Connect with us

Politike

Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano, ka arritur të sigurojë një vend në parlamentin 140 vendësh të Republikës së Shqipërisë pas zhvillimeve të fundit në radhët e partisë. Kjo ndodhi pas lajmeve se Ervin Salianji, aktualisht deputet, pritet të përballet me burgimin për akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas procedurave të partisë dhe sistemit zgjedhor, pas dorëheqjes së Salianjit, Mano, i cili kishte vendin e dytë në listën zgjedhore, merr mandatin e deputetit.

Andrea Mano është konsideruar një nga vlerat politike të Korçës, me një angazhim të spikatur për zhvillimin e komunitetit dhe mbështetje për politikat e djathta. Ai ka pasur një rol aktiv në politikën lokale dhe është njohur për përkushtimin e tij ndaj problemeve të qytetarëve. Zgjedhja e tij në parlament sjell një shpresë të re për mbështetje më të madhe të projekteve zhvillimore në Korçë dhe për forcimin e opozitës.

Javën e ardhshme, Kuvendi pritet t’i heqë mandatin Ervin Salianjit, duke i hapur rrugë ndjekjes së tij penale. Ky zhvillim shënon një periudhë të re për Partinë Demokratike dhe për qytetin e Korçës, ku Andrea Mano pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të banorëve dhe në promovimin e vlerave demokratike.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Politike

Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi dënimin me një vit burg për Ervin Salianjin, Partia Demokratike njoftoi një mbledhje urgjente në selinë e saj. Salianji shprehu shqetësim serioz mbi transparencën dhe drejtësinë e procesit gjyqësor, duke e quajtur vendimin e gjykatës të parapërgatitur dhe të falsifikuar. Ai theksoi se seanca kishte një rezultat të paracaktuar dhe se gjyqtarët kishin vepruar si përfaqësues të Partisë Socialiste.

Në deklaratën e tij, Salianji bëri një akuzë të fortë, duke thënë se një nga gjyqtarët ishte “superordiner” dhe se ai kishte një rol të dyshimtë në këtë rast. Ai shtoi se vendimi ishte një përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të minuar imazhin e PD-së, sidomos përpara zgjedhjeve. Salianji e konsideroi këtë proces si një sulm të organizuar ndaj tij dhe partisë që ai përfaqëson.

I vendosur për të vazhduar luftën juridike, ai konfirmoi se do ta apelojë vendimin dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e tjera të mundshme. Salianji akuzoi Fatmir Xhafajn si një instrument të përdorur nga Kryeministri Rama për të manipuluar sistemin gjyqësor. Ai theksoi se do të ishte në dispozicion për të bashkëpunuar me autoritetet dhe se do ta vazhdonte betejën për drejtësi me kënaqësi.

Advertisement

Sipas tij, ky proces është një shenjë e qartë e përpjekjeve të qeverisë për të kontrolluar sistemin dhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Salianji premtoi se do të angazhohet për të siguruar që këto çështje të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të hapur në të ardhmen. Ai shpreson se do të ketë mundësi për të rregulluar padrejtësitë që ai beson se po ndodhin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë

Niko Peleshi pak momente më parë ka bërë këtë postim:

“Zona sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë një projekt që pasqyron më së miri ëndrrën dhe vizionin tonë për Korçën e fëmijëve tanë.

Një hapësirë unike që bashkon sportin, edukimin dhe argëtimin për fëmijët, duke krijuar një mjedis ideal për rritjen e tyre.”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!

Prefekti Nertil Jole:

“Në Sovjan pasi ndoqa nga afër punën për pastrimin e kolektorit nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit, takova disa fermerë e djem të rinj të këtij fshati.

Rami Dautllari dhe Shefki Dautllari janë dy fermerë me përvojë të gjatë, të angazhuar familjarisht me bujqësi, fermat familjare të të cilëve prodhojnë qepë, patate dhe misër.

Advertisement

Qarku i Korçës ka shumë njerëz të punës, të cilët pavarësisht vështirësive të caktuara që hasin përgjatë një viti prodhimi, nuk e kanë ndërprerë përpjekjen e tyre, për të garantuar që produktet me një emër të shkëlqyer të fushës së Maliqit, të jenë sa më cilësore.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!

