Connect with us

Sporti

Klubi “Skënderbeu” thirrje ujqërve: Duam mbështetjen tuaj për të arritur atë çka meritojmë

DUAM MBËSHTETJEN TUAJ PËR TË ARRITUR ATË ÇKA MERITOJMËDita e nesërme është kulminatja e këtij sezoni, dita e nesërme është dita kur kërkojmë të shkruajmë historinë përsëri, dita e nesërme duhet të tregojë qartë se kush është Skënderbeu dhe tifozeria korçare.Sektori S-V i përket “Ujqërve të Dëborës”, bileta të cilat mund t’i gjeni fizikisht pranë pikës së shitjes në afërsi të stadiumit Skënderbeu, në biletaritë pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi” ose online nëebileta.alNë dispozicion të tifozëve janë vendosur dhe autobusë FALAS ndërkohë që thirrje u bëhet dhe korçarëve që jetojnë në Tiranë për të qenë prezent në stadium në mbështetje të Skënderbeut.Sepse ne jemi Skënderbeu, ne jemi historia moderne e futbollit shqiptar, ne jemi ata që kanë bërë krenar futbollin shqiptar, NE JEMI!Para Skënderbeeeeee…

DUAM MBËSHTETJEN TUAJ PËR TË ARRITUR ATË ÇKA MERITOJMË

Dita e nesërme është kulminatja e këtij sezoni, dita e nesërme është dita kur kërkojmë të shkruajmë historinë përsëri, dita e nesërme duhet të tregojë qartë se kush është Skënderbeu dhe tifozeria korçare.Sektori S-V i përket “Ujqërve të Dëborës”, bileta të cilat mund t’i gjeni fizikisht pranë pikës së shitjes në afërsi të stadiumit Skënderbeu, në biletaritë pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi” ose online nëebileta.alNë dispozicion të tifozëve janë vendosur dhe autobusë FALAS ndërkohë që thirrje u bëhet dhe korçarëve që jetojnë në Tiranë për të qenë prezent në stadium në mbështetje të Skënderbeut.Sepse ne jemi Skënderbeu, ne jemi historia moderne e futbollit shqiptar, ne jemi ata që kanë bërë krenar futbollin shqiptar, NE JEMI!Para Skënderbeeeeee…

Continue Reading
Advertisement

Sporti

SKËNDERBEU/ Nesër dita e së vërtetës. Korçarëve u bën punë vetëm fitorja!

Dita e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Laçit thuajse erdhi. Themi këtë pasi nesër, as 24 orë më vonë, në orën 17:00, Skënderbeu luan përballë kurbinasve në stadiumin “Skënderbeu” në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.

Në 5 javë të luajtura deri tani Skënderbeu ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, ndërkohë që nesër është dita e së vërtetës, pasi Skënderbeut i bën punë vetëm fitorja.

Përballë është Laçi, ekip jo fort i lehtë për t’u mundur, por që gjithsesi Skënderbeu ka vetëm objektivin 3-pikësh dhe këtë e dinë mirë që nga lojtarët dhe deri te stafi teknik.

Skënderbeu duhet pranuar që është nën presion për mungesë pikësh, por që kjo do të dihet të administrohet nesër në fushën e lojës.

Advertisement

Kujtojmë që bardhekuqtë në shtëpi në ndeshjen e fundit ndaj Teutës e humbën dhe duke shtuar edhe humbjen e fundit me Dinamon, nuk mund të pranojnë një disfatë të tretë. Të gjitha alternativat të çojnë te fitorja dhe Skënderbeu është gati ta bëjë realitet këtë në fushën e lojës.

Djemtë e Skënderbeut nesër kanë nevojë vetëm për mbështetjen e tifozërisë që sigurisht nuk do të mungojë dhe në fushë pritet kthesa e madhe.

Nëse ka një ditë të vërtetë, është nesër, prandaj: Forca Skënderbe! Nesër është dita juaj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Abissnet Superiore / Analiza e Partizani-Tirana, këto janë statistikat e derbit mes rivalëve kryeqytetas

Gjithçka gati për derbin e parë të këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, Partizani-Tirana dhe stadiumi “Air Albania” do të jetë skena e këtij dueli të shumëpritur.

