Lajme
Korçari Aleko Skali/ Në 101 vjetorin e lindjes së veteranit të aktrimit shqiptar, nderim dhe respekt
Data 6 dhjetor shënon 101 vjetorin e lindjes së veteranit të aktrimit shqiptar Aleko Skali (1922-1978). Nderim dhe respekt për figurën e tij!Aleko Skali lindi në Korçë më 6 dhjetor 1922. Mbaroi liceun e Korçës duke u dëshmuar si një intelektual i njohur. Qysh në fillim të viteve ’30 u aktivizua me grupin teatral “Rinia” Korçare duke rënë në sy si një aktor i talentuar dhe me të ardhme.Pas çlirimit të vendit punoi si gazetar në Radio Korça duke mbuluar jetën kulturore,artistike të qytetit dhe më gjerë. Në vitin 1950 është ndër themeluesit e teatrit “A, Z Cajupi” duke u përfshirë në premierën e parë të tij, në dramën “Përmbysja” të Lavrenjevit.Ishte nga aktorët e suksesshëm të kësaj trupe në vitet e konsolidimit dhe ecurisë drejt rritjes së cilësisë artistike, madje regjisori Sokrat Mio e aktivizoi në mjaft raste si asistent regjisor, punë që e bëri deri në vitin 1960 kur emërohet edhe regjisor i trupës së Estradës Profesioniste, menjëherë pas formimit të saj. Këtë detyrë e kreu deri në vitin 1968 duke realizuar rreth 30 premiera, si dhe operetën “Së bashku jeta është këngë”.Aleko Skali ishte edhe shkrimtar i skenës me një sërë krijimesh në lëmin e humorit. Shkroi bukur pjesë dramatike, tekste këngësh, etj.Si artist veteran dhe me ndihmesë të pamohueshme në rrugën e ngjitjes së Teatrit dhe Estradës së Korçës, u karakterizua gjithashtu nga dashuria, puna dhe pasioni për artin. Ka marrë pjesë edhe me dy-tre role episodike në kinematografi, në filmat “Skënderbeu”, “Zonja nga qyteti” dhe në “Përballimi”. Ndahet nga jeta në vitin 1978.
Aktualitet
Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!
Lajme
Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …
Lajme
Veteranët e futbollit të Kolonjës i rikthehen edhe një herë fushës së blertë
Lajme
Kuriozitet/ A e dini që edhe një majmun është dënuar me burgim
Lajme
VOLEJ FEMRA/ Super Skënderbeu shpartallon Teutën në gjysmëfinale. Nesër finalja ndaj Partizanit ose Tiranës
Lajme
Të dielën në Pogradec “Kupa e Mirënjohjes, Roland Çala”
Lajme
Kur sporti bën bashkë edhe klerikët…
Lajme
Shuhet një nga legjendat e artit, Mjeshtri i Cirkut…
Lajme
Sot në Korçë seleksionohen talentet. Mësoni moshën!
Lajme
SKËNDERBEU/ Nesër mbyllet merkatoja. 24 orët e fundit për listën prej 25 futbollistësh!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!