Connect with us

Kulture

Kujtojmë edhe 92 vjetorin e lindjes të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur piro mani

Po sot kujtojmë edhe 92 vjetorin e lindjes të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Piro Mani. Nderim dhe respekt për figurën e tij?Pirro Mani (1932-2021). Regjisor. Lindi në Tiranë, më 14 prill. Pasi mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” për aktor në Tiranë (1954), punoi ca kohë si punëtor, kreu shërbimin ushtarak në Gjirokastër, ku u aktivizua si aktor. Më pas vijoi studimet universitare për regjisure teatri në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, Gitis (Gosudarstvjenij Institut TeatraInovo Iskusta), Moskë , në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1959.U dallua si një ndër studentet më të mirë të kursit. Luajti aty Edi Karbonen në dramën Pamje nga ura të Artur Milerit, vënë në teatrin Ucebnij të Moskës, pastaj rolin e Hozesë në filmin “Askush, kurrë nuk vdes”, 1959, me operatorët Viktor Gjika dhe Dhimitër Anagnosti. Pasi kreu studimet e larta, punoi si regjisor në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës deri në vitin 1967 dhe nga ky vit deri në 1992 në Teatrin Popullor, ku për një kohe ishte edhe drejtor i tij (1988-1991).Ka përgatitur shumë student për aktorë dhe regjisorë si pedagog i Mjeshtërisë së aktorit dhe regjisurës në Institutin e Lartë të Arteve, kurse në vitet 1974-1978 kreu, si pedagog i jashtëm, detyrën e shefit të katedrës së Regjisurës në atë institut. Të shumta kanë qenë shfaqjet e tij në Teatrin Kombëtar dhe teatror dramatikë të Shqipërisë, në Estradën e Tiranës, në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku inskenoi disa opera të njohura nga repertori muzikor botëror e ai shqiptar .Ndihmesa që ai dha për ngjitjen dhe afirmimin e dramës shqipe në skenë mbetet nga meritat kryesore. P.Mani solli qysh herët në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës një frymë të re, që u përkap gjerazi më vonë nga teatri shqiptar përgjithësisht. Veçmas kjo ra në sy në ngulmimin e tij ndaj mënyrës realiste të lojës së aktorëve, vërtetësisë, kundër këngëzimeve, patetikës, emfazës, shfaqjeve të diletantizmit etj.; po kështu, solli risi në njëmendësimin me mjete e forma ekspresive të mizanskenës, te dekoreve, aplikimin e guximshëm të konvencionit, nderfutjen e spikamave ekspresioniste, simbolike apo të parimeve konstruktiviste në trajtimin e rrafshit skenik, sip.sh. te dramat; “Pamje nga ura” (1961) e Artur Milerit, “Vdekja e Blanko Postnet” (1962) e Bernard Shout, “Këneta” (1964) sipas romanit të Fatmir Gjatës, “Hijet e natës” (1965) e Vedat Kokonës, “Rrethimi i bardhë” (1966) e Naum Priftit. Ishte individualiteti më i shquar i regjisurës sonë në vitet ’60-’80. P.Mani spikati për intuitën të mprehtë dhe imagjinatën pjellore. Stili i tij u formësua me tej në Teatrin Kombëtar në vitet 1967-1992.Me shfaqjet e shumta në këtë teater ai dalloi për vërtetësinë, ashpërsinë dhe konkretësinë e madhe në dhënien e konflikteve dhe tablove të jetës, që funksionalizoheshin rëndom si gjendje apo trysni psikike, herë të llojit satiriko-dramatik dhe herë të llojit tragjiko –heroik (përmendim pjesët: “Fytyra e dytë” ,1968, e Dritëro Agollit; “I pazëvendesueshmi”, 1974, e Qamil Buxhelit; “Përmbytja e madhe” ,1976, e Kolë Jakovës; “Monserati”, 1983, e Robles; “Prometeu”, 1984, e Viktor Eftimiut).Veçori e P. Manit ishte edhe prirja për të ndërtuar kundërshti e kontraste të forta, me veprime e kahe të përcaktuara, ku ndihej prania e një qëllimi të ngulitur kryekreje, i cili shndërrohej, në fund, në metaforë (“Vajza pa prikë”, 1966, e Nikollaj Ostrovskit, në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës dhe në Institutin e Lartë të Arteve,1971).Ngulmimi për stilizimin klasicist të karaktereve, që vizatohen deri në hollësitë e tyre plastiko-ritmike, si dhe vendosja e veprimit në suazat e një mjedisi skenografik të konvencionalizuar, me një mizanskenë të tipit dinamik, ra në sy në trajtimin e çlirët të komedisë së Shekspirit “Nata e dymbëdhjetë” (më 1965, në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës dhe, sidomos, më 1987 në Teatrin Kombëtar, ku ai aplikoi formën e vodevilit dhe të komedisë muzikore).Krijimtaria regjisoriale e P. Manit ka rënë në sy, po ashtu, në trajtimin plot nerv e pasion të pjesëve me theksa politike të kohës, si “Cuca e maleve”, 1967, e Loni Papës; “Shënomëni” dhe mua, 1974, e Hamza Minarollit; “Komunistët”, 1981 dhe “Furrnalta”, 1976, të Ruzhdi Pulahës. Ai parapëlqente alternimin e gjendjeve emocionale, me kapërcime të papritura e bashkëjetesa të guximshme të seriozes me qesharaken, të tragjikes e dramatikes me grotesken e komiken, të heroikes dhe të madhërishmes me vulgaren dhe të ultën. Një synim të tillë e realizoi veçanërisht me vënien në skenë të dramës së Bertold Brehtit, “Arturo Ui” (1971), një nga pjesët teatrore që u realizua enkas dhe me sukses parimet e njohura brehtiane të tjetërsimit, të distancimit, të karakterit rrëfyes të ndodhive, të prerjes së planeve interpretative, te grotesku, të prishjes së iluzionit skenik, të ndërprerjes së qëllimit të aksionit etj.Në punën me aktorin P. Mani përdori gjerazi metodën e etydeve, çastet improvizuese dhe demonstrimin. Teknika teatrale në imazhin e tij fitonte funksione artistike. Duke pasur hobi arkitekturen, edhe për këtë arsye, mizanskenat e tij ndërtoheshin shpesh vertikalisht (drama “Bidermani dhe zjarrvënësi”,1976, e M. Fisherit). Ishte mjeshtër i krijimit të skenave masive, i spektaklit madhështor, epiko-heroik, rëndom me theksa kombëtare e shenjime të anëve sublime të historisë së popullit shqiptar, porse brenda një forme realiste e të besueshme të të shprehurit artistik (pjesët: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur, 1972, dramatizimi i P. Manit sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë në Teatrin Kombëtar dhe më 1976 në Teatrin Krahinor të Prishtinës, Kosovë; “Kush e solli Doruntinën” ,1988, dramatizimi i P. Mani sipas novelës me të njëjtin titull të I. Kadaresë, në Teatrin e Kombësive të Shkupit, Maqedoni; “Epoka para gjyqit”, 1976( drama e Ekrem Kryeziut etj.).Në shumë shfaqje të tij, P. Mani u ka kushtuar kujdes vizatimit të personazheve kontradiktorë, dyfytyrëshe e të tjetërsuara; gjithashtu metimit për të krijuar “galeri” dhe “mozaik” figurash, karakteresh, në tonime tragjikomoke, shpesh groteske, me truke dhe efekte të qëllimta teatrore, sip.sh. “pikat” apo “goditjet” në fund të tablove, në episode të veçanta etj. I pajisur me cilësi aktoriale, ai luajti bukur rolin e Sali Protopapës në filmin “I teti në bronz” (1969), si dhe disa role të tjera në teater dhe film (Stavri Lara në filmin “Vitet e para”, 1966; babai në filmin “Larg barbarëve”, 1995, të regjisores franceze Liri Begeja). Në vitin 1999 iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Korçës.U largua nga Shqipëria në vitin 2000 dhe emigroi në SHBA, si nënshtetas amerikan. Mban titullin “Artist i Popullit”. Piro Mani ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare në SHBA, ku jetonte prej gati dy dekadash me bashkëshorten Pavlina Mani dhe fëmijët e tyre.