Të dyja skuadrat e kanë nisur ndryshe kampionatin, me Tiranën që nuk ka fituar ende asnjë ndeshje, por ndërkohë nuk ka regjistruar humbje.

Pesë barazimet në pesë javët e para të kampionatit janë edhe rezultat i faktit se Tirana është skuadra e dytë që pëson më pak goditje në portë për ndeshje, 8.45. Mbrojtja më e vështirë për t’u thyer është ajo e Egnatias, edhe për faktin se vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm.

Partizani nga ana tjetër ka humbur vetëm një ndeshje dhe aktualisht është i treti në renditje me 8 pikë të barabarta me Elbasanin.

Advertisement

Fillimi pozitiv i skuadrës së Aleksandër Veselinoviçit vjen sigurisht edhe për shkak të aftësisë për të krijuar raste për gol. Partizani është skuadra që në këto pesë ndeshjet e para ka goditur më së shumti portën e kundërshtarit, me një mesatare prej 14.8 gjuajtjesh për ndeshje.

Një aspekt ku Partizani mund të duhet të përmirësohet është saktësia e gjuajtjeve, duke qenë se vetëm 35.4% e goditjeve përfundojnë në portë.

Nga ana tjetër, 43% e goditjeve të Tiranës përfundojnë në portë, nga 10.7 goditje për ndeshje, është një shifër që tregon se bardheblutë janë më të saktë në finalizim.

Një sulm i shkëlqyer (ai i Partizanit) kundër një mbrojtjeje shumë  të mirë (ajo e Tiranës): kjo është ndeshja që na pret mbrëmjen e së shtunës. Kush mund të ketë më shumë zotërimin e topit? Shifrat na sugjerojnë Partizanin, që është pas Egnatias skuadra që dominon më shumë lojën gjatë këtij kampionati.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu shpartallon Dinamon brenda në kryeqytet

Dinamo-Skënderbeu 0-3

(9-25, 24-26, 18-25)

Skënderbeu në volejboll për femra pak momente më parë e ka mbyllur me fitore ndeshjen e javës së dytë ndaj Dinamos në pallatin e sportit në Farkë.

Fitore e pastër dhe e lehtë e vajzave bardhekuqe që i kanë dhënë leksion Dinamos, pavarësisht se vetëm seti i dytë i ndeshjes pati rivalitet, pasi korçaret lëshuan në lojë.

Advertisement

Në dy javë Skënderbeu ka 6 pikë të plota dhe është në krye të kampionatit kombëtar i bindur se edhe këtë sezon luan vetëm për titullin kampion.

Ndeshja e sotme në Farkë qysh në setin e parë nisi në avantazhin e Skënderbeut që kryeson 5-12, duke menduar vetëm për shkëputjen. 8-19 më pas shifrat në tabelën elektronike, ndërkohë që Skënderbeu duket sikur argëtohet në setin e parë të ndeshjes, duke e mbyllur 9-25, pra me rezultat të thellë.

Seti i dytë i ndeshjes është edhe më i bukuri i këtij takimi, teksa vendaset kryesojnë pas gabimeve të korçareve 3-0, ndërkohë që shifrat shkojnë 7-2 dhe Skënderbeu lëshon shumë në lojë. U duk se Dinamo do të fitonte këtë set, madje rezultati shkoi edhe 15-10 për Dinamon. Në këtë moment Orlando Koja merr pushim dhe korçaret e rrjetës afrohen në 17-16. Shifrat në këtë set do të barazoheshin vetëm në 19-19, ndërkohë që po barazime do të kishim edhe më tej në 22-22, apo 24-24. Dy pikët e fundit i takojnë Skënderbeut dhe seti fitohet 24-26 duke çuar gjendjen e seteve në 0-2 për Skënderbeun.

Në setin e tretë Skënderbeu nuk ka ndërmend që të falë dhe kryeson qysh në fillim. 1-4, 3-6, 5-11 janë disa nga rezultatet në favor të Skënderbeut, ndërkohë që kur pikët ishin 8-14, dinamovitet marrin pushim. Kështu vendaset afrohen disi në 13-15, por vetëm kaq. Kjo pasi Skënderbeu nuk lëshon dhe thellon diferencën në 14-20 dhe fiton setin 18-25 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 0-3.

