Connect with us

Sporti

Euro 2024 trajneri silvinjo kapiteni gjimshiti sfida ndaj spanjës vendimtare për ne japim më t

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B, në kuadër të finaleve të Kampionatit Europian 2024 që po mbahet në Gjermani.Një ndeshje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo, të cilët renditen të tretët në grupin B me vetëm një pikë dhe do të kërkojnë një rezultat pozitiv nesër ndaj iberikëve, për të kaluar në raundin tjetër.Në prag të këtij takimi që do të luhet në stadiumin “Dusseldorf Arena” në Gjermani, në ora 21:00, trajneri Silvinjo dhe kapiteni i skuadrës Berat Gjimshiti kanë dalë përpara mediave, ku kanë folur për gjendjen e ekipit, atmosferën dhe kanë treguar pritshmëritë që kanë për këtë sfidë, që e konsideruan si mjaft vendimtare për rrugëtimin e Shqipërisë në këto finale.Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin duke e konsideruar edhe si një nga skuadrat favorite për të fituar Europianin, por theksoi se Shqipëria ka shanset e saj dhe nesër do të kërkojë maksimumin për të tentuar kualifikimin.Keni mundësi për t’u kualifikuar dhe për të bërë histori me Shqipërinë, çfarë do të thotë kjo gjë për ju?– Është emocionuese dhe për më tepër është një pyetje interesante. Është e rëndësishme për familjen time. Për mua është fantastike. Spanja është skuadër brilante, do të jetë një ditë që nuk do ta harroj. Kemi përfunduar në grupin e vdekjes dhe tani na jepet një mundësi shumë e madhe kundër një prej skuadrave më të mira në botë.Spanja mund të luajë me formacionin e dytë nesër ?-E dini më mirë se unë që Spanja e ka në ADN-në e saj zotërimin e topit, ka shumë cilësi në mesin e fushës. Ka diçka tjetër, lojtarë shumë të mirë në krahë. Ka disa lojtarë shumë të shpejtë në krahë dhe qendër. Kanë shumë cilësi edhe në mbrojtje, të lejojnë shumë pak hapësira, janë të organizuar. Ka fituar me Kroacinë dhe Italinë, ka fituar grupin, për ne do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Edhe ne kemi lojtarë të mirë, mezi presim të luajmë kundër Spanjës.Keni ndjekur nga afër ndeshjen Spanjë – Itali– Kam shkuar me Zabaletën, diçka e planifikuar, një ditë pas ndeshjes sonë. I njohim të gjithë kundërshtarët tanë, është një skuadër që impresionon, ka lojtarë shumë të mirë. De la Fuente ka bërë një punë shumë të mirë, sulmon dhe mbrohet shumë mirë. Në kualifikuese ka humbur vetëm një ndeshje kundër Skocisë. Lojtarët e mi janë të guximshëm dhe do të japin gjithçka në këtë ndeshje të fundit. Çdo gjë mund të ndodhë gjatë 90 minutave, do të futemi në fushë për të bërë më të mirën.Keni kaluar në epërsi në dy ndeshjet e para, çfarë ju ka munguar për të fituar?– Është diçka e madhe të shënosh i pari.  Ky është eventi i dytë i madh për Shqipërinë dhe lojtarët po përmirësohen. Ka të bëjë me përvojën dhe ballafaqimet në gara të mëdha dhe me skuadra të mëdha. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, në menaxhimin e fazave të lojës. Nëse do të bëjmë perfomancën më të mirë, mund të arrijmë rezultatin e duhur.Ka mbetur vetëm një ndeshje në grupin e ferrit, a je i lumtur që po luftojmë për kualifikimin?– Jam i lumtur. Shumë njerëz para pesë muajsh kanë menduar se do të pësojmë katër ose pesë gola, e ndeshja e fundit s’do të kishte asnjë vlerë. Jam i lumtur për punën që kemi bërë. Jam i kënaqur me lojtarët e mi, kemi bërë çdo gjë që kemi mundur. Vazhdojmë të ëndërrojmë.A është ndeshja më e rëndësishme në karrirën tënde si trajner?– Jam ende i ri, është një ndeshje me shumë rëndësi dhe nuk do ta harroj. Luajmë kundër Spanjës së vendit të parë. Jam gjysmë spanjoll gjysmë brazilian. Nëse kjo është më e rëndësishme, situata mund ta bëjë të tillë. Pas barazimit me Kroacinë ishte ajo, ndoshta mund të bëhet kjo me Spanjën.Çfarë do të thotë për Shqipërinë të kualifikohet në raundin e 1/16-ave?– Kemi punuar me skuadrën Kombëtare me muaj të tërë. Kemi qenë në Tiranë dhe kemi parë përkushtim të madh dhe besim nga njerëzit që punojnë për këtë skuadër. Në Shqipëri ka 3 milionë shqiptarë por dhe 10 milionë në botë. Gjeneratat e tanishme po gëzojnë ndeshjet e Kombëtares në Europian. Po bëjmë punë shumë të mirë. Nëse kalojmë grupin është më mirë. Do jetë kënaqësi të luajmë në mesin e 16 skuadrave më të mira.Cilën skuadër konsideroni favorite për të fituar Europianin?