Ka qenë Prefekti i Korçës, Nertil Jole, që përpara pak momentesh ka publikuar foto nga punimet për pastrimin e kolektorit të Sovjanit, duke shkruar këto rreshta:

“Një punë e madhe e Drejtorisë së Ujitje Kullimit Korçë për pastrimin e kolektorit Sovjan, vepra kryesore e kullimit për fushën e Maliqit, me një gjatësi prej 9.3 km dhe volum prej 53000 m3 aluvione.

Kjo ndërhyrje përfundon pas 25 ditësh dhe zgjidh një problematikë me ndjeshmëri shumë të lartë për banorët dhe fermerët e zonës.

Advertisement

Respekt për punën jo të thjeshtë të Petrikës dhe Eriskelit, të cilët punojnë si ekskavatoristë, së bashku me kolegë të tjerë të tyre.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të diel në “Samitin për të Ardhmen” në New York.

Pasi mbajti fjalën e tij në mbledhjen e OKB-së, kreu i qeverisë ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayipp Erdogan.

Ka qenë vetë kryeministri që ka ndarë foto me liderin turk në një postim në rrjetin social Facebook.

Advertisement

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ishte edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

Përgjegjësat e Sektorëve Pyjore të gjashtë bashkive të qarkut takim në Prefekturë

U organizua në ambientet e Prefekturës një takim me përgjegjësat e Sektorëve Pyjore të gjashtë bashkive të qarkut, ku u diskutua nevoja e popullatës dhe institucioneve publike të qarkut për dru zjarri si dhe kapacitetet dhe mundësitë e shfrytëzimit, të miratuara me urdhër të veçantë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që ka secila bashki.

Bashkia Kolonjë i plotëson të gjitha nevojat për dru zjarri për vitin 2024-2025, ndërsa bashkitë e tjera plotësojnë nevojat për dru zjarri të të gjitha enteve publike dhe janë duke marrë masa për bashkëpunim me bashkitë fqinje, për të plotësuar edhe nevojat e popullatës së qarkut.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për situatën e inventarizimit dhe proceseve të hartimit të ekonomive pyjore si dhe hartimit të projekteve për planet e mbarështimit të këtyre ekonomive.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

Vdekja e Gert Bogdanit bën bashkë socialistë dhe demokratë

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak.

Mes lotëve dhe dhimbjes, deputetët demokratë kanë marrë pjesë këtë të enjte në homazhet në nderim të kolegut të tyre.

Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Luçiano Boçi e shumë deputetë demokratë të tjerë, me kurorat me lule, kanë shkuar në hollin e Kuvendit ku dhe po zhvillohen homazhet dhe kanë shkruajtur në librin e kujtimeve fjalët e fundit për kolegun e tyre.

Advertisement

Të shumtë janë të pranishmit edhe nga radhët e socialistëve në homazhet në nder të politikanit të ndjerë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu është parë të ngushëllojë deputetët e opozitës për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre. Më herët ka mbërritur edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla si dhe deputeti Damian Gjiknuri i cili nuk ka mbajtur dot lotët ndërsa i jepte lamtumirën e fundit.

Gjithashtu Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është i pranishëm në homazhet e lamtumirës si dhe ka vendosur një kurorë lulesh mbi arkmortin me trupin e pajetë të ish-deputetit demokrat.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Debat në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve! Bardhi: Ju doni ta shpëtoni!

Megjithëse socialistët e shikojnë zgjidhjen e sagës të mandatit të Olta Xhaçkës, në Komisionin e Venecias, opozita edhe njëherë tjetër përmes Konferencës së Kryetarëve e risolli si temë debati.

Përfaqësuesit e opozitës në këtë konferencë lëshuan akuza në drejtim të kryetares së kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se ajo hodhi ne erë Gjykatën Kushtetuese.

“Ne citohet të jetë shprehur Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD,  i jemi referuar kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Advertisement

Venecia sipas Gazment Bardhit, është organ këshillimor dhe se nuk ka efekt detyrimor.

Homologu i tij socialist Niko Peleshi i tha Konferencës së kryetarëve  se “Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë”.

