Sporti
Euro u 19 për vajza ndeshjet e raundit të dytë të grupit b2 do të zhvillohen në shqipëri
Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë ndeshjet e raundit të dytë të grupit B2 të vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për grupmoshën U-19 për vajza. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Skocia, Qipro e Lihtenshtejni, teksa UEFA ka vendosur që këto sfida të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së.Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 3, 6 dhe 9 prill, ndërsa takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe në stadiumin “Elbasan Arena”.Takimi i parë i grupit B2 më datë 3 prill do të jetë Skoci-Lihtenshtejn. Kjo ndeshje do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30. Ndërsa Shqipëria do të përballet me Qipron në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30.Ndeshjet e dyta të këtij grupi do të zhvillohet më datë 6 prill. Takimi i parë i ditës do të jetë Skoci-Qipro në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 11:30, teksa Shqipëria do të luajë ndaj Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena” në ora 15:30.Sfidat e fundit të grupit B2 do të luhen më datë 9 prill. Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 15:30. Lihtenshtejni do të përballet me Qipron në “Shtëpinë e Futbollit” ndërsa Shqipëria do të mbyllë ndeshjet e këtij raundi ndaj Skocisë në “Elbasan Arena”.Shqipëria U-19 që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.Më poshtë kalendari i ndeshjeve:Skoci U19-Lihtenshtejn U19 03.04.2024 11:30 “Shtëpia e Futbollit”Qipro U19-Shqipëri U19 03.04.2024 15:30 “Elbasan Arena”Skoci U19- Qipro U19 06.04.2024 11:30 “Shtëpia e Futbollit”Shqipëri U19-Lihtenshtejn U19 06.04.2024 15:30 “Elbasan Arena”Lihtenshtejn U19-Qipro U19 09.04.2024 15:30 “Shtëpia e Futbollit”Shqipëri U19-Skoci U19 09.04.2024 15:30 “Elbasan Arena”
Sporti
EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore
Sporti
Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar
Sporti
SKËNDERBEU fotokopoje si sezoni i kaluar/ Kthesa vjet erdhi në javën e 6-të
Sporti
Dënime për superioren/ E pësojnë Laçi, Tirana, Elbasani!
Kategoria 1
DISIPLINA dënon Lipon e Pogradecit/ Kartonii kuq i kushtoi shtrenjtë
Sporti
Klubi zyrtarizon Liridon Balaj, 3 vite bardhekuq
Sporti
SUPERLIGA/ Java e 6-të në dy ditë/ Ja kur luhen 5 çiftet dhe Skënderbeu-Laçi!
Kategoria 1
KATEGORIA E PARË në 2 ditë këtë fundjavë/ Ja kur luhet Pogradeci-Erzeni dhe të tjerat!
Sporti
SKËNDERBEU mos e bëjmë dramë humbjen me Dinamon/ Një gabim la pa pikë Skënderbeun
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!