– Nuk kam arritur të shoh shumë ndeshje. Kam parë Spanjën me Italinë, kemi punuar për orë të tëra, stërvitje, udhëtime. Spanjën e kam parë, por jo ndeshjet e tjera. Vetëm 10-15 minuta mes Holandës dhe Francës. Sigurisht, nëse do të duhet të them emra, Spanja sigurisht, Italian dhe Kroacia gjithashtu nëse kalojnë grupin.Shqipëria ka shanse për t’u kualifikuar edhe me një barazim, a do të futeni në fushë për një pikë?– Unë në karrierën time nuk kam parë një trajner që shkon në fushë për barazimin. Nëse ke një skuadër të mrekullueshme luan për të fituar, por varet nga çfarë ndodhë gjatë ndeshjes. Nëse duam të kalojmë, duhet të fitojmë. Është e vërtetë që mund të kalojmë me dy barazime, por duhet të luajmë për të fituar dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në minutat e fundit.Spanja vjen me disa mungesa ndaj Shqipërisë– Ata janë një skuadër e mrekullueshme, edhe skuadra e dytë mund të luajë dhe të fitojë. Janë të motivuar, nuk mund të mendojmë se çfarë bën Spanja. Ata luajnë në nivel shumë të lartë, kushdo që është në fushë. Shpresoj të kemi një ndeshje të mrekullueshme, e dimë që gjithçka mund të ndodhë.I keni ndjekur ndeshjet e Copa America?– Nuk ka qenë e lehtë të vijmë këtu. Ka patur shumë punë, gola, lojëra të mira, ndeshje të vështira. Nuk kam pasur kohë të shoh as ndeshjet e Europianit dhe jo më Copa America. Nuk kam kohë.Nga “EURO 2016” në “EURO 2024” çfarë ka ndryshuar për Shqipërinë?– Nuk kam përmirësuar futbollin shqiptar. Kjo ka të bëjë me punën e madhe të lojtarëve. Kemi lojtarë shumë të mirë. Në fushë do të jenë 11 dhe ka shumë të mirë mes tyre. Ne kemi punuar shumë për të parë se çfarë mund të bëjnë lojtarët në fushën e lojës, në mënyrë që të bëjnë edhe më shumë, që të përmirësohemi dhe të përballemi me kundërshtarin. Kemi lojtarë shumë të mirë, ka të bëjë me forcën dhe dashurinë që kanë për vendin.Formacioni titullar i Shqipërisë ndaj Spanjës? – Ne e kemi gati formacionin, por ne kemi edhe një seancë stërvitore, do të shohim dhe do të vendosim. Do të tentojmë të shfrytëzojmë mundësitë tonë për të vazhduar përtej fazës së grupeve.Pezullimi i Mirlind Dakut nga Komisioni i UEFA-s? – Sikurse tha edhe Gjimshiti, jemi këtu për të luajtur futboll në një eveniment brilant, duhet të flasim për futboll. Nuk duam të shpenzojmë energji për diçka tjetër. Çfarëdo që ka vendosur UEFA është punë e saj.Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp tha se Spanja është një ekip shumë i fortë, por të gjithë djemtë janë gati për të dhënë më të mirën e për të marrë maksimumin nga kjo sfidë.Ndeshja ndaj Spanjës?– Spanja është një ekip shumë i fortë, por të gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër. Gjëja më e rëndësishme është që jemi në garë dhe kemi mundësi ta kalojmë grupin dhe do bëjmë gjithçka mundemi që ta bezdisim Spanjën.Spanja me formacionin e dytë ndaj Shqipërisë?– Nuk ndikon aspak sepse edhe formacioni i dytë i Spanjës ka të njëjtin nivel si formacioni i parë. E dimë kë kemi përballë i njohim kundërshtarët. Nuk e mendojmë aspak që ata do luajnë me ekipin e dytë, por do e marrim sfidën po aq seriozisht siç do ishte po të luanin me ekipin e parë.Pezullimi i Dakut nga Komisioni i UEFA-s?– Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje. Ne do të kemi kundërshtar të vështirë nesër dhe vetëm për këtë do mendojmë.A është një mision i pamundur fitorja ndaj Spanjës?– Asgjë nuk është e pamundur në jetë, por sigurisht që është ndeshje e vështirë. Ne sigurisht që do të bëjmë maksimumin dhe do tentojmë që t’i shqetësojmë kundërshtarët.UEFA ka gjobitur sërish FSHF-në për shkak të tifozëve?– Jam këtu për të folur për çështjen e kualifikimit, këto janë gjëra për të cilat përkujdeset UEFA. Arsyeja pse jemi këtu ka të bëjë me ndeshjen dhe për atë që do bëjmë nesër dhe do të bëjmë më të mirën.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!

