Skënderbeu – Laçi 2-1
Shënues: Vaskez 20’, Bismark 78’ / Traore 70’
Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Gerco, Vangjeli (Doka 77’), Janaqi (Krasniqi 77’), Rabiu, Merlim, Rashica (Randi 86’), Nikaj (Çuçka 57’) Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Laçi: Dajsinani, Lleshi (Kurti 57’), Tresa, Cena, Bullari, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Andi Koçi
Kartonë të verdhë: Merlim, Vaskez, Bismrk / Lleshi, Opeh, Bido
Minutat e para fillojnë me presion për Skënderbeun, teksa janë Rashica dhe Bismark që nuk përfitojnë në dy momente të mira, ndërkohë që në një moment grushton Dajsinani.
Pas minutës së 5-të janë miqtë që dalin rrezikshëm në portën e Marko Alia, por gjithsesi portieri bardhekuq në një rast të rezikshëm dhe plus gabimit të tij e dërgon në këndore. Gjithsesi 10 minutat e para janë përgjithësisht të qeta dhe të kujdesshme për të dy skuadrat.
Në minutën e 18-të janë miqtë që për pak sa nuk shënojnë. Papa i kujtuar nga mbrojtësit bardhekuq në pozicion jashtë loje i vetëm përballë portës ja jep në duart Marko Alia.
Vetëm dy minuta më vonë në të 20-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Luko Vaskez pas një goditje këndi i ndodhur në zonë gjuan me kokë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në stadiumin “Skënderbeu”.
Pas golit kurbinasit përpiqen por janë të pasaktë në zonën vendase, ndërkohë që Skënderbeu në minutën e 33-të Gerco për pak sa nuk shënon, por topi përfundon jashtë.
Nuk ka raste në fundin e pjesës së parë dhe 1-0 për Skënderbeun në 45 minuta.
Pjesa e dytë nis me 3 ndërrime për miqtë dhe asnjë për Skënderbeun. Skënderbeu sërish është aktiv në raste, ndërkohë që Rashica një herë dhe Ardit Nikaj nuk arrijnë, ndërkohë që Nikaj dy herë pretendon për penallti.
Në minutën e 62-të Skënderbeu ka një rast të pastër me anë të
Në të 70-ën barazohen shifrat. Janë kurbinasit që me anë të Traore që shtangin Skënderbeun duke shënuar golin e barazimit dhe 1-1.
Momente dramatike dy minuta më vonë, ku Çuçka pengohet në zonë dhe 11-metërsh, por është VAR që ndëryn për disa minuta dhe 4 minuta ndërprerje për të parë në VAR. Më së fundi gjyqtari vendos 11-metërsh. Është Juri Merlim që gjuan dhe pret Dajsinani, por është Bismark që vrapon gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.
Skënderbeu ruan avantazhin deri në fund, madje edhe pas përfundimit të 8-të minutave të shtesës dhe përfundimisht fiton 2-1 duke u rikthyer te fitorja.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
12’ – Është Gerco që ka një rast të mirë në zonë në krahun e majtë, por nuk e dërgon dot topin në kuadrat, shpëton porta kurbinase.
18’ – Papa për miqtë kujtohet në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Skënderbeut, shpërdoron një rast të pastër, gjuan
20’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Është Luko Vaskez që përfiton edhe nga shtatlartësia në zonë dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Skënderbeun.
22’ – Është Gerco që për pak sa nuk shënon të dytin, grushton Dajsinani.
33’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon të dytin. Gerco kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe për pak sa topi nuk përfundon në rrjetë. Rast i pastër për Skënderbeun
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
48’ – Skënderbeu ka rast të mirë që në minutën e 48-të, por Rashica bën mirë deri në zonë në krahun e majtë dhe në fund bën më të vështirën, jep pasin e fundit gabim.
53’ – Nikaj pretendon për 11-metërsh jo një herë por dy herë dhe është gjyqtari kryesor që pasi e ka verifikuar rastin edhe në VAR i thotë jo penalltisë për Skënderbeun.
62’- Rashica i ka të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë, përballë Dajsinanit nuk shënon, është gardiani i laçianëve që devijon me këmbë.
70’ – Është Traore që shtang bardhekuqtë. Gjuan saktësisht fluturimthi dhe barazon shifrat në 1-1.
78’ – Çuçka pëngohet në zonën kurbinase dhe gjyqtari tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh për Skënderbeun. U deshën 4 minuta ndërprerje për ta parë në VAR dhe përfundimisht penallti. Është Merlim që merr vetë penalltinë, gjuan dhe pret Dajsinani, ndërkohë që Bismark i vëmendshëm gjuan dhe 2-1 për Skënderbeun.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”
Post Views: 51