Sporti
Euro u 17 për vajza korçarja angela nika pjesë e kombëtares të shtunë nis grumbullimi
Vetëm një futbolliste korçare do të ketë Shqipëria U-17 në grumbullimin që do të nisë nesër. Bëhet fjalë për mbrojtësen e talentuar Angela Nika, e cila tashmë luan me Tiranën.Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 nis të shtunë grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të dytë të vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në Shqipëri në datat 20-23-26 shkurt. Shqipëria është shortuar në grupin B6, së bashku me Irlandën dhe Izraelin dhe të treja sfidat e këtij grupi do të luhen në stadiumin “Air Albania” në formën e një mini-turneu.Trajneri i skuadrës së vajzave kuqezi, Agustin Kola ka grumbulluar plot 20 futbolliste për këto sfida, me synimin e vetëm për të arritur vendin e parë në grup.Pjesa më e madhe e vajzave të ftuara për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë raund kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar, ndërsa bien në sy edhe disa emra të rinj, të cilat do të grumbullohen për herë të parë me skuadrën. 16 prej futbollisteve aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa 4 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja.Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin të shtunën e 17 shkurtit dhe do të kenë në dispozicion tre ditë për takimin e parë kundër Irlandës, që do të luhet më 20 shkurt në stadiumin “Air Albania’”në ora 14:00. Takimi tjetër i Kombëtares shqiptare është planifikuar të luhet më 26 shkurt, po në stadiumin “Air Albania” në ora 14:00 ndaj Izraelit. Sakaq, sfida Irlandë – Izrael do të luhet më 23 shkurt, në stadiumin “Air Albania”, në ora 11:30.Nëse Shqipëria siguron vendin e parë në grupin B6, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe rrjedhimisht shanset për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm do të rriten.
Sporti
Lucho Vásques, ai që bëri “heroin” e fitores
Sporti
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri
Sporti
SUPERLIGA/ Sot luhen 3 ndeshjet e fundit të javës së 6-të…
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 12 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!