Një orë para fillimit të takimit mes Skënderbeut dhe Laçit, futbollisti Marko Ramos është parë të ngjitet në tribunë. Ai ka qëndruar i heshtur dhe ka ndjekur me vëmendje nxemjen e ekipit të tij. Për të kjo javë ishte një javë e keqe, pasi nuk bënte pjesë as në stolin e korçarëve.

I pyetur pas ndeshjes, trajneri Gvozdenoviç jep këtë përgjigje: “Organika jonë është e plotë, kështu që katër ose pesë futbollistë çdo javë do të rrinë në tribunë. Nuk kemi asgjë me futbollistin, të tjerë do të jenë në javët në vazhdim. Do të meritojë formacionin, ai që ka gjendjen më të mirë. Ramos është stërvitur me grupin gjatë gjithë javës.”

Pra, duket se të marrësh një vend edhe në pankinë është e vështirë, kjo për shkak edhe të konkurrencës. Kjo do të thotë që çdo futbollisti në momentin që i jepet mundësia, nuk duhet ta lëshojë vendin duke gabuar që të humbasë edhe formacionin. Duket se kjo i ka ndodhur Ramosit këtë javë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres

Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç.

“Nuk ishte futboll i bukur, por ishim në ngërç dhe kishim nevojë për pikët. Si gjithmonë i them bravo çunave sepse ishte një ndeshje e vështirë dhe stresuese. Tani s’mund të flasim keq, e merituam fitoren dhe jemi të lumtur. Jemi pak më mirë tani, pasi ishte një stres i madh kjo ndeshje nëse do ta fitonim apo jo. Mund të menaxhohej më mirë situata për Rashicën te ai rast sepse mund të kishim më pak stres.

