Connect with us

Sporti

Futbollistët dhe drejtuesit premtojnë skënderbe edhe më të fortë në 2024 ën

Në fillim të kampionatit të gjithë do ta shikonin Skënderbeun si një skuadër që mund ta arrijë pa problem objektivin, që është mesi i artë i superligës dhe në fakt Skënderbeu është atje.Dy fazat e para patën oshilacione për këtë Skënderbe që u tregua i madh me të mëdhenjtë dhe i vogël me ekipet e vogla, ndërkohë që ka marrë maksimumin me të gjithë skuadrat që janë sipër dhe ka lënë shumë pikë me ekipet e vendeve të fundit.Cikli i dy fazave të para ka përfunduar, ndërkohë që skuadra është duke u përgatitur për dy fazat e fundit, që sigurisht duan një tjetër ritëm edhe për atë se gjithmonë gjysma e dytë është shumë herë më e vështirë se gjysma e parë.Sipas drejtuesve të klubit ata kanë premtuar se në këtë vit 2024-ër do të shikojmë një skuadër shumë herë më të ndryshe, më të fortë dhe të denjë për t’u përballur në këto 18-të javë që kanë mbetur.Po ashtu edhe lojtarët që akoma nuk e kanë harruar atë humbje të fundit të vitit të kaluar në Shkodër, mezi presin që të startojnë në fushë, në mënyrë që të tregojnë se ajo ishte thjesht një humbje dhe vetëm kaq.Skënderbeu sigurisht që ka bërë mirë në gjysmën e parë të superligës, kjo edhe për atë se është një skaudër krejtësisht e re dhe ka elemente që garantojnë ekipin për një të ardhme të shkëlqyer.Gjithsesi ka ende kohë deri në rifillimin e ndeshjeve, pasi kujtojmë që Skënderbeu ndeshjen e parë do ta luajë më 13 janar në Rrogozhinë, por qysh në start futbollistët dhe drejtuesit kërkojnë që t’i bëjnë një nisje sa më të mbarë këtij viti të ri.Sigurisht që të gjitha këto arrihen edhe me mbështetjen e tifozëve që u zhgënjyen pak me humbjen e fundit, por ndodhin edhe humbje të tilla dhe tashmë të gjithë bashkë janë gati të rindezin edhe njëherë “motorët”. Skënderbeu në fund të fundit është Skënderbe.

Në fillim të kampionatit të gjithë do ta shikonin Skënderbeun si një skuadër që mund ta arrijë pa problem objektivin, që është mesi i artë i superligës dhe në fakt Skënderbeu është atje.Dy fazat e para patën oshilacione për këtë Skënderbe që u tregua i madh me të mëdhenjtë dhe i vogël me ekipet e vogla, ndërkohë që ka marrë maksimumin me të gjithë skuadrat që janë sipër dhe ka lënë shumë pikë me ekipet e vendeve të fundit.Cikli i dy fazave të para ka përfunduar, ndërkohë që skuadra është duke u përgatitur për dy fazat e fundit, që sigurisht duan një tjetër ritëm edhe për atë se gjithmonë gjysma e dytë është shumë herë më e vështirë se gjysma e parë.Sipas drejtuesve të klubit ata kanë premtuar se në këtë vit 2024-ër do të shikojmë një skuadër shumë herë më të ndryshe, më të fortë dhe të denjë për t’u përballur në këto 18-të javë që kanë mbetur.Po ashtu edhe lojtarët që akoma nuk e kanë harruar atë humbje të fundit të vitit të kaluar në Shkodër, mezi presin që të startojnë në fushë, në mënyrë që të tregojnë se ajo ishte thjesht një humbje dhe vetëm kaq.Skënderbeu sigurisht që ka bërë mirë në gjysmën e parë të superligës, kjo edhe për atë se është një skaudër krejtësisht e re dhe ka elemente që garantojnë ekipin për një të ardhme të shkëlqyer.Gjithsesi ka ende kohë deri në rifillimin e ndeshjeve, pasi kujtojmë që Skënderbeu ndeshjen e parë do ta luajë më 13 janar në Rrogozhinë, por qysh në start futbollistët dhe drejtuesit kërkojnë që t’i bëjnë një nisje sa më të mbarë këtij viti të ri.Sigurisht që të gjitha këto arrihen edhe me mbështetjen e tifozëve që u zhgënjyen pak me humbjen e fundit, por ndodhin edhe humbje të tilla dhe tashmë të gjithë bashkë janë gati të rindezin edhe njëherë “motorët”. Skënderbeu në fund të fundit është Skënderbe.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!

Në orën 17:00 starton ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit, ndërkohë që skuadrat ndodhet në fushën e blertë duke bërë nxemjen e tyre të zakonshme.

Një sfidë shumë e rëndësishme kjo e sotmja, pasi të dy skuadrat do të luajnë për fitore.

Portali ynë ju sjell në këto momente një album fotosh më poshtë, duke parë skuadrat në nxemjen e tyre të zakonshme.

Shikoni fotot:

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet

Ka dalë tashmë edhe protkolli i ndeshjes së orës 17:00 mes Skënderbeut dhe Laçit, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”.

Ne sjellim për të gjithë ju protokollin e ndeshjes me lojtarët e formacionit dhe ata rezervë.

Shikoni me cilët lojtarë do të luajnë të dy skuadrat:

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

FSHF/ Nga janari 2025, 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh sot për të shqyrtuar një sërë propozimesh në lidhje me rregulloret e kampionateve, investimet në infrastrukturën sportive apo dhe sistemin VAR.

Anëtare e KE miratuan propozimin për ndryshime në Rregulloren e Aktivitetit të Kategorisë Superiore & Kategorisë së Parë si dhe Kategorisë së Dytë.

Më konkretisht, sipas këtij vendimi duke nisur nga muaji janar 2025 (me hapjen e merkatos së ardhshme të futbollit) klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve.

Ndërkaq, duke nisur nga sezoni 2025-2026, klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit, ndërsa për klubet e Kategorisë së Parë mbetet në fuqi rregulli me 7 lojtarë të huaj në fushë njëkohësisht.

Advertisement

Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu çmimet e biletave për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares ndaj Çekisë dhe Ukrainës, që luhen në muajin nëntor në Tiranë.

Gjithashtu, u diskutuan dhe u miratuan propozimet për rikonstruksionin e fushës me bar artificial në aneksin e stadiumit “Kastrioti” dhe për krijimin e një fushe të re me bar sintetik në “Shtëpinë e Futbollit”.

Gjatë mbledhje u diskutua dhe u miratuan propozimet për qendërzimin e sistemit VAR dhe propozimi për krijimin e një platforme televizive FSHF – TV.

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

Propozimi i veçantë në futboll nga Platini

Një propozim i çuditshëm vjen nga ikona e futbollit botëror, pikërisht nga Mishel Platini i cili i shokon të gjithë.

Sipas tij, futbolli duhet të luhet me 10 futbollistë dhe po sipas tij arsyeja lidhet më faktin se futbollistët sot në fushë duken si me më pak hapësira. “Vërtet- thotë Platini- luhej që në 1900 me 11 futbollistë, por lojtarët nuk vraponin sa vrapojnë sot. Kështu që ka pak hapësirë në fushë.”

Do të merret parasysh ky propozim apo jo, kjo është për t’u parë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Kolonjarët, sa shumë e duan futbollin edhe pse …

Erseka është një qytet në juglindje që jo shumë i dëgjohet zëri në futboll. Kjo të paktën ka ndodhur këto vitet e fundit, pasi ekipi i Gramozit ka historinë e vet madje deri në superligë.

Edhe pse një qytet me një popullsi që sa vjen dhe pakësohet, edhe pse në këto kushte gjen forcë për të treguar se futbolli është një sport që nuk braktiset kurrë.

Ne po ju sjellim një foto nga njëri prej ekipeve të moshave që vërtet punon fort dhe me mjaft vështirësi, por nuk ndalen.

Mbi të gjitha janë këta fëmijë të kësaj zone që tregojnë se kur ke pasion rrugën, edhe mundësinë e gjen. Janë një frymëmarrje për këtë qytet që po plaket dalëngadalë dhe kjo është për të ardhur keq. Por edhe këta fëmijë kur rriten largohen duke mos dhënë ndihmë në këtë ekip.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU sot dita e fitores/ Forca “Ujqër”!

Sot në orën 17:00 të gjitha rrugët në qytetin juglindor të çojnë në stadiumin “Skënderbeu”, teksa Skënderbeu luan ndeshjen më të rëndësishme në këto 6 javë të para. Kjo pasi bardhekuqtë do të luajnë për tre pikë, si alternativë e vetme, pas 1 fitoreje, 1 barazimi dhe 3 humbjeve.

Përballë është Laçi, skuadër që në fakt edhe ajo nga ana e vet do të kërkojë trepikëshin e parë, por që kurbinasit e dinë fort mirë që sot nuk e kanë të lehtë.

Skënderbeu i mbushur tashmë me lojtarë, pritet që sot ta kalojë edhe gjendjen psikologjike që nuk është e duhura, por që drejtuesit janë përpjekur të ngrenë moralin e lojtarëve gjatë këtyre ditëve.

Forma e të gjithë futbollistëve është e duhura e tashmë pritet që ngërçi i rezultateve pozitive të kapërcehet ditën e sotme me një fitore të mundshme të Skënderbeut.

Advertisement

Pritet që sot të mos mungojë as përkrahja e tifozëve në shkallët e stadiumit, që sigurisht janë lojtari i 12-të.

Nga ana tjetër edhe vetë lojtarët jashtë deklaratave për mediat theksojnë se erdhi momenti i kthesës dhe sot në orën 17:00 Skënderbeu ka vetëm një rrugë, fitoren.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

E zbulon “Korça Boom”/ Mësoni formacionin e Skënderbeut sot në orën 17:00

Ndërkohë që janë aluduar shumë emra lojtarësh apo ndryshime në formacionin e Skënderbeut në përballjen e sotme ndaj kurbinasve, është portali ynë “Korça Boom” që zbulon formacionin e Skënderbeut që do të zbresë nga minuta e parë sot në përballjen ndaj Laçit.

Në portë nga minuta e parë do të jetë Marko Alia.

Në repartin e mbrojtjes sot do të kemi Andrea Gerco dhe Kosta Vangjeli nga krahët, ndërkohë që në qendër kapiteni Elvis Prençi dhe Luko Vaskes, teksa Marko Ramos do ta nisë nga stolid dhe gati do të jetë edhe Randi Dumfor.

Në mesin e fushës, treshja do të fillojë me Mario Rabiun, lojtar që do të luajë përpara mbrojtjes, në vendin e tij në rolin e shkatërruesit. Pranë njëri-tjetrit në mesin e fushës do të jenë Dejvid Janaqi dhe Juri Merlim, që do të jenë ata që do të shërbejnë për vijën e parë.

Advertisement

Në sulm Skënderbeu sërish do të jetë me tre futbollistë. Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj nga krahët kanë në qendër Bismark.

Kjo është 11-shja që e kemi zbuluar në këto momente dhe duket se është kopje e ndeshjes së fundit ndaj Dinamos, teksa Ivan Gvozdenoviç u beson këtyre lojtarëve që ka në formë për momentin.

Në stol sot do të shohim emra të tillë, si: Roku, Doka, Randi, Ramos, Shaqe, Tayo, Zenullari, Franklin, Krasniqi, Xhixho, Tare.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Në orën 17:00 do të jem në stadium. Eja edhe ti!

“Unë në orën 17:00 do të jem në stadiumin “Skënderbeu”, eja edhe ti!”

Kjo është fjalia që po qarkullon në rrjetet socile nga tifozët korçarë, të cilët ftojnë njëri-tjetrin për të mbështetur ekipin.

Është sot një prej atyre ndeshjeve që më tepër se kurrë kërkon prezencë dhe njëkohësisht mbështetje. Ekipi i Skënderbeut luan shanset e mëdha për të bërë një hap para në renditje dhe vetëm tre pikët janë shpëtim.

Futbollistët dhe stafi pritet të bëjnë më të mirën, madje edhe me tej se maksimalja.

Advertisement

Është momenti që të gjithë të jenë bashkë, për të marrë këto tre pikë dhe më pas për të parë me optimizëm edhe ngjitjen në tabelë. Sot në orën 17:00, në stadiumin e Korçës ndeshja Skënderbeu- Laçi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Skënderbeu me një ndryshim në formacion. Mësojeni!

Trajneri Ivan Gvozdenoviç në konferencën e tij para ndeshjes ka deklaruar: “Do të presim edhe stërvitjen e fundit dhe do të vendosim për formacionin.”

Duke ndjekur stërvitjen e djeshme, pra, të fundit para ndeshjes me Laçin u pa qartë se do të kishte një ndryshim në formacion dhe kjo do të ishte tek reparti i mbrojtjes.

Kështu si Vaskes ashtu Ramos do të jenë në stol dhe është pikërisht Randi ai që i ka ulur të dy këta futbollistë në stol. Kështu Gvozdenoviç do të rikthejë menjëherë në formacion futbollistin e sapo mbërritur, kjo për atë se ka parë një gjendje shumë të mirë fizike.

Me sigurinë që të jep në lojë, ai është një pikë që mund të bëjë edhe eleminimin e gabimeve individuale të mbrojtjes.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

FORMULA 1/ Gara e 18-të në Singapor, mësoni orën!

Gara e nesërme në Singapor është gara e 18-të e sezonit të Formula 1 dhe pritet të sjellë shumë emocion për tifozët. Një nga veçantitë e kësaj gare është se ajo zhvillohet gjatë natës, nën dritën e projektorëve, duke krijuar një atmosferë unike dhe spektakolare.

Me disa pilotë në garë për titullin e kampionit të botës, presioni është i madh. Kualifikueset do të zhvillohen sot në orën 15:00 sipas orës së Shqipërisë, që përkon me orën europiane, ndërsa në Singapor, ora do të jetë 21:00. Gara në këtë pistë gjithmonë është e vështirë, pasi kushtet klimaterike, si lagështia e lartë dhe rrugët e ngushta, krijojnë sfida shtesë për pilotët.

Spektatorët presin performanca të shkëlqyera, ndërsa tensioni rritet për garën që do të vendosë shumë në luftën për titullin e kampionit të botës.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News