore në këtë sezon, duke synuar padiskutim ngjitjen në kategorinë e parë. Presidenti nuk ka kursyer asgjë për të ngritur një skuadër vërtet dinjitoze, ndërkohë që tashmë e ka radhën fusha e lojës.

Turbina-Devolli të dielën në orën 16:00, mezi pritet në Devoll nga ana e tifozëve, të cilët dëshirojnë shumë që ekipi të mos kthehet pa pikë nga kjo transfertë e parë.

Suksese Devolli!

SHORTI I DEVOLLIT

Java 1: Turbina – Devolli

Advertisement

Java 2: Devolli – Butrinti

Java 3: Delvina – Devolli

Java 4: Devolli – (pushim)

Java 5: Devolli – Orikumi

Java 6: Shkumbini – Devolli

Advertisement

Java 7: Devolli – Tomori

Java 8: Maliqi – Devolli

Java 9: Devolli – Luftëtari

Java 10: Memaliaj – Devolli

Java 11: Devolli – Këlcyra

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…

Pas fitores në javën e parë në shtëpi, erdhën 3 humbje radhazi dhe nesër është dita e së vërtetës për Pogradecin e kategorisë së parë.

Sigurisht që 3 humbjet radhazi djegin shumë për skuadrën e Samuel Nikaj dhe nesër nuk falet më as barazimi dhe jo më humbja. Nëse pogradecarët kanë ndërmend që të jenë dinjitozë në kategorinë e parë, me Erzenin nesër vlen vetëm trepikëshi.

Pogradeci-Erzeni është përballja e së shtunës në orën 16:00, ndërkohë që po nesër luhen edhe Kastrioti-Burreli, Korabi-Vora dhe Lushnja-Besa.

Pas humbjes së fundit në Burrel të gjithë në kampin liqenor kanë “qepur” gojën dhe kanë përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve vetëm për këtë ndeshje të nesërme që është më shumë se delikate.

Advertisement

Trajneri Samuel Nikaj ka punuar më shumë në aspkektin psikologjik, pasi dihet që morali pas 3 humbje radhazi nuk është atje ku duhet.

Nesër qysh në startin e ndeshjes me Erzenit do të kërkohet goli dhe prandaj stafi teknik ka menduar që të reshtojë një skuadër me skemë tërësisht sulmuese.

Erzeni ndodhet në vendin e fundit me asnjë pikë dhe ky është momenti që Pogradeci të shënojë fitoren e dytë dhe të largohet nga vendet e fundit ku ndodhet pas 4-ër javëve të para.

Suksese të shtunën Pogradecit!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ardjan Takaj dy ditë para është …

Duke parë gjendjen e ekipit, ndeshjen e radhës dhe se sa e rëndësishme është, kjo e detyron edhe presidentin Ardjan Takaj të jetë pranë të tijve.

Ai këtë herë ka zgjedhur të jetë qysh ditën e enjte në Korçë për të qenë pranë ekipit. Kështu ai do të jetë disa ditë me ekipin dhe natyrisht prezenca e tij i motivon edhe i vë më shumë para përgjegjësisë të gjithë, por së pari futbollistët.

Takaj ka qënë në fushën stërvitore të të tijve dhe nga larg ka ndjekur gjithçka, duke treguar se edhe ai e ndien shumë këtë takim ku duhen maksimalisht pikët, pikë që janë një detyrim për ekipin që të kalohet nga ai pozicion dhe nga ai vend që nuk duhet të jetë për korçarët.

Mësohet se ditën e sotme Takaj do të këtë një takim me futbollistët, ku do të flasë para tyre dhe stafit drejtues.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJBOLL FEMRA/ Historia përsëritet, por me tjetër dimension

Java 2 Dinamo-Skënderbeu            Sot (E Premte)     Ora 16:00

Edhe volejbolli ka tërhequr vëmendjen në Korçë e natyrisht janë sukseset e vajzave të Skënderbeut. Sot Skënderbeu do të luajë në Tiranë, atje ku do të ketë përballë ekipin e Dinamos, pra Dinamo-Skënderbeu.

Të gjithëve, kur shikon këto dy ekipe, u kujtohet ai Skënderbe i historisë me Pandi Gëllçin dhe me lojtare si Duni, Tasho, Miço, Burda, Kalemi dhe nga ana tjetër na vjen Dinamo i Kreshnik Tartarit me Ibrahimin, Tasen, Duka, Babuli, etj.

E pra, historia është përëri sot, por me dimensione të tjera. Në qoftë se dikur Dinamo ishte favorite, sot me plot gojë themi se Skënderbeu është i pamundshëm. Natyrisht që është lojë dhe në të fiton më i miri. Korçaret e rrjetës janë të tilla.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në fushë në EURO 2024

Ylber Ramadani është pa dyshim ‘’maratonomaku’ i skuadrës tonë kombëtare. Mesfushori kuqezi është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë. Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Silvinjo e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin tonë kombëtar.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian. Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili. Pa dyshim, një arritje për Ylber Ramadanin dhe përfaqësuesen tonë shqiptare.

Sukses Ylber!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News