Kundër Laçit gjithmonë është e vështirë. Në 4 vitet e fundit nuk kemi fituar asnjëherë këtu në Korçë, ishte një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luajmë shumë bukur. Do vazhdojmë, do krijojmë një vazhdimësi. Tani duhet një lojë më e bukur sepse iku stresi. Laçi një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luanim bukur dhe me shumë gola. Megjithatë ishim në ekuilibër, mund të shënonim dhe golin e dytë.

Luhatje gjatë ndeshjes? Mund ta rregullojmë, por kemi nevojë për kohë. Nuk mund ta rregullojmë që nesër. Pas 3-4 javësh mund ta rregullojmë këtë me lojtarët me eksperiencë që kemi, siç është Doka. Me këta lojtarë do kontrollojmë presionin dhe topin e dytë. Kjo është një përgjigje e saktë”, – tha Gvozdenoviç.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë

Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Laçit, Armando Cungu.

“Kur të jesh në fund të tabelës nuk ke se çfarë thua. Do komunikoj me presidentin dhe t’i kërkoj largimin. Nuk jam trajner për mbijetesë.

Lojë zhgënjyese dhe gola amatorest. Unë nuk dua të diskutoj për penalltinë, por çunat nuk ishin në më të mirën e tij. Korça shfrytëzoi siç duhet mundësitë e dhënë dhe arriti të na ndëshkonte.

Nuk kam çfarë them. Kam kërkuar largimin para dy javësh të jem i sinqertë, por nuk ndodhi asgjë. Jam shuëmi qetë, por nuk mund të luaj në këtë mënyrë. Është ndeshja e 3-të radhaz që ndëshkohem nga arbitrat.

Advertisement

Kemi 3 lojtarë të thyer shpatullash që nga ndeshja me Partizanin. Unë protestoj për një të drejtë tonën dhe marrim kartonë të verdhë. Kundërshtarët ndërhyjnë shumë keq, por unë nuk kam nerva të vazhdoj në mënyrë të tillë.

Kam qenë gjithmonë trajner i mirë dhe në krye të tabelës. Jam trajner që kam kaluar ture në Europë dhe s’jam i tillë për të rënë nga kategoria. Jam mësuar të luftoj gjithmonë për titullin kampion”, – tha Cungu.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin

Skënderbeu – Laçi 2-1

Shënues: Vaskez 20’, Bismark 78’ / Traore 70’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli (Doka 77’), Janaqi (Krasniqi 77’), Rabiu, Merlim, Rashica (Randi 86’), Nikaj (Çuçka 57’) Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Lleshi (Kurti 57’), Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu

Advertisement

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Merlim, Vaskez, Bismrk / Lleshi, Opeh, Bido

Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.

Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.

Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje i vetëm përballë portës ja jep në duart Marko Alia.

Advertisement

Vetëm dy minuta më vonë në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditje këndi i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.

Pas golit kurbinasit përpiqen por janë të pasaktë në zonën vendase, ndërkohë që Skënderbeu në minutën e 33-të Gerco për pak sa nuk shënon, por topi përfundon jashtë.

Nuk ka raste në fundin e pjesës së parë dhe 1-0 për Skënderbeun në 45 minuta.

Pjesa e dytë nis me 3 ndërrime për miqtë dhe asnjë për Skënderbeun. Skënderbeu sërish është aktiv në raste, ndërkohë që Rashica një herë dhe Ardit Nikaj nuk arrijnë, ndërkohë që Nikaj dy herë pretendon për penallti.

Në minutën e 62-të Skënderbeu ka një rast të pastër me anë të

Advertisement

Në të 70-ën barazohen shifrat. Janë kurbinasit që me anë të Traore që shtangin Skënderbeun duke shënuar golin e barazimit dhe 1-1.

Momente dramatike dy minuta më vonë, ku Çuçka pengohet në zonë dhe 11-metërsh, por është VAR që ndëryn për disa minuta dhe 4 minuta ndërprerje për të parë në VAR. Më së fundi gjyqtari vendos 11-metërsh. Është Juri Merlim që gjuan dhe pret Dajsinani, por është Bismark që vrapon gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.