Continue Reading
Advertisement

Kulture

Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights

Këtë 27 shtator Endri dhe Stefi do të mbushin natën me yjet korçarë, me këngët që kanë

përcaktuar rrugëtimin e tyre muzikor. Një mbrëmje specialiale na pret më 27 shtator në Korça

Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë tek Kinema “Majestic” në Korçë 10 filma.

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja, me tematika të larmishme, kryesisht mbi marrëdhëniet familjare por dhe tema e luftës në Gaza.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!

“Masterclass” i Terence McNally

Për herë të parë në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas interpretohet nga aktorja e mrekullueshme shqiptare Eva Alikaj.

Kjo shfaqje vjen në Korçë në 45-vjetorin e ndarjes nga jeta të sopranos legjendare Maria Callas dhe nën regjinë e aktores Eva Alikaj, e cila përcolli tek publiku në mënyrë të shkëlqyer elegancën, ëmbëlsinë, rreptësinë dhe karakterin unik të artistes.

Urime Eva Alikaj!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights

Rrugëtimi i Aurel Thëllimit në muzikë filloi në Korçë dhe lidhja e tij e thellë me origjinën e tij

shkëlqen në çdo shfaqje. Festoni tingujt e Korçës me të më 28 shtator në Korça Serenights.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kulture

Lazarela Deti më 28 shtator në Korça Serenights

Lazarela Deti prej vitesh është një zë i dashur në muzikën shqiptare, e njohur për shpirtin e saj

të lidhur me interpretimet e këngëve tradicionale. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare

shkëlqen në çdo shfaqje.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News