Fitore e thellë e Skënderbeut në këtë javë të dytë dhe me meritë, ndërkohë që Dinamo nuk e përballonte dot Skënderbeun kampionen në fuqi, kjo falë edhe përvojës së korçareve dhe fanelës së rëndë bardhekuqe.

Advertisement

Urime vajzave të Skënderbeut për fitoren e sotme!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

DEVOLLI gati për transfertën e Cërrikut/ Të dielën starton kategoria e dytë!

Këtë të dielë starton kategoria e dytë e futbollit, ndërkohë që kujtojmë që në Grupin B të kësaj kategorie bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës së Korçës, Devolli dhe Maliqi.

Qysh në javën e parë, pra të dielën, do të bëjë prezantimin e parë Devolli, ndërkohë që maliqarët në bazë edhe të shortit e kanë pushim dhe startojnë një javë më pas në shtëpi ndaj Luftëtarit.

Në këtë javë të parë Devolli do të luajë në një transfertë të vështirë si ajo e Cërrikut, ndërkohë që trajneri Trifon Meraku është në përgatitjet e fundit për këtë përballje të parë.

Stafi dhe presidenti Spartak Meraku duken se janë optimistë për këtë ndeshje të parë, në mënyrë që ti bëjnë një start dinjitoz kategorisë.

Advertisement

Me shumë afrime në këtë merkato vere objektivat e Devollit janë madhore në këtë sezon, duke synuar padiskutim ngjitjen në kategorinë e parë. Presidenti nuk ka kursyer asgjë për të ngritur një skuadër vërtet dinjitoze, ndërkohë që tashmë e ka radhën fusha e lojës.

Turbina-Devolli të dielën në orën 16:00, mezi pritet në Devoll nga ana e tifozëve, të cilët dëshirojnë shumë që ekipi të mos kthehet pa pikë nga kjo transfertë e parë.

Suksese Devolli!

SHORTI I DEVOLLIT

Java 1: Turbina – Devolli

Advertisement

Java 2: Devolli – Butrinti

Java 3: Delvina – Devolli

Java 4: Devolli – (pushim)

Java 5: Devolli – Orikumi

Java 6: Shkumbini – Devolli

Advertisement

Java 7: Devolli – Tomori

Java 8: Maliqi – Devolli

Java 9: Devolli – Luftëtari

Java 10: Memaliaj – Devolli

Java 11: Devolli – Këlcyra

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…

Pas fitores në javën e parë në shtëpi, erdhën 3 humbje radhazi dhe nesër është dita e së vërtetës për Pogradecin e kategorisë së parë.

Sigurisht që 3 humbjet radhazi djegin shumë për skuadrën e Samuel Nikaj dhe nesër nuk falet më as barazimi dhe jo më humbja. Nëse pogradecarët kanë ndërmend që të jenë dinjitozë në kategorinë e parë, me Erzenin nesër vlen vetëm trepikëshi.

Pogradeci-Erzeni është përballja e së shtunës në orën 16:00, ndërkohë që po nesër luhen edhe Kastrioti-Burreli, Korabi-Vora dhe Lushnja-Besa.

Pas humbjes së fundit në Burrel të gjithë në kampin liqenor kanë “qepur” gojën dhe kanë përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve vetëm për këtë ndeshje të nesërme që është më shumë se delikate.

Advertisement

Trajneri Samuel Nikaj ka punuar më shumë në aspkektin psikologjik, pasi dihet që morali pas 3 humbje radhazi nuk është atje ku duhet.

Nesër qysh në startin e ndeshjes me Erzenit do të kërkohet goli dhe prandaj stafi teknik ka menduar që të reshtojë një skuadër me skemë tërësisht sulmuese.

Erzeni ndodhet në vendin e fundit me asnjë pikë dhe ky është momenti që Pogradeci të shënojë fitoren e dytë dhe të largohet nga vendet e fundit ku ndodhet pas 4-ër javëve të para.

Suksese të shtunën Pogradecit!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ardjan Takaj dy ditë para është …

Duke parë gjendjen e ekipit, ndeshjen e radhës dhe se sa e rëndësishme është, kjo e detyron edhe presidentin Ardjan Takaj të jetë pranë të tijve.