Skënderbeu ruan avantazhin deri në fund, madje edhe pas përfundimit të 8-të minutave të shtesës dhe përfundimisht fiton 2-1 duke u rikthyer te fitorja.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.

Advertisement

18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër, gjuan

20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.

33’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon të dytin. Gerco kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe për pak sa topi nuk përfundon në rrjetë. Rast i pastër për Skënderbeun

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

Advertisement

48’ – Skënderbeu ka rast të mirë që në minutën e 48-të, por Rashica bën mirë deri në zonë në krahun e majtë dhe në fund bën më të vështirën, jep pasin e fundit gabim.

53’ – Nikaj pretendon për 11-metërsh jo një herë por dy herë dhe është gjyqtari kryesor që pasi e ka verifikuar rastin edhe në VAR i thotë jo penalltisë për Skënderbeun.

62’- Rashica i ka të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë, përballë Dajsinanit nuk shënon, është gardiani i laçianëve që devijon me këmbë.

70’ – Është Traore që shtang bardhekuqtë. Gjuan saktësisht fluturimthi dhe barazon shifrat në 1-1.

78’ – Çuçka pëngohet në zonën kurbinase dhe gjyqtari tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh për Skënderbeun. U deshën 4 minuta ndërprerje për ta parë në VAR dhe përfundimisht penallti. Është Merlim që merr vetë penalltinë, gjuan dhe pret Dajsinani, ndërkohë që Bismark i vëmendshëm gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë

Skënderbeu – Laçi 2-1

Shënues: Vaskez 20’, Bismark 78’ / Traore 70’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli (Doka 77’), Janaqi (Krasniqi 77’), Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj (Çuçka 57’) Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Lleshi (Kurti 57’), Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu

Advertisement

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Merlim / Lleshi, Opeh, Bido

Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.

Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.

Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje i vetëm përballë portës ja jep në duart Marko Alia.

Advertisement

Vetëm dy minuta më vonë në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditje këndi i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.

Pas golit kurbinasit përpiqen por janë të pasaktë në zonën vendase, ndërkohë që Skënderbeu në minutën e 33-të Gerco për pak sa nuk shënon, por topi përfundon jashtë.

Nuk ka raste në fundin e pjesës së parë dhe 1-0 për Skënderbeun në 45 minuta.

Pjesa e dytë nis me 3 ndërrime për miqtë dhe asnjë për Skënderbeun. Skënderbeu sërish është aktiv në raste, ndërkohë që Rashica një herë dhe Ardit Nikaj nuk arrijnë, ndërkohë që Nikaj dy herë pretendon për penallti.

Në minutën e 62-të Skënderbeu ka një rast të pastër me anë të

Advertisement

Në të 70-ën barazohen shifrat. Janë kurbinasit që me anë të Traore që shtangin Skënderbeun duke shënuar golin e barazimit dhe 1-1.

Momente dramatike dy minuta më vonë, ku Çuçka pengohet në zonë dhe 11-metërsh, por është VAR që ndëryn për disa minuta dhe 4 minuta ndërprerje për të parë në VAR. Më së fundi gjyqtari vendos 11-metërsh. Është Juri Merlim që gjuan dhe pret Dajsinani, por është Bismark që vrapon gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.

18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër, gjuan

Advertisement

20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.

33’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon të dytin. Gerco kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe për pak sa topi nuk përfundon në rrjetë. Rast i pastër për Skënderbeun

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

48’ – Skënderbeu ka rast të mirë që në minutën e 48-të, por Rashica bën mirë deri në zonë në krahun e majtë dhe në fund bën më të vështirën, jep pasin e fundit gabim.

Advertisement

53’ – Nikaj pretendon për 11-metërsh jo një herë por dy herë dhe është gjyqtari kryesor që pasi e ka verifikuar rastin edhe në VAR i thotë jo penalltisë për Skënderbeun.

62’- Rashica i ka të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë, përballë Dajsinanit nuk shënon, është gardiani i laçianëve që devijon me këmbë.

70’ – Është Traore që shtang bardhekuqtë. Gjuan saktësisht fluturimthi dhe barazon shifrat në 1-1.

78’ – Çuçka pëngohet në zonën kurbinase dhe gjyqtari tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh për Skënderbeun. U deshën 4 minuta ndërprerje për ta parë në VAR dhe përfundimisht penallti. Është Merlim që merr vetë penalltinë, gjuan dhe pret Dajsinani, ndërkohë që Bismark i vëmendshëm gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë. Në këto ndeshje janë shënuar vetëm 3 gola.

Vora ka fituar ndaj Korabit, ku goli i Avdiut në minutën e 4-të bëri bën diferencën në këtë sfidë.Me shifrat 1-0 ka fituar edhe Pogradeci ndaj Erzenit, ku goli është shënuar nga Panadic.

Ndërkohë 2-0 ka triumfuar Kastrioti ndaj Burrelit. Për krutanët shënuan nga Berisha dhe Ajazi. Në sfidët tjetë nuk u shënua asnjë gol. Kështu Lushnja dhe Besa kanë ndarë nga 1 pikë.

Kategoria e Parë: Java e 5-të

Advertisement

NDESHJET:

KASTRIOTI – BURRELI 2 – 0 (Berisha 20′, Ajazi 37)

KORABI – VORA  0 – 1 (Avdiu 4′)

LUSHNJA – BESA E KAVAJËS 0 – 0

POGRADECI – ERZENI 1 – 0 (Panadic 90+2′)

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!

Skënderbeu – Laçi 1-0

Shënues: Vaskez 20’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Lleshi, Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu

Advertisement

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Merlim / Lleshi, Opeh

Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.

Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rrezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.

Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa, i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje, i vetëm përballë portës ia jep në duar Marko Alias.

Advertisement

Vetëm dy minuta më , në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditjeje këndi i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.

Pas golit kurbinasit përpiqen, por janë të pasaktë në zonën vendase, ndërkohë që Skënderbeu në minutën e 33-të me Gerco për pak sa nuk shënon, por topi përfundon jashtë.

Nuk ka raste në fundin e pjesës së parë dhe 1-0 për Skënderbeun në 45 minuta. Të presim pjesën e dytë të ndeshjes

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.

Advertisement

18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër.

20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.

33’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon të dytin. Gerco kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe për pak sa topi nuk përfundon në rrjetë. Rast i pastër për Skënderbeun

Advertisement
Continue Reading

Sporti

GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!

Skënderbeu – Laçi 1-0

Shënues: Vaskez 20’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Lleshi, Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu

Advertisement

Gjyqtar: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Lleshi

Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.

Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rrezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.

Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje, i vetëm përballë portës ia jep në duar Marko Alias.

Advertisement

Vetëm pak më vonë, në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditjeje këndi, i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.

18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër.

20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

Advertisement

22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!

Në orën 17:00 starton ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit, ndërkohë që skuadrat ndodhet në fushën e blertë duke bërë nxemjen e tyre të zakonshme.

Një sfidë shumë e rëndësishme kjo e sotmja, pasi të dy skuadrat do të luajnë për fitore.

Portali ynë ju sjell në këto momente një album fotosh më poshtë, duke parë skuadrat në nxemjen e tyre të zakonshme.

Shikoni fotot:

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet

Ka dalë tashmë edhe protkolli i ndeshjes së orës 17:00 mes Skënderbeut dhe Laçit, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”.

Ne sjellim për të gjithë ju protokollin e ndeshjes me lojtarët e formacionit dhe ata rezervë.

Shikoni me cilët lojtarë do të luajnë të dy skuadrat:

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News