Connect with us

Sporti

Java i shkoi për shtat Skënderbeut..

Ishte një javë që i ka shkuar mirë Skënderbeut, kjo së pari se mori vetë tre pikë kundër Laçit dhe e ka ngjitur në renditje.

Kjo falë edhe barazimeve të kësaj javë. Janë tre barazime që nuk i kanë lejuar gjashtë skuadrat të shkëputen nga korçarët, kjo pasi po të kishte fitore të ndonjë nga kjo treshe krijohej një diferencë, kështu kanë barazuar, Dinamo, Elbasani, Teuta, Egnatia, Tirana e Partizani.

Kështu ekipet kanë mrarë nga vetëm një pikë dhe korçarët ndodhen në mesin e artë të renditjes me shumë pak pikë nga ekipet e kreut dhe po ashtu edhe nga fundi.

Gara duket se është mjaft e fortë dhe nuk ka diferenca pikësh të dukshme dhe ndërkohë edhe ekipe të frikshme, pasi duket se të gjitha mund të gabojnë dhe të humbasin në çdo fushë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Sporti

Gjyqtarët e Kolegjiumit të Korçës startojnë sezonin e ri!

Edhe në këtë sezon të ri që ka startuar tashmë nuk mungojnë gjyqtarët nga Kolegjiumi i Korçës.

Sot po sjellim për të gjithë ndjekësit e portalit tonë edhe foton e mësipërme, ku janë katër gjyqtarë nga qyteti juglindor që kanë pozuar në ndeshjen e kategorisë së dytë mes Sopotit dhe Luzit 2008.

Në këtë ndeshje katërshja nga qyteti i Korçës janë: Jetmir Potka, Bariokels Hamzaj, Ervin Kotemelo dhe Enea Zaçellari.

Këta katër gjyqtarë nuk janë të vetmtit, pasi Kolegjiumi i Korçës ka edhe shumë gjyqtarë të tjerë që padiskutim gjykojnë në kategori të ndryshme.

Advertisement

Ju urojmë suksese këtyre gjyqtarëve dhe të tjerëve nga qyteti juglindor.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

QETËSOHET Skënderbeu/ Ngjitet dy shkallë në renditje pas fitores së fundit

Java e 6-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmë me dy takimet e fundit AF Elbasani – Egnatia dhe Teuta – Dinamo City.

Të dy takimet u mbyllën në barazim. Në “Elbasan Arena” ndeshja AF Elbasani – Egnatia përfundoi 0-0, ndërsa në “Niko Dovana” sfida Teuta – Dinamo City 1-1.

Po dje u zhvillua edhe takimi Vllaznia – Bylis. Në “Loro Boriçi” shkodranët regjistruan fitoren e tretë radhazi, pasi mundën Bylisin 2-0.

Të shtunën u luajtën dy ndeshjet e tjera të javës së gjashtë. Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana në “Air Albania “ u mbyll në barazim pa gola 0-0, ndërsa në Korçë Skënderbeu mundi Laçi 2-1.

Advertisement

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

TË SHTUNËN 21 SHTATOR 2024 

SKËNDERBEU-LAÇI 2-1

PARTIZANI-TIRANA 0-0

TË DIELËN 22 SHTATOR 2024 

Advertisement

VLLAZNIA-BYLIS 2-0

ELBASANI-EGNATIA 0-0

TEUTA-DINAMO 1-1

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Axhenda e javës së 7-të. Tirana-Skënderbeu të dielën ora…

Java e shtatë e Superiores është planifikuar të zhvillohen në 3 ditë. Siparin do ta ngrejë supersfida mes Egnatias dhe Partizanit e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e premte prej orës 16:00.  

E shtuna vjen me dy duele interesante, ajo mes Laçit dhe Teutës në orën 16:00 dhe Dinamo-Vllaznia në orën 19:00. 

Java e shtatë mbyllet ditën e diel me dy duelet e fundit. Në orën 16:00, Bylisi do të masë forcën me Elbasanin ndërkohë që në orën 19:00, Tirana do të ketë përballë Skënderbeun.  

AXHENDA E JAVËS SË SHTATË: 

Advertisement

E PREMTE: 

EGNATIA-PARTIZANI ORA 16:00 

E SHTUNË: 

LAÇI-TEUTA ORA 16:00 

DINAMO-VLLAZNIA ORA 19:00 

E DIELË

Advertisement

BYLIS-ELBASANI ORA 16:00 

TIRANA-SKËNDERBEU ORA 19:00  

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Dueli Skënderbeu-Laçi, moviola e Klajdi Kolës: Nuk duhet të kemi penallti të tilla

Penalltia e akorduar nga gjyqtari Andi Koçi në minutën e 72-të në duelin mes Skënderbeut dhe Laçit, shkaktoi polemika të shumta. Kjo situatë është analizuar edhe ne ish-gjyqtari Klajdi Kola, i cili i ftuar në studion e emisionit “Super Gol” në RTSH, në rolin e moviolistit, ndër të tjera deklaroi: 

“Nuk ka pse të jetë i diskutuar, nuk duhet të kemi penallti të tilla. Kjo ndërhyrje edhe në qoftë se aty ka kontakt, se duket sikur ka një kontakt të lehtë, nuk duhet të vërshëllehen këto lloj faullesh, as në mesfushë dhe as brenda zonës. Nuk kemi të bëjmë me penallti”, deklaroi Klajdi Kola.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Përfundon java e 6-të e superligës/ Ja ku jemi deri tani!

Java e 6-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me dy takimet e fundit AF Elbasani – Egnatia dhe Teuta – Dinamo City.

Të dy takimet u mbyllën në barazim. Në “Elbasan Arena” ndeshja AF Elbasani – Egnatia përfundoi 0-0, ndërsa në “Niko Dovana” sfida Teuta – Dinamo City 1-1.

Po sot u zhvillua edhe takimi Vllaznia – Bylis. Në “Loro Boriçi” shkodranët regjistruan fitoren e tretë radhazi, pasi mundën Bylisin 2-0.

Të shtunën u luajtën dy ndeshjet e tjera të javës së gjashtë. Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana në “Air Albania “ u mbyll në barazim pa gola 0-0, ndërsa në Korçë Skënderbeu mundi Laçi 2-1.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

ZYRTARE/ Ja kur luan Skënderbeu 2 ndeshjet e radhës me Tiranën në javën e 7-të dhe Egnatian në javën e 8-të!

Skënderbeu duhet të harrojë sa më parë fitoren e fundit ndaj Laçit, pasi përpara janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për bardhekuqtë dhe sigurisht që vështirësia është e madhe.

Tashmë ka ditë që janë bërë zyrtare se kur luhen java e 7-të dhe e 8-të e superligës, teksa FSHF ka zbardhur kalendarin me datat dhe oraret zyrtare.

Në këtë mënyrë, të dielën e ardhshme Skënderbeu do të udhëtojë për të luajtur ndaj Tiranës në kryeqytet dhe kjo ndeshje do të startojë në orën 19:00 të datës 29 shtator. Pra, një javë për të përgatitur Tiranën.

Më pas në javën e 8-të të superligës Skënderbeu do të kthehet të luajë në stadiumin “Skënderbeu”, në një ndeshje tjetër po kaq të vështirë, teksa do të presë Egnatian në javën pasardhëse. Kjo ndeshje është planifikuar të luhet të shtunën e 5 tetorit dhe do të startojë në orën 19:00 të mbrëmjes.

Advertisement

Këto janë dy ndeshjet e radhës zyrtare, teksa më pas do të ketë pushim për shkak të grumullimit të kombëtares kuqezi.

Java 7

29 shtator (E diel)

Ora 19:00 Tirana-Skënderbeu

Java 8

Advertisement

5 Tetor (E Shtunë)

Ora 19:00 Skënderbeu-Egnatia

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

U-19 Skënderbeu mposht Dinamon 2-0, në ndjekje të Partizanit kryesues

U-19 Skënderbeu – U-19 Dinamo 2-0

Shënues: Shuri 9’, Xhixho 83’

Skënderbeu për të rinj arrin një tjetër fitore në javën e 4-t të superligës, duke mposhtur dje në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” Dinamon me rezultatin e pastër 2-0.

Dy gola nga një për secilën pjesën kanë shënuar të rinjtë e Skënderbeu, ku protagonist në pjesën e parë ishte Shuri që në minutën e 9-të shënoi dhe kaloi në avantazh Skënderbeun.

Advertisement

Edhe në pjesën e dytë rastet kanë qenë të shumta për Skënderbeun, ndërkohë që vetëm në minutën e 83-të do të vinte edhe goli i sigurisë, teksa është Xhixho që shënon dhe i jep një tjetër trepikësh Skënderbeut.

Me këtë fitore Skënderbeu është në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta me Partizanin që ka një ndeshje më pak.

Skënderbeu këtë sezon kujtojmë që është pretendent për fitimin e titullit kampion.

Suksese Skënderbeut U-19!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

U-17 Skënderbeu bie në Korçë, e mund Dinamoja në fund!

U-17 Skënderbeu – U-17 Dinamo 1-2

Shënues: Fiqi 14’ / Trokthi 90’, 91’

Një umbje dramatike e Skënderbeut U-17 ka qenë ajo e djeshmja në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në ndeshjen e javës së 4-ër të kategorisë superiore.

Themi humbje dramatike, kjo sepse Skënderbeu për paratërinj humbi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes edhe pse kryesonte deri në fund me rezultatin 1-0.

Advertisement

Golin e avantazhit e shënoi Fiqi në minutën e 14-të për Skënderbeun dhe u duk se korçarët U-17 do të arrinin një fitore të lehtë ndaj Dinamos, por ka qenë dramatike fundi i ndeshjes.

Trokthi për Dinamon, shënon dy gola të njëpasnjëshëm në fundin e ndeshjes dhe i jep një fitore të madhe Dinamos në këtë ndeshje të djeshme.

Për dinamovitët ishte fitorja e parë na katër javë kampionat, ndërkohë që Skënderbeu në katër javë ka vetëm 1 fitore dhe 3 humbje, duke bërë që ky start të jetë i dobët për Skënderbeun U-17.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Jorgo Pëllumbi, ” i harruari” i kombëtares

Në qoftë se ka Korça një futbollist të talentuar dhe tashmë mjaft cilësor krahas të tjerëve, është edhe Jorgo Pëllumbi, futbollisti që ka kaluar të gjitha shkallët e karrierës me ekipet tona kombëtare dhe tashmë vazhdon aventurën me ekipin e Debreçenit.

Por vallë pse është harruar nga Silvinjo?!

Duhet të jetë qoftë edhe në fazat seleksionuse kur përgatit ekipin kombëtar. Një djalë shumë punëtor, pa fjalë dhe një profesionist i vërtetë që ka treguar se është një nga më të mirët e futbollit tonë në repartin e mbrojtjes.

Jo vetëm kaq, por ai është një lojtar me një vazhdimësi, që për asnjë moment nuk ka qëndruar jashtë fushave dhe disa herë ka hyrë në merkato për të kaluar tek ekipe cilësore. Mos vallë ka ardhur momenti që edhe për të të ketë një sy nga ana e Silvinjos?!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Vllaznia mposht 2-0 Bylisin/ Në orën 20:00 Elbasani-Egnatia dhe Teuta-Dinamo

Vllaznia ka siguruar tre pikë të arta në shtëpi përballë Bylisit duke fituar 2-0 për të tentuar një arrati të vogël në kryesimin e Superiores.

Shkodranët diktuan ritmin e tyre në ndeshje, duke qenë vazhdimisht pranë zonës kundërshtare derisa gjetën golin me anë të Stojanoviç në fillimin e fraksionit të dytë të lojës. Pastaj ata shpërdoruan mundësi të mira për të shënuar përsëri në portën kundërshtare, teksa ballshiotët shfaqeshin pak të rrezikshëm para Qarrit.

Megjithatë, ata mund të ktheheshin në ndeshje nga një penallti e akorduar me VAR, i cili më parë kishte anuluar një të tillë për shkodranët. Por Ruçi gaboi me “Panenka”, duke i dhënë frymëmarrje vendasve, të cilët më pas gjetën golin e dytë me Balajn dhe siguruan tre pikët.

Në orën 20:00 startojnë edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të, teksa Elbasani pret në shtëpi Egnatian dhe Teuta pret në Durrës, Dinamon. Pas përfundimit të këtyre dy ndeshjeve do të shikojmë edhe më qartë renditjen e superligës në 6-të javë të plota.

Advertisement

DJE 21 SHTATOR 2024 

SKËNDERBEU-LAÇI 2-1

PARTIZANI-TIRANA 0-0

SOT 22 SHTATOR 2024 

VLLAZNIA-BYLIS 2-0

Advertisement

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News