Ai këtë herë ka zgjedhur të jetë qysh ditën e enjte në Korçë për të qenë pranë ekipit. Kështu ai do të jetë disa ditë me ekipin dhe natyrisht prezenca e tij i motivon edhe i vë më shumë para përgjegjësisë të gjithë, por së pari futbollistët.

Takaj ka qënë në fushën stërvitore të të tijve dhe nga larg ka ndjekur gjithçka, duke treguar se edhe ai e ndien shumë këtë takim ku duhen maksimalisht pikët, pikë që janë një detyrim për ekipin që të kalohet nga ai pozicion dhe nga ai vend që nuk duhet të jetë për korçarët.

Mësohet se ditën e sotme Takaj do të këtë një takim me futbollistët, ku do të flasë para tyre dhe stafit drejtues.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJBOLL FEMRA/ Historia përsëritet, por me tjetër dimension

Java 2 Dinamo-Skënderbeu            Sot (E Premte)     Ora 16:00

Edhe volejbolli ka tërhequr vëmendjen në Korçë e natyrisht janë sukseset e vajzave të Skënderbeut. Sot Skënderbeu do të luajë në Tiranë, atje ku do të ketë përballë ekipin e Dinamos, pra Dinamo-Skënderbeu.

Të gjithëve, kur shikon këto dy ekipe, u kujtohet ai Skënderbe i historisë me Pandi Gëllçin dhe me lojtare si Duni, Tasho, Miço, Burda, Kalemi dhe nga ana tjetër na vjen Dinamo i Kreshnik Tartarit me Ibrahimin, Tasen, Duka, Babuli, etj.

E pra, historia është përëri sot, por me dimensione të tjera. Në qoftë se dikur Dinamo ishte favorite, sot me plot gojë themi se Skënderbeu është i pamundshëm. Natyrisht që është lojë dhe në të fiton më i miri. Korçaret e rrjetës janë të tilla.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në fushë në EURO 2024

Ylber Ramadani është pa dyshim ‘’maratonomaku’ i skuadrës tonë kombëtare. Mesfushori kuqezi është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë. Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Silvinjo e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin tonë kombëtar.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian. Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili. Pa dyshim, një arritje për Ylber Ramadanin dhe përfaqësuesen tonë shqiptare.

Sukses Ylber!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç nuk premton ndryshime të dukshme…

“Do të pres edhe stërvitjen e fundit dhe më pas do të vendosim, por për mua nuk do të ndryshojë sistemi i lojës dhe as ndryshime të dukshme në ekip.” – Kjo është një pjesë e asaj që Gvozdenoviç ka deklaruar, por njëkohësisht kërkon ta vendosë në zbatim edhe në ndeshjen e nesërme kundër Laçit.

Duket qartë se të gjithë futbollistët e formacionit të këtyre javëve janë të besuarit e trajnerit. Ndërkohë ai i beson shumë edhe rreshtimit të tij klasik për të, siç është 4-3-3.

I pyetur për të afruarit e vetmja dilemë e trajnerit është fakti se: “Janë futbollistë të mirë, por që nuk kanë pasur kohën e duhur për të fituar në maksimum gjendjen e tyre fizike, me rritjen e kësaj forme besoj se janë gati.

Dikush është më para dikush do më shumë kohë”. Kështu duket se mund të jenë alternativa loje por jo ata që do të startojnë nga minuta e parë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç shumë optimist: Mendoj se ia dalim…

Shumë optimist ka qenë trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç në momentin që ka përfunduar edhe stërvitjen. I pyetur nga “Korça Boom” ai ka deklaruar: “Gjithçka po shkon shumë mirë, jam mëse i kënaqur. Them se do ia dalim.”

Kjo tregon se edhe Gvozdenoviç i është kthyer buzëqëshja dhe i është rritur edhe më shumë besimi kjo edhe për atë se po bën gati një pjesë nga futbollistët e afruar së fundmi.

Madje Gvozdenoviç ka edhe më shumë qetësi, pasi të gjithë ekipin e ka gati për ndeshjen e radhës. Kështu që ai do të dijë të shfrytëzojë çdo mundësi ndaj ekipit të Laçit në një ndeshje shumë delikate dhe me mjaft përgjegjësi.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News