Sporti
Kalendari i aktiviteteve verë 2024 i shoqatës atdhetare kulturore të krahinës së vakëfeve korçë p
Kalendari i aktiviteteve, verë 2024, i Shoqatës Atdhetare-Kulturore të Krahinës së Vakëfeve Korçë (periudha qershor-shtator).1. GRABOCKË, e shtunë e djelë, 1-2 qershor 2024, 110-vjetori i largimit të familjeve autoktone të Grabockës dhe 106-vjetori i ripopullimit të fshatit nga familje panaritase (viti 1918). Pelegrinazh në vendin e shenjtë të tyrbes së mirënjohur bektashiane të Dervish Sali Bakos.2. PANARIT, e shtunë e djelë, 13 – 14 korrik 2024, – takimi i përvitshëm i gjithë Krahinës së Vakëfeve Korçë (dhe atyre fqinjë), ku do të përkujtohen 110-vjetori i ngritjes për herë të parë aty të Flamurit Kombëtar Shqiptar në tokat e pushtuara të Shqipërisë Juglindore, si dhe 110-vjetori i masakrës çnjerëzore të andartëve grekë. Me këtë rast do të ketë një program tepër të pasur e të larmishëm aktivitetesh, argëtim, promovime, ekspozita, përfshi zgjedhjen e organeve drejtuese qëndrore të Shoqatës dhe ndryshimet statutore, meqë pjesmarrja do të jetë shumë e madhe dhe me përfaqësues nga të gjitha degët.3. KATUND – STRATOBËRDHË, e premte 26 korrik 2024, dita e shenjtë e Shën e Premtes dhe 140-vjetori i emigrantit të parë shqiptar katundlli në Amerikë (1884), At Nikolla (Kole) Kristofori si dhe 17 katundllinjëve të tjerë.4. SHTYLLË, – e shtunë e djelë, 27-28 korrik 2024, 141-vjetori i themelimit të fshatit Shtyllë (1873) dhe 122-vjetori i çeljes së Shkollës së parë shqipe në fshat (1902).5. TRESKË – e enjte, 15 gusht 2024, dita e shenjtë e Shën Mërisë, si dhe 132- vjetori i çeljes së shkollës së parë shqipe në Treskë (1892).6. TREBICKË, e djelë, 8 shtator 2024 – dita e shenjtë e Shën Mërisë, si dhe 179-vjetori i çeljes së shkollës parë shqipe për Trebickën, krahinën dhe gjithë Qarkun e Korçës (8 shtator 1845).- Me këtë rast, të ngrihen sa më parë Komisioni qëndror si dhe komisionet e tjera në bazë fshati, që të hartojnë programet e punës dhe të kurorëzojnë me sukses këto aktivitete kaq të dashura e të mirëpritura nga vakëfllinjtë, kudo ndodhen, në Shqipëri e nëpër botë!Mirë u takofshim, motra e vëllezër, nga Vakëfet por dhe nga krahinat fqinjë!Për Kryesinë e Shoqatës,Petrit Zeneli.
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!