Më tej Niko Peleshi citohet të ketë thënë se: “Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në këto debate është përfshirë edhe Ina Zhupa kryetare e komisionit parlamentar të medias.

Advertisement

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese,” – citohet të ketë deklaruar ajo.

Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.

Bardhi: “Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykatën Kushtetuese, duke minuar ne këtë mënyre edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetues dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që kuvendi të mos zbatoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedure. Këtu nuk ka të bëjë me Individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëjë me parimet kushtetuese”

Tabaku: Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.
Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Advertisement

Ina Zhupa: Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund te këtë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese.

Continue Reading

Politike

Vizitë informuese në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë

Në kuadër të përfundimit të projektit “Itinerare të Gjelbra për Blegtorinë Shqiptare” (IVEA), mbështetur nga qeveria franceze, së bashku me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z.Arian Jaupllari dhe Ambasadoren e Francës znj.Catherine Suard, zhvilluam një vizitë informuese në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë.

QTTB ështe një institucion kërkimor-shkencor, në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, i cili merret me identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e metodave dhe materialeve te reja në praktikat bujqësore e blegtorale.

Për afro 3 vjet kjo qendër në bashkëpunim me Institutin e Blegtorisë në Paris, realizoi projektin i cili ka sjellë perfitimet e mëposhtme për fermerët e qarkut tonë:

Advertisement

-Krijimin e një bërthame të re racore në drejtim të prodhimit të mishit;

-Instalimin e paneleve fotovoltaike që shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike dhe përmirësimin e kullotës;

-Instalimin e tankut ftohës për ruajtjen e qumështit me panele diellore;

-Instalimin e impiantit të bio gazit nga trajtimi i plehut të gjësë së gjallë;

Advertisement

-Instalimin e filtrit që shërben për trajtimin e ujrave të bardha që dalin nga dhoma e qumështit;

– Instalimi i “bariut elektrik” i cili shërben mbarështimit të kafshëve, rritjes së prodhimit në blegtori, duke respektuar mjedisin për një shfrytëzim sa më të mirë të kullotave, si dhe duke iu përshtatur ndryshimeve klimaterike;

-Mundësimin me një pajisje inovatore me video-asistencë për insiminimin artifcial;

-Ofrimin e trajnimeve të specialistëve dhe fermerëve të qarkut tonë, për përdorimin e teknoligjive të reja të mbarështimit të kafshëve, etj.

Advertisement

Të gjitha këto investime shërbejnë si njohuri dhe modele për aplikimin e teknologjive të reja në mbarështimin e kafshëve, duke iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre fermerëve që duan të mbarështojnë bagëti race për prodhim qumështi dhe mishi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Politike

PD njofton bashkëpunimin e Ivi Kasos

Z. Ivi Kaso ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Partisë Demokratike dega Korçë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025. Me emërimin e tij si drejtues politik i Qarkut Korçë Z. Ivi Kaso fillon kështu angazhimin e tij politik për të siguruar fitoren e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës.

Në takimin e mbajtur ditën e djeshme mori pjesë Kryetari i Këshillit Kombëtar të PDSH Z. Edi Paloka, deputët Znj. Sorina Koti, Z. Edmond Spaho, Z. Bledjon Nallbati si edhe anëtarët e kryesisë së PD dega Korçë.

Në fjalën e tij Z. Ivi Kaso ndër të tjera u shpreh se: “Duke filluar nga ky moment unë do jem pranë jush, pranë çdo demokrati për të maksimalizuar energjitë e për t’u përballur në betejën e ardhshme zgjedhore. I gjithë grupi i përgatitjes së fushatës elektorale e sheh si një betejë pakthim deri në arritjen e fitores në zgjedhjet e vitit 2025.

Advertisement

Një rëndësi të madhe do të ketë maksimalizimi i votës së emigrantëve, ku është e qartë se pjesa dërrmuese e të larguarve janë anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Ne kemi shumë punë dhe shumë sfida. Në këtë moment duhet të ndajmë së bashku sakrificat, angazhimin, përkushtimin me çdo demokrat për arritjen e objektivit